Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit 15 Janar, 18:28 Izraeli dhe Hamasi arrijnë mar...
Vdekja e 81-vjeçarit në Zall-Bastar, fëmijët e Xhemal Metës: Nuk kishte konflikte! Nuk ishim në dijeni për ...
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu &c...
"Krenare për nismën", Meloni për marrëveshjen e energjisë me Shqipërinë: Çelësi për të ...
• Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 06:00 në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. • Një person i paidentifikuar, është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke ndezur fitilin e tritolit dhe është larguar menjëherë. • Biznesi nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. • Sipas raportimeve, lokali "The Boss" është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt. • Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash kallashnikov në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’. • Ndërkohë lidhur me ngjarjen, policia ka nisur me shoqërimet.
2 artikuj për këtë temë.
VLORË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në një lokal në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sipas raportimeve, lokali nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që pasi ka ndezur fitilin e tritolit është larguar menjëherë.
Sipas raportimeve lokali "The Boss" është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt. Ky i fundit është ekzekutuar para tre vitesh në Vlorë. Ndërkohë lidhur me ngjarjen, policia ka nisur me shoqërimet.
VLORË- Një shpërthim me ekzploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ditën e sotme në një lokal në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë. Sipas raportimeve, lokali në zonën e Ujit të Ftohtë nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.
Sipas informacioneve policore para një lokali persona të paidentifikuar kanë hedhur lënde plasëse dhe për pasojë janë thyer xhamat e vitrinës. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur provat.
"Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të një shtetaseje ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.", thuhet në njoftimin e policisë.