LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, 32 mijë dosje presin për tu gjykuar, Llagami: Shërbim cilësor (SKEMA)

• Harta e Re Gjyqësore ka hyrë në fuqi sot. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. • KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi. • Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqsor, Naureda Llagami shtë shprehur se Harta e Re Territoriale do tu ofrojë qytetarëve një shërbim cilësor. Llagami tha se të gjitha çështjet që e kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe do e vazhdojnë gjykimin atje. Rrugën për të ngritur hartën e re, Llagami e konsideroi të vështirë, por pa kthim. • Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen. Ai shtoi se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore dhe paralajmëroi se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Apeli nis punën me vetëm një gjykatë/ Mblidhen në Tiranë 32 mijë dosje

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, 32 mijë dosje presin
Foto ilustruese

Nis nga puna gjykata e Apelit me seli në Tiranë në të cilën do të gjykohen çështjet nga i gjithë vendi.

Pasi implementoi hartën e re gjyqësore që solli shkrirjen e të gjitha gjykatave të apelit në qytetet e tjera, qeveria e gjyqësorit është e ndërgjegjshme se sfida e radhës është fluksi i gjykimeve.

Ajo që synojmë sot përmes kartës gjyqësore, gjykata më të mëdha, profilizim më të mirë të gjyqtarëve që do ndikojë drejtpërdrejtë te cilësia e vendimmarrjes që do të ketë impakt te publiku” – u shpreh Llagami.

Është një ditë për të festuar këtë fazë te reformës në drejtësi. Është një kohë që të vendosim objektivat për të ardhmen. Kjo është ajo që SHBA do për reformën e drejtësisë. Siç e ka thënë she ambasadorja, reforma e drejtësisë nuk është e thjeshtë dhe e shpejtë.Këto janë sfida të vërteta. Numri i çështjeve të prapambetura, mund dhe të zërohet. Për ta bërë këtë duhet punë nga gjyqtarët”- u shpreh John Kastening përfaqësues i ambasadës.

Një ditë më parë u shkri në apelet e Vlorë, Gjirokastrës , Korçës, Shkodrës dhe Durrësit ndërkohë që u transferuan në Tiranë 11 mijë çështje për gjykim. Ky volum çështjesh e çoi numrin e dosjeve në 32 mijë të tilla civile dhe penale, që do të shqyrtohen  në vetëm një gjykatë apeli në kryeqytet./TopChannel

3 VITE ME PARE

Nis punën Prokuroria e vetme e Apelit në Tiranë, kush do ta drejtojë për 3 vite

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, 32 mijë dosje presin
Foto nga ceremonia

TIRANE- Me reformimin dhe Hartën e Re gjyqësore që hyri sot në fuqi bashkë me Gjykatën e Apelit në Tiranë, nis punën edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit. Kjo prokurori përbëhet nga 13 prokurorë, 10 prej tyre janë me emërim ndërsa 3 me caktim të përkohshëm. Totali i prokurorëve që përcakton struktura është 26, ndërsa gara do të hapet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit është Gent Zholi që më herët ka drejtuar edhe ish-Prokurorinë e Apelit. Zholi ka një mandat të vlefshëm për 3 vite dhe do të jetë në krye. Në ceremoninë e nisjes së punës morën pjesë edhe Kryeprokurori Olsian çela si dhe drejtuesë të KLP e KLGJ.

Sot ka hyrë në fuqi Harta e Re Gjyqësore. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Harta e Re Gjyqësore/ Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi e më shumë kosto, do shkojmë në Strasburg

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, 32 mijë dosje presin
Durim Bajramaj

VLORË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen. Në një prononcim për Report Tv, Barjamaj u shpreh se shkrirja e gjykatave do të sjellë problem të madh në shqyrtimin e dosjeve dhe qytetarëve do tu duhet shumë vite për të marrë drejtësi për një çështje të caktuar. Ai shtoi se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore dhe paralajmëroi se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi. 

"Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi. Duke parë që do ketë kosto, kërkohet një kohë e gjatë për të dhënë drejtësi është ajo frika që qytetarët do heqin dorë nga kërkimi për drejtësi dhe do i drejtohet rrugës tjetër, ajo që është edhe më e frikshme, ajo e vetëgjyqësisë. Një qytetar shqiptar nuk mund ta marrë drejtësinë pas 10 vitesh. Këtë shqetësim kemi ngritur ne. U kemi thënë që Shqipëria nuk është as Suedi as Danimarkë. Ata kanë kushte të tjera jetese. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka përgatitur kërkesë padinë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Presim ta marrë në shqyrtim. Po duke parë dhe duke bërë. Pasi të marim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut,"- tha Duraj. 

Harta e Re Gjyqësore ka hyrë në fuqi sot. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, 32 mijë dosje presin
Naureda Llagami

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqsor, Naureda Llagami shtë shprehur se Harta e Re Territoriale do tu ofrojë qytetarëve një shërbim cilësor. Në një prononcim për mediat, ditën kur kjo hartë hyn në fuqi, Llagami tha se të gjitha çështjet që e kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe do e vazhdojnë gjykimin atje. Ndërsa, për dosjet që nuk ka nisur ende procesi gjyqësor, do të hidhet shorti dhe do të përcaktohet trupa gjykuese. Rrugën për të ngritur hartën e re, Llagami e konsideroi të vështirë, por pa kthim.

"KLGJ pavarësisht masave që mori me rritjen e kuotave për magjistratët e rinj, u pa e udhës që përveç këtyre masave duhej te merreshin masa edhe strukturore, pra harta e re gjyqësore. Ishte një tendencë që sot po shkojnë gjithë vendet e zhvilluara, rritjen e shërbimit të cilësisë që japin këto gjykata. Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqtarë të mirë që do ndikojë tek cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku. Nuk ishte procesi i lehtë, na mori 3 vjet. Nuk ishte diçka e thjeshtë, pasi përballeshim çdo ditë me prioritete. Nuk do ishte bërë nëse ne s’do kishim edhe mbështetjen e partnerëve tanë. Me gjithë kundërshtitë dhe dilemat arritëm ta miratonim se e kuptuam që ishim në një rrugë pa kthim. Sot është koncept shërbimesh, nuk mund të diskutim për shërbime nëse nuk flasim për kosto dhe optimizim të burimeve njerëzore. Çdo çështje që ka filluar gjykimin, do vazhdojë gjykimin, 1868 çështje. 27 mijë çështjes që janë bashkuar, kanë emigruar dhe janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore prej 25 vetash,"- tha Llagami. 

Harta e Re Gjyqësore ka hyrë në fuqi sot. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi.

3 VITE ME PARE

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, funksional vetëm një Apel me 78 gjyqtarë, 32 mijë dosje presin për tu gjykuar

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, 32 mijë dosje presin
Harta Gjyqësore

TIRANË- Harta e Re Gjyqësore, e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por hasi në kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat gjyqësore, do të hyjë në fuqi sot.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, që do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Shorteu pritet të zhvillohet sot dhe nesër. Mes dosjeve, është edhe ajo e vulës së Partisë Demokratike.

harta e re gjyqesore naureda llagami

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet