LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 49 të vdekur, dështon armëpushimi

• Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja kufitare që lanë të vdekur një numër të panjohur trupash azerbajxhaniane. • Me anë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, SHBA bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve ushtarake dhe theksoi se nuk mund të zgjidhen me luftë konfliktet.• Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, për të diskutuar situatën.• Kryeministri armen Pashinyan deklaroi më pas se 49 ushtarë u vranë në përleshjet. • Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për Nagorno-Karabakut.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Armenia dhe Azerbajxhani kërkojnë "ndihmë" nga ndërkombëtarët, Michel dhe Çavusoglu thirrje për paqe

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,
Harta

ARMENI- Qeveria armene njoftoi se kryeminsitri i vendit Nikol Pashinyan pati sot bisedime për situatën në kufirin armeno-azerbajxhan me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Në bisedën telefonike mes të dyve, Armenia akuzoi Azerbajxhanin për përshkallëzim të tensionit.

Michel u përgjigj se BE "është e gatshme të bëjë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm" dhe theksoi se "nuk ka alternativë për paqen dhe stabilitetin në rajon".

Ndërkohë ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, pati bisedime me homologun e tij azerbajxhanas në lidhje me "provokimet armene" në kufirin me Azerbajxhanin dhe i bëri thirrje Armenisë që të fokusohet në negociatat e paqes.

"Armenia duhet të ndalojë provokimet dhe të përqëndrohet në negociatat e paqes dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin," shkroi Cavusoglu në Twitter pas bisedimeve me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov.

Në të njëjtën kohë, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Armenisë biseduan dhe ranë dakord të marrin masa për të stabilizuar situatën në kufirin e Armenisë me Azerbajxhanin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes Armene.

Rusia është aleate e Armenisë përmes Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive. Moska shprehu "shqetësimin e saj të thellë" për situatën dhe u bëri thirrje të dy vendeve të pushojnë armiqësitë dhe të zbatojnë armëpushimin e rënë dakord.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve. Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

3 VITE ME PARE

Lufta Armeni-Azerbajxhan, Rusia arrin armëpushim mes palëve por u shkel pas 15 minutave

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,
Lufta armeni-azerbajxhan

ARMENI- Të paktën 49 ushtarë armenë u vranë gjatë përleshjeve gjatë natës me forcat e Azerbajxhanit, njoftoi kryeministri armen Nikol Pashinyan. Në një fjalim në parlamentin e vendit të tij, Pashinyan tha se forcat e Bakut kishin sulmuar pozicionet ushtarake armene gjatë natës dhe se përleshjet ishin të ndezura.

Sipas Reuters, Rusia ka bërë të ditur se pas përleshjeve të ndodhura ka arritur të arrijë një marrëveshje për armëpushim mes dy vendeve. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndërmjetësuar një armëpushim në orën 09:00 të Moskës sot në mëngjes dhe priste që të dyja palët të përmbushnin kushtet e marrëveshjes.

"Ne shprehim shqetësimin tonë ekstrem për përkeqësimin e mprehtë të situatës në zonat e kufirit armeno-azerbajxhan. Ne u bëjmë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës, të ushtrojnë përmbajtje dhe të respektojnë rreptësisht armëpushimin”.- thuhet në njoftim.

Sipas mediave azere, Azerbajxhani dhe Armenia ranë dakord për një armëpushim në mëngjes, por ai u hodh poshtë disa minuta më vonë. Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 9 të mëngjesit. sipas kohës lokale, sipas raporteve të mediave dhe një burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri. Megjithatë, mediat azerbajxhane raportuan se armëpushimi u shkel menjëherë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve. Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

3 VITE ME PARE

Konflikti ushtarak me Azerbajxhanin, presidenti armen informon se deri tani janë vrarë 49 ushtarë

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,
Pashinyan

ARMENI- Konflikti i stërzgjatur i trashëguar nga fundi i Bashkimit Sovjetik është rindezur pasi përleshje të reja në kufi shpërthyen brenda natës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilët kanë luftuar për vite me radhë për Nagorno-Karabakun, brezin e vogël toke të rrethuar pothuajse tërësisht nga Azerbajxhani, por me një shumicë armene.

Sipas mediave, Shkëndija e fundit është sulmi i mbrëmshëm i Azerbajxhanit me artileri dhe dronë kundër disa qyteteve armene, pranë kufirit të përbashkët të denoncuar nga Ministria e Mbrojtjes e Jerevanit. Kryeministri armen Pashinyan deklaroi më pas se 49 ushtarë u vranë në përleshjet.

Me rifillimin e armiqësive, kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi ndihmë Presidentit Vladimir Putin ku në një bisedë telefonike, kryeministri dha detaje nga veprimet provokuese dhe agresive të forcave të armatosura të Azerbajxhanit ndaj territorit sovran të Armenisë, të shoqëruara me bombardime artilerie dhe armë zjarri të kalibrit të madh. Ai i konsideroi të papranueshme veprimet e palës së Azerbajxhanit dhe theksoi rëndësinë e një reagimi adekuat nga komuniteti ndërkombëtar.

Pashinian zhvilloi gjithashtu bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken për t'u kërkuar atyre t'i përgjigjen "agresionit" të Azerbajxhanit. Në bisedimet e ndryshme, Pashinian tha se shpresonte për "një përgjigje të përshtatshme nga komuniteti ndërkombëtar".

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

3 VITE ME PARE

Përleshjet luftarake me Azerbajxhanin, Armenia telefonon Blinken, Macron dhe Putinin

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,
armeni

ARMENI- Përleshjet kanë shpërthyer midis trupave azerbajxhan dhe armen, në një rifillim të armiqësive dekada të vjetra të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Sipas Guardian, Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, për të diskutuar situatën.

Azerbajxhani, i cili rivendosi kontrollin e plotë mbi territorin në një konflikt gjashtëjavor në vitin 2020, pranoi viktima midis forcave të tij. Armenia nuk përmendi humbje, por tha se përleshjet vazhduan gjatë natës.

Qeveria e Jerevanit tha se do të përdorte një marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë dhe do t'i apelonte një blloku sigurie të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, si dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

 

3 VITE ME PARE

Përplasjet ushtarake Armeni-Azerbajxhan, Blinken thirrje për përfundimin e sulmeve të ndërsjellta

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,
lufta armeni-azerbajxhan

SHBA- Situata në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit shkaktoi solli reagimin e menjëhershëm të SHBA-ve, të cilat shprehën shqetësimin e tyre pas raportimeve për sulme.

Me anë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, SHBA bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve ushtarake dhe theksoi se nuk mund të zgjidhen me luftë konfliktet.

Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake të konflikti. Ne bëjmë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive ushtarake,”-tha kreu i diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Megjithatë, rajoni është shpesh i tensionuar, më së fundi me atë që ndodhi në fillim të gushtit kur Azerbajxhani akuzoi Armeninë për bombardimin e rajonit të Nagorno-Karabakh.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Nis një tjetër luftë në botë, bombardime në kufi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Front i ri lufte! Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit,
Lufta

ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja kufitare që lanë të vdekur një numër të panjohur trupash azerbajxhaniane.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se "në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk".

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin. Duke fajësuar Jerevanin për përleshjet, ata thanë se kishte viktima midis forcave ushtarake nga të dyja palët.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit.

lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet