Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
• Zhvillime të reja nga situata e tërmetit në Turqi. Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndjerë edhe pasditen e sotme në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë. Numri I viktimave është rritur sërish. Nga tërmeti i ri janë shënuar deri më tani 213 të plagosur dhe 3 vikitma. • Raportohet se lëkundja ka qenë e magnitudës 6.4, ndërsa sipas institutit Gjeologjik është konfirmuar se tërmeti i kësaj pasditeje ka patur edhe pasgoditje të cilat janë ndjerë në Izrael pak pas orës 19:00. • Banorët e zonës të cilët kanë braktisur menjëherë banesat e tyre kanë treguar frikën dhe ankthin që përjetuan në momentin kur toka u lëkund, duke menduar se do të përsëritej e njëjta ngjarje si ajo e 6 shkurtit që la më shumë se 46 mijë persona të vdekur. • Ritheksojmë se tërmeti i pasdites së sotme u regjistrua në provincën jugore të Hatay, më i godituri nga tërmeti i 6 shkurtit. • Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.
17 artikuj për këtë temë.
TURQI- Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Hatay, zona turke në kufi me Sirinë, e cila pasditen e sotme u godit sërish nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë duke shkaktuar sërish panik te qytetarët. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, lëkundja ka qenë aq e fortë sa ka bërë që toka të lëkundet majtas-djathtas, teksa vihet re edhe shkëptuje e energjisë elektrike.
Sipas raportimeve nga mediat turke, dy lëkundjet ndodhën ndërkohë që vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave dhe heqjen e mbeturinave nga dy tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë, të cilët më 6 shkurt shkatërruan 11 provinca turke ku u goditën 72 qytete dhe fshatra në Turqi dhe Sirinë fqinje.
“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, – tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar. NMediat truke raportuan se, një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.
TURQI- Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmeti me magnituda 6.4 dhe 5.8 ballë Rihter në provincën Hatay të Turqisë, pranë kufirit sirian. Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt nga një kamp ku ndodheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit shpërtheu në lot pas tërmeteve që tronditën vendin sot. Ajo tregoi se njerëzit po largoheshin të frikësuar nga tendat e tyre pasi toka po lëkundej sërish. Ndërsa theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ishte shumë i fuqishëm duke risjellë frikë te qytetarët.
Deprem anını anlatırken gözyaşlarını tutamadı: Yer ayağımızın altından kaydı https://t.co/T8G0clClë7 pic.tëitter.com/22ls48qteA
— CNN TÜRK (@cnnturk) February 20, 2023
Mësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra.
TURQI- Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me personat të cilët janë prekur nga tërmeti i fuqishëm i Turqisë, më datë 6 shkurt të këtij viti. Në përpjekje për të bërë diçka apo për të mbledhur disa fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga fatkeqësia, një burrë po shet koleksionin e tij të gjerë 'Star Wars'.
Nick Ibrahimoglu, nga Queensland, Australi, ka humbur 11 anëtarë të familjes së tij si pasojë e tërmetit, me dhjetëra të tjerë të pastrehë. Ndërsa ai ka shpenzuar vite duke krijuar një bollëk artikujsh të rrallë që lidhen me serialet e suksesshme fantastiko-shkencore, ai tha se është koha që të heqë dorë prej tyre.
Koleksioni i tij vlerësohet të jetë me vlerë mbi 16,000 dollarë AUD (23,255 dollarë) dhe përfshin një lodër të rrallë Greedo të vitit 1978.
"Unë thjesht nuk mund ta imagjinoj dhimbjen nëpër të cilën po kalojnë këta njerëz. Nuk mund ta kuptosh. Duke parë një baba duke mbajtur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare, ndërsa ajo ishte nën beton dhe ajo kishte ndërruar jetë. Ai ende po e mbante për dore. Kjo më theu mua", tha ai.
Pasi babai i tij, Harry, i kërkoi atij të ndihmonte në mbledhjen e disa parave për të ndihmuar familjen e tyre në Turqi, Nick tha se nuk u mendua dy herë.
KOSOVË- Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar të hënën me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë. Medaljet, për të cilat ka dhënë urdhër komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, janë ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medaljet janë “dëshmi e mirënjohjes tonë për guximin e treguar në Turqi”.
“Është obligimi ynë humanitar, por në të njëjtën kohë është edhe detyra jonë si partnerë, e aleatë, dhe si shtet e popull mik i Republikës së Turqisë që t’iu gjendemi atyre në këto ditë të vështira dhe kjo u realizua pikërisht përmes jush, të cilët pa humbur kohë u nisët për në Turqi dhe u përpoqët me krejt çka dini dhe mundeni që të shpëtoni jetë”, u ka thënë Kurti pjesëtarëve të FSK-së, duke i përgëzuar për punën e bërë.
Ekipi i FSK-së - i përbërë nga 39 persona - është nisur në Turqi dy javë më parë, pas tërmeteve mbi 7 shkallë që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të 6 shkurtit.
Pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë katër persona që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmeteve, si dhe kanë nxjerrë rreth 50 persona të vdekur.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka thënë se nga tërmetet në Turqi nuk ka vdekur asnjë shtetas i Kosovës.
Si pasojë e tërmeteve në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 47.000 njerëz dhe mijëra ndërtesa janë shkatërruar.
Për një tërmet të ri 6.3 shkallë të Rihterit në kufirin turko-sirian është raportuar edhe më 20 shkurt.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.
Marrë nga REL
TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka njoftuar se tre persona u vranë dhe 213 u plagosën në tërmetin e ri me magnitudë 6.4 që goditi Turqinë dhe Sirinë pasditen e sotme. Siç raportojnë mediat e huaja, grupet e kërkim-shpëtimit ishin duke zhvilluar aksionin në tre ndërtesa të shembura, ku gjithsej pesë persona u raportuan të bllokuar.
Zyrtarët thanë se më shumë ndërtesa u shembën, duke bllokuar banorët dhe disa njerëz u plagosën në të dy vendet, por nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima. Tërmeti i së hënës ishte me qendër në qytetin Defne, në provincën Hatay të Turqisë, një nga rajonet më të goditura në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi më 6 shkurt. Ai u ndje në Siri, Jordani, Qipro, Izrael dhe deri në Egjipt dhe u pasua nga një tërmet i dytë, me magnitudë 5.8 ballë. Në Hatay, ekipet e kërkimit të policisë shpëtuan një person i cili ishte bllokuar brenda një ndërtese 3-katëshe dhe po përpiqej të arrinte tre të tjerë brenda, njoftoi televizioni HaberTurk.
TURQI- Agjencia turke e fatkeqësive AFAD u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg brigjeve të Mesdheut, pasi parashikohet një rritje prej 50 centimetrash të ujërave për shkak të tërmetit të shënuar pasditen e sotme në Hatay me magnitudë 6.4. Videot e postuara në mediat sociale, tregonin pasagjerët në aeroportin e Antakias duke u mbuluar nga paniku ndërsa tërmeti tronditi ndërtesën e xhamit, raportojnë mediat e huaja.
Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë. Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.
TURQI- Sërish frikë në Turqi pas tërmetit tjetër që pasoi pasditen e sotme në Hatay, vendi i cili ndodhet në kuf me Sirinë dhe është nëj nga më të prekurit nga tërmeti i fuqishëm dhe shkatërrues i 6 shkurtit. Në media po qarkullojnë disa video ku shihet sesi njerëzit, ende pa marrë veten nga tërmetet e para janë tronditur nga dy lëkundje të njëpasnjëshme të tokës. Në video dëgjohen njerëz të cilët të frikësuar ulërasin dhe qajnë, ndërsa vrapojnë për të shpëtuar nga shembja e pallateve.
???? Terrifying visuals: the moment as the recent earthquake hit Turkey’s Hatay.
— Megh Updates ????™ (@MeghUpdates) February 20, 2023
Tsunami ëarning issued for the coastal regions of Syria and Turkey after Turkey-Syria earthquake tonight pic.tëitter.com/Hinë1n2rG2
Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë. Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.
TURQI- Banorët në komunitetet anembanë Izraelit thonë se kanë ndjerë lëkundje, pasi pak minuta më parë u raportua për një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 përgjatë kufirit sirian-turk. c
Agjencia turke për reagim ndaj fatkeqësive AFAD thotë se tërmeti u regjistrua të hënën në provincën jugore të Hatay, më i godituri nga tërmeti i 6 shkurtit që la më shumë se 41,000 të vdekur në vend. Tërmeti goditi qytetin e Defne dhe u ndje fuqishëm nga ekipet e AFP-së në Antakia dhe Adana, 200 kilometra (300 milje) në veri.
TURQI- Banorët në Turqi janë tronditur sërish nga tërmeti i fundit që u shënua në vend vetëm pak minuta më parë me magnitudë 6.4 rihter në kufi me Sirinë, në Hatay. Muna al-Omar, një banore e zonës ka thënë se ishte në një tendë në një park në Antakia qendrore kur ra tërmeti, teksa përshkroi ndjesitë e frikës dhe ankthit se toka do të çahej sërish në dysh, shkruajnë mediat e huaja.
"Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia," tha ajo, duke qarë ndërsa mbante në krahë djalin e saj 7-vjeçar.
"A do të ketë një tjetër pasgoditje?", pyeti ajo.
Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.
TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të ndërtojë pothuajse 200,000 shtëpi të reja në rajonin juglindor të vendit, të shkatërruar nga një tërmet masiv dy javë më parë. Erdogan ka deklaruar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të prekurit pasi ai po përballet me testin e tij më të madh politik në zgjedhjet e planifikuara për në maj. Ai tha se rreth 118,000 ndërtesa ose u shembën, ose kërkuan prishje urgjente ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti. Siç raportojnë mediat e huaja, Erdogan gjithashtu premtoi se puna e rindërtimit do të fillonte në mars për të ndërtuar 199,739 shtëpi, duke përfshirë më shumë se 130,000 në provincat më të prekura të Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya.
"Asnjë nga këto ndërtesa nuk do të jetë më shumë se tre ose katër kate," premtoi ai, pasi tërmeti shkaktoi shembjen e disa ndërtesave të larta.
Ekspertët thonë se ndërsa Turqia ka rregulloret e duhura, kompanitë e ndërtimit shpesh ndërtojnë shtëpi me cilësi të dobët që nuk janë në gjendje të përballojnë lëkundjet e forta.
"Ndërtesat do të ndërtohen... në tokë të fortë dhe duke përdorur metodat e duhura," u zotua Erdogan.
Ai tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen larg linjave të prishjes, më afër maleve, të cilat do të mbronin nga problemet që shkaktohen nga toka e butë.
"Ne do të fillojmë t'i zhvendosim qytetarët tanë që jetojnë në tenda dhe qytete me kontejnerë në shtëpitë e tyre të forta, të sigurta dhe të rehatshme brenda një viti," shtoi Erdogan.
Shteti po ofronte strehim për rreth 1.6 milionë njerëz në rajon, sipas Erdogan, duke folur pas një vizite në zonat e prekura në provincën Hatay. Erdogan tha se ekipet e shpëtimit kishin shpëtuar 114,834 njerëz nga rrënojat. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në nëntë provinca, por që nga e diela vazhduan në Hatay dhe Kahramanmaras.
TURQI- Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë. Raportohet se lëkundja me magnitudë 6.4 ka rënë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë, në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë.
Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se nëse Kina mban anën e Vladimir Putinit në Ukrainë, mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore. Pekini mohoi sot pretendimet se po shqyrton dhënien e ndihmës për Rusinë, pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të shtunën paralajmëroi diplomatin e lartë kinez Wang Yi për pasojat nëse vendi i tij hyn në konfliktin në vazhdim, shkruan The Guardian.
Blinken tha në një intervistë pas takimit të të dyve se Uashingtoni ishte i shqetësuar se Pekini po shqyrtonte furnizimin me armë në Moskë, përpara një takimi të planifikuar midis Yi dhe presidentit rus të hënën.
“Për ne është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Federatën Ruse në këtë luftë.Në fakt, do të doja që të ishte në anën tonë. Për momentin, megjithatë, nuk mendoj se është e mundur. Por unë shoh një mundësi që Kina të bëjë një vlerësim pragmatik të asaj që po ndodh këtu. Sepse nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të ketë një luftë botërore dhe unë mendoj se Kina është e vetëdijshme për këtë", tha Zelenskyy për të përditshmen gjermane Die ëelt.
Zelenskyy gjithashtu tha se Ukraina i kishte kaluar presidentes moldave Maia Sandu inteligjencës duke sugjeruar se Rusia po komplotonte një grusht shteti në Moldavi. Kremlini tha të hënën se marrëdhëniet e Rusisë me Moldavinë ishin shumë të tensionuara dhe akuzoi liderët moldavë për ndjekjen e një axhende anti-ruse, një javë pasi Kishinau tha se kishte penguar një përpjekje ruse për grusht shtet.
TURQI- Zeki Diskaya, President i Shoqatës së Gazetarëve Adıyaman njoftoi se 11 gazetarë që punonin në qytet humbën jetën dhe shumë kolegë të tyre u larguan nga qyteti. Siç raportojnë mediat e huaja, Adiyaman është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti. Në qytetin ku mijëra qytetarë mbetën nën rrënoja, zërat e shtypit lokal të Adiyamanit Burak Alkush, Hidayet Ozdemir, İskender Korkut, Kemal Oner, Muhammed Akan, Ruhi Akan, Yunus, humbën jetën. Mes tyre edhe Emre Dogan, Barısh Can Tabakçı, Zubeyr Pektash, Ismail Hakkı Koçak dhe Fatih Bayın.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Adiyamanit, Zeki Dishkaya tha se tërmetet pothuajse e shkatërruan qytetin, teksa kujtoi kolegët e tij të ndjerë.
“Ne varrosëm miqtë tanë, pjesa tjetër e anëtarëve tanë të medias lokale janë të gjithë në një rrëmujë, të gjithë po përpiqen të strehohen te një i afërm ose të mbrojnë fëmijën dhe familjen e tyre. Në Adiyaman, zëri i shtypit vendas u ndërpre, shtypi vendas ra në heshtje. Të gjithë kemi kujtime për miqtë tanë të humbur. Të jeni të sigurt, ne nuk jemi ende vetvetja. Zoti mos i shkaktoftë askujt dhimbje të tilla", tha ai.
Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, që ndodhën në Kahramanmarash më 6 shkurt dhe prekën 10 provinca, ka kaluar 46 mijë. Numri i të plagosurve është mbi 100 mijë. Dhjetëra mijëra ndërtesa u shndërruan në rrënoja.
TURQI- Baba e bijë që u shpëtuan nga rrënojat, por të ndarë në kaos, përqafohen fort me njëri-tjetrin dhe qajnë në momentin e ribashkimit. Një video prekëse e një burri nga Turqia duke u ribashkuar me vajzën e tij 4-vjeçare të humbur nga tërmeti është bërë së fundmi virale në rrjet.
Më 18 (me orën lokale), mediat e huaja raportuan historinë e vajzës 4-vjeçare Gada Ayyan dhe babait të saj Ahmet Ayyan, të cilët i mbijetuan tërmetit, por u ndanë në kaos dhe më pas u ribashkuan.
“Unë mora vajzën time dhe e gjithë familja ime nxitoi jashtë, por ndërtesa u shemb mbi familjen time”, tha babai.
Fatkeqësisht, gruaja dhe djali i Ahmetit nuk i mbijetuan rrënojave. Ahmeti tha se ishte i bllokuar në rrënoja dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dëgjonte klithmat e djalit të tij. Fatmirësisht, vajza e tyre Gada shpëtoi, e shtrirë në këmbën e Ahmetit, por të dy u kapën në një hendek të ngushtë dhe nuk mund të lëviznin. Në ditën e katërt në rrënoja, Ahmet tha se pothuajse po e humbiste shpresën. Këmba e tij ishte lënduar rëndë dhe dhimbja sa vinte e shtohej.
Por vajza e saj katërvjeçare, Gada, nuk e la të atin të dorëzohej.
“Babi, mos qaj. qetësohu. Ekipet e shpëtimit po vijnë për të na shpëtuar”, tha ajo, duke i dhënë shpresë.
Gada u shpëtua fillimisht me gërvishtje të vogla. I shpëtuar 30 minuta më vonë, Ahmeti u dërgua menjëherë në spital, ku u kujdes nga një agjenci sociale. I ndarë nga Gada në konfuzion, Ahmeti nuk e dinte se ku i ishte besuar vajza e tij. Ai postoi një fotografi të vajzës së saj në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram dhe bëri thirrje për ndihmë për të gjetur vajzën e saj. Drejtori i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive në Turkiye (AFAD) Yunus Seser tha në një konferencë se numri i personave të vrarë nga tërmeti në Turqi deri tani është 40,689. Në Sirinë veriperëndimore, numri i të vdekurve nga qeveria dhe rebelët është ndalur në 5,814 për disa ditë, duke e çuar numrin total të vdekjeve në të dy vendet në 46,503.
TURQI- Një vajzë e identifikuar me emrin Ajshegyl Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë. Mediat e huaja raportojnë se bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj.
“Në rast se më ndodh diçka, e gjithë përmbajtja në çantë është e nënës sime”, shkruhej në letër.
Fatkeqësisht nëna e të resë ndërroi jetë gjithashtu nën rrënojat e tërmetit. I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ajshegyl Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
TURQI- Nevojat e menjëhershme shëndetësore pas tërmeteve në Turqi dhe Siri lidhen kryesisht me lëndimet dhe ndërprerjen e kujdesit shëndetësor, megjithatë, kërcënimet e sëmundjeve infektive mund të jenë shqetësuese në dy deri në katër javët e ardhshme. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një valë e rasteve të kolerës në zonat e prekura është një mundësi e rëndësishme në javët e ardhshme.
Kolera është një shqetësim në Sirinë veriperëndimore të shkatërruar nga lufta, ku autoritetet kanë raportuar mijëra raste ndërsa vendi përpiqet të kontrollojë një shpërthim që nga shtatori 2022.
"Një fushatë e planifikuar vaksinimi e ndërprerë nga tërmetet duhet të përshpejtohet,"- tha ai.
ECDC vëren se sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi dhe uji, infeksionet e frymëmarrjes dhe infeksionet e parandalueshme nga vaksinat janë një rrezik në periudhën e ardhshme, me potencial për të shkaktuar shpërthime, veçanërisht kur të mbijetuarit lëvizin në strehimore të përkohshme.
Infrastruktura e dëmtuar e shërbimeve , që çon në akses të kufizuar në ujë të pastër, kanalizime joadekuate, sisteme joadekuate të ftohjes dhe gatimit, mund të rrisë shfaqjen dhe transmetimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe uji. Përveç kësaj, sëmundje të tjera të shkaktuara nga ushqimi ose uji mund të shkaktojnë shpërthime në kampe: infeksione virale si hepatiti A, norovirus dhe rotavirus, infeksione të shkaktuara nga parazitët ose infeksionet bakteriale.
Disponueshmëria e ujit të pastër dhe kontrolli i ushqimit janë ndër masat kryesore për të parandaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve. ECDC thekson gjithashtu se infeksionet e frymëmarrjes janë një shqetësim i veçantë, veçanërisht në mot të ftohtë, dhe rreziku i shpërthimeve rritet ndërsa të mbijetuarit zhvendosen në vendbanime të përkohshme, ku mbipopullimi nuk mund të shmanget.
Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve.
Njoftimin për organizimin e kësaj konference e ka konfirmuar të hënën Dana Spinat, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Pritet që në këtë konferencë Komisioni Evropian të japë një kontribut të madh shtesë, por në të njëjtën kohë priten edhe donacione individuale të vendeve anëtare, të vendeve fqinje, organizatave ndërkombëtare dhe donatorëve privatë, po ashtu.
Bashkimi Evropian edhe deri tash ka ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, përmes dërgimit të ekipeve për intervenim të shpejtë, por edhe përmes ndihmës materiale. Por, në BE vlerësojnë se nevojat për rimëkëmbje pas tërmetit, për kujdesin për njerëzit e goditur nga pasojat, do të jenë të mëdha dhe të gjata. Prandaj edhe ka vendosur të thërrasë konferencë donatorësh.
BE-ja kishte organizuar një konferencë donatorësh edhe për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit. Në atë konferencë ishin premtuar mbi 1 miliard euro, si në ndihmë të pakthyeshme, ashtu edhe përmes kredive të favorshme.
Por, krahasuar me pasojat dhe dëmet e tërmetit në Shqipëri dhe hapësirën që kishte përfshirë, tërmeti i fundit në Turqi dhe Siri është një prej më të mëdhenjve që ka parë Evropa në kohën moderne. Prandaj, në BE presin dhe mobilizim të madh të donatorëve për ndihmë./REL