Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Hakerat iranianë godasinë sërish! Këtë mbrëmje, më 20 nëntor, grupi Homeland Justice (Drejtësia e Atdheut) kanë bërë publike dy dosje, atë të nën Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi (që ushtron kompetencat e drejtorit pas largimit të Helidon Bendos) dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. • Në dosjen me 7 faqe (836 KB) shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku si dhe të dhënat e anëatrëve të familjes së tij. Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe fluturimet, katër prej të cilave Rrumbullaku rezulton t'i ketë kryer me çarter. • Dosja e Kanushit që disponohet nga Dosja.al përbëhet nga 13 faqe (1 MB) dhe ka në përmbajtje edhe hyrje-daljet e tij nga Shqipëria. Ajo që vihet re është se Kanushi e ka kaluar katër herë kufirin si këmbësor. Hera e fundit është regjistruar në vitin 2012 nga pika kufitare Kapshticë. • Publikimi i dosjeve është shoqëruar me një mesazh kërcënues: Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri e vende të tjera, do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Publikimi i të dhënave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zv.Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi, është përcjellë me një kërcënim nga hakerat iranianë. Krahas të dyja dosjeve, iranianët shkruajnë se çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri e vende të tjera, do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar.
“Ne jemi më afër jush sesa shpirtrat tuaj. Në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuara qeveritare, mendoni për reformimin e strukturës korruptive. Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri e vende të tjera, do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar,”- shkruhet në mesazhin kërcënues.
Hakerat iranianë goditën sërish këtë pasdite! Ata publikuar të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zv.Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi. Në të dyja dosjet shihen pasaportat e dy zyrtarëve si dhe hyrje-daljet e tyre nga Shqipëria. Ajo që u vu re ishte se Rrumbullaku kishte bërë katër fluturime me çarter, ndërsa Kanushi kishte kaluar kufirin katër herë si këmbësor.
TIRANË- Oljan Kanushi, zv.drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, (që ka kompetencat e drejtorit pas largimit të Helidon Bendos) është zyrtari i dytë që ka rënë në 'grepin' e hakerave këtë pasdite. Pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, hakerat kanë publikuar të dhënat e pasaportave të Kanushit. Ata janë ndalur dhe në gjendjen e tij civile, duke nxjerrë emrat e të dhënat e familjarëve gjithashtu.
Dosja e Kanushit që disponohet nga Dosja.al përbëhet nga 13 faqe (1 MB) dhe ka në përmbajtje edhe hyrje-daljet e tij nga Shqipëria. Ajo që vihet re është se Kanushi, aktualisht në krye të SHISH, e ka kaluar katër herë kufirin si këmbësor. Hera e fundit është regjistruar në vitin 2012 nga pika kufitare Kapshticë.
TIRANË- Hakerat iranianë janë zhvendosur sërish në zyrën e Policisë së Shtetit dhe këtë herë kanë publikuar të gjitha të dhënat personale të kryepolicit, Muhamet Rrumbullaku. Në dosjen me 7 faqe prej 836 K shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku si dhe të dhënat e anëatrëve të familjes së tij. Por, iranianët nuk janë janë ndaluar me kaq.
Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe fluturimet, katër prej të cilave Rrumbullaku rezulton t'i ketë kryer me çarter. Dosja.al ka të gjithë dosjen, por nuk do ta bëjë atë publike për arsye privatësie. Rrumbullaku është drejtori i dytë i PSH-së që 'zhbirohet' nga hakerat, pas Gledis Nanos, me të cilin iranianët nisën dhe sulmet e para.