Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e negociatave është më e vështirë sesa hapja e tyre. • Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se urgjenca e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk duhet të vijë në kurriz të cilësisë. • Po në këtë takim, Gonzato ka folur dhe për reformën zgjedhore, duke theksuar se duhet një gjithëpërfshirëse. • Gonzato duke cituar raportin e OSBE/ODHIR tha se ka mungesë të një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike. • Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialistë Taulant Balla theksoi se Shqipëria është më e angazhuar se kurrë për të avancuar në rrugën e integrimit europian dhe për të forcuar vlerat kryesore të Bashkimit Europian.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pranë Kuvendit të Shqipërisë. Balla theksoi se Shqipëria është më e angazhuar se kurrë për të avancuar në rrugën e integrimit europian dhe për të forcuar vlerat kryesore të Bashkimit Europian, si paqja, demokracia, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve.
Ai nënvizoi se integrimi europian mbetet një objektiv strategjik për vendin.
“Integrimi europian mbetet rruga jonë strategjike dhe qëllimi ynë i përbashkët - për një Shqipëri më të fortë në një Europë të bashkuar. E ardhmja nuk do të ndërtohet mbi ndarjen e shteteve kombëtare, por mbi bashkimin e tyre në një federatë evropiane.
Kjo shkollë ka qenë një investim i çmuar në formimin e brezit të ri që do të çojë përpara projektin më të madh kombëtar të këtij brezi, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës, që kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe institucioneve. Anëtarësimi në BE nuk është thjesht një objektiv qeveritar, por një projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari.
Ky përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për rrugën e bërë, por një pikënisje e re drejt një etape më të pjekur të procesit tonë europian”, tha Balla.
TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e nevojshme një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se duhet reformimi i administratës publike pas konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE ODHIR. Gonzato duke cituar raportin e OSBE/ODHIR tha se ka mungesë të një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike.
"Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës. Siç e kam thënë shpesh, kemi nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fakti që parlamenti ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni. Nuk do jetë vetëm çështje e reformimit të ligjit zgjedhor, por një çështje e të parit të mjedisit, faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e zgjedhjeve. Administrate publike është një çështje shumë më e gjerë dhe ka të bëjë më garantimin që nëpunësit civil të ngrihen në detyrë, është një proces shumë më i gjerë. Është diçka që ka të bëjë e ofrimin e perspektivës për karrierë," tha Gonzato./Dosja.al
TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e negociatave është më e vështirë sesa hapja e tyre. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se urgjenca e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk duhet të vijë në kurriz të cilësisë.
"Shqipëria po hyn në një proces themelor të anëtarësimit, që vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve. Së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit. Edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Faza tjetër do të jetë vendimtare, do të jetë më e vështirë pasi mbyllja e kapitujve të nergociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre.
Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.
Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje të gjithë përfshirjes dhe vendosmëri. Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë një reform konsistente," tha Gonzato./Dosja.al