LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e BE-së, Brnabiç: S’ka dy vende, Kosova nuk njihet! Kurti: Mezi pres zgjedhjet e reja në Veri

•Sot liderët e rajonit morën pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023 në Slloveni. •Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte tema kryesore e diskutimit mes krerëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. • Kryeministri Edi Rama tha se nuk beson se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së në 2030, por edhe kjo kohëzgjatje ka përparësitë e veta. • Rama u tha zyrtarëve të lartë të unionit se nuk duhen vetëm reforma apo kritika, por hapa më konkretë dhe mbështetje direkte financiare dhe ndihmë në tregun e përbashkët. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se po punohet intensivisht që Kosova të njihet nga 5 vendet e BE-së dhe të avancojë në proceset integruese. •Kurti nënvizoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë duhen ulur patjetër, dhe se Kosova ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për de-eskalimin e tensioneve. • Ai gjithashtu shtoi se mezi pret që në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet e reja. •Përplasje janë shënuar gjatë zhvillimit të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe asaj të Serbisë, Ana Brnabiç. • Kjo e fundit, teksa diskutohej mbi dy vendet, ndërhyri duke thënë se nuk ka dy vende, pasi Kosova nuk njihet.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Denkov: Bullgaria nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut për ndryshimet kushtetuese

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Nikolai Denkov

SLLOVENI- Bullgaria mbetet në pozicionin e njëjtë sa i përket Maqedonisë së Veriut, se duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian lidhur me domosdoshmërinë për ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, në një intervistë për gazetën e Sofjes “24 orë”.

Ndryshimet kushtetuese, që janë në procedurë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, parashikojnë përfshirjen në preambulën e Kushtetutës të pakicës bullgare, si popull shtetformues. Ky është kushti kryesor të cilin duhet të përmbushë Shkupi, në të kundërtën Sofja mban të drejtën e vetos të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020 duke bllokuar bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Kryeministri bullgar, Nikolai Denkov, tha se pas miratimit të “propozimit francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, bisedimet duhet të vazhdojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit ‘propozim francez’, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, bisedimet në fakt tani nuk janë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas takimit që zhvilloi më 27 gusht me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, takim që u mbajt para fillimit të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, tha se është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Pas takimit me Kovaçevskin, Michel në rrjetin social X, i dha mbështetje të plotë iniciativës për miratimin e amendamenteve kushtetuese, “pavarësisht sfidave të shumta politike”.

Për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit integrues u fol edhe në takimet e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Shkup më 24 dhe 25 gusht.

Ndryshimet kushtetuese kundërshtohen nga opozita maqedonase e cila pretendon se “përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk nënkupton fundin e kërkesave e diktatit bullgar”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në një intervistë për gazetën e Beogradit "Politika", ka akuzuar diplomacinë maqedonase se “nuk lufton për pozita më të mira dhe garanci se nuk do të ketë pengesa të reja për rrugën e integrimit evropian.

“Cila është garancia se ky ndryshim i Kushtetutës, i cili tani po i kërkohet Maqedonisë [së Veriut], do të jetë i fundit? Cila është garancia se nesër nuk do të ketë kërkesë për ndryshim të Kushtetutës në të cilën do të ripërcaktohen çështjet identitare ose nuk do të ketë minimizim dhe fshirje të re të historisë maqedonase”, deklaroi Mickoski.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA se është i bindur se procesi për ndryshimet kushtetuese në vend do të përfundojë me sukses në javët apo muajt e ardhshëm.

“Procesi ka filluar, siç e shihni, e gjithë bota, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja, e mirëpritën vendimin për fillimin e procesit. Jam bindur se ky proces do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha ai.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

“Nëse pyesim grekët, dhe ata do na sulmojnë me shumë kënaqësi”, Rama me kritika për BE-në

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, kryeministri Edi Rama hodhi kritika ndaj BE-së lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ai tha me tone ironike se nëse merret për bazë për anëtarësimin në BE se cili vend është në luftë, sipas tij, të gjithë të pranishmit e Ballkanit Perëndimor në panel do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e unionit.

"Së pari, më duhet të them që nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të filloja negociatat, sepse dukej shumë neurotike kur na thoshin “ne duam të martohemi me ju, por s’duam të flasim me ju”. Tani që po flasim, jemi më mirë. Ne do të bëjmë punën tonë, sepse në fund të fundit i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që ne jemi të mirë për ta, por është të transformojmë vendet tona dhe negociatat për mua janë transferimi i dijeve për shtetformimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi.

Por duke ju kthyer dëshirës, unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë e tillë, sepse BE është një aspekt shumë i rëndësishëm, një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor.

Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia- Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullehet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën. Prandaj këtë do ta përmblidhja në këtë formë.

E di që duket paska e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një not pak më lartë. Nuk e di nëse dëgjuat që Rusia ka negociatën për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga njëra anë e vendit në tjetrën dhe kryeministri shkoi te Putini dhe tha: Zoti president kemi një problem. E dërgova pikërisht familjen time me pushime dhe i mora në telefon për t’i thënë “natën e mirë”. Është mëngjes atje dhe janë në plazh. E mora Olaf Scholzin për përvjetorin e tij dhe më tha që është nesër. Mora Xi Jinping për vitin e ri ta uroja dhe më tha që është ende viti i vjetër. Dhe Putin i thotë: E di, më ndodh dhe mua, dhe unë mora Prigozhinin dhe familjen për t’i thënë që avioni nuk po nisej ende.

 -Pjesën e fundit po e heq nga lista e dëshirave.

Kryeministri Edi Rama: Them se është më mirë kjo listë sesa të flasim për normalizimin këtu, sepse të gjithë nuk do bëhen normal në fund fare".

2 VITE ME PARE

"Kosova dhe Serbia janë një! "Kurti i përgjigjet Brnabiç: Ju nuk e distancuat veten as nga Millosheviçi as nga Putini

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Albin Kurti

SLLOVENI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur Brnabiç, e cila provokoi kur u pyet për normalizimin e raporteve me Prishtinën, si kusht për të dyja vendet për hyrë në BE. 

Kryeministrja e Serbisë tha se Kosova dhe Serbia janë një vend. Kurti në përgjigjen e tij tha se 94 për qind e kosovarëve mbështesin BE, teksa tha se Kosova ka vënë sanksione ndaj Moskës dhe Serbia jo.

“Të mbështesësh Kosovën për BE ne e kemi 94%. Ne kemi vënë sanksione kundër Rusisë, Serbia jo, nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, -tha Kurti.

2 VITE ME PARE

Brnabiç përplaset me Kurtin: S'ka dy vende, Kosova nuk njihet!

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Ana Brnabiç

SLLOVENI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç teksa u pyet për normalizimin e raporteve me Prishtinën, si kusht për të dyja vendet për hyrë në BE, u shpreh se Kosova dhe Serbia janë një vend dhe normalizimi mes palëve fillon me marrëveshjen e Brukselit e nënshtruar 10 vite më parë.

Brnabiç: Në fillim më duhet të them që për mua është një vend, nuk ka dy vende. Kosova nuk njihet nga ndërkombëtarët dhe nuk është pjesë e OKB. Dyshoj që të jetë pjesë e BE ndërsa ka 5 vende që nuk e njohin. Normalizimi që është në interes si të serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithë rajonit, është në krye të prioriteteve tona. Normalizimi fillon me marrëveshjen e Brukselit e nënshtruar 10 vite më parë.

E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte është themelimi i bashkësive serbe. Kurti thotë se marrëveshja nuk ekziston për të, por po e përsëris që ky është hapi i parë që duhet të zbatohet për normalizimit. Po presim asociacionit.

2 VITE ME PARE

“Rajoni ynë ti bashkohet BE-së”, Kurti: Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve për tensionet në veri

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se një mënyrë si të bindin vendet skeptike për njohjen e Kosovës është nëpërmjet progresit ekonomik dhe demokratik që kanë pësuar. Ai foli edhe në raportet me Serbinë, për të cilën tha se do ti normalizojë por është shumë e vështirë.

Kurti u shpreh se duhet të ketë shtensionim të situatës Kosovë-Serbi, ku siç theksoi, Kosova ka kontribuar duke ulur me 50% praninë e policisë në veri dhe duke pasur zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri nënvizoi se Kosova duhet të integrohet në BE, dhe se duhet të njihet nga vendet e Ballkanit në lidhje me sovranitetin, ku theksoi se dhe tensionet në veri do të shuhen dhe do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

“5 vende ende nuk na njohin, por ne po punojmë nga ana bilaterike dhe atmosfera është më e mirë, shpresoj të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Një mënyrë tjetër që ne përpiqmi t’i bindim vendet është përmes progresit ekonomik dhe demokratik, histori suksesi ndërhyrja e NATO-s, Kosova është në krye të 6 vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e qytetarëve. Jemi optimist dhe presim të bashkohemi në BE.

BE është njëlloj feje ateiste, është e rëndësishme që të jemi të harmonizuar në bazë të politikës dhe vlerave. Ne duhet të kemi harmonizim mbi politikat, ne kemi rritur buxhetin për shëndetësinë, arsimin, presim të bëhemi pjesë e KiE-së. Rajoni ynë duhet të bëhet që të mbyllet kjo çështja e njohjeve të ndërsjellta. Kjo duhet të sqarohet, dhe mbrojtjen e minoriteteve në të gjithë rajonin, shpresoj në pak vite të bëhemi pjesë e BE-së.

Ne duhet të ulim tensionet, në veri nuk ka tashmë më konflikte, kemi ulur numrin e policëve dhe presim të kemi zgjedhje të parakohshme. Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve, por besoj se njerëzit e kuptojnë se ata që integrohen jetojnë më mirë, edhe ne si qeveri jemi aty për të siguruar të drejta të barabarta”, tha ai.

2 VITE ME PARE

“2030 për ne është shumë larg”, Abazoviç: Duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt të jetë e mundur

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nga forumi strategjik i Bledit tha se BE duhet të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, dhe se afati kohor në 2023 është shumë i largët. 

“Ne jemi vende euro-optimist, vende të qejfit dhe të diellit, nuk kemi probleme me fqinjët, kemi dhënë rezultate në shtetin ligjor. Por pyetja shtrohet, ne e dimë se çfarë duam, duam të jemi pjesë e BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidershipi i BE e di vetë se çfarë kërkon, nëse kërkojmë zgjerim, është edhe në interes të BE që të integrojë Ballkanin Perëndimor, nëse e shohim në këtë mënyrë por nuk ndryshojmë diçka të jeni i sigurtë që do shkojmë drejt euroskepticizmit. Një palë e tretë mund të ndërhyjë. Pyetja është: Njerëzit janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se janë aty. Si është e mundur se njerëzit tonë integrohen në BE, dhe shtetet tona jo?!

Mos të dukemi si rajon krizash, po që mund të japim ndihmë për zhvillimin e BE. Kjo është pyetja që shtrohet. 2030 për ne është shumë larg, por duhet të dimë se cilat janë rregullat, dhe nëse ne nuk e përfundojmë kjo është e drejtë. Por nuk është e drejtë që na thoni bëni këtë dhe në fund na thoni na prisni, ne nuk jemi egoistë por mbështesim integrimin. Nuk është e mirë që të presim për konflikt në Ballkan dhe të na integroni në BE”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Denkov në forumin "Bled": Në BE duhet të na bashkojnë vlerat

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Nikolay Denkov

SLLOVENI- Kryeministri Nikolay Denkov në fjalimin e tij para Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë u shpreh se BE nuk është çështje gjeografike, por çështje vlerash.

"Të gjithë po e shohin Bullgarinë: Pse po fokusoheni te ndryshimet kushtetuese?". Më lejoni të bëj një pyetje tjetër: Pse është problem kaq i madh që bullgarët të përfshihen mes 10 kombësive të tjera në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ? Do të isha i lumtur që herën tjetër në të njëjtin forum të shikoja se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera tashmë kanë filluar negociatat e tyre për anëtarësim. Por për këtë qëllim ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë," tha Denkov. 

Ai dha shembullin e Bullgarisë, e cila gjithashtu është e bllokuar për anëtarësimin e dëshiruar - në Shengen, ku Austria dhe Holanda nuk e lanë të hyjmë: BE nuk është çështje gjeografike, por çështje vlerash dhe ndryshimet kushtetuese në PCM janë pjesë e kornizës së negociatave me BE-në”.

2 VITE ME PARE

Rama: Na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit, BE të jetë më shumë mbështetëse dhe jo vetëm të kritikojë

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Forumi i Bled ne Slloveni

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune dy ditore në Slloveni, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën vjetore ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, me temë “solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Rama, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u shpreh se ndihet ‘tragjikisht optimist’. Ai tha më tej se BE duhet të jetë më shumë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm të kritikojë.

"Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë, duke konsideruar që kjo nuk duhet të jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE, deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrje tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu. Të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë Acquis për të përmbushur në momentin që vijnë. Por kjo duhet marrë parasysh. Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit deri sa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe pro-europianë, pra kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë të keni përmbushur premtimin tuaj, Charles", tha Rama.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Forumi i Bled në Slloveni, mbërrin Rama

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Edi Rama

SLLOVENI-Forumi Strategjik i Bled ka detyruar liderët pjesmarrës që të pajisen me çadra, pasi moti nuk ishte aspak premtues. E duke qenë kështu, kryeministri Edi Rama mbërriti në forum me çadër.

Në foto ai shihet teksa kalon i vetëm në tapetin e kuq. 


Konferenca e 18-të ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled zhvillohet më 28 dhe 29 gusht 2023 nën titullin “Solidariteti për Sigurinë Globale” dhe do të jetë forumi më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues global deri më tani.

Forumi Strategjik Bled është një projekt ndërqeveritar i Republikës së Sllovenisë, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Qendra për Ardhmërinë Evropiane./Dosja.al

2 VITE ME PARE

SAMITI/ Kurti kërkoi zbatimin e 3 marrëveshjeve të arritura në Berlin, DETAJE- Çfarë u diskutua mes liderve në darkën në Slloveni?

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Samiti në Slloveni

SLLOVENI- Zyra e Kryeministrit tw Kosovws ka shpalosur detaje nga darka e mbrëmshme në Slloveni, e cila u shtrua nga kryeministri slloven Robert Golob në vigjilje të Forumit të Bledit që do të nis punimet sot. Në këtë darkë, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili sot gjithashtu do të jetë pjesë e panelit të diskutimit në Forum.

“Në qytetin e bukur të Bledit, në freskinë e bjeshkëve dhe pranë pamjes magjepsëse të Liqenit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë darkës u diskutua për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe sigurinë.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga ZKM.

ZKM shton se kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

2 VITE ME PARE

FOTOT- I 'bashkoi' samiti në Slloveni, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart, s'mungojnë dhe shikimet me 'bisht të syrit'

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Takimi

SLLOVENI-As në Tiranë e as në Prishtinë, por Kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama janë takuar në një konferencë në Slloveni. Ata kanë shtrënguar duart teksa ishin të ftuar në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit. E pranishme në këtë darkë mes liderëve të tjerë është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në

Edhe në fotot e tjera, gjatë darkës Kurti e Rama kanë zgjedhur të jenë pranë. Mirëpo, në disa momente Kurti shikonte Ramën nga larg i cili bisedonte me të ftuarit e tjerë. 

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në

/Dosjaal

2 VITE ME PARE

Kurti sot në Slloveni, merr pjesë në panelin e liderëve të rajonit! Në axhendë takime bilaterale

Forumi i “Bled” në Slloveni/ Rama: S’besoj se në
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, sot do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit. Ai po ashtu do të zhvillojë disa takime bilaterale. 

Kurti më herët deklaroi se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

Në një postim në rrjete sociale një ditë më parë, ai u shpreh se ka bërë thirrje për qasje të bazuar në vlera të fokusuara në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht.

“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri slloven Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Në këtë takim prezentë ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç dhe përfaqësues të tjerë. Po ashtu shefi i ekzekutivit kosovar mbrëmë ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. 

slloveni samiti bled 28 gusht 2023

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë