LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për presidentin Putin, Kremlini: Letër higjienike (REAGIMET)

• Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë. • Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. • Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. • Lajmi ka ngjallur reagimet të shumta, jo vetëm nga palët Rusi-Ukrainë, por edhe nga vendet e Perëndimit të cilat kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për të vendosur drejtësi për Ukrainën. • Një reagim ka ardhur edhe nga presidenti ukrainas i cili u shpreh se gjithë mizoritë që u janë bërë fëmijëve ukrainas janë pjesë e politikës shtetërore ruse. • Ndërsa e quajti vendimin e gjykatës 'historik'. Vendimin e GJNP e ka mbështetur edhe Mbretëria e Bashkuar e cila deklaroi se hetimet për mizoritë e supozuara në Ukrainë duhet të vazhdojnë. • Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e siguris gjithashtu ka reaguar duke u shprehur se ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullim e Ukrainës. • Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjithashtu reagoi duke u shprehur se duhet të ulet dhe të mendojë lidhur me lajmin që po ‘zien’ në mediat ndërkombëtare. • Sakaq, pala tjetër mohon akuzat duke u shprehur se ky është një vendim i paprecedentë nga ana e Gjykatës në Hagë. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimri Putin, Sergei Makrov tha se ‘Gjykata Ndërkombëtare Penale është e papërgjegjshme’.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

UPS! Putini ka planifikuar një udhëtim në vendin që njeh Gjykatën e Hagës. MISTER a do i ndryshojë planet presidenti rus?

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Vladimir Putin

RUSI- Afrikës së Jugut i kërkohet ligjërisht të ekzekutojë një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij të planifikuar atje në gusht për konferencën e BRICS (BRICS është akronim për Brazil, Rusi, Indi, Kina dhe Afrikë e Jugut. Menjëherë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër-arresti për Putinin, ekspertët dhe analistët filluan të kërkojnë në listën e angazhimeve të mundshme të Putinit në vendet ku mandati i arrestit - të paktën në teori - mund të zbatohet.

Megjithëse udhëtimet e jashtme të presidentit rus kanë qenë të kufizuara që nga pushtimi rus i Ukrainës - i pari udhëtim ishte në ish-shtetet sovjetike të Taxhikistanit dhe Turkmenistanit qershorin e kaluar. Nëse Putini do të marrë pjesë në konferencë do pritet ta shohim.

Zëdhënësi i Kremlimit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. I pyetur nëse Putini ka frikë të udhëtojë në vendet që e kanë njohur ICC-në, Peskov tha: Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë temë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren e presidentit rus për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova. Një urdhër-arresti mund të parandalojë largimin e presidentit rus nga Rusia, pasi duhet të përballet me akuzat për dënimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë.

3 VITE ME PARE

Akuzat ndaj liderit rus/ Kryeprokurori i Ukrainës: Tani politikanët duhet të mendojnë dy herë para se të merren me Putin

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Andreji Kostin

UKRAINË- Kryeprokurori i Ukrainës, Andriy Kostin ka thënë se një urdhër për arrestimin e Vladimir Putin do të thotë se politikanët e civilizuar do të duhet të mendojnë dy herë përpara se të merren me të. Siç raportojnë mediat e huaja, ai gjithashtu u shpreh se presidenti i Rusisë tashmë do të ketë frikë të udhëtojë jashtë saj nga frika e ekstradimit në gjykatën penale ndërkombëtare. 

"Kjo do të thotë se çdo politikan që e konsideron veten të civilizuar dhe shikon nga e ardhmja duhet të mendojë dy herë përpara se të merret me liderin rus ose mbështetësit e tij dhe përpara se të shtrëngojë duart ose të ulet në tryezën e bisedimeve me ta", tha Kostin.  

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Urdhër-arresti për Putinin/ Reagon Zelenskyy: Ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre, politika e keqe ruse

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Volodymyr Zelenskyy

RUSI- Presidenti ukrainas reagon për herë të parë për lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës për akuzat për krime lufte. Ai shprehet se gjithë mizoritë që u janë bërë fëmijëve ukrainas janë pjesë e politikës shtetërore ruse. Lideri ukrainas ndër të tjera u shpreh se operacioni kriminal nuk mun të kryehej pa liderin rus Vladimir Putin, ndërsa e quajti vendimin e gjykatës 'historik' nga i cili do të fillojë përgjegjësia.

"Ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre; privimi i tyre nga çdo mundësi për të kontaktuar të afërmit e tyre; fshehja e fëmijëve në territorin rus; shpërndarja e tyre në rajone të largëta - e gjithë kjo është padyshim politika shtetërore ruse, vendime shtetërore, e keqja shtetërore", tha ai. 

Zelenksyy gjithashtu falënderoi kryeprokurorin e gjykatës dhe të gjithë në botë që po ndihmojnë Ukrainën të luftojë këtë padrejtësi që i është bërë. 

3 VITE ME PARE

'U futëm në një autobus...'/ Rrëfimi i 15-vjeçares e rrëmbyer nga Moska: Këndonim himnin kombëtar rus, nuk na lejoheshin flamujt e Ukrainës

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Foto ilustruese

UKRAINË- Mediat ndërkombëtare 'ziejnë' për urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, ndaj presidentit rus Vladimir Putin i cili akuzohet për krimet e luftës në Ukrainë dhe dëbimin me forcë të mijëra fëmijëve ukrainas. Pak minuta më parë një organizatë joqeveritare në Ukrainë pretendoi se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dëbuar për në Rusi që prej vitit 2014. Midis tyre ishte një vajzë 15-vjeçare, e cila në një intervistë për mediat e huaja, tha se ishte e ftuar në një kamp veror në Krime para se ti thuhej se nuk do të shkonte më në shtëpi. Ajo rrëfeu se është futur në një nga 100 autobusët me nga 30 deri në 40 fëmijë, secili të cilët këndonin himnin kombëtar rus si dhe nuk u janë lejuar flamujt e Ukrainës në dhomat e tyre të gjumit.  

U ftova në një kamp veror në Krime dhe nuk na u tha se nuk do të ktheheshim më në shtëpi. U futëm në autobus dhe këndonim himnin kombëtar rus. Në dhomat e gjumit nuk na lejoheshin flamujt e Ukrainës”, ka rrëfyer vajza për “Sky News”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Moska i përgjigjet akuzave të Gjykatës në Hagë: Rusia nuk i vjedh fëmijët

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Sergei Markov

RUSI-  Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dëbimin e fëmijëve ukrainas nga Moska. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimri Putin, Sergei Makrov tha se ‘Gjykata Ndërkombëtare Penale është e papërgjegjshme’, shkruajnë mediat e huaja. 

Është një politikë e qeverisë ruse për të shpëtuar fëmijët, jo për ti vjedhur ata”, tha ai, duke iu përgjigjur urdhrit të gjykatës për arrestimin e Putinit për rrëmbimet e dyshuara të fëmijëve.

Ai pretendoi se fëmijët nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë, sepse Ukraina është pjesë e territorit rus.

"Prindërit u lejuan të vizitonin fëmijët e tyre çdo javë”, shtoi ai.

Ai tha se pret më shumë akuza nga ICC sepse është nën kontrollin e plotë të Bashkimit Evropian i cili do të vazhdojë të përhapë “lajme të rreme”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet urdhër-arrestin e Putinit: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
James Cleverly

BRITANI- Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se hetimet për mizoritë e supozuara në Ukrainë duhet të vazhdojnë.

Ne mirëpresim hapin e ndërmarrë nga GJNP-ja e pavarur për të kërkuar llogari nga ata që janë në krye të regjimit rus, përfshirë Vladimir Putinin. Ata që janë përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës në Ukrainë duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi Cleverly në Twitter. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Putin akuzohet për krime lufte/ Organizata mbikëqyrëse për të drejtat e njeriut: Thirrje për të gjithë ata që fshehin krimet

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Vladimir Putin

RUSI- Vendimi i ICC-së për të lëshuar një urdhër-arresti për Vladimir Putin është një thirrje për gjithë ata që kryejnë krime dhe përpiqen t'i fshehin ato, ka thënë 'Human Rights Watch'. Drejtori i Drejtësisë Ndërkombëtare i HRw, Balkees Jarrah tha se vendimi i GJNP është një hap i rëndësishëm për t'i dhënë fund mosndëshkimit. 

"Kjo është një ditë e madhe për viktimat e shumta të krimeve të kryera nga forcat ruse në Ukrainë që nga viti 2014. Me këto urdhër-arreste, GJNP e ka bërë Putinin një person të kërkuar dhe ka ndërmarrë hapin e parë për t'i dhënë fund mosndëshkimit që ka trimëruar autorët në luftën e Rusisë kundër Ukraina për një kohë të gjatë. Urdhëresat si për Putinin ashtu edhe për komisioneren e fëmijëve të tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, dërgojnë një mesazh të qartë se dhënia e urdhrave për të kryer ose toleruar krime të rënda kundër civilëve mund të çojë në një qeli burgu në Hagë", thuhet në deklaratë. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Bashkë me Putin "në qeli"/ Kush është rusja Maria Lvova-Belovagjykata në Hagë i preu urdhër-arrestin, KATAPULTIMI nga mësuese kitare në politikane

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Alekseevna Lvova-Belova dhe Vladimir Putin

RUSI- Përveç presidentit rus Vladimir Putin, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshoi ​​një urdhër arresti për Maria Alekseevna Lvova-Belova, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Rusisë, për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina. Në njoftimin e gjykatës thuhet gjithashtu se ka "arsye të arsyeshme" për të besuar se Lvova-Belova "mbart përgjegjësi penale individuale" për "dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ngaterritoret e Ukrainës në Rusi”. Lvova-Belova vlerësoi se urdhri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për arrestimin e saj është pjesë e kontekstit të luftës.

Por kush është Maria Lvova-Belova?

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Alekseevna Lvova-Belova

Lvova-Belova ka lindur më 25 tetor 1984. Ajo ka lindur dhe është rritur në qytetin e Penzës në perëndim të Rusisë. Ajo është diplomuar në Kolegjin e Kulturës dhe Arteve 'AA Arkhangelsky' në vitin 2002 si dirigjente. Dhe nga viti 2000 deri në vitin 2005, ajo punoi si mësuese kitare në shkollat ​​e muzikës për fëmijë në Penza. Lvova-Belova është bashkëthemeluese dhe drejtuese e organizatës publike rajonale të Penzës për përmirësimin e përshtatjes sociale "Blagovest".

Nga viti 2011-2014 dhe 2017-2019 ishte anëtare e Këshillit Qytetar të rajonit të Penzës; gjithashtu nga viti 2017 deri në vitin 2019, ajo ishte anëtare e Dhomës Civile të Federatës Ruse. Në vitin 2019, ajo u zgjodh bashkëkryetare e selisë rajonale të Frontit Popullor "Gjith-Rus". 

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Alekseevna Lvova-Belova dhe Vladimir Putin

Në shtator 2020, guvernatori i rizgjedhur i Penza Oblast, Ivan Belozertsev, emëroi Lvova-Belova si anëtare të Këshillit të Federatës Ruse nga dega ekzekutive e Penzës, e pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 2021, ajo u riemërua nga Oleg Melnichenko.

Më 27 tetor 2021, presidenti rus Putin emëroi senatoren e atëhershme Maria Lvova-Belova si komisionere federale për të drejtat e fëmijëve, një muaj pasi komisionerja e mëparshme, Anna Kuznetsova, u bë anëtare e parlamentit.

Lvov-Belova është akuzuar nga zyrtarë ukrainas dhe britanikë lidhur me dëbimin dhe birësimin e fëmijëve nga Ukraina gjatë pushtimit rus të Ukrainës, por u sanksionua nga BE në korrik 2022 dhe Japonia në janar 2023.

3 VITE ME PARE

Urdhër arresti ndaj Putin/ Borrell: Ky është vetëm fillimi

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Josep Borrell dhe Vladimir Putin

SHBA- Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka reaguar për lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës për akuzat për krime lufte.

Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullim e Ukrainës. Ky është vetëm fillimi i mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë në Ukrainë”, deklaroi ai pas vendimit për presidentin rus.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Fletë-arresti ndaj Putin, Vuçiç: Më duhet të mendojmë se çfarë do bëjmë...

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se duhet të ulet dhe të mendojë lidhur me lajmin që mori se Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Vuçiç e mori vesh lajmin gjatë një turneu në rrethin e Sremit.

"Ma dhanë lajmin gjatë udhëtimit. Pas kësaj, u gjenda në një kopsht fëmijësh dhe thashë: "Më lër të ulem në bankë dhe të mendoj para se të them diçka." Unë nuk jam nga ata njerëz që mendojnë gjithçka në një sekondë. Më duhet të mendoj se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë atë,"-tha Vuçiç.

Presidenti theksoi se situata në botë po ndërlikohet.

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtaren Maria Lvova-Belova, pasi i akuzon për krime luftë në Ukrainë.

3 VITE ME PARE

Urdhri i arrestit për Putinin, reagon Kievi: Vendim historik

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Andrij Kostin

RUSI- Një vendim historik”. Kështu e ka komentuar, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andrij Kostin,  urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër presidentit rus Vladimir Putin.

"Unë personalisht i jam mirënjohës prokurorit të GJNP-së Karim Khan për këtë vendim historik. Ne vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me ICC-në në rastet e dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas. Mbi 40 vëllime dosjesh, më shumë se 1000 faqe prova të ndara tashmë me Gjykatën", ka shkruar ai në Twitter.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Medvedev: Urdhër-arresti kundër Putinit është letër higjienike

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e urdhër-arrestit për Vladimir Putin. Përmes një postimi në 'Twitter', ai shkroi se nuk ka nevojë të shpjegohet se ku duhet të përdorët ky dokument, duke shtuar një emoji me letër higjienike. 

"Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti kundër Vladimir Putin. Nuk ka nevojë të shpjegohet se ku duhet të përdoret ky dokument," ka shkruar nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev në Tëitter, duke shtuar një emoji me letër higjienike. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Akuzat ndaj Putin për krimet e luftës/ Kuleba: Rrotat e drejtësisë po rrotullohen! Kriminelët do të mbajnë përgjegjësi

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është përgjigjur vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e urdhër-arrestit për Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova. Përmes një postimi në 'Twitter' ai shprehet se kriminelët do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tjera ndërkombëtare. 

Rrotat e drejtësisë po rrotullohen. Kriminelët ndërkombëtarë do të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e fëmijëve dhe krime të tjera ndërkombëtare”, shkruan Kuleba në 'Tëitter'.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Putin akuzohet për krime lufte nga Gjykata në Hagë/ Zakharova: Ky vendim nuk ka asnjë kuptim për vendin tonë

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i është përgjigjur urdhrit të arrestit të gjykatës penale ndërkombëtare kundër presidentit Vladimir Putin. Ajo është shprehur se ky vendim është i papërfillshëm nga Rusia dhe nuk ka asnjë kuptim edhe nga pikëpamja juridike. 

"Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, edhe nga pikëpamja juridike. Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij", tha ajo. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

 

3 VITE ME PARE

Akuzat për krimet e luftës ndaj Putin/ Reagon zyrtari ukrainas: Ky është vetëm fillimi

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Andriy Yermak

UKRAINË- Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës ka reaguar lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe komisioneres për të drejtat e fëmijëve, me akuzën për krimet e luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në 'Twitter' ai shkruan se urdhri i arrestit të ICC-së për Putinin është vetëm fillimi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, pasi akuzohen për krime luftë në Ukrainë.Maria Lvova-Belova është një anëtare e qeverisë së Putinit, e cila akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi. Pas vendimit të Gjykatës, Kremlini ka reaguar dhe ka vendosur që të mos e njohë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

3 VITE ME PARE

Gjykata në Hagë lëshon urdhër-arrest për Putin/ Vjen reagimi i parë nga Rusia: Nuk e njohim juridiksionin

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Karim Khan

RUSI- Moska ka reaguar për herë të parë lidhur me publikimin e lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata penale ndërkombëtare në Hagë për liderin rus, Vladimir Putin. Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov pretendoi se Moska nuk e njeh juridiksionin e gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë. 

Ne nuk e njohim këtë gjykatë; ne nuk e njohim juridiksionin e tij”, tha zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Prokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) do të hapë zyrtarisht dy raste të krimeve të luftës dhe do të lëshojë urdhër-arreste për disa rusë që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin masiv të fëmijëve ukrainas dhe shënjestrimin e ukrainasve, infrastrukturës civile, shkruan The Guardian. 

Raportet për urdhër-arrestet e afërta vijnë pak më shumë se një vit pasi prokurori Karim Khan hapi një hetim mbi krimet e mundshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Ukrainë. Gjatë 12 muajve të fundit, ai ka bërë tre udhëtime në vend dhe ka vizituar vende të dyshuara për krime lufte.

Rusia mohon dëmtimin e qëllimshëm të civilëve, por ministria e saj e mbrojtjes ka pohuar se ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Rusia nënshkroi statutin e Romës, i cili drejton ICC-në, në vitin 2000, por kurrë nuk e ratifikoi marrëveshjen për t'u bërë anëtare. Ajo e mbajti zyrtarisht nënshkrimin e saj nga statuti themelues i ICC-së në vitin 2016, një ditë pasi gjykata publikoi një raport që klasifikonte aneksimin rus të Krimesë si një okupim.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Kremlini ka ndërprerë lidhjet me disa organizata të njohura ndërkombëtare, duke thelluar izolimin e vendit nga perëndimi. Në mars të vitit të kaluar, Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, mbikëqyrësi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës. Moska po tërhiqet gjithashtu nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024 dhe ka kërcënuar të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

3 VITE ME PARE

Përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për Putinin

Krime lufte në Ukrainë/ Gjykata Ndërkombëtare Penale
Vladimir Putin

RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër arresti për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova. Në një deklaratë, ICC tha se ka baza të forta për të besuar se lideri rus mbart përgjegjësi penale për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në territorin e pushtuar ukrainas, shkruan The Guardian. 

vladimir putin gjyqi per krimet e rusise

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë