Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit valutor në Astir, nga ku u largua me 30 mijë euro. • 39-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën. • Për ngjarjen është arrestuar edhe Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka penguar në zbardhjen e ngjarjes. • Ai akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin. • Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23 shkurt 2023, në Shijak, Durrës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Personi në foto është 39-vjeçari Artan (Marius) Tafani, i cili është shpallur në kërkim ngë policia pasi akuzohet si autor i grabitjes së një pike valutore në Astir. Policia bën me dije më herët se Tafani ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka fshehur rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj. Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje. Nën kërcënimin e armës, ai arriti të merrte një shumë prej të paktën 30 mijë eurosh në pikën e këmbimit valutor./Dosja.al
TIRANË- Artan (Marius) Tafani është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është autori i grabitjes së exchange në zonën e Astirit. Mirëpo, duket se grabitje të tilla ai nuk i ka për herë të parë. 8 vite më parë, në Lushnje, ai grabiti pikën e tranferimit të parave.
31 vjeç në atë kohë, Tafani bashkë me E. Dervishin vodhën 4 mijë euro në pikën e tranferimit të parave. Më pas u vu në pranga.
E duket se 8 vite më vonë, bëri sërish të njëjtin veprim, veçse 'guxoi', duke kryer vjedhjen në Tiranë. Tashmë Policia është vënë në ndjekje të tij./Dosja.al
TIRANË-Artan (Marius) Tafani nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash. 39-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën.
Në pranga është vënë 35-vjeçari Enio Mecaj i cili ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. Mecaj akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin.
Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 24.06.2023, ku në Unazë të Re, një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Round”, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.
Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur me datë 24.06.2023, kanë vijuar punën intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të implikuar, si dhe vënies së tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Round”. Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.
Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.