LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"EUREKA!"/ Goditen disa grupe kriminale të Ndrangehtas në Itali, 108 të arrestuar! Eldi Dizdari i furnizonte me kokainë nga Amerika Latine

• Operacion kundër mafias italiane, Ndragheta. • ‘Eureka’ ka vendosur në pranga 108 persona, nga 150 të shpallur në kërkim në 8 vende të Europës. • Sipas mediave italiane, ku është padyshim operacioni më i madh i kryer ndonjëherë kundër mafies kalabreze në Evropë. • Më shumë se një mijë policë u përfshinë në kërkimet mëngjesin e sotëm në Gjermani dhe tre mijë në Itali, duke treguar se kontrollet kanë prekur edhe Spanjën, Portugalinë, Francën, Rumaninë dhe Slloveninë. • Të arrestuarit ishin të lidhur me trafikun e kokainës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës. • Pika kyçe mendohet se është pporti i Antëerpen. • Hetuesit kanë zbuluar se fluksi i parave menaxhoheshin nga organizata të përbëra nga subjekte të shtetësisë së huaj, të specializuara në marrjen e parave, ose nga njerëz që lëviznin para në territorin e Europës. • Por lëvizjet përfshinin Panamanë, Kolumbinë, Brazilin, Ekuadorin, Belgjikën dhe Holandën. • Shumat e lëvizura janë rreth 22 milionë e 300 mijë euro. • Paratë pjesërisht ishin ripërdorur për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe për të financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani, duke përdorur skemën e hapjes së lavazhe. • Sipas hetuesve, një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugit nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai. • Hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2019. Hetuesit zbuluan funksionimin e tre bandave kriminale që synonin trafikun ndërkombëtar të drogës, të cilat i kishin bazat e tyre në Itali si dhe jashtë saj. • Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD- Mijëra efektivë në aksion për "Eurekën"! Pako, Rolex dhe armë të çdo lloji, çfarë sekuestroi Policia

"EUREKA!"/ Goditen disa grupe kriminale të Ndrangehtas në
Pamje nga aksioni

TIRANË- Dalin pamjet e megaoperacionit "Eureka" që ka shkatërruar disa banda kriminale që kishin lidhje me mafian e Ndragheta. 108 persona janë arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Itali në disa qytete të vendit, ndërsa në pamje duken qartë armët e gjetura, pakot me kokainë dhe bizhuteritë e shtrenjta bashkë me orat Rolex.

Të arrestuarit janë nën akuzë për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh.

Po ashtu, sipas hetuesëve, grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi. Paratë dërgoheshin në Panama dhe në vende të tjera, ndërsa në Europë pastroheshin duke hapur lavazhe.

3 VITE ME PARE

MEGA-AKSIONI! Goditen disa grupe kriminale të Ndrangehta-s, 108 të arrestuar, furnizoheshin me kokainë nga Eldi Dizdari

"EUREKA!"/ Goditen disa grupe kriminale të Ndrangehtas në
Eldi Dizdari

ITALI- Tjetër goditje ndaj Ndrangheta-s. Në 24 orët e fundit janë shënuar dhjetra arrestime dhe konfiskime në Gjermani dhe në Belgjikë, me vlerë mbi 25 milionë euro. "La Stampa" ka zbuluar detaje nga megaoperacioni "Eureka", duke bërë me dije se mes tyre ishte dhe një shqiptar, i shumëkërkuari Eldi Dizdari (Denis Matoshi). Hetimi ka nisur me bandat Pelle, Strangio, Nirta, Giampaolo, Mammoliti dhe Giorgi, që në vitin 2019 pasi ishinvendosur në lupë anëtarët e bandës "Nirta di San Luca". Por dosja u fry aq shumë saqë u përfshi edhe Ndragheta. 

“Gjatë hetimeveu dokumentua organizimi i një dërgese në Brazil të një kontejneri plot me armë lufte, të ardhur nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik."

Për të trafikuar armët dhe kokainën ishin krijuar disa organizata. Shoqata e parë e rikonstruktuar ka të bëjë me familjen Nirta, "Versu" të San Luca, e cila kishte bazë në Brazil, e përfaqësuar nga i arratisuri Vincenzo Pasquino, i kapur në vitin 2021 së bashku me bosin e drogës, Rocco Morabito.

E dyta i përket familjes Mammoliti "Fischiante" të Bovalino me 'nyje' në Pulia, Abruzzo, Lazio, Toskana dhe Lombardi dhe që ka kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit amerikano-jugor të kokainës dhe me trafikantë ndërkombëtarë si Denis Matoshi (Eldi Dizdari), aktualisht i arratisur në Dubai. Shoqata e tretë, i përket familjes Strangio "Fracascia" të lidhur me bandat Nirta-Strangio të përfshira në masakrën e Duisburgut të vitit 2007. Kjo organizatë e tretë, sipas hetuesve, kishte degë të qëndrueshme në Genk (Belgjikë), Mynih (Gjermani), Spanjë dhe Canberra (Australi).

Gjyqtari hetues i Reggio Calabria, me kërkesë të DDA, ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 25 milionë euro. Aksioni u zhvillua në Itali, Portugali, Gjermani dhe Francë, etj.

Kush është Eldi Dizdari?

Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, vuante një dënim në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fillimisht ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Por më pas u lirua.

Matoshi/Dizdari, sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) - një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro. Ai u arrestua në Dubai, por pas lirimit të tij, është ende e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga drejtësia italiane, por deri më tani Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

3 VITE ME PARE

'Ndrangheta'/ Operacioni 'Eureka' kundër bandave të Locride në Itali, arrestohen 108 persona

"EUREKA!"/ Goditen disa grupe kriminale të Ndrangehtas në
Policia

ITALI- Një operacion në bashkëpunim me karabinerët del Ros dhe komanda e Reggio Calabria është finalizuar duke vënë në pranga 108 persona, raporton 'Ansa'.

Të dyshuarit akuzohen se janë të përfshirë në mafian dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Operacioni i quajtur 'Eureka' kishte si synim ndalimin dhe arrestimin e pjestarëve të bandave Nirta-Strangio të San Luca dhe Morabito di Africo. Aksioni u zhvillua edhe në zonat e tjera si: Catanzaro, Vibo Valentia, Pescara, Milano, Salerno, Catania, Savona, Bolonja, Vicenza, L'Aquila, Ancona, Roma dhe Cagliari.

Ende nuk ka më shumë detaje rreth këtij aksioni. Pritet që në orët në vijim të dalin detaje si emrat e personave të ndaluar e nëse në mesin e tyre ka shqiptarë./Dosja.al

eldi dizdari operacioni eureka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet