LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi për vrasjen e Liridonës/ Naim Murseli: Nëse vërtetohet akuza, do kërkoj burgim të përjetshëm për veten! Prokurorja: Murseli urdhëroi ekzekutimin e saj pasi…

• Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. • Në seancë të pranishëm ishin tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtim Kokalla dhe familjarët e viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla. • Gjatë seancës Naim Murseli dhe Kushtim Kokalla u deklaruan të pafajshëm, ndërsa Granit Plava s'ka pranuar të deklarohet për fajësinë duke thënë se dëshirohet të mbrohet në heshtje. • Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviç, tha se Prokuroria posedon numër të madh të provave për akuzat e ngritura, si dhe deklaratat e të akuzuarve të dhëna për Policinë e Kosovës. • Prokurorja tha se, në deklaratën e dhënë për Policinë e Kosovës, Kokalla kishte thënë se Murseli i kishte kërkuar edhe një vit më herët t'ia vrasë bashkëshorten, por se ai kishte refuzuar. • Sipas deklarimit të Kokallës në Polici, tri javë para vrasjes, Kokalla e ka gjetur personin që mund ta kryejë vrasjen, Plavën, në këmbim për 30 mijë euro. • Ndërkohë, avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, tha se beson që nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë se klienti i saj ka kryer apo urdhëruar vrasjen e Liridona Ademajt. • Zhinipotoku gjithashtu insistoi që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë vetëm pasi të jetë bërë ekzaminimi i statusit mendor të Murselit, për të cilën kërkesë tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Prokuroria apo Gjykata. • Sipas saj, ky ekzaminim është kërkuar për të parë nëse Murseli është në gjendje ta kuptojë procedurën gjyqësore dhe të konsultohet me mbrojtësit për çështjen gjyqësore. • Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. • Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Liridona Ademajt. • Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. • Gjithashtu Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi nga Gjykata Themelore e Prishtinës se Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës përfitonte 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi. • Si provë materiale nga ana e Prokurorisë është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt/ Prokurorja: Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi gruaja e tij përfitonte 260 nga sigurimi jetësor në Suedi

Gjyqi për vrasjen e Liridonës/ Naim Murseli: Nëse vërtetohet
Liridona Ademaj dhe naim Murseli

PRISHTIN- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore e radhës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuar është bashkëshorti Naim Murseli. Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi nga Gjykata Themelore e Prishtinës se Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës përfitonte 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi.

“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s’kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri”, tha ajo.

Si provë materiale nga ana e Prokurorisë është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro.

Avokatja e të akuzuarit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata. Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

 

 

1 VITE ME PARE

Avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës: Pse e la babi grabitësin...?

Gjyqi për vrasjen e Liridonës/ Naim Murseli: Nëse vërtetohet
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do t’i japë përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Gjithashtu Syla tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi grabitësin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?," tha avokati Syla.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm. Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

1 VITE ME PARE

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe Kushtim Kokalla mohojnë fajin

Gjyqi për vrasjen e Liridonës/ Naim Murseli: Nëse vërtetohet
seanca

PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të vitit 2023. Në seancë janë të pranishëm tre të akuzuarit - Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtim Kokalla - familjarët e viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla.

Sërish, Murseli është deklaruar i pafajshëm dhe Plava s'ka pranuar të deklarohet për fajësinë duke thënë se dëshirohet të mbrohet në heshtje. Këtë herë, Kokalla - që në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar, kishte thënë se s'do të deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen - u deklarua i pafajshëm.

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Prokuroria posedon numër të madh të provave për akuzat e ngritura, si dhe deklaratat e të akuzuarve të dhëna për Policinë e Kosovës.

"Gjatë krahasimit të deklaratave dhe provave të mbledhura, Prokuroria është bindur dhe po tentojmë ta bindim trupin gjykues dhe publikun se të akuzuarit kanë kryer veprën penale", tha Përlinçeviq.

Prokurorja tha se, në deklaratën e dhënë për Policinë e Kosovës, Kokalla kishte thënë se Murseli i kishte kërkuar edhe një vit më herët t'ia vrasë bashkëshorten, por se ai kishte refuzuar. Sipas deklarimit të Kokallës në Polici, tri javë para vrasjes, Kokalla e ka gjetur personin që mund ta kryejë vrasjen, Plavën, në këmbim për 30 mijë euro.

Përlinçeviq propozoi që si dëshmitarë të ftohen edhe Jeton Binaku, i cili u tha se ia kishte huazuar veturën Plavës në ditën e vrasjes, dhe Valon Lukaj, që u tha se i kishte siguruar banim Plavës pas vrasjes dhe më vonë edhe Kokallës.

Ndërkohë, avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, tha se beson që nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë se klienti i saj ka kryer apo urdhëruar vrasjen e Liridona Ademajt. Zhinipotoku gjithashtu insistoi që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë vetëm pasi të jetë bërë ekzaminimi i statusit mendor të Murselit, për të cilën kërkesë tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Prokuroria apo Gjykata.

Sipas saj, ky ekzaminim është kërkuar për të parë nëse Murseli është në gjendje ta kuptojë procedurën gjyqësore dhe të konsultohet me mbrojtësit për çështjen gjyqësore. Seanca për nisjen e shqyrtimit gjyqësor të këtij rasti ishte caktuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar më 26 mars aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Liridona Ademajt. Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Në seancën fillestare, gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte thënë se, nëse gjenden fajtorë, Murseli, Plava dhe Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm.

Si ishte kryer vrasja?

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Liridonën nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”. Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerë prej 3.000.000 krunash suedeze (261,031 euro) me qëllim që pas vdekjes së saj, Murseli ta përfitonte këtë sigurim.

Prokuroria tha se Murseli ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar atë. Ai, sipas Prokurorisë, nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, dhe e kishte njoftuar Murselin me Granit Plavën. Prokuroria tha se të tre më pas janë pajtuar që Plava ta vriste Liridonën dhe Murseli do ta kompensonte atë me 30.000 euro.

Ndërkaq, në këtë rast Dodaj thuhet se u përfshi pasi në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli kishte blerë nga ai një pistoletë, e firmës Zastava dhe 20 fishekë, në vlerë prej 280 eurosh. Me këtë armë, tha Prokuroria, ishte vrarë Liridona Ademaj.

“....Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria.

Reagimet në publik pas vrasjes së Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademajt kishte shkaktuar zemërim në publik edhe për faktin që bashkëshorti i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit. Familja e Liridonës kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj.

Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët. Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL

1 VITE ME PARE

Mbahet sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vëllai i 30-vjeçares: Dhimbja po na shtohet, urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt

Gjyqi për vrasjen e Liridonës/ Naim Murseli: Nëse vërtetohet
autoret dhe liridona ademaj

KOSOVË- Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet të nisë rreth orës 13:20, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj. 

Në një postim në rrjetet sociale, ai fton mediat të ndjekin seancën. Më tej shprehet se dhimbja për humbjen e Liridonës vjen duke u shtuar sa herë mendojnë se dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Ai gjithashtu uron që gjykimi të përfundojë shpejt. 

POSTIMI I PLOTË:

Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.

Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre.

Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë.

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.

Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media.

liridona ademaj naim murseli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet