LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin! Autori, vrasës me pagesë, erdhi me motor nga Shkodra! 'U zhduk’ në Gjadër

• 'Postieri' që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj ende nuk është kapur. • Kur po bëhen 24 orë nga vrasja e bujshme në Lezhë, Policia e Shtetit nuk ka krijuar ende një identikit të autorit, që dyshohet se është vrasës me pagesë. • Mirëpo deri më tani, në Policinë e Lezhës janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, por asnjë nga deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit. • Vjehrri i tij, prezent në momentin e vrasjes, raportohet se ka thënë se e vetmja fjalë e autorit ishte: Si je Ardian?! • Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor "Skuter", e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës. • Itinerari që ka ndjekur ka qenë ai përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit, e më pas ka humbur gjurmët. • Kjo pasi në zonë nuk ka as kamera sigurie. • Megjithatë hetimet vazhdojnë. • Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Hasmëria me fisin Balaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë, Pëllumbin. Disa vite më pas nga fisi Balaj, u vranë 2 persona. • Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me zgjedhjet, pasi Nikulaj kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiat; për të shkuarën e tij të mbushur me precedentë penalë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e konflikteve që kanë lidhje me biznesin. • 51-vjeçari ishte pronar i një hoteli me emrin "Coral". • Hetimte ende vazhdojnë ndërkohë që i ndjeri do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt, autori e priti mbi një orë, qëndroi në këmbë përballë lokalit, është fiksuar dhe nga kamerat

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Vrasësi e priti biznesmenin Ardian Nikulaj për mbi 1 orë. TVKlan raporton se kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja e kanë fiksuar atë duke qëndruar përballë lokalit të Nikulajt, në Shëngjin. Sapo e ka parë të ulet, ai është futur në lokal dhe e ka qëlluar duke zbrazur karikatorin e pistoletës TT.

Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës. Itinerari që ka ndjekur ka qenë ai përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit, e më pas ka humbur gjurmët. Kjo pasi në zonë nuk ka as kamera sigurie.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Hasmëria me fisin Balaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë, Pëllumbin. Disa vite më pas nga fisi Balaj, u vranë 2 persona.

Por, nuk përjashtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me zgjedhjet, pasi Nikulaj kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiak. Deri më tani, në Policinë e Lezhës janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, por asnjë nga deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Publikohet momenti i vrasjes së Nikulajt, vrasësi gjakftohtë e qëllon 6 herë, mbaron punë për 13 sekonda!

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj. 50-vjeçari shihet që qëndron i vetëm në tavolinë në lokalin e tij. Pamjet e publikuara nga Dosja.al tregojnë se atij i bie celulari në momentin që autori i krimit futet brenda dhe duket që e shikon për të kuptuar se kush është, por nuk i del koha për të kuptuar asgjë. Paralelisht me autorin, në lokal futet dhe një tjetër person, nga dera e kuzhinës dhe e përshëndet vrasësin për mirësjellje.

Në këtë çast, autori afrohet, nxjerr armën dhe qëllon gjashtë herë në drejtim të Nikulajt. Më pas largohet i qetë. Në momentin që nisën krismat është larguar edhe personi tjetër. E gjithë nga ngjarja, nga hyrja e tij në lokal, të shtënat dhe ikja ka zgjatur 13 sekonda në total.


Personi që ka qenë prezent në momentin e vrasjes, raportohet se ka thënë se e vetmja fjalë e autorit ishte: Si je Ardian?! 

Pasi ka kryer vrasjen, autori që mendohet se ka ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor "Skuter", e më pas është larguar edhe njëherë drejt Shkodrës. Itinerari që ka ndjekur ka qenë ai përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit, e më pas ka humbur gjurmët. Kjo pasi në zonë nuk ka as kamera sigurie.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria mes viseve që lidhet me vrasje të ndodhura vite më parë. Hasmëria me fisin Balaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë, Pëllumbin. Disa vite më pas nga fisi Balaj, u vranë 2 persona.

Por, nuk përjashtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me zgjedhjet, pasi Nikulaj kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiak. Deri më tani, në Policinë e Lezhës janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, por asnjë nga deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorit.

3 VITE ME PARE

Me TARGA angleze/ Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet një motor që dyshohet të jetë i autorit, ja ku u gjet

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Autori me motor

LEZHË- Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Policia e Shtetit ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit. Motori me targa angleze është bllokuar në Tiranë, por "problemi" është se ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë. Në mjetin e gjetur po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dyshohet për vrasës me pagesë! Ekzekutimi i Nikulajt, autori u nis me motor drejt Shkodrës, kontrollohet telefoni i viktimës

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Autori dhe momenti i vrasjes se Ardian Nikulajt

LEZHË- Detaje të reja pas vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin. Raportohet se pas krimit, autori është larguar me një motoçikletë dhe se në fshatin Gjadër ka humbur gjurmët. Policia ka marrë në pyetje familjarë të një fisi tjetër në Balldre, pasi Nikulaj ishte në hasmëri me ta, por as kjo pistë nuk e ka qartësuar objektivin e policisë.

Grupi hetimor po kryen këqyrjen e telefonit të viktimës për të parë nëse ka pasur kontakte apo telefonata, që mund të hidhin dritë mbi rrethanat e krimit. 

Duke parë qartësinë me të cilën ka kryer krimin, e mënyrën sesi është larguar nga vendi, dyshohet se autori mund të jetë vrarës me pagesë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Nikulajt/ Rrumbullaku shkon në Lezhë, mblidhen pamjet e kamerave të sigurisë, shoqërohen 20 persona

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Biznesi

LEZHË- Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ka shkuar vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Grupi hetimor që po merret me këtë ngjarje mësohet se ka grumbulluar pamjet e sigurisë të dhjetëra bizneseve përgjatë rrugës Shkodër-Lezhë, për të zbardhur itinerarin që mund të ketë ndjekur autori që ekzekutoi me 7 plumba ish-kandidatin për deputet, brenda lokalit të tij në Shëngjin. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, të pranishëm në lokal në momentin e ngjarjes dhe familjarë të biznesmenit për t’u pyetur në lidhje me konflikte të mundshme që Ardian Nikulaj mund të ketë patur.  

Autori, i cili ende është në kërkim ka ardhur me një motor, ka ndaluar para lokalit të Nikulajt që ndodhet në shëtitoren në hyrje të Shëngjinit dhe është futur brenda ku e ka qëlluar Nikulajn nga një distancë rreth 2 metra larg. Më pas ai është larguar me motor duke humbur gjurmët.

Si ndodhi vrasja?

50-vjeçari u vra mesditën e djeshme teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Krimi GODET sërish! Vrasja e politikanit Ardian Nikulaj/ VOA: Ka mbajtur poste të rëndësishme

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Ardian Nikulaj

Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra të mërkurën në qytetin e Shëngjinit. Nikulaj, i përfshirë dhe në politikë si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak, ndodhej në mjediset e brendshme të resorit në pronësi të tij “Coral Shëngjin”, në Shëngjin kur u qëllua.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, autori i vrasjes ishte i maskuar, me skafandër në kokë dhe një jelek fosforeshent në trup, kur ka qëlluar me pistoletë ndaj Nikulajt. Menjëherë më pas ai është larguar me një motoçikletë.

Policia njoftoi se vrasja e 50-vjeçarit Nikulaj është kryer në orën 13 e 30 minuta, për motive ende të paqarta.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Ardian Nikulaj ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate. Ndërsa aktualisht ai drejtonte degën vendore të kësaj partie për qarkun e Lezhës dhe ishte përfshire ne listat e kandidateve për zgjedhjet vendore që pritet të mbahen më 14 maj.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, përmes një postimi në facebook u shpreh se “një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publikë në qytetin tonë”, ndërkohë që kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes nga organet e rendit.

Ardian Nikulaj ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, përfshirë postin e drejtorit të ALUIZNI-t për Lezhën.

Sipas formularit të dekriminalizimit, dërguar në KQZ në vitin 2021, ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg në vitin 2003 dhe me gjobë në vitin 2006. Në vitin 1998 ai ka qenë emigrant në Novara të Italisë./VOA

3 VITE ME PARE

Ardian Nikulaj u vra për politikë? Manja: Neveri dhe përçmim për këto deklarata

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, u pyet ditën e sotme nga gazetarët për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Teksa i bëri thirrje drejtësisë për të çuar autorët para drejtësisë, Manja i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës se ngjarja ishte politike. Ministria tha se ndjen neveri dhe përçmim për këto deklarata që bëhen për qëllime personale.

E para dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim në këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, më pas jemi aleatë apo mund jemi dhe kundërshtarë politikë. Por në rastin konkretë duhet të bashkohemi në një kërkesë. Atë të zbardhjes menjëherë të kësaj ngjarje dhe të vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar menjëherë përpara drejtësisë. Tani lidhur me akuzat e djeshme, unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politik apo për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri dhe përçmim, por është momenti  të ftoj edhe njëherë organet ligjzbatuese që një orë e më përpara të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të shkojnë përpara drejtësisë”-u shpreh Manja.

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Nikulaj ka marrë kërcënime ditët e fundit nga ata që ai i quajti “mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu”.

Çfarë ndodhi dje?

Ardian Nikulaj (Marku) u vra mesditën e djeshme teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Si je Ardian?!”/Zbardhet komunikimi i vetëm mes autorit dhe biznesmenit Nikulaj në Shëngjin, i vjehrri shtangu

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Momenti i vrasjes

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt dje teksa pinte kafe në biznesin e tij, në një hotel në zonën e Shëngjinit. Sipas rrëfimit të vjehrrit të tij, ekzekutori i maskuar si motorist, hyri në ambientet e lokalit në pronësi të Nikulaj dhe e ka thirrur në emër: Si je Ardian?!

Ndoshta kjo edhe si mënyrë për të konfirmuar edhe një herë të fundit se personi që kishte përballë ishte shënjestra e tij. Në momentin që 51-vjeçari i është përgjigjut, autori qëlloi disa herë ne drejtim tij, duke e lënë të vdekur në vend. Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por vetëm 2 kanë përfunduar në trupin e biznesmenit duke i marrë edhe jetën.

Publikohet videoja e ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin!
Momenti i vrasjes

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

vritet ardian nikulaj ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet