LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të drejtat e pakicave! Liderët e Kosovës: Urime qeverisë dhe popullit shqiptar

• Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian ditën e sotme. • Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis ka deklaruar se ky segment i bisedimeve i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, përfshirë minoritetin etnik grek, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE. • Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka deklaruar se është i gatshëm për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE, Kurti: Urime popullit dhe qeverisë shqiptare, nga ky rrugëtim i Shqipërisë do të mësojë edhe Kosova

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një postim në Facebook, Kurti ka uruar popullin dhe qeverinë shqiptare për hapjen e negociatave.

Kryeministri shkruan se nga ky rrugëtim i Shqipërisë do të përfitojë edhe Kosova në mësime dhe përvoja, me të cilat sipas tij do t'i afrohet më shumë Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

POSTIMI I PLOTË: 

Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian.


1 VITE ME PARE

"E ardhmja e Shqipërisë në Union është reale!" Hapja e kapitujve të parë të negociatave/ Delegacioni i BE-së në Tiranë: Mbështesim hapat e rrugëtimit për anëtarësimin

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të
Foto nga konferenca

TIRANA- Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka reaguar pas hapjes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në bllok. Në reagim, në emër të amabasadorit Silvio Gonzato, urohen të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara. Po ashtu Gonzato thotë se është i gatshëm me ekipin e tij të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE. Ai shton se e  ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.

Reagimi:

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara! Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.

E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale. I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE.

1 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE/ Basha: Lajm i mirë pasi shërben si mjet monitorimi për qeverinë më të korruptuar në Europë

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha, ka reaguar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, se ky është një lajm i mirë që prej vitit 2012, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Sipas tij, të falenderosh për këtë hap Ramën të cilit i referohet si Putin, është tallje për Europën dhe shqiptarët.

Basha më tej thotë se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash.

Postimi i plotë:

Hapja e negociatave pa asnjë diskutim është një lajm i mirë për Shqipërinë. Por, të falenderosh Putinin për këtë hap është tallje për Europën dhe shqiptarët. Negociatat u vonuan fillimisht për shkak të destruktivitetit të Edi Ramës në opozitë, e më pas se ai bëri gjithçka për të mbrojtur bashkëpunëtorët e korruptuar dhe inkriminuar.

Në një kohë kur Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash, negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.

Që prej 2012-ës, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Tashmë do të jetë në dorë të shqiptarëve nëse do të presin edhe dhjetra vite deri në përmbylljen e këtij procesi, me një kryeministër që hallin e vetëm ka pushtetin e tij, apo do të zgjedhin të ecin më shpejt, duke zgjedhur një qeveri që do të mendojë dhe punojë për ta. Shqipëria meriton më shumë.

1 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE-në/ Osmani: Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE. Me anë të një postimi në platformën 'X', Osmani thotë se Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera demokratike në rajon duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE-së.

Ajo shton se hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin por për të gjithë Evropën”, ka shkruar Osmani.

1 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE-në/ Ministri i Jashtëm grek: Kapitulli i parë i bisedimeve me Shqipërinë të përfshijë edhe të drejtat e pakicave

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të
George Gerapetritis

GREQIA- Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis folur lidhur me hajpjen e grup-kapitullit të parë të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE duke thënë se ky segment i bisedimeve i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, përfshirë minoritetin etnik grek, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore.

Sapo mbërriti në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg, Gerapetritis vuri në dukje se ky qëndrim tani është i përbashkët i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. 

”Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs. Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më  gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, tha ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

1 VITE ME PARE

Hapja e grup-kapitullit të parë/ Gonzato: Integrimi të konsiderohet nga politika si prioritet kombëtar strategjik! Orban: Shqipëria duhej të ishte dhe tani në BE

Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të
Silvio Gonzato dhe Viktor Orban

TIRANA- Hungaria,  e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, ka thirrur Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakortësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grupkapitullit të parë. Takimi mbahet në Luksenburg, ku është i pranishëm edhe ekipi shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Funksionimi i institucioneve demokratike

Nisja e negociatave për anëtarësim në BE do të thotë një proces i cili shoqërohet me transformimin politik, ekonomik dhe social të vendit. Sipas metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të BE-së, kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit hapen të parat, pasi për to kërkohet me shumë kohë për t'i përmbushur kriteret.

Grup kapitulli i parë përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike. Do të jetë progresi në këtë grup që do të përcaktojë edhe ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ky është kapitulli i parë nga 33 në total që Shqipëria duhet t'i hapë dhe mbyllë për t'u anëtarësuar në BE.

Sipas drejtorit Ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, ky proces e sjell Shqipërinë më pranë politikave dhe tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. "Institucionet shqiptare do të mund të punojnë dhe të fokusohen në arritjen e standarteve që kërkohen nga procesi” – shprehet Gjipali për DW Shqip, duke shtuar se "Shqipëria tashmë do të ketë akses në programe dhe fonde të BE-së gjatë negociatave, ende pa u bërë një vend anëtar”

Reagime për hapjen e negociatave

"Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani” – u shpreh Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Edi Rama, teksa shtoi se "fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t'i kaluar këto probleme”. Orban tha se Hungaria, që aktualisht mban edhe Presidencën e Këshillit të BE-së, është pro fqinjësisë së mirë, dhe se i mirëpret vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.

Ndërsa Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë një fazë kritike në rrugën drejt anëtarësimit në BE. "Shpresoj që në parlament integrimi europian të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik. – u shpreh Gonzato gjatë një takimi me institucionet e pavarura, duke thkesuar më tej rëndësine që ka "dialogu dhe bashkëpunimi mes institucioneve në këtë moment”. Sipas ekspertit të çështjeve evropiane, Gledis Gjipali, ekziston rreziku që lodhja nga reformat të sjellë mosqëndrueshmëri dhe vështirësi në zbatimin e legjislacionit dhe të kërkesave që vijnë nga BE. "Po ashtu polarizimi politik mund të sjellë sërish kosto në proces” – shprehet eksperti. Ndërsa në aspektin e jashtëm Gjipali sheh si pengesë mënyrën e e vendimarrjes në BE, pasi "aplikimi i instrumentit të vetos nga shtete të ndryshme anëtare mund të krijojë përsëri vonesa e pengesa”.

Shqipëria drejt BE-së, një rrugëtim me sfida

Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në prill të vitit 2009, dhe vetëm në qershor të 2014 arriti që të merrte statusin e vendit kandidat. Por për çeljen e negociatave fillimisht duhet të plotësoheshin një seri kushtesh, me në krye ato të Bundestagut gjerman. Me tej ky proces u pengua nga veto e Francës dhe e Holandës, që shfaqën skepticizmin dhe prentendimet e tyre për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

Shqipëria shpresonte të ulej në tryezën e negociatave në vitin 2021, por këtë herë pengesa erdhi nga Bullgaria, që ngriti veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me pretendimin e një konflikti dypalësh mbi historinë dhe gjuhën. Tashmë me vendimin për hapjen e kapitullit të pare të negociatave, Shqipëria do të vijojë e vetme rrugëtimin në të cilën joformalisht ndodhej së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit./ DW

george gerapetritis hapja e negociatave shqiperi-be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet