LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi i Astrit Kalasë/ Prokuroria tre akuza për Elvis Shkambin, xhaxhai shtyu nipin të vriste gjyqtarin! Nesër masa e sigurisë

• Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë më parë në sallën e gjyqit. • Autori Elvis Shkambi, po hetohet për 3 akuza penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”. • Ndërsa, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi i pranishëm në sallën e gjyqit, dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij për të vrarë gjyqtarin e Apelit nëse do jepte një vendim në dëm të tyre. • Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë thuhet se roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka kryer kontroll fizik në momentin që Elvisi hyri në gjykatë për seancën, i armatosur. • Po ashtu theksohet se Koxhaj nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve, por ka vijuar të qëndrojë ulur në karrige, duke mos kryer kontroll fizik. •  Sakaq, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për tre personat e arrestuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. • Po ashtu Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja privat i sigurisë Banush Koxhaj, të cilët u arrestuan ditën e ngjarjes (6 tetor), do të dalin ditën e nesërme para Gjykatës për tu njohur me masat e sigurie. • Seanca do të mbahet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës dhe do të jetë nën masa të forta sigurie. • Gjykata njofton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të marrin pjesë vetëm palët e përfshira.

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Tre të arrestuarit dalin nesër para Gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë, seanca me dyer të mbyllura

Ekzekutimi i Astrit Kalasë/ Prokuroria tre akuza për Elvis Shkambin,
Astrit Kalaja

TIRANË- Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja do të dalin ditën e nesërme para Gjykatës për tu njohur me masat e sigurie. Seanca do të mbahet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës dhe do të jetë nën masa të forta sigurie.

Për masë sigurie do të dalin autorin Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja privat i sigurisë Banush Koxhaj, të cilët u arrestuan ditën e ngjarjes. Gjithashtu gjykata njofton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të marrin pjesë vetëm palët e përfshira.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, në datën 09.10.2025 ora 08:00, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vleftësimin e arrestitimit si dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim E.Sh., Gj.Sh. dhe  B.K.. Ju bëj me dije se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku në seancë do të marrin pjesë vetëm palët ndërgjyqëse. Është e ndaluar pjesëmarrja e kamerave apo gazetarëve në ambjentet e Gjykatës. Faleminderit

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Xhaxhai shtyu nipin të vriste gjyqtarin"/ Ekzekutimi i Astrit Kalasë, Prokuroria e Tiranës: Gjon Shkambi ka kërcënuar me jetë edhe palët në proces

Ekzekutimi i Astrit Kalasë/ Prokuroria tre akuza për Elvis Shkambin,
Xhaxhai, Autori

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për tre personat e arrestuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria dalin në pah prova të reja. Prokuroria thekson se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Elvis Shkambi është nxitur nga xhaxhai i tij, Gjon Shkambi që të vriste gjyqtarin. Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Gjon Shkambi ka kërcënuar publikisht edhe familjarët që ishin në proces gjyqësor për godinën e ish-shkollës së rezervave në Shkodër.

Pjesë nga njoftimi i Prokurorisë: 

Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjerë cilesuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R. K. dhe E. K. Ky shtetas referuar këqyrjes paraprake të pamjeve filmike, megjithëse në dukje nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij E.Sh., madje ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij.

Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka rolin e shtytësit në tentativën për të vrarë palët ndërgjyqëse, dyshim i krijuar jo vetëm nga rrethanat e lartpërmendura, por duke marrë parasysh edhe një sërë veprimesh të kryera nga shtetasi Gj.Sh., gjatë periudhës që i paraprin krimit, sikurse janë kërcënimet publike për vrasje të palëve të bëra në emisione televizive, si dhe një numër i madh ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat dhe të pasqyruara në sistemin deepsee (të administruara me procesverbal), për kanosjet me jetë që u janë bërë nga shtetasi Gj. Sh.

Sa i përket shtetasit B.K., krijohet dyshimi i bazuar se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi se ai qëndron i ulur në karrike dhe nuk kryen asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës, duke sjellë si pasojë hyrjen me armë të shtetasit E. Sh. në sallën e gjyqit dhe kryerjen më pas të vrasjes prej këtij të fundit.

Të tre këta shtetas janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg””.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Skaneri sinjalizoi për pjesë metalike"/ Prokuroria zbërthen dinamikën për vrasja e Astrit Kalasë: Roja qëndroi ulur në karrige, nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik

Ekzekutimi i Astrit Kalasë/ Prokuroria tre akuza për Elvis Shkambin,
Astrit kalaja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit kalaja në sallën e gjyqit. Nga hetimet dalin në pah prova të reja, të cilët tregojnë dinamikën dhe rrethanat se si autori Elvis Shkambi arritit të futej me armë zjarri në sallën e gjyqit.

Sipas prokurorisë, Elvis Shkambi bashkë me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi kanë kaluar në skaner, ndërsa detektori ka ndezur dritën e kuqe, duke sinjalizuar prezencën e metaleve, por roja i sigurisë nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve. 

Banush Koxhaj ka vijuar të qëndrojë ulur në karrige, duke mos kryer kontroll fizik. Konkretisht në njoftimin e Prokurorisë thuhet se roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre”. 

Pjesë nga njoftimi i Porkurorisë: 

Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se në datë 06.10.2025, në orën 13:42, në ambjentet e sallës së pritjes për publikun të gjykatës kanë hyrë dhe kanë kaluar pajisjen skaner (detector), njëri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe në ekranin e detektorit vërehet që janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë që shtetasi B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrike dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal, tre akuza për Elvis Shkambin

Ekzekutimi i Astrit Kalasë/ Prokuroria tre akuza për Elvis Shkambin,
Prokuroria e Tiranës 

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë më parë në sallën e gjyqit. Autori Elvis Shkambi, po hetohet për 3 akuza penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”.

Ndërsa, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi i pranishëm në sallën e gjyqit, dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij për të vrarë gjyqtarin e Apelit nëse do jepte një vendim në dëm të tyre. Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë thuhet se roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka kryer kontroll fizik në momentin që Elvisi hyri në gjykatë për seancën, i armatosur.

Po ashtu theksohet se Koxhaj nuk ka marrë masa pas sinjalizimit për prezencë të metaleve, por ka vijuar të qëndrojë ulur në karrige, duke mos kryer kontroll fizik. Sakaq, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për tre personat e arrestuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Njoftimi: 

Vrasja e gjyqtarit A.K., dhe plagosja e dy shtetasve të tjerë, Prokuroria e Tiranës procedon penalisht 3 persona për ‘Vrasje funksionarëve publikë’, ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, ‘Mbajtja pa leje e armëve’ e ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 10.08.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.7416, për veprën penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.Sh., “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese”, kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, ndaj shtetasve R.K. dhe E.K, në ngarkim të shtetasve E. Sh. dhe G.Sh, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”, parashikuar nga neni, 278 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit E.Sh dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit B. K.

Në datën 06.10.2025, rreth orës 15:38, u mor njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, se në ambjentet e brendshme të Gjykatës se Apelit të Juridiksionit për Përgjithshëm Tiranë, është qëlluar me armë zjarri, gjyqtari A.K.

Menjehërë pas marrjes së njoftimit, u formua grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, në drejtimin e Prokurorisë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrjes së deklarimeve, etj, ka rezultuar se: më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambjentet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse R. K.,etj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari A. K., shtetasi E.Sh. që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë. Pas këtij veprimi, shtetasi E.Sh. i ka drejtuar pistoletën shtetasve R.K. dhe E.K., të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre, ku si pasojë, shtetasi E. K., është dëmtuar në dorën djathtë, ndërsa shtetasi R.K. në trup.

Menjehërë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr.1, Tiranë.

I ndjeri u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës Tiranë, por gjatë rrugës ndërroi jetë, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë pas marrjes së ndihmës së specializuar mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit. Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se në datë 06.10.2025, në orën 13:42, në ambjentet e sallës së pritjes për publikun të gjykatës kanë hyrë dhe kanë kaluar pajisjen skaner (detector), njëri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe në ekranin e detektorit vërehet që janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë që shtetasi B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrike dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës.

Sa më sipër, nga veprimet paraprake hetimore u krijua dyshimi i arsyeshëm se shtetasi E.Sh., ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje e fuksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, në dëm të viktimës A.K., me detyrë gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”  kundër palëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R.K. dhe E.K. dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”, parashikuar nga neni, 278 i Kodit Penal.

Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjerë cilesuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R. K. dhe E. K. Ky shtetas referuar këqyrjes paraprake të pamjeve filmike, megjithëse në dukje nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij E.Sh., madje ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij. Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka rolin e shtytësit në tentativën për të vrarë palët ndërgjyqëse, dyshim i krijuar jo vetëm nga rrethanat e lartpërmendura, por duke marrë parasysh edhe një sërë veprimesh të kryera nga shtetasi Gj.Sh., gjatë periudhës që i paraprin krimit, sikurse janë kërcënimet publike për vrasje të palëve të bëra në emisione televizive, si dhe një numër i madh ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat dhe të pasqyruara në sistemin deepsee (të administruara me procesverbal), për kanosjet me jetë që u janë bërë nga shtetasi Gj. Sh.

Sa i përket shtetasit B.K., krijohet dyshimi i bazuar se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi se ai qëndron i ulur në karrike dhe nuk kryen asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës, duke sjellë si pasojë hyrjen me armë të shtetasit E. Sh. në sallën e gjyqit dhe kryerjen më pas të vrasjes prej këtij të fundit.

Të tre këta shtetas janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

elvis shkambi gjon shkambi banush koxhaj astrit kalaja prokuroria e tiranes gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet