LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I fituan besimin...pastaj e vranë! Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan anglezët brenda hotelit, viktima u paguante dhe ushqimin

• Familjarët e Ardian Nikulajt kanë 'çuar fjalë' tek Edmond Haxhia dhe të afërmit e tij se nuk u kanë gjak borxh. Me Kanun, kjo shprehje përkthehet se asnjë nga anëtarët e familjes së tyre nuk do të hakmerret për vrasjen e 51-vjeçarit më 19 prill. • Sipas tyre, drejtësia do të merret me këtë çështje për dënimin e autorëve. • Organizatori i gjithçkaje, Edmond Haxhia, i afërm i fisit Lekstakaj në gjakmarrje me Nikulajt, përdori një grup të huajsh në realizimin e atentatit. Vetë ai u arrestua në Angli bashkë me 4 britanikë bashkëpunëtorë, ndërsa Saravia, vijon ende në kërkim dhe mendohet të jetë në Greqi, bashkë me një britanik të pestë. • Në momentin e arresimit, Thomas Mithan e pranoi krimin, duke u shprehur se nuk donte të përfundonte pas hekurave të burgut. • Si Mithan edhe portugezi kishin të kaluar kriminale. • Ndaj dhe mesa duket ishin përzgjedhur për të kryer krimin në Shqipëir. •Të kamufluar si turistë, britanikët nuk kishin ngjallur as dyshimin më të vogël se ndodheshin në vendin tonë për të bërë vrasje. Madje dhe ishin strehuar në hotelin Coral në pronësi të Ardian Nikualjt, i cili në shumë raste i kishte paguar edhe ushqimin e konsumuar prej tyre. • Marrëdhënia miqësore mes tyre kishte shkuar edhe tek fakti që informatorët e vrasësit ishin miqësuar aq shumë me familjen Nikulaj, saqë kanë luajtur edhe me fëmijët e 51-vjeçarit brenda ambienteve të hotelit me bilardo. • Megjithatë e çuan deri në fund porosinë që kishin marrë, e me të ndodhur vrasja u zhdukën nga Shqipëria. • Tani, më 5 maj, Gjykatat angeleze do të marrin vendimin për ekstradimin e tyre në Shqipëri, ku do të përballen me drejtësinë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Portugezi në kërkim për vrasjen e Nikulajt, Ruben Saraiva i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje

I fituan besimin...pastaj e vranë! Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan
Ruben Saraiva

TIRANË- Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiva. Prej më shumë se 10 vitesh ai jetonte në Angli. Përzgjedhja jo e rastësishme. Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPC ka siguruar skedën e tij penale nga e cila kuptohet se përzgjedhja për krimin në Shqipëri kishte një arsye te fortë. Skeda e tij personale tregon se Ruben Saraiva gjatë 10 viteve të fundit është përfshirë në krime që lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje.

Dënimi i tij i parë nga një gjykatë angleze lidhet për armëmbajtje pa leje. Pas daljes nga burgu për këtë vepër penale ai akuzohet dhe dënohet për dëmtime trupore të rënda ndaj një personi. E shkuara kriminale e killerit të Shëngjit, ardhur nga Anglia nuk mbaron me kaq. Sërish në vitin 2017 dënohet për mbajtje arme pa leje.

Dënimi i tij i fundit në Angli lidhet me posedim kokaine për qëllime shitje. Sipas policisë shqiptare Ruben Saraiva mbërriti në Lezhë në muajin shkurt duke qëndruar në fshatin Karriq. Top Channel të hënën tregoi këtë video ku në një lokal në Shkodër shfaqet Ruben Saraiva. Pas vrasjes në 19 Prill, ai u largua në drejtim të Greqisë, ku policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për ta kapur. Ai vijon të jetë në arrati.

Marrë nga Top Channel

3 VITE ME PARE

“Çfarë dreqin?"? Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet deklarimi Thomas Mithan në momentin e arrestimit: S'doja të ngatërrohesha

I fituan besimin...pastaj e vranë! Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan
Ardian Nikulaj

LEZHË-  Zbulohen fjalët e para të Thomas Mithan në momentin e arrestimit për vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj. Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte. 

“Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha,”- ka pohuar ai. Ndërsa të shtunën, kërkoi lirimin me kusht, duke u shprehur i gatshëm që të jepte 2000 paund garanci për lirim me kusht. Megjithatë gjyqtarja Neeta Minhas e ka refuzuar këtë kërkesë me argumentin se jemi përballë një krimi të rëndë për të cilin e kërkonte shteti shqiptar. 

Thomas Mithan njihej edhe me emrin David i lindur në 8 Prill 1998. Ai është i dënuar më parë në vitin 2014 për posedim dhe shpërndarje kokaine.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt, mediat britanike japin detaje nga arrestimi i grupit të Edmond Haxhisë

I fituan besimin...pastaj e vranë! Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan
Ardian Nikulaj

TIRANË- Mediat britanike i kanë kushtuar ditën e sotme një artikull vrasjes së Ardian Nikulajt. Tre personat e arrestuar janë paraqitur para gjyqtarëve në Londër në seancat fillestare të ekstradimit.

Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u lanë në paraburgim. Hunt u arrestua në orën 2:30 të mëngjesit të së shtunës ndërsa Mithan u arrestua në orën 4 të mëngjesit. Bridgeman u arrestua të dielën dhe u paraqit para së njëjtës gjykatë dje. 

Në dokumentet e gjykatës nga ëestminster thuhet se të tre u arrestuan me një urdhër të përkohshëm të lëshuar 'Me kërkesë të Shqipërisë, se më 19 prill 2023 në Shëngjin të Shqipërisë, ata komplotuan me të tjerët për të vrarë Ardian Nikulaj duke e qëlluar me armë zjarri gjashtë herë duke shkaktuar vdekja e tij.'

"Të katër u lanë në paraburgim për t'u paraqitur në të njëjtën gjykatë të premten."- deklaron Policia britanike.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

GJAKFTOHTË- Nikulaj darkoi me vrasësit e tij, autorët 'studiuan' shenjestrën, njëri luajti bilardo me djalin e biznesmenit

I fituan besimin...pastaj e vranë! Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan
Ardian Nikulaj, vrasësi dhe porositësi

TIRANË- Detaje të frishme e që ngjajnë me një skenar filmi kanë dalë në dritë pas vrasjes së Ardian Nikulajt. Ky i fundit, raportohet se ka konsumuar darkë me disa nga bashkëpunëtorët e vrasjes së tij.

Informatorët kanë hyrë në lokalin e biznesmenit të tjerë, duke u shtirur si turistë e duke darkuar më pas me shenjestrën e tyre. Po ashtu, në pamjet e siguruara nga 'TopChannel' shihet se bashkëpunëtori i vrasësit ka luajtur bilardo me djalin e viktimës, ç’ka dëshmon se autorët po e studionin deri në detaje Ardian Nikulajn, para se të vinin në zbatim planin e tyre.

Edmond Haxhia, ishte ai që porositi shtetasit e huaj për të kryer vrasjen e biznesmenit. Planit nisi para tre muajsh, kur Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Familja e viktimës nxjerr nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë: Të merret drejtësia me këtë çështje

I fituan besimin...pastaj e vranë! Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan
Ardian Nikulaj

TIRANË- Familja Nikulaj ka nxjerrë nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes së tij në këtë ngjarje u ngujuan. Për të shmangur një tjetër tragjedi të mundshme, familja kërkon që ngjarja dhe historia që vijon prej vitesh, të zbardhet nga drejtësia. Ata kanë lënë pas gjakmarrjen, e cila ishte në këtë familje prej vitesh, për shkak të një konflikti që nisi në vitin 1997 mes dy fiseve. 

E gjithë kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij. 

Autoritetet shqiptare po plotësojnë dosjen në ngarkim të këtyre personave për të bërë të mundur sjelljen e tyre para drejtësisë sonë, pasi ata akuzohen për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë kohëve të fundit. Sipas të dhënave Prokuroria ka një mori pamjesh filmike, që janë edhe arma më e fortë e pranisë së tyre në skenën e krimit, prova shkencore, fakte dhe një sërë shkresash të identifikimit të momenteve kur kanë hyrë dhe dalë nga vendi jonë të gjithë protagonistët, përfshirë edhe dy të kërkuarit, që sipas policisë janë autori i vrasjes dhe informatori që është gjendur në hotelin e viktimës.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin./Dosja.al

vritet ardian nikulaj ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet