LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin, pas homazheve në ambientet e Kuvendit, ish-deputeti përcillet për në banesën e fundit

• Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, u përcoll sot për në banesën e fundit. • Ndërkohë paraditen e sotme janë zhvilluar homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. • Homazhet nisën në orën 10:00 dhe përfunduan rreth orës 13:00. • Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. • Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. • Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin. • Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani, të cilat po zhvillohen në Kuvendin e Shqipërisë. • Boçi shprehet se Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan. • Më tej Boçi thotë se nuk e beson ende, por shprehet se Bogdani do të mbetet të kujtimet e tij. • Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat pasi kreu homazhe para trupit të ish-deputetit të ndjerë të PD, Gerti Bogdani. • Gjithashtu Berisha shoqërohej nga e bija, Argita Malltezi gjatë këtyre homazheve. • Ajo shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit ndërsa shtoi se Bogdani do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri. • Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka marrë pjesë homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. • Peleshi tha për mediat se Bogdani, ishte një djalë i shkëlqyer dhe politikan model. • Ai shtoi se ish-deputeti i ndjerë do t’i mungojë politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për tu ndjekur. • Gjithashtu Peleshi tha se i bashkohet të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përfundojnë homazhet në Kuvend, ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
pamje nga ngjarja

TIRANË- Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, po përcillet drejt banesës së fundit. Homazhet në nder të ish-deputetit kanë përfunduar pas rreth tre orësh në ambientet e Kuvendit.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë e shumë figura të njohura nga çdo sferë, i dhanë ditën e sotme lamtumirën e fundit Gerti Bogdanit. Arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit po përcillet në varrezat e Sharrës.

1 VITE ME PARE

Homazhet për Gerti Bogdanin/ Meta: E paimagjinueshme që sot do t’i jepnim lamtumirën e fundit

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në nder të Gerti Bogdanit në Parlamentin e Shqipërisë. Meta u shpreh se ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën e fundit.  Gjithashtu Meta tha se ish-deputeti Gerti Bogdani ishte shembull për të gjithë.

"Ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën  e fundit një personaliteti të njohur publik, nga një familje shumë e njohur dhe me vlera e tradita të Tiranës. Ishte një model i të rinjve të shkolluar që u kthyen në vend,  që dhanë kontribut në jetën publike. Po kështu unë kam pasur kënaqësinë ta njohe edhe si kryeparlamentar dhe në detyrën e deputetit, përveç edhe shumë raporteve të tjera shoqërore e personale. Është moment i rëndë për të gjithë, kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasueshme dhe shokuese, por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë kontributin e tij, veprat e mira që ka lënë, modelin emirë, si edhe kujtimet e bukura. Jemi pranë familjes së tij në këto moment, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve,. I përjetshëm kujtimi i Gertit" tha Meta. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Linda Rama merr pjesë në homazhe

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Linda Rama

TIRANA- Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel në kuadër të një takimi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, homazhet në ambientet e Kuvendit nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Nga pamjet e siguruara vërehen deputetët e Partisë Demokratike që kanë mbërritur si edhe familjarët e Bogdanit.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

1 VITE ME PARE

"Këto momente duhet të na bëjnë më të mirë!" Peleshi në homazhe për Gerti Bogdanin: Djalë i shkëlqyer dhe politikan model, përfaqësonte një standard për tu ndjekur

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Niko Peleshi

TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka marrë pjesë homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Peleshi tha për mediat se Bogdani, ishte një djalë i shkëlqyer dhe politikan model. Ai shtoi se ish-deputeti i ndjerë do t’i mungojë politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për tu ndjekur. Gjithashtu Peleshi tha se i bashkohet të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot.

"Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.

Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë", tha Peleshi.

1 VITE ME PARE

Homazhet për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit/ Liri Berisha: Për Edlirën dalin sot detyra shumë të rënda dhe të vështira për t’i kryer

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Liri Berisha

TIRANË- Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat pasi kreu homazhe para trupit të ish-deputetit të ndjerë të PD, Gerti Bogdani. Gjithashtu Berisha shoqërohej nga e bija, Argita Malltezi gjatë këtyre homazheve.

Liri Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri.

“Me dhimbje të madhe do bëj një ngushëllim sepse asgjë nuk ka vlerë në këto momente se sa jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë. Dhe lutem bashkë me ta, të gjejnë forcën për të kapërcyer këtë dhimbje, këtë këputje të rëndë. Edlirën, para së cilës dalin sot detyra shumë të rënda dhe të vështira për t’i kryer. Ngushëllime të gjithëve, miqve, shokëve, me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër, por të bukur. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi,” tha Liri Berisha.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO- Me lule në duar, Argita Malltezi dhe Liri Berisha marrin pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Argita Malltezi dhe Liri Berisha

TIRANA- Për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, që ndërroi jetë dje, kanë marrë pjesë në homazhe vajza dhe bashkëshortja e kreut të PD-së, Argita Malltezi e Liri Berisha. Homazhet në ambientet e Kuvendit nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Nga pamjet e siguruara vërehen deputetët e Partisë Demokratike që kanë mbërritur si edhe familjarët e Bogdanit.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

1 VITE ME PARE

"Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan"/ Luçiano Boçi në homazhet për ish-deputetin: Nuk e besoj ende, por ai do të mbetet të kujtimet tona

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Luçiano Boçi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani, të cilat po zhvillohen në Kuvendin e Shqipërisë. Boçi shprehet se Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan.

Më tej Boçi thotë se nuk e beson ende, por shprehet se Bogdani do të mbetet të kujtimet e tij.

Reagimi i plotë:

I japim lamtumirën e fundit, mikut tonë, bashkëpunëtorët tonë, politikanit shembullit, shokut tonë personal Bogut, siç e thërrisnim në koefidencë. Gerti ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan, shembull se si duhet të jetë një familjar, shembulli se si duhet një njeri të ndërtojë karrierën e tij, angazhimin publik, komunikimin politik. Dhimbja jonë është shumë e madhe, trishtimi dhe hidhërimi i familjes sonë politike, është po kaq i madh sa i dhe i familjes së tij. Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë dhimbjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël në familjen e tij dhe shoqërinë e tij, pse jo dhe në atë pjesën e imponimit që sillte në Kuvend, një zë i fortë, me zërin e tij si njeri shembull i të rinjve që duhet të ndërtojnë një karrierë të tillë të ndershme e të përkushtuar siç e kishte ai. Nuk e besoj ende, por ai do të mbetet të kujtimet tona.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë kanë nisur homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku po bëhen nderimet ndaj ish-deputetit Bogdani. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00. Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

1 VITE ME PARE

FOTO+VIDEO/ Bashkëshortja e përlotur, deputetët e PD-së mbërrijnë me kurora me lule, zhvillohen homazhet në nder të Gerti Bogdanit në ambientet e Kuvendit

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Foto nga ambientet e Kuvendit

TIRANA- Kanë nisur homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku po bëhen nderimet ndaj ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Nga pamjet e siguruara vërehen deputetët e Partisë Demokratike që kanë mbërritur si edhe familjarët e Bogdanit.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Lamtumira e fundit për ish-deputetin Gerti Bogdanit, nisin homazhet në ambientet e Kuvendit

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Makina e ceremonisë mortore

TIRANA- Kanë nisur homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku po bëhen nderimet ndaj ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, arkëmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës. Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00. Partia Demokratike njoftoi se ka shpallur të enjten ditë zie dhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

1 VITE ME PARE

Ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit! Ish-deputeti përcillet sot për në banesën e fundit, homazhe në nderim të tij zhvillohen në Kuvend

FOTO/ Ndarja e parakohshme nga jeta, lamtumira e fundit për Gerti Bogdanin,
Gerti Bogdani

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për këtë të enjte do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të Bogdanit. Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

Në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Kush ishte Gerti Bogdani?

Gerti Bogdanit ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike. Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.

Bogdani u votua si deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013. Paralelisht ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij.

Gara e fundit elektorale për Gerti Bogdanin ishin primaret e Sali Berishës ku kërkoi te ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës në 2022 në Partine Demokratike. Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes. Ai ka lënë pas dy fëmijët si edhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.

gerti bogdani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet