Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rrëzohet marrëveshja Iran-SHBA, ndërsa sulmet sa vijnë dhe shtohen
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
• SPAK ka marrë të pandehur Kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, i cili akuzohet për falsifikim formulari. •Hajdari u paraqit ditën e sotme në SPAK, së bashku me avokatin e tij. •Atij iu është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve. •Kryebashkiaku i PS refuzoi të jepte shpjegime duke “kyçur gojën” përballë mediave, ndërsa avokati i tij u shpreh se Kreshnik Hajdari nuk është marrë i pandehur, por u pyet për një kallëzim e ngritur ndaj kryebashkiakut për fshehjen e dënimit në Greqi. •Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje (14 nëntor) mandatin e Hajdarit, pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas së cilës kryebashkiaku rezultonte i dënuar në Greqi, dhe në formularin e vetëdeklarimit shkruante se nuk rezulton i dënuar. •KQZ hodhi poshtë kërkesën e palës iniciuese duke vlerësuar që Hajdarit të mos t’i ndërpritej mandati i kryebashkiakut.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Lajmin e raporton gazetarja Anila Hoxha, e cila bën të ditur se Hajdarit i është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve.
Një ditë më parë, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot pozita e tij është vështirësuar me komunikimin e akuzës nga prokurorët e SPAK.
SPAK e thirri Hajdarin, dy ditë pasi Prokuroria, nëpërmjet një shkrese, njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.
Nga verifikimet e Prokurorisë, gjithashtu konfirmuar nga ministria e Drejtësisë greke, Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur dhe është dënuar me “masa riedukuese e qortimit”. Sipas drejtësisë greke, i pandehuri në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kjo çështje u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./Dosja.al
TIRANË-Kryetari i Bashkisë Kuçovë,Kreshnik Hajdari ka qëndruar përreth 1 orë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Pas përfundimit Hajdari nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët edhe pse ai po pyetej për pak minuta.
I vetmi që u prononcua ishte avokati i tij Theodhori Sollaku i cili tha se klienti i tij nuk është marrë i pandehur por është për një kallëzim.
Nga ana tjetër Sollaku shtoi se mosdeklarimi i Hajdarit për dënimin në Greqi erdhi si një arsye e cila nuk kishte vlerë ligjore.
TIRANË- Një ditë pasi KQZ vendosi që të mos t'i heqë mandatin, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK. I shoqëruar edhe nga avokati Theodhori Sollaku, ai është futur në ambientet e brendshme të këtij institucioni.
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç.
Hajdari u paraqit dje në mbledhjen e KQZ-së, por zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë dhe mbrojtjen ta bëjë përfaqësuesi i tij ligjor Theodhori Sollaku. Përkrah tyre, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 3 përfaqësues ligjorë. Pas tyre, edhe Lefter Maliqi, kandidati i aleancës Meta-Berisha për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.
Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdarit tha se nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin. Ai tha se Hajdari në Greqi është dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk futet tek veprat e ndaluara.