Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Vritet me armë zjarri nëna e dy fëmijëve, Migena Sinani. •Autori është kunati i saj (vëllai i bashkëshortit), 43-vjeçari Roland Sinani, i cili në fund vrau edhe veten në oborrin e banesës. •Trupi i tij është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg vendit ku u gjet trupi i pajetë i Roland Sinanit. •Ky detaj ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë i përfshirë në ngjarje, pistë që po hetohet edhe nga Policia. •Tronditës dhe prekës është fakti se Migena u vra në sy të një prej fëmijëve, vajzës 2-vjeçare të cilën e kishte pranë në shtrat, e cila u bë dëshmitare e masakrës. •Fëmija tjetër ishte në dhomë me gjyshërit në momentin e krimit. • Aktualisht, trupat e pajetë të Migena dhe Roland Sinanit janë dërguar për në morgun e Tiranës, ndërkohë që banesa e viktimave mbahet ende e rrethuar nga policia. •Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. •Tashmë u është marrë dëshmia të moshuarve e mësohet se nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja. •Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. •Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. •Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Migena Sinani, e reja që u vra ot nga kunati i saj, i cili më pas u vetëflijua. Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe.
Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër.
Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.
TIRANË- Personi që e fshehu armën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë në Shkozë, ishte babai i autorit, njëkohësisht vjehrri i viktimës 37-vjeçare. Babai i 43-vjeçarit ka dalë në oborr dhe ka parë të birin të shtrirë, me shenjën e plumbit në nofull. Më pas, ai e ka marrë pistoletën dhe e ka fshehur në një cep anash shtëpisë. Kjo gjë ka bërë që grupi hetimor të ngrinte dyshimet se mund të kishte një person të tretë të përfshirë në ngjarje.
Por, pas marrjes në pyetje, babai i autorit i ka drejtuar policët tek vendi ku kishte lënë armën dhe ka pranuar para tyre se e kishte fshehur në një mbajtëse këpucësh.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.
TIRANË- Erjon Sinani, bashkëshorti i 37-vjeçares Monika Sinani që u vra nga kunati i saj mëngjesin e sotëm është shprehur se autori i ngjarjea, Roland Sinani ka kërcënuar shumë herë, por që nuk e kanë marrë seriozisht. Erjon Sinani është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe sipas TvKlan ka rrëfyer se marëdhënia e tij me të vëllanë nuk ishte shumë e mirë.
Fakti që jetonin nën një çati ka ndikuar në rritjen e konflikteve mes tyre deri në ngjarjen tragjike të mëngjesit të sotëm.
“Jemi kërcënuar me jetë nga ai, por bashkë me Migenën, nuk i kemi dhënë shumë rëndësi,”- ka rrëfyer ai.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë. Dyshimet flasin për një person të tretë të përfshirë pasi në trupin e autorit janë gjetur dy plumba.
TIRANË- Ndryshon rrjedhë vrasja në Shkozë. Deri më tani u raportua se autori i vetëm ishte Roland Sinani i cili vrau kunatën e më pas veten, mirëpo Policia po heton përfshirjen e një personi të tretë.
Trupi i 43-vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg trupit të tij. Kjo ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë përfshirë në ngjarje, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia. Pas kqyrjes së trupit të 43-vjeçarit janë gjetur dy plumba, edhe kjo një pistë që çon në dyshime se një person tjetër mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje. Aktualisht, hetimet janë në vijim e sipër.
Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh./Dosja.al
TIRANË- Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin, Roland Sinani që vrau kunatën e tij, Migena Sinani mëngjesin e sotëm. Jashtë kamerave ata thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje.
Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime.
Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh./Dosja.al
TIRANË- Ky është momenti kur tezja e 37-vjeçares Migena Sinani shpërthen në lot. Ajo duket në ambientet afër shtëpisë së 37-vjeçares, ndërsa qan për humbjen e mbesës.
Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh./Dosja.al
TIRANË- Roland Sinani mund të kishte shkaktuar edhe një viktimë tjetër por për fat të mirë nuk ndodhi kështu. Në momentin kur 43-vjeçari doli në rrugë për të kryer vetëvrasje, u has me një person që po kalonte rrugën. Ky person, me profesion kamarier, ka treguar se ka parë autorin në rrugë, me armë në dorë.
Kamarieri tha se në një moment, autori i drejtoi armën atij mirëpo më pas u largua.
Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh./Dosja.al
TIRANË- Zbardhet dinamika është dhe mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin është zbardhur. Në orën 04:00 të mëngjesit, Roland Sinani, me armë zjarri në dorë futet në dhomën e gjumit të kunatës, e cila ishte duke fjetur me fëmijën 2-vjeç. Pavarësisht kësaj, ai e qëllon me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.
Sipas informacioneve, kjo ka qënë një ngjarje e paralajmëruar për shkak edhe të faktit se 2 vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin. Vëllai i Rolandit e bashkëshorti i Migenës, ishte në punë në kohën kur ndodhi ngjarja.
Në dëshminë e tyre, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër aryset që ka çuar në këtë krim të rëndë.
Policia ende nuk ka një motiv të qartë përsa i përket arsyeve që çuan në krimin e rëndë.
Krimi i rëndë në familjen Sinani ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit. 43-vjeçari Roland Sinani qëlloi me pistoletë duke vrarë gruan e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe në dhomën e saj të gjumit në prani të fëmijës së saj 2 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten në oborrin e banesës private ku jetonte me prindërit e tij, kunatën e ndjerë, vëllain dhe fëmijët e të vëllait./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Shkozë. Nëna e dy fëmijëve, 37-vjeçarja Migena Sinani u bra me armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani teksa ishte në shtrat. Akoma më e rëndë është fakti se Migena ishte në dhomë së bashku me fëmijën e vogël 2 vjeç, kur u qëllua nga kunati i saj në orën 4 të mëngjesit.
Autori raportohet se vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Pasi vrau kunatën 43-vjeçari doli në oborr dhe vrau veten.
Rolandi qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, e ishte pikërisht kunata që vrau, ajo e cila i shërbente, i lante rrobat e i gatuante. Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, por janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.
Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.
Forcat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
TIRANË- Detaje tronditëse nga vrasja e dyfishtë në Shkozë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Migena Sinani u vra më armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani teksa ishte në e shtrirë në dhomën e gjumit. Tronditës është fakti se pranë saj, ishte vajza 2-vjeçare, ndërsa fëmija tjetër ishte në dhomën e gjyshërve.
Nëna e dy fëmijëve mbeti e vrarë në vend nga kunati, e më pas Roland Sinani vrau edhe veten në rrugën përballë banesës.
I shoqi i Migenës dhe vëllai i autorit nuk ishte në shtëpi, pasi ishte në punë duke qënë se punon taksist. Deri më tani raportohet se autori merrte mjekime për shëndetin mendor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave./Dosja.al
TIRANË- Vrasja e dyfishtë brenda familjes Sinani tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin. Rreth orës 4 të mëngjesit, 43-vjeçari Roland Sinani, i pa martuar, i cili merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani rreth 37 vjeçe, e më pas dyshohet se ka vrarë dhe veten.
Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.
Bashkëshorti i Migena Sinanit, punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në banesë. Në banesë kanë qenë dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë./Dosja.al
TIRANË- Identifikohen viktimat në Shkozë. Dosja.al raporton se autori, është Roland Sinani, i cili vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten në banesë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, brenda banesës. Në momentin e krimit, prindërit e Rolandit kanë qënë në gjumë, ndërsa bashkëshorti i Migenës ishte në punë, pasi punon si taksist. Paraprakisht, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor mirëpo pritet që kjo të zbulohet pas ekspertizave.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. /Dosja.al
TIRANË- Vrasje e dyfishtë në Shkozë. Personi me inicialet R.S, 43-vjeç ka vrarë me armë zjarri gruan e vëllait të tij, 37-vjeçaren me inicialet M.S. Pas krimit, autori i dha fund jetës së tij. Motivet e kësaj vrasje mbeten ende mister, ashtu sikurse identitetet e personave.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.