LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet" përballë Ramës: Kam firmosur gabim, delegimi i rikthehet Ristanit! Opozita: Betejë mafioze kriminelash

• Bashkia e Tiranës po përballet me lëvizje, shkarkime, delegime dhe ridelegime që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për korrupsion. • Pas këtij arrestimi, kryeministri Edi Rama caktoi në krye të Bashkisë Tiranë nënkryetaren Anuela Ristani. • Por kjo zgjedhje e kryeministrit nuk është pëlqyer nga Veliaj, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. • Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëjë veprimet e Veliajt. • Ndërkohë Rama ka shkarkuar edhe Alban Dokushin nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i bashkisë ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë. • Burimet për Dosja.al shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. • Pas gjithë kësaj "beteje", kryebashkiaku Erion Veliaj duket se u dorëzua përballë zgjedhjeve të kryeministrit Rama. • Në postimin e tij në Facebook, Veliaj thotë se përplasja e përfolur me kryeministrin është një keqkuptim. • Ai shkruan se ka firmosur gabim ridelegimin te Sara Goxhaj, ku shton se ka menduar se ky emër ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Veliaj njofton se delegimi i punëve të bashkisë Tiranës është rikthyer aty ku ishte, te zëvendëskryebashkiakja Anuela Ristani. • Lidhur me këto zhvillime pati reagime edhe nga opozita. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se përplasja e tre ditëve të fundit në bashki është "përleshja më mafioze dhe kriminale". • Ai tha se duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet drejtuese të bashkisë, dhe nuk duhet që ky vendim të merret nga kryeministri Edi Rama apo kryebashkiaku Erion Veliaj. • Kryedemokrati tha se "përplasja Rama-Veliaj është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos", ndërsa shtoi se qytetarët do çuditen nga çfarë do shohin ditët në vazhdim. •Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha se Tirana po përjeton ditët e saj më të zeza dhe se "lufta" mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer për kontrollin e kësaj bashkie. • Sipas tij kjo përplasje nuk bëhet për qeverisje por për të kontrolluar dhe sipas tij vjedhur burimet financiare të kryeqytetit.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rama fiton "betejën", Veliaj nga burgu: Kam firmosur gabim, delegimi i punëve të bashkisë është rikthyer te Ristani

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"
erion veliaj

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës lidhur me zhvillimet e fundit mbi drejtimin e bashkisë. Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku thotë se përplasja e përfolur me kryeministrin Edi Rama është një keqkuptim.

Ai shkruan se ka firmosur gabim ridelegimin te Sara Goxhaj, ku shton se ka menduar se ky emër ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Siç duket Veliaj është dorëzuar përballë zgjedhjes së kryeministrit dhe njofton se delegimi i punëve të bashkisë Tiranës është rikthyer aty ku ishte, te zëvendëskryebashkiakja Anuela Ristani. 

POSTIMI I VELIAJT: 

U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë.

Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë.

Ndërkohë ditën e sotme, burime ekskluzive të Dosja.al, bënë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë.  Burimet shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Berisha: Beteja mafioze Rama-Veliaj në Bashki, vetëm pjesa e parë e filmit Narcos! Do çuditeni çfarë do shihni në ditët në vijim

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"
SALI BERISHA

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me banorët e njesisë nr.8 në kryeqytet, ka komentuar zhvillimet e fundit në bashkinë e Tiranës, të cilat lidhen me drejtimin e saj. 

Berisha tha se përplasja e tre ditëve të fundit aty është "përleshja më mafioze dhe kriminale". Ai tha se duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet drejtuese të bashkisë, dhe nuk duhet që ky vendim të merret nga kryeministri Edi Rama apo kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në fjalën e tij Berisha foli edhe për 44 protestat e opozitës para bashkisë, të cilat sipas tij kanë meritë në arrestimin e Veliajt.  Kryedemokrati tha se "përplasja Rama-Veliaj është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos", ndërsa shtoi se qytetarët do çuditen nga çfarë do shohin ditët në vazhdim.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Kreu i organizatës, Edi Rama, është kryetari i një organizate të rrezikshme kriminale për qënien e shqiptarëve. Ju, po të merrni vetëm ç’ndodh sot, 3 ditët e fundit. Përleshja e tyre në Bashkinë e Tiranës është përleshje nga më mafiozet dhe nga më kriminalet. Nuk ka unë asnjë sentiment se është një hajdut Erion Veliaj që, meriton të dënohet për 1 milionë pemë që ka mashtruar dhe ka vjedhur paratë e fidanëve dhe nuk i ka mbjellë. Ai meriton të dënohet për djegësine Tiranës, 130 milionë euro, që nuk ekziston.

Ai meriton të dënohet me 5D, se ata janë, ata 5D prishin si barbarë shtëpitë e qytetarëve dhe nuk i kompensonin. Por, janë rregullat rregulla. Erion Veliaj dënohet për ato gjëra që s’i ka bërë bashkë me Edi Ramën. Dhe ato që ka bërë, djegësin që ka bërë me urdhër të Edi Ramës nuk dënohet. Nuk dënohet për 5D, për hotelin, se u tha që është Olsi Rama aksioner. Nuk dënohet për ato. Dhe tani, beteja mafioze. Njëri shkon dhe emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër aty kryetare. Ato janë funksione të këshillit bashkiak kudo, as të Ramës dhe as të Veliajt. Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak i qytetit dhe të emërojë se kush do të kryejë funksionet.

Por, betejë mafiozësh. Rama shkon dhe emëron Sekretare të Përgjithshme një tjetër. Ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloje hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe Bashkia, në duart e çfarë mafieje të rrezikshme është. Belind Këlliçi ka një meritë të jashtëzakonshme që nuk iu nda. Dhe qytetarët e Tiranës kanë një meritë të jashtëzakonshme që në 44 javë nuk iu ndanë atij hajduti. Por tani, kjo është vetëm pjesa e parë e filmit Narcos. Ta keni të qartë që keni parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera, do çuditet ju dhe bota. Por ne, të lemë kreun e organizatës kriminale të kacafytet me mafien. Ne të bëjmë punë me çdo qytetar, pavarësisht çfarë bindjesh ka, në mënyrë që të bashkohet me ne.

1 VITE ME PARE

"Tirana po përjeton ditët e saj më të zeza", Blushi: Lufta mafioze mes Ramës dhe Veliajt ka shpërthyer për kontrollin e Bashkisë

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"
tedi blushi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur sot në një deklaratë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit në bashkinë e Tiranës, të cilat lidhen me drejtimin e saj.  Blushi tha Tirana po përjeton ditët e saj më të zeza dhe se "lufta" mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer për kontrollin e kësaj bashkie. 

Sipas tij kjo përplasje nuk bëhet për qeverisje por për të kontrolluar dhe sipas tij vjedhur burimet financiare të kryeqytetit. Blushi u shpreh se 11 maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një referendum popullor kundër asaj që e quajti "rrjeti mafioz" që ka shkatërruar Tiranën.

Ai shtoi se qytetarët do të kenë në dorë shansin për të shkatërruar për të çliruar institucionet e shtetit nga kjo qeverisje, ndërsa po ashtu bëri thirrje që në 11 maj të votohet koalicioni "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" dhe Ilir Meta.

DEKLARATA E TEDI BLUSHIT:

Tirana po përjeton ditët e saj më të zeza. Edi Rama dhe Erion Veliaj, dy kryebanditët e “Rilindjes”, edhe në këto ditë të fundit të mbetura për Narkoshtetin, po dëshmojnë se për ta qeverisja e kryeqytetit nuk ka patur kurrë rëndësi por se vetëm plaçkitja edhe e qindarkës më të fundit, ka qenë dhe mbetet i vetmi prioritet për klikën mafioze në largim.
Autonomia dhe ligji për pushtetit vendor është asgjesuar nga mafiozët, siç u rrëmbyen kompetencat e Këshillit Bashkiak për t’i hapur udhën inceneratorit që nuk ekziston.

Lufta mafioze mes dy Kryebanditëve të Narkoshtetit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ka shpërthyer me egërsi për kontrollin absolut të Bashkisë së Tiranës, duke dëshmuar në mënyrë të pakontestueshme se ky institucion është kthyer në një plaçkë për mafiozët e “Rilindjes”. Kjo përleshje e pamëshirshme mes dy klaneve të krimit shtetëror nuk është thjesht një përplasje për pushtet, por një betejë për mbijetesë, ku secila palë kërkon të marrë nën kontroll burimet financiare të kryeqytetit dhe të vazhdojë pa ndërprerje skemën monstruoze të zhvatjes së taksave të qytetarëve nëpërmjet aferave të përbindshme si ajo e inceneratorit që nuk ekziston, pagesat për të cilin ende vijojnë të kryhen.

Në këto ditë të fundit të pushtetit të tyre kriminal, dy bandat brenda "Rilindjes" kanë nisur të shqyejnë egërsisht njëri-tjetrin, duke u përplasur në një luftë të paskrupullt për dominimin e aseteve dhe pasurive publike. Institucionet e Bashkisë së Tiranës, të cilat prej kohësh janë kthyer në makina gjigante të pastrimit të parave dhe të shpërdorimit të fondeve publike, janë tashmë arenë e një beteje mes klaneve mafioze që deri dje bashkëpunonin për të vjedhur qytetarët, ndërsa sot po hanë kokat e njëri-tjetrit me metoda të dhunshme dhe të paskrupullta.

Kjo luftë për territor mes bandave grabitqare të “Rilindjes” ka kaluar tashmë çdo kufi, duke sjellë një paralizim total të funksionimit të Bashkisë së Tiranës. Qindra mijëra qytetarë kanë mbetur në mëshirë të fatit, teksa shërbimet publike janë braktisur dhe institucionet lokale janë kthyer në vende përplasjeje, ku urdhrat për emërime dhe shkarkime jepen e anulohen si në një fushëbetejë mafioze. Nuk është më sekret se tashmë, sejmenët e dy grupeve përplasen hapur, madje duke ndaluar me forcë futjen e njëri-tjetrit në godinat e institucioneve.

Më e tmerrshmja është se këto lëvizje mafioze drejtohen nga dy qendra të errëta pushteti: urdhrat nga qelitë e burgut të Durrësit, të cilat anulohen dhe kundërshtohen me urdhra nga bunkeri i Surrelit. Kjo është dëshmia më e qartë e përpëlitjeve të fundit të regjimit kriminal, i cili po përjeton një krizë të brendshme që vetëm sa do të thellohet deri në momentin e çlirimit të Tiranës më 11 Maj. Në këtë ditë vendimtare, qytetarët e Tiranës do të japin verdiktin e tyre përfundimtar dhe do të ndëshkojnë me votë mafian e inceneratorëve që ka marrë peng Bashkinë e tyre.

11 Maji nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, por një referendum popullor kundër rrjetit mafioz që ka shkatërruar Tiranën.

Qytetarët do të kenë në dorë shansin historik për të shkatërruar këtë regjim kriminal dhe për të çliruar institucionet e tyre nga kthetrat e mafies shtetërore.

11 Maji është dita për të ndëshkuar përfundimisht Edi Ramën dhe Erion Veliaj që kanë vjedhur, zhdukur dhe shkatërruar ëndrrat e një kryeqyteti të tërë.

Vetëm duke votuar për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për Ilir Metën, Tirana do të çlirohet më 11 Maj dhe do të triumfojë mbi mafien që e ka gjunjëzuar për vite të tëra!

Tirana madhështore që meritojnë të gjithë qytetarët e saj do të ndërtohet me një votë plebishitare për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipëri Madhështore” dhe me një votë masive për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta për Tiranën është garanci për demokracinë, për Tiranën e lirë dhe madhështore dhe për rikthimin e Bashkisë plotësisht në shërbim të qytetarëve.

1 VITE ME PARE

EKSKLUZIVE/ Plas lufta në Bashki, Rama emëron Jonida Halilin, Veliaj urdhëron t’i ndalohet hyrja në Institucion

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"
Veliaj, Halili dhe Rama

TIRANË- Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime ekskluzive të Dosja.al, bëjnë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë. 

Burimet shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit.

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

EKSKLUZIVE/ Rama 'pushton' komplet Bashkinë Tiranë, pas shkarkimeve emëron Sekretare të Përgjithshme njeriun e tij

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"

TIRANË- Dosja.al ka nxjerr detaje të reja nga furtuna që po ndodh në Bashkinë Tiranë. Burime ekskluzive të Dosja.al, bëjnë me dije se pas shkarkimeve mbrëmjen e kaluar të dy të besuarve kyç të Veliajt në Bashki, ka emëruar njerezit e tij.

Siç raportoi Dosja.al mbrëmjen e kaluar, Rama ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushin dhe kryetaren e komanduar nga Veliaj, Sara Goxhaj. Pas këtyre shkarkimeve, Rama ka emëruar në vend të Dokushit, një të besuarën e tij në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë. Në këtë mënyrë, Rama ka vendosur kontrollin e tij në Bashkinë Tiranë.

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

EKSKLUZIVE/ Veliaj nis revoltën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re. Furtunë në Bashki

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"
Rama, Veliaj, Dokushi dhe Goxhaj

TIRANË- Ajo që pritej prej muajsh ka ndodhur. Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.

Furtuna në bashkinë e Tiranës/ Veliaj "dorëzohet"
Urdheri

Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur?

Burime i thanë Dosja.al se fill pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.

Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn. Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara./Dosja.al

erion veliaj edi rama bashkia e tiranes anuela ristani sali berisha

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën