LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Integrimi në BE/ Ambasadorja jep mesazhin: Duam rezultate në luftën kundër pastrimit të parave

• Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Christiane Hohmann merr pjesë në takimin e përbashkët me pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare. •Prezantohet programi ‘EU4LEA’; Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri’ të financuar nga BE për sigurinë • Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Christiane Hohmann renditi 5 çështje kritike, sa i përket institucioneve të BE-së, që sipas saj do të kërkojnë vëmendje të veçantë nga ana e institucioneve të BE në procesin e integrimit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arben Kraja: Kemi hetime shumë të rëndësishme, ja për cilat çështje po hetohet

Integrimi në BE/ Ambasadorja jep mesazhin: Duam rezultate në
Kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se institucioni që ai drejton ka në dorë hetime të rëndësishme në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionit.

“Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim për pastrimin e parave, korrupsionin dhe tani është momenti të ecim përpara. Niveli që kemi arritur në bashkëpunim është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore që kryejnë hetime me vendet e BE-së”, tha Kraja.

Ai tha se SPAK është konsoliduar tashmë, ndërsa shtoi se të gjithë janë aktivë në zbatimin e ligjit. “SPAK është tani e konsoliduar si strukturë dhe është në një fazë delikate që të kapërcejë problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Situata është që të gjithë janë tepër intensivë dhe aktivë në ushtrimin e detyrës”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Prezantohet “EU4LEA", Çuçi: Shqipëria pa përmbushur kapitullin 24 s'mund të ecë me kapitujt e tjerë

 

Integrimi në BE/ Ambasadorja jep mesazhin: Duam rezultate në
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në koferencën ku u prezantua programi i financuar nga Bashkimi Europian, “EU4LEA” tha se Shqipëria pa ezauruar kapitullin 24, nuk mund të ecë me kapitujt e tjerë në rrugën e anëtarësimit.

“Pa ezauruar kapitullin 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë. Ai merr një rëndësi të veçantë në etapën që ndodhemi. Në këtë moment vjen edhe etapa e re e bashkëpunimit midis BE dhe Shqipërisë në asistencën që sjell në agjencitë ligjzbatuese”, tha Çuçi.

Ai theksoi se Shqipëria mund të mësojë nga modelet më të mira jo vetëm nga BE, por edhe nga vende të tjera jashtë saj.

Ne mund të mësojmë nga modelet më të mirë, jo vetëm ato europian por edhe të vendeve që rishtazi kanë aderuar në BE dhe kanë bërë një rrugë të ngjashme me Shqipërinë”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Kryeprokurori Çela: Zgjerim të kapaciteteve profesionale në Policinë Gjyqësore

 

Integrimi në BE/ Ambasadorja jep mesazhin: Duam rezultate në
kryeprokurori Olsian Çela

TIRANË- Kryprokrurori Olsian Cela duke folur në programin e financuar nga Bashkimi Europian, “EU4LEA” renditi disa nevoja kryesore në sistemin e drejtësisë. Ai kërkoi më shumë burime njerëzore, të specializuara kryesisht në fushën e krimit financiar dhe pastrimit e produkteve penale.

 

Nevojat janë shumë për sa kohë jemi në institucion në transformim e sipër. Fokusi ynë kryesor; kërkojmë mbështetjen nga projekti për strukturat e Policisë Gjyqësore. Zgjerim të kapaciteteve profesionale të tyre dhe specialistë në krimin financiar dhe për pastrimin e produkteve penale. Por gjithahstu edhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, që kanë nevojë për trajnime dhe rritjen e tyre profesionale.”, tha Çela.

3 VITE ME PARE

Ambasadorja e BE: Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave

Integrimi në BE/ Ambasadorja jep mesazhin: Duam rezultate në
Christiane Hohmann

TIRANË- Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka prezantuar, disa kushte që sipas saj Shqipëria duhet të plotësojë sa i takon rrugës drejt integrimit në familjen europiane. Ajo listoi disa kushte, duke theksuar faktin kryesor se Shqipëria duhet të dalë nga zona gri e fenomenit të pastrimit të parave. 

'Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE. Së pari do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë. Së dyti; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti; do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së. Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme dhe të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu.”, tha ajo.

bledi çuçi christiane hohmann pastrimi i parave arben kraja olsian çela

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet