LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Fushata mbyllet me TENSIONE në Kukës/“Na ka kërcënuar me armë”! Denoncohet vëllai i Gjicit, shoqërohen 4 persona

•Fushata elektorale për '14 Majin' po përmbyllet me tensione në Kukës. •Gjatë mbrëmjes, dy banorë të fshatit Bushat, Bedri dhe Nebi Sinamati denoncuan Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij. •Ata denoncuan se janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes. •Pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm, duke u grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy të afërmve të kërcënuar me armë para banesës së tyre. •Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati ndërhyri për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës. • Sinamati dënoi aktin e shëmtuar të vëllait të kundërshtarit të tij politikë dhe tha se kjo situatë ka ardhur si shkak i tensionimit të gjendjes, presioneve të vazhdueshme. •Policia ka bërë shoqërimin e mjetit, por edhe të personave të përfshirë në këtë incident zgjedhor.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Kukës, banorët ndryshojnë dëshminë, policia: Është lënë i lirë vëllai i Gjicit

Fushata mbyllet me TENSIONE në Kukës/“Na ka kërcënuar
Policia

KUKËS- Policia ka reaguar për incidentet e ndodhura në Kukës. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se banorët që fillimisht kanë denoncuar vëllanë e kryebashkiakut Safet Gjici për presin dhe shit-blerje votash, kanë ndryshuar dëshminë e tyre. Njoftohet se ata pas marrjes në pyetje nga policia kanë deklaruar se ishte një keqkuptim mes tyre dhe se konflikti ndodhi për motoive të dobta. 

Njoftimi i Policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Në lidhje me një rast të publikuar në media, ku pretendohet për kanosje me armë të qytetarëve, për dhënien e votës, në fshatin Bushat, ju sqarojmë se: Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:50, shtetasi B. S., banues në fshatin Bushat, ka njoftuar Policinë se kishte një konflikt me disa shtetas, në fshatin Bushat. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga shtetasi B. S. dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: B. S., N. S., të dy banues në fshatin Bushat, Q. H. dhe L. Gj., të dy banues në Kukës. Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin qarkullonin shtetasit Q. H. dhe L. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi. Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Kukës! Akuzat për blerje votash, reagon Safet Gjici: Ne kontrollojmë territorin nga bandat! Të bllokohen makinat me targa të huaja

Fushata mbyllet me TENSIONE në Kukës/“Na ka kërcënuar
Safet Gjici

KUKËS- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit për '14 Majin', Safet Gjici, ka dalë publikisht para mediave për të sqaruar ngjarjet që trazuan qytetin një natë më parë. Duke mohuar se kishte shit-blerje votash, ai thekson se në pamje ishin vetëm njerëzit e tij që dalin në terren për të kontrolluar territorin, e sipas tij, për ta mbrojtur nga bandat. 

Më tej, ai bën thirrje që të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zinj që lëvizin në zonë. Ai shton, se kanë më shumë prova që do t'i dërgojnë para organeve ligjzbatuese.

Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave.

Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.

3 VITE ME PARE

Incidenti në Bushat të Kukësit, shoqërohen 4 persona, mes tyre vëllai i Safet Gjicit

Fushata mbyllet me TENSIONE në Kukës/“Na ka kërcënuar
Safet Gjici

KUKËS-Pas incidentit që u shënua në orët e vona të mbrëmjes në Kukës, u shoqëruan 4 persona, mes tyre dhe vëllai i Safet Gjicit. Policia tha se iu ka bërë kontroll të të shoqëruarve, por s’u gjetën sende të paligjshme.

Mbrëmjen e kaluar, Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat denoncan Lavdrim Gjicin, vëllanë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij në këmbim të votës.

“Fillimisht dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim te shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga një automjet. Në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një person tjetër”, deklaruan banorët.

Më pas, banorët shkuan në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të 2 kushërinjve që pretendojnë se janë kërcenuar nga socialistët. Aty ka mbërritur edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati, i cili tha se ky është një akt i shëmtuar nga ana e kundërshtarit të tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tensione në Kukës! Me VIDEO-Qytetarët i bllokojnë rrugën 2 personave: Po blejnë vota, në mjet edhe vëllai i Safet Gjicit

Fushata mbyllet me TENSIONE në Kukës/“Na ka kërcënuar

KUKËS- Tensione në Kukës! Qerim Halili është ndaluar nga qytetarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike pasi akuzohet se po blen vota. Në një video të shpërndarë nga JOQ, raportohet se me të është edhe Lad Gjici, vëllai i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. 

"Qytetari Qerim Halili me Lad Gjici vellai kryetarit te Bashkis Kukes blejne vota kerce*nojne me ar*m banorin e fshatit Bushat Kukes. G class 300 mije euro,"-shkruhet në denoncim. 

kukes safet gjici fushata 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet