LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të papërshtatshme, Qendra Evropiane për Median: Kërko falje. Rama: Gënjeshtër e neveritshme

 • Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje. • Teksa gazetarja po i drejtonte pyetje në lidhje me Portin e Durrësit, Rama nuk ka pranuar që të përgjigjet ndërkohë që në fund ka deklaruar se 'Injoranca nuk ka argument'. • Po ashtu në këto momente, Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në fytyrë në mënyrë të papërshtatshme gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë. • Pas këtij gjesti ka ardhur reagimi nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët kanë theksuar se prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit Etik si dhe i integritetit fizik. • Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që t'i kërkojë falje gazetares Ambrozia Meta për prekjen në faqe. • Ndërkohë që pas kësaj ka reaguar dhe vetë Rama, i cili e ka quajtur incidentin gënjeshtër e neveritshme dhe ka refuzuar që të kërkojë falje. 

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Incidenti me Ambrozia Metën/ Berisha: Dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës ndaj një gazetareje

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
edi rama

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se dënon me forcën më të madhe aktin sipas tij brutal të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta. 

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ju bën thirrje të gjithë gazetarëve të vendit, mediave ndërkombëtare dhe organizatave të mbrojtjes së mediave të dënojnë me forcën më të madhe këtë brutalitet grotesk.

POSTIMI I PLOTË:

Miq, kjo video tregon më qartë dhunën fizike të mizogenit Edi Rama, ndaj gazetares së mirënjohur Ambrozia Meta, duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt brutal të shëmtuar të Edi Ramës ndaj një gazetareje, ju bëjë thirrje të gjithë gazetarëve të vendit, mediave ndërkombëtare dhe organizatave të mbrojtjes së mediave të dënojnë me forcën më të madhe këtë brutalitet grotesk, primitiv të Edi Ramës.

2 VITE ME PARE

Lëvizja "Shqipëria Bëhet": Shfaqje e shëmtuar, dënojmë veprimin e kryeministrit ndaj gazetares Ambrozia Meta

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
adriatik lapaj

TIRANË- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e ka cilësuar si një shfaqje e shëmtuar, incidentin mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama. 

Përmes një deklarate ata shprehen se sjellja e Ramës është e papranueshme, ndërsa Ambrozia po shfrytëzonte të drejtën që ia lejon profesioni për të bërë pyetje në funksion të interesit publik. 

Lëvizja "Shqipëria Bëhet" dënon përdorimin e kontaktit fizik dhe sipas tyre sulmin e vazhdueshëm ndaj punonjësve të medias, të cilët gjenden aty në përmbushje të misionit dhe profesionit të tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Sot ishim dëshmitarë të një shfaqje të shëmtuar, por të përsëritur, të sulmit të kryeministrit të vendit Edi Rama ndaj gazetarëve. Prekja fizike ndaj gazetares Ambrozia Meta, në kohën kur kjo e fundit shfrytëzonte të drejtën që ia lejon profesioni për të bërë pyetje në funksion të interesit publik, është një sjellje e papranueshme!

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’  dënon përdorimin e kontaktit fizik dhe sulmin e vazhdueshëm ndaj punonjësve të medias, të cilët gjenden aty në përmbushje të misionit dhe profesionit të tyre. Kjo sjellje buron nga një sistem që ka vrarë garën dhe që i ka dhënë pushtet vetëm disa individëve, të cilët tejkalojnë çdo limit, duke ushtruar dhunë verbale e fizike ndaj gazetarëve, sidomos ndaj gazetareve gra.

Respekti ndaj gazetarëve është një nga bazat me te rendesishme te demokracise, dhe Lëvizja 'Shqipëria Bëhet', do të luftojeë me çdo mjet për ta garantuar dhe mbrojtur deri në fund. Njëkohesisht, dhuna ndaj grave është e papranueshme në çdo formë dhe dënohet me ligj, ndaj në asnjë mënyrë nuk mund të tolerohet si një model i sjelljes shtetërore.

2 VITE ME PARE

"Krijon frikë ndaj gazetarëve për të bërë pyetje"/ KSHM: Dënojmë veprimin e kryeministrit ndaj Ambrozia Metës

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
keshilli shqiptar i medias

TIRANË- Një reagim për incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka ardhur edhe nga Këshilli Kombëtar i Medias.  Në reagimin e tyre thuhet se dënojnë me forcë gjestin e kryeministrit pas shmangies së pyetjes që iu bë.

Gjithashtu më tej thuhet se detyra e tij kushtetuese është që t'i përgjigjet pyetjeve që merr nga gazetarët, në emër të audiencës dhe të interesit publik, në kuadër të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies që mbështesin një shoqëri demokratike.

Sipas tyre gjesti dhe përgjigja e tij krijon një kulturë frikësimi ndaj gazetarëve për të bërë pyetje.

REAGIMI I PLOTË:

Këshilli Shqiptar i Medias dënon me forcën e Kryeministrit Rama në konferencën e sotme për shtyp, ku Kryeministri, pasi iu shmang pyetjeve të gazetarëve Ambrozia Meta, bëri një xhest të shëmtuar e intimidues, duke tentuar ta prekë në fytyrë gazetaren.

Kryeministri shqiptar duhet të kuptojë që nëse pyetjet e gazetarëve janë etike apo jo, nuk janë në tagrin e tij për të komunikuar. Detyra e Tij kushtetuese është që përgjigjet pyetjet që kanë marrë nga gazetarët, në emër të audiencës së tire dhe të interesit publik, në kuadër të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies që mbështesin një shoqëri demokratike.

Kryeministri shqiptar duhet të kuptojë që nuk ka pyetje të gabuara apo pyetje jo-etike, të gabuara ose jo-etike janë fyerjet që ai bën ndaj gazetarëve, me termat “padije” dhe “injorancë”. Këto përgjigje përgjigjen një agresion verbal që krijon një kulturë frikësimi ndaj gazetarëve për të bërë pyetje.

Refuzimi publik i Kryeministrit për të kërkuar falje pas agresionit ndaj gazetarëve Meta, i publikuar në platformën, është një argument më shumë pse liria e shtypit në Shqipëri është në nivelet që paraqiten në të gjitha raportet e raportuara.

KSHM-ja, më pak se sa kohë e zyrtarëve publikë ndaj pyetjeve të gazetarëve është në standartin e kryeministrit shqiptar, kush është për mediat për gazetarë të lirë, sa e minimizon.

2 VITE ME PARE

Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë: Shprehim solidaritetin me Ambrozian, po bënte detyrën e vet

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
ambrozia meta, edi rama

TIRANË- Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë kanë reaguar lidhur me incidentin në të cilin u përfshi gazetarja Ambrozia Meta me kryeministrin Edi Rama, gjatë një deklarate të tij për mediat.

Në deklaratën e shoqatës shprehet solidariteti i tyre me Ambrozian për të cilën thonë se po bënte detyrën e vet, duke i drejtuar pyetje kryeministrit për cështje të interesit publik.

Teksa gazetarja po i drejtonte pyetje në lidhje me Portin e Durrësit, Rama nuk ka pranuar që të përgjigjet ndërkohë që në fund ka deklaruar se 'Injoranca nuk ka argument'.  Po ashtu në këto momente, Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në fytyrë në mënyrë të papërshtatshme gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë. 

DEKLARATE SOLIDARITETI ME GAZETAREN AMBROZIA META

Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për intimidim fizik, që kryeministri Edi Rama i bëri gazetares Ambrozia Meta, të Syri TV, e cila i drejtoi një pyetje gjatë komunikimit të tij me mediat, lidhur me përfitimet publike të investimit të njoftuar tashmë në ishullin e Sazanit.

Gjesti i kryeministrit, që preku me dorë në fytyrë gazetaren, në refuzim të përgjigjes për pyetjen e saj, ishte cënim i qartë i integritetit fizik të gazetares, një sjellje anormale dhe e papranueshme në cdo lloj marrëdhënie profesionale.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh solidaritetin me kolegen Ambrozia Meta, e cila edhe më herët është përballur me sjellje intimiduese nga kryeministri, vetëm sepse bën detyrën e vet, i drejton pyetje kryeministrit për cështje të interesit publik.

Ndjesa publike është më e pakta që mund të bëjë kryeministri, bashkë me reflektimin, se respektimi i lirisë së medias e paprekshmëria e saj, bëjnë diferencën mes të qenit një shtet demokratik apo autokratik.

2 VITE ME PARE

Incidenti i Ramës me gazetaren Meta/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: U cenua integriteti fizik i saj

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi pas incidentit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta. Në njoftimin e Unionit, theksohet se prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit Etik si dhe i integritetit fizik. Po ashtu në njoftimin e tyre thuhet se refuzimi i Ramës për t'iu përgjigjur pyetjeve u shoqërua me gjuhë intimiduese.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Prekja fizike e gazetares është cënim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik, zoti Kryeministër! Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj replikave të Kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta, e cila në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit, në konferencën për shtyp me gazetarët në datën 19 Mars 2024. Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar.

Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cenim të etikës, deri në cenim të integritetit fizik të gazetares. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtij momenti dhe shpreh solidaritetin me kolegen Meta, e cila spikat si reportere kurajoze në kërkim të fakteve dhe të dhënave që synojnë transparencë publike dhe llogaridhënie prej qeverisësve.

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.  Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në faqe gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë.  

2 VITE ME PARE

Preku Ambrozia Metën në faqe, Rama: Gënjeshtër e neveritshme, nuk kam asnjë falje për të kërkuar

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, i ka kërkuar që t'i kërkojë falje gazetares Ambrozia Meta, për incidentin e ndodhur ditën e sotme. Me anë të një postimi në X, Rama e ka quajtur incidentin si një gënjeshtër të neveritshme, ndërkohë që në video duket qartë që Rama e ka prekur gazetaren në faqe. Po ashtu ai ka theksuar se nuk ka asnjë falje për të kërkuar, pasi sipas tij pas një bisede të zakonshme me shtypin, u largua me një lamtumirë miqësore.   

Postimi i Plotë:

Ndjesë pas një gënjeshtër krejtësisht të neveritshme, ndërsa gjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanësh gjithashtu, janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që kishte asgjë pranë një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjën me durim (pavarësisht disa ndërprerjeve jotetike ) në një bisedë të zakonshme me shtypin dhe u largova pas një lamtumire miqësore?!

Jo, më vjen keq dhe jo vetëm nuk kam falje, por e hedh poshtë të gjithë karakterizimin e “liderit që ka treguar përbuzje ndaj shtypit kritik”, gjë që thjesht nuk është e vërtetë, sepse tashmë ka shumë vite që nuk angazhohem në çdo lloj debati të nxehtë legjitim me çdo gazetar:-) Përkundrazi, unë u tregoj gazetarëve të shumtë etikë dhe ndonjëherë joetikë disponueshmërinë time të plotë për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, megjithëse kategoria e vonshme përdoret për ndërprerje të vazhdueshme dhe të pandërprera standarde të përgjigjeve.

Aq keq që një “denoncim” i tillë nuk nderon vlerat e lirisë dhe as të vërtetën, por më shumë se denoncimi i një agresioni imagjinar nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën. Sa i përket sjelljes “të pafalshme”, si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim kur fjala ime e lirë rrezikoi jetën time, ndihem plotësisht i autorizuar të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, shoqëritë tona demokratike janë vërtet në telashe.

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.  Rama teksa është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prek në faqe gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë.  

2 VITE ME PARE

BIRN: Kryeministri cënon fizikisht gazetaren Ambrozia Meta

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të

TIRANË- Kamerat e televizioneve kapën momentin kur Rama zgjat dorën dhe prek në fytyrë gazetaren, veprim që organizatat në mbrojtje të gazetarëve e kanë cilësuar si cënim të integritetit fizik dhe sjellje anormale nga ana e kryeministritit.

“Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares”- thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Unioni shpreh solidaritetin me gazetaren dhe shton se ajo në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit

“Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”.

Edhe organizata për sigurinë e gazetarëve “Safe Journalists Albania” shprehu solidaritet me gazetaren që sipas organizatës, “u përball me intimidimin e kryeministrit vetëm pse po kërkonte transparencë dhe llogaridhënie”.

Sjellja e kryeministrit ndaj gazetarëve në vijëmësi ka ngritur shqetësim për organizatat e mediave për arrogancën e përgjigjeve, refuzimin për t'iu përgjigjur pyetjeve apo “dënimin” e gazetarëve duke mos i lejuar të marrin pjesë në konferencat për shtyp.

Gazetarja Ambrozia Meta i tha BIRN-it se “fatkeqesisht arrogancen e zakonshme ndaj gazetareve kryeminsitri Rama, tani po e demonstron edhe me prekje fizike”.  Duke komentuar incidentin ajo shtoi se i vinte keq që “shefi i qeverise nuk arrin të kontrolloje dot veten, kur pyetet për çështje të interesit publik”.

Incidenti solli dhe reagimin e politikanëve të opozitës, të cilët dënuan aktin e Ramës duke shpërndarë videon e incidentit.

“Akt i shëmtuar prej gangsteri, dhunë fizike e Edi Ramës ndaj gazetares” shkruajti në facebook ish-kryeministri Sali Berisha, që aktualisht drejton grupimin më të madh opozitar.

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e quajti “sjellje kafshërore”.

“Ky e ka mbushur kupen dhe duhet të shtyhet dhe duhet përzënë me forcë siç e meriton sjella e tij kafshërore”- shkruan ai në facebook.

Agjencia për Media dhe Informim pranë kryeministrisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it se si e justifikonte kryeministri dhunën fizike ndaj gazetarëve.

Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është ngritur si shqetësim i vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.

Kryeministri Edi Rama po përballet me pyetje nëse projektet e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec dëmtojnë apo jo mjedisin, cënojnë zonat e mbrojtura dhe sjellin apo jo përfitim për qytetarët. Qeveria pranon se ka marrë një ofertë për zhvillim në ishullin e largët të Sazanit ndërsa mohon që të ketë dijeni për projektin tjetër të deklaruar nga Jared Kushner, për ndërtimin e dhjetëmijë banesave në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit në veri të Vlorës.

Marrë nga Reporter.al

2 VITE ME PARE

"Injoranca nuk është argument"/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama tenton të shtyjë gazetaren Ambrozia Meta (VIDEO)

Incidenti/ Preku gazetaren në fytyrë në mënyrë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po bën pyetje. Teksa gazetarja po i drejton pyetjet në lidhje me Portin e Durrësit, nuk ka pranuar që Rama të përgjigjet që i tha se 'Injoranca nuk ka argument'. Po ashtu në këto momente, Rama teksa është nga gazetarët, ka zgjatur dorën për të shtyrë në fytyrën e gazetarëve, ndërkohë që kjo e fundit ka kërkuar që të mos e bëj këtë gjë.  

Replikat mes gomave:

Gazeta: Një do të jetë e kontratës si me atë të Portit Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka nuk po bëjnë, po fitojnë këtë proces. Do të përshtaten në këtë proces. Nxitja e zhvillimit të saj, realizimi i kësaj zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: Një shtet shqiptar një studim sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne konkurrojmë për një Shqipëri që bëhet. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një kërkesë që do ta bëjmë me sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t'i falni taksat? Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)

Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

 

edi rama ambrozia meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet