Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Është mbyllur pas rreth dy orësh protesta e opozitës e thirrur para Kuvendit pas publikimit të episodit të dytë të reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. • Policia e Shtetit kishte marrë disa masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit. • Për të shmangur përballjen me protestuesit, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në parlament më herët. • Ndërkohë para Kuvendit janë ndezur goma duke krijuar një tym të zi. • Nuk kanë munguar as përplasjet fizike me punonjësit e policisë në këtë protestë. • Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione.• Pjesë e protestës ka qenë edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. • Balliu gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit. • Ai me tej shtoi se asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Balliu u shpreh se është koha t'i dalin zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë. • Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para Kuvnedit. • Këlliçi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky parlament përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama. Ai shtoi se edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm qytetarët duhet të bashkohen për të ardhmen e Shqipërisë. • Këlliçi shtoi se kjo nuk është beteje politike. • Ai më tej theksoi thirrjen e tij ndaj protestuesve ku u tha se duhet të futeën në parlament.• Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. • Pjesë e protestës ka qenë edhe kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja. • Kalaja gjatë fjalës së saj u shpreh se ku gënjeu RAI 3, Bild dhe shumë media prestigjioze ndërkombëtare. • Ajo shtoi se Rama e di shume mirë që kjo është e vërteta e dhimbshme që po pushton dita-ditës jo vetëm Shqipërinë, por çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.• Deputeti demokrat, Flamur Noka pas debateve të shumta në seancën e sotme nga Kuvend u përjashtua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. • Pas tensioneve në Kuvend Noka shkoj drejt protestës së opozitës të organizuar para Kuvendit. • Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama është shefi i narko-shtetit.• Ai më tej shtoi se u deshën 3 media që të nxjerrin "lakrat" këtij regjimi. • Argita Malltezi ka folur pas përfundimit të protestës, ku tha se babai i saj, kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë shans ligjor t'i hiqet mandati. Malltezi tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. • Vajza e Berishës u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.
18 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Argita Malltezi ka folur pas përfundimit të protestës, ku tha se babai i saj, kreu i PD-së, Sali Berisha nuk ka asnjë shans ligjor t'i hiqet mandati. Malltezi tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar.
Vajza e Berishës u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.
"Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës që të hiqet mandati. Kushtetuta përcakton se cilat janë rastet e heqjes së mandatit ose mbarimit të mandatit të deputetit, kur mundon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë që vendos mbi themelin e çështjes. Kemi një vendim për moslejimin e vajtjes në Parlament kur Sali Berisha nuk është nën akuzë dhe as në fazë gjykimi, por është thjesht në fazë hetimi. Ai nuk është lejuar që të shkojë në Parlament”, tha Argita Malltezi.
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka pas debateve të shumta në seancën e sotme nga Kuvend u përjashtua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.Pas tensioneve në Kuvend Noka shkoj drejt protestës së opozitës të organizuar para Kuvendit. Noka gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama është shefi i narko-shtetit. Ai më tej shtoi se u deshën 3 media që të nxjerrin "lakrat" këtij regjimi.
“Në ato karrige të Kuvendit, Rama ka ulur narkoshtetin, kartelin e Sinaloas. U deshën tre media që t’i nxjerrin lakrat këtij regjimi. Këta kriminelë Edi Rama i bëri investitorë strategjikë. U deshën tre mediat që t’i nxjerrin regjimit të narkos së Tiranës. Numri dy për 10 vite të këtij regjimi e thotë me zë dhe figurë se Rama është shefi i narkoshtetit,” tha ai.
Edhe pse iu kërkua disa herë të zhbllokonte foltoren Noka vijoj me tensionet dhe debatet ndërsa i mori edhe mikrofonin deputetit socialist, Vasil Naço. Ndaj tij Nikolla u shpreh se do të bëjë kërkesë në sekretariati i etikës për sjelljen e Nokës. Ky u fundit i ka shpërfillur deri në fund këto paralajmërime dhe ka vijuar me qëllimet e tij për të mbajtur fjalën edhe pse ishte i përjashtuar.
TIRANA- Ka përfunduar pas dy orë e gjysmë protesta e opozitës mbajtur para Kuvendit. Në këtë protestë u mbajtën fjalime nga anëtarë të opozitës, por nuk munguan as përplasjet me policinë apo djegia e gomave po para godinës së Kuvendit.
Deputeti Flamur Noka iu ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, edhe për shkak të temperaturave të larta dhe tashmë opozita do të protestojë të hënën në orën 11:00. Mësohet se punonjësit e Policisë janë duke u larguar.
Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend u mbahejhej edhe seanca plenare.

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit ka nisur me tensione. Që nga grumbullimi i protestuesve e deri në këto momente protestuesit kanë tentuar herë pas herë të thyejnë kordorin e policisë të cilët kanë rrethuar Kuvendit.
Policët kanë dalë para Kuvendit prej disa orësh në temperatura të larta dhe janë përballur me protestuesit të cilët kanë tentuar të futen drejt objektit. Protestuesit gjithashtu i kanë qëlluar me vezë dhe fruta dhe në një situatë të tillë një nga efektivët nuk është ndjerë mire.
Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes bëhët me dije se protestuesit kanë ndihumar efektivin. Nga fotot e publikuara duket një protestues i cili e ndihmon policin të heqë skafandën dhe më pas i jep ujë.

TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me protestën që po mbahet sot para Kuvendit të Shqipërisë, protestë e thirrur nga opozita. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Malltezi ka shkruar se njerëzit e mirë janë sot në shesh, ndërkohë që në Kuvend janë sipas tij, hajdutët.
“Njerëzit e mirë janë në shesh. Hajdutët janë në Parlament. Elisa e 5 mln euro me doganat e tendera burrit, Xhaçka strategjike etj”, shkruan Malltezi.
Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare.
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para Kuvnedit. Këlliçi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky parlament përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama.
Ai shtoi se edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm qytetarët duhet të bashkohen për të ardhmen e Shqipërisë. Këlliçi shtoi se kjo nuk është beteje politike. Ai më tej theksoi thirrjen e tij ndaj protestuesve ku u tha se duhet të futeën në parlament.
"Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion me debat me kryebanditin dhe kreun e kartelit të drogës, Edi Rama. Lindita Nikolla, kjo mercenare dhe ushtare e narkoshtetit i ka hequr të drejtën opozitës për mocion me debat me kryeministrin dhe shpurën e tij.
Ftojmë qytetarët që janë sot në protestë të vijojmë përballjen, parlamenti është i qytetarëve dhe jo i trafikantëve, i bëjmë thirrje policisë që të mos provokojnë qytetarët por të arrestojnë bandidët që janë në parlament dhe kryeministrin Rama.
Boll hodhët gaz ndaj qytetarëve dhe boll i sulmua ato. Qytetarë do të duhet të bashkohemi të gjithë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm por bashkimi duhet të bëhet për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike.
Duhet të futemi në parlament pasi ai është parlamenti i qytetarëve dhe jo i trafikantëve. Qytetarë bashkoheni me protestuesit për të shkuar në parlamentin e shqiptarëve. Ky është një regjim i mbështetur në drogë krim dhe korrupsion i takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre," tha ai.
TIRANA- Vijon protesta para Kuvendit të Shqipërisë e thirrur nga opozita ku janë hasur dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.
Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare.
TIRANA- Vijon protesta para Kuvendit të Shqipërisë e thirrur nga opozita ku janë hasur dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Veç kësaj, videoja më poshtë tregon një person i cili freskohet me ujë para godinës së Kuvendit dhe me vrull niset drejt forcave të policisë, por ndalet nga disa të tjerë.
Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare.
TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. Pjesë e protestës ka qenë edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu. Balliu gjatë fjalës së tij bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kundër narkoshtetit.
Ai me tej shtoi se asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Balliu u shpreh se është koha t'i dalin zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë.
"Po jetojmë në një narkoshtet, narkoshtetin e narkoqeverisë të narkokryeministrit Edi Rama. Të nderuar miq, asnjë njeri nuk i zgjidh problemet e këtij vendi përveçse populli i këtij vendi. Asnjë njeri nuk i del dot për zot shtëpisë së askujt përveç pronari i shtëpisë. Pronari i Shqipërisë janë qytetarët dhe jo narkoqeveria.
Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, hapini rrugën qytetarëve të shkojnë dhe të nxjerrin narkodeputetët që kanë mbuluar dhe privatizuar prokurorinë e Shqipërisë, nga Ermonela Felaj deri të narkokryeministri Edi Rama.
Thirrje kam për institucionet e demek drejtësisë si SKAP i partisë, ja ku i ke, do të luftosh korrupsionin, nxirre grupin parlamentar të Partisë Socialiste që në fakt është grupi parlamentar i partisë kriminale, i partisë së drogës, i partisë së krimit.
Të nderuar qytetarë, është koha t'i dalim zot vendit tonë, shtëpisë sonë, pluralizmit, demokracisë. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë dhe nuk ka asnjë me uniformë apo pa uniformë që do mund të bëjë presion ndaj demokratëve, ndaj opozitës dhe ndaj çdo qytetari shqiptar," tha Balliu.
Protestuesit në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.
Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit.
TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3 ka nisur me tensione. Protestuesit në nisje të protestës grumbulluan goma dhe më pas iu vendosën zjarrin para Kuvendit ndërsa u krijua tym i madh.
Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit.
"Hapeni rrugën!" dëgjohen protestuesit ndërsa kërkojnë të futen në Kuvend të thyejnë kordonin e policisë.
TIRANA- Vijon protesta para Kuvendit të Shqipërisë e thirrur nga opozita ku janë hasur dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.
Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3.
Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare.
TIRANË- Ditën e sotme opozita po zhvillon një proteste para Kuvendit pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare ndërsa kanë vijuar tensionet.
Pas ndezjes së gomave para Kuvendit raportohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe fruta efektivët e policisë të cilët kanë krijuar një kordon rreth objektit.
"Hapeni rrugën!" dëgjohen protestuesit ndërsa kërkojnë të futen në Kuvend të thyejnë kordonin e policisë.
Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione.
TIRANA- Opozita pati lajmëruar zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Nga pamjet e marra nga protesta e opozitë shihen fletushka me imazhet e disa prej anëtarëve të qeverisë me mbishkrimin "Ramaflix", "Narcos".
Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare e cila ka nisur mes debatesh nga ana e deputetëve të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita po zhvillon një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare. Ndërkohë para Kuvendit janë ndezur goma duke krijuar një tym të zi.
Para nisjes së protestës u raportua se protestues kishin mbledhur goma para Kuvendit ndërsa pritej ndezja e tyre. Kjo nuk ështe hera e parë qe ndizen goma ne protesta pasi edhe në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione.
TIRANË- Ditën e sotme para Kuvendit, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste pas reportazhit investigues që u transmetua nga televizioni italian Rai3, të dielën. Protesta ka nisur në orën 10:00, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës së sotme plenare. Ndërkohë para Kuvendit janë mbledhur protestuesit ashtu siç ishte njoftuar.
Gjithashtu raportohet se protestuesit janë parë me goma para Kuvendit. Në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione. Pritet që gjatë kësaj proteste të ketë djegie të tjera të gomave.
Para grumbullimit të protestuesve u raportua se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.
TIRANA- Policia është vendosur para Kuvendit, ku dhe mbahet protesta nga opozita. Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3.
Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar mocion me debat, lidhur me reportazhin e televizionit italian për Shqipërinë.
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të Partisë Demokratike, po merr pjesë në tubimin e opozitës jashtë Kuvendit. Opozita lajmëroi zhvillimin e protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3.
Njëkohësisht me zhvillimin e protestë, brenda në Kuvend po zhvillohet edhe seanca plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar mocion me debat, lidhur me reportazhin e televizionit italian për Shqipërinë.
TIRANA- Teksa nga momenti në moment pritet të nisë protesta e opozitës, e paralajmëruar më herët, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në parlament më herët. Mësohet se pas godinës së Kuvendit janë vendosur edhe dy autobote me ujë.
Nga ana tjetër, mësohet po ashtu se drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ndodhet në terren. Protesta e opozitës lidhet me publikimet e bëra nga emisioni Report në Rai 3.