LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi 'bashkëpunim' me Arjan Ndojn, ndërhyri dhe Tom Doshi

• U mori 570 mijë €, Dosja.al zbardh dosjen e plotë të mashtrimit të Milena Derajt. • Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Ferracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, akualisht ndodhet në burg. • Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë € familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte familjarët e tyre nga dënimi me burg përjetë për çështjen e masakrës së Velipojës. • Pasi foli me familjen, kontaktoi me ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj. • Tashmë avokati kishte kërkuar 340 mijë euro por më pas kishte hequr dorë nga dosja. • Paratë Deraj i kishte mbajtur për vete, ndërsa familja nga Shkodra nuk i kërkonte shumën që i kishte dhënë por 540 mijë euro. • Në dosje ajo pretendon se është marrë peng për 2-3 orë në Shkodër, ndërsa për të shuar "gjakrat" ka ndërhyrë edhe ish-deputeti Tom Doshi. • E mashtruar nga Deraj është Elira Shyti, së cilës iu premtua që të investonte në bono thesari, që më pas të përfitonte nga interesat. • Megjithatë, kur Shyti po shihte se paratë nuk po i ktheheshin mbrapsht, bindi shoqen e saj Milena Deraj për firmosjen e një deklarate noteriale për shumën totale që i kishte dhënë prej 225 mijë euro. • Më pas shkoi për ta denoncuar në Policinë e Tiranës. • Deraj aktalisht ndodhet në burg edhe pse kërkoi masë më të lehtë për t'u kujdesur për djalin 3-vjeçar por s'iu pranua, ndërsa në kërkim janë anëtarët e familjes Verracaku. • Për momentin është çështja nën hetim për ‘mashtrim të madh’ por nëse do të verifikohet pjesëmarrja e personave të tjerë apo zyrtarë, çështja mund t’i kalojë SPAK. • Deri më tani, me provat e mbledhura, Deraj rrezikon 5-10 vite burg.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

DOSJA që tronditi gjyqësorin, si Milena DERAJ zbuloi FENOMENIN që s'u zhduk- Qindra mijra euro mashtrim, TENTATIVë për të ndryshuar "drejtësinë"

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

"Dosja.al" ka mësuar se në historinë e mashtrimit shumëmilionësh të Milena Derajt, përveç personazheve dhe ngjarjeve kriminale që lidhen me Veriun e vendit dhe shumave të mëdha parave, për të cilat dy herë dyshohet që Milena Deraj t’i ketë marrë përmes mashtrimit, përmenden edhe emra biznesmenësh, politikanësh dhe avokatësh të njohur në Tiranë. Ajo çfarë tërheq më tepër vëmendje është emri i një prokurori të përjashtuar nga vetingu, që sot ushtron detyrën e avokatit.

E para, siç është informuar tanimë, është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka qenë Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ka dashur të denoncojë kërcënimet e marra nga pjesëtarë të familjes Ferracaku nga Shkodra, të cilëve Deraj u kishte marrë shumën 340 mijë euro, për një çështje gjyqësore të tyre, pa mundur t’u kryejë shërbimin e premtuar. Deraj ka dëshmuar se një mikja e saj në Tiranë, E.Sh., e kishte prezantuar me shtetasen A.V., biznesmene, e afërme e familjes Ferracaku. Pikërisht shtetësja E. Sh., ishte e dyta që iu drejtua Drejtorisë Vendore, në vijim të veprimeve hetimore. Ajo ka bërë kallëzim për mashtrim ndaj Milena Derajt, për 225 mijë euro të marra me premtimin për t’i investuar në bono thesari. Deraj ia ka njohur këtë detyrim përmes një akti noterial shtetasesh E.Sh., por pa ia shlyer atë.

‘’Dosja.al’’ zotëron tri deklarimet e bëra nga Deraj, E.Sh dhe biznesmenia A.V., e afërmja e familjes Ferracaku.

Si nisi "korrja" e parave sipas Derajt?

Deraj, me fjalë të tjera e dëshmon kështu rrjedhën e ngjarjeve: E.Sh., mikja e saj, ishte në dijeni të miqësive të saj në sistemin e drejtësisë. Konkretisht, me një Avokat të njohur, ish-prokuror i përjashtuar nga vetingu. Deraj, sipas burimeve tona, ka përmendur një tjetër emër të njohur për redaksinë dhe publikun, drejtues i Përgjithshëm i një institucioni me rëndësi, si personi që e kishte miqësuar kohë më parë me Avokatin në fjalë. E. Sh. i kërkon Milena Derajt të takohet me shtetasen A.V., biznesmene, e afërme e familjes Ferracaku. Milena Deraj takohet me biznesmenen A. Sh.

Biznesmenia A.V., në këtë takim, i kërkoi Derajt ndihmë për një çështje në hetim nga Prokuroria e Shkodrës, "vrasje", ku të përfshirë ishin disa pjesëtarë të familjes Ferracaku, një ngjarje e ndodhur në plazhin e Velipojës. Deraj, e prezantuar si mikeshë e Avokatit të njohur, premton se do të mësojë nëse ai mund ta marrë përsipër çështjen në fjalë. Një javë më pas, në zyrën e së afërmes së familjes Ferracaku, A.V., Milena Deraj ka marrë takim direkt me Abedin Ferracakun, i cili kërkonte nga Deraj që të ndërmjetësonte me ndonjë avokat që mund t’i ndihmonte për masa më të lehta dënimi familjarët e tij. Këtë bisedë Milena Deraj, sipas saj, një javë më pas e pati zhvilluar me Avokatin, i cili kërkoi kohë për ta shqyrtuar çështjen.

Sipas asaj që ka dëshmuar Deraj, Avokati në fjalë, për mbrojtjen e katër shtetasve, në mënyrë që të kërkonte gjykim të shkurtuar dhe dënime më të lehta për pjesëtarët e familjes Ferracaku, kërkonte 340 mijë euro. Me këtë shumë, sipas Derajt, Abedin Ferracaku pati rënë dakord dhe qenë marrë vesh për një takim të dytë për kryerjen e pagesave. 6 muaj më pas ata janë kontaktuar përmes aplikacionit ‘’Signal’’ dhe ne tre takime te ndara, në harkun e afërsisht dy muajve, në tri këste, të tri herët në Tiranë, Abedin Ferracaku i ka dhënë 340 mijë euro.

"Dosja.al" ka mësuar se Milena Deraj ka deklaruar se shumat i kishte ruajtur në shtëpinë e saj në pritje të plotësimit të shifrës dhe më pas, disa muaj më parë, derisa pati marrë një telefonatë nga Avokati, i cili i pati deklaruar se nuk mund ta merrte përsipër çështjen, pa patur dijeni se Milena Deraj tashmë ishte parapaguar. Megjithatë, në një takim pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit me Abedin Ferracakun, Milena Deraj i ishte shprehur se nëse puna nuk do të kryhej si duhej, ajo do t’ia kthente lekët. Këtë Abedin Ferracaku nuk e pati pranuar.

Pas kësaj bisede, së bashku me të afërmen e tij dhe me Milena Derajn, 2 ditë përpara zgjedhjeve, ata kanë ndaluar në një biznes të njohur në Tiranë ku kanë telefonuar pronarin, një biznesmen dhe politikan të njohur në vend, e në pamundësi për t’u takuar me të janë nisur drejt Shkodrës. I njëjti politikan dhe biznesmen i njohur, tre ditë përpara këtij episodi, sipas asaj që mësohet se ka deklaruar Deraj, pati zhvilluar një bisedë telefonike e më pas një takim në zyrën e tij me Derajn. Në këtë takim Deraj e kishte njohur detyrimin financiar ndaj vëllezërve Ferracaku dhe pati premtuar se do ta shlyente atë.

Pas kësaj ndalese në hotelin e njohur në Tiranë, sipas Derajt ata janë nisur drejt Shkodrës dhe kanë mbërritur në një ndërtesë njëkatëshe me oborr në Shkodër. Aty është shfaqur vëllai i Abedinit, Shyqyri Ferracaku. Me armë në duar, e kanë shoqëruar në një dhomë të pasme të godinës, ku i kishin bërë me dije se në të njëjtin kolltuk kishte qenë edhe Avokati. Aty, sipas deklarimeve të Derajt, e kishin mbajtur për dy orë e gjysmë përmes presioneve psikologjike dhe e kishin detyruar të xhironte një deklaratë përmes videos, sipas të cilës u detyrohej 540 mijë euro. Mandej ajo deklaron se është lënë në hyrje të Lezhës së bashku me shtetasen A.V., nga ku ka mbërritur në Tiranë me taksi.

Deraj deklaron se 140 mijë euro i ka kthyer, por pjesa tjetër prej 200 mijë eurosh nuk i pranohet nga familja Ferracaku, pasi ata i njohin për detyrim shumën 540 mijë dhe jo 340 mijë euro.

"Dikush do e paguaje me jeten e familjareve,"- deklaron të jetë kërcënuar përmes komunikimeve në aplikacionin ‘’Signal’’ Milena Deraj.

Çfarë ka rrëfyer biznesmenja A.V., e afërmja e Ferracakëve?

Në rrëfimin e saj në prokurorinë e Tiranës tregon se Milena i kishte folur për investime në Departamentin e bonove të thesarit, pasi punonte në Bankën e Shqipërisë, madje dhe kishte insistuar që të investonte para. Më pas, rrëfeu se Milena i thoshte gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme gjithashtu i kishte mundësi ti nxime pashaporta shqiptare. Për një pasaportë të nxjerrë me ndihmën e burrit duheshin vetëm 10.000 (dhjetë mijë) euro, por edhe kjo shumë Afërdita Verracakut i është dukur e ekzagjeruar. Më pas i ka folur për njohjet e saj të shumta në Prokurori dhe në Gjyqësorin Shqiptar, e pikërisht në këtë moment Verracaku i ka përmendur "hallin e familjes së saj.

"Janë interesuar në të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se çfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe ku e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të. Pas disa ditësh datën nuk e mban mind fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar pranë zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndëtimin e një pallati me Tom Doshin. Abedini në këtë moment i ka thënë Milenës që ti kthejë paratë e tyre mbrapsht, madje i ka thënë ti mbajë dhe 50.000 euro, nga lekët e marra vetëm ti kthej pjesën e mbetur pasi këta të fundit ishin në hall nga proceset gjyqësore dhe i duheshin paratë,"-rrëfen ajo. 

Por thekson se në asnjë moment nuk kanë shkuar në Shkodër, atje ku Milena pretendon se është mbajtur peng 2-3 orë, madje shton se Abedin Verracaku jo vetëm që nuk i ka kërkuar 540 mijë euro nga 340 që i dha fillimisht, por edhe i tha që të mbante 50 mijë nga shuma totale për "mundimin". Dëshmi kjo që bie ndesh me atë që ka denoncuar Deraj në Policinë e Tiranës. 

Çfarë tregon kjo dosje?

Pavarësisht çfarë thuhet apo propagandohet për drejtësinë e re, duket se ndërhyrjet nuk janë ende një fenomen i shkuar. Sërish çfarë nuk blihet me para, blihet më me shumë para. Ose të paktën në rastin e Derajt, tentohet!

1 VITE ME PARE

RREZIKON 5-10 vite burg/ I mori 570 mijë € shoqes së saj dhe familjes Verracaku, Milena Deraj "përsëritëse" në mashtim

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

TIRANË- Prokurorja Ornela Rrumbullaku ka përmbledhur dosjen e mashtrimit të Milena Derajt, e cila është përsëritëse për këtë vepër penale. Kjo pasi nga kqyrja e sistemit “Deepsee” ajo rezulton se është proceduar penalisht edhe më parë nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, po për mashtrim. 

"U bë kqyrja e sistemit “Deepsee” per shtetasen Milena Deraj, nga e cila rezulton kjo shtetase është proceduar penalisht dhe më parë nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për veprën penale “Mashtrim”, lidhur në investimet në bono thesare,"-thuhet në dosje. 

Ndërkohë që aktualisht për mashtrimin e familjes Verracaku dhe të shoqes së saj, ajo rrezikon që të dënohet me burg nga 5 deri në 10 vite. 

Në lidhje me ndalimin e shtetasen Milena Deraj:

Vepra penale për të cilin dyshohet i ndaluari është ajo e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143-3 i Kodit Penal, dispozitë e cila parashikon se "përvetësimi i pasurisë private ose publike nepernijef paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta; gënjeshtra ose shpërdorim të së vërtetës për vete ose persona të tjerë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në 5 vjet. Kur vepra ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

Me qëllim që të plotësohen kushtet për veprimin procedural të ndalimit të shtetases Milena Deraj: Së pari, përmbushet kushti i të qënurit krim vepra penale për të cilën dyshohet se është konsumuar; së dyti, kushtin e të dënuarit të këtij krimi jo më të ulët në maksimum se katër vjet; së treti, ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikje, duke kotisideruar marzhin e dënimit, mekanizmin e ngjarjes dhe sjelljen e të dyshuarit pas kryerjes së veprës penale; Së katërti, ndalimi është kryer në kushte të zbatimit të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga prokurori i çështjes.

Në rastin konkret konstatohet se personi nën hetim Milena Deraj, dyshohet për konsumimin e vepres penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, vepër penale për të cilën, parashikohet dënim me burgim nga 5 vjet deri ne 10 vjet. Në këto kushte përmbushet kushti i i parashikuar në nenin 253 të Kodit të Procedurë.è Penale, pasi vepra enale për {ë cilin është ndaluar shtetasja Milena Deraj ka masë dënimi jo më të ulët në se 4 vjet.

1 VITE ME PARE

DOSJA-EKSKLUZIVE/ "Investo tek bonot e thesarit", si ia mbushi mendjen Milena Deraj shoqes për ta zhvatur, ndërhyrja e burrit: Genci kërkonte pak më shumë kohë!

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar nga dosja e Prokurorisë së Tiranës e siguruar nga Dosja.al lidhur me mashtrimin e Milena Derajt. Në këtë pjesë të dosjes diskutohet këllzimi që i ka bërë shoqja e saj, Elira Shyti që gjithashtu pretendon se është mashtruar nga Milena. Në rrëfimin e saj në Policinë e Shtetit, ajo tregon se takimi me të ka qenë rastësor dhe miqësor dhe Milena është prezantuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë. Pak kohë pasi e ka njohur, Milena i ka propozuar të investojë në bono thesari, si një mundësi që do t'i silltë fitime. Për 6 muaj i ka dhnë 225 000 Euro, para që ia ka kaluar me bankë dhe pretendon se i kishte marrë borxh tek të afërmit e saj. Por ka hasur në probleme në kthimin pas të parave, kështu që gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj.

"Genci në të gjitha kontaktet që ajo ka pasur i ka thënë të ketë besim pasi do t'i merrte lekët e saj dhe madje edhe fitimin që i kishte premtuar edhe Milena. Pasi kaloi shumë kohë dhe Milena vazhdonte i shtynte afatet që do i kthente lekët, pas shumë insistimeve të saj, ka arritur të bindë Milenën që t'i njihte detyrimin që i kishte para një noteri në mënyrë që të kishte një dokument zyrtar për gjithë paratë që ajo i kishte marrë,"-thuhet në dosje.

Më pas, tregon sesi njohur Adërdita Ferracakun me Milenën (çështje që Dosja.al e ka trajtuar në artikuj të tjerë), ndërsa me të mbërritur emri i saj, Policia zbuloi se më herët, po Deraj është proceduar penalisht nga Krimi Ekonomik, po për mashtrim me bono thesari. Pa e ditur që shoqja e kishte kallëzuar, edhe Milena Deraj shkon në Polici për të denoncuar kërcënimet që pretendon se ka marrë nga familja Verracaku nga Shkodra, duke shtuar volumin e dosjes për të.

PJESË NGA DOSJA:

Në vijim të veprimeve hetimore është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Elira Shyti pasi është mashtruar nga shtetasja Milena Deraj. Fillimisht prezantimi ka qenë rastësor dhe miqësor dhe Milena është prezantuar si punonjëse e Bankës së Shqipërisë. Pak kohë pasi e ka njohur, Milena i ka propozuar të investojë në bono thesari, si një mundësi që do t'i silltë fitime. Për një periudhë prej 6-muajsh (gjashtë) ajo i ka dhënë Milenës në total shumën prej 225 000 Euro (dy qind e njëzetë e pesë mijë). Këtë shumë parash shtetasja thotë se e ka marrë nga të afërmit e saj. Ajo ka kryer transaksione në bankën Union Bankë ku bashkë me Milenën kanë takuar punonjësen e Union Bank (drejtoreshë), Aurora Xhaxhiu dhe një pjesë të shumës ja ka dhënë Milenës në dorë. Pasi kaloi periudha që Elira priste të merrte kthimin e investimit të saj, Milena ka filluar të shtyjë datat duke i thënë se vonesat ishin për shkak të procedurave të Bankës. Në një nga herët e shumta që i ka kërkuar Milenës që t'i kthentë paratë, Milena ka kryer një transaksion në shumën prej 20 000 Euro (njëzetë mijë) në bankën C*, para të cilat shtetasja thotë se nuk i janë kredituar kurrë në llogarinë e saj. Gjatë kontakteve për problemin e saj me Milenën, ka njohur edhe bashkëshortin e saj i cili quhet Genci Deraj. Genci në të gjitha kontaktet që ajo ka pasur i ka thënë të ketë besim pasi do t'i merrte lekët e saj dhe madje edhe fitimin që i kishte premtuar edhe Milena. Pasi kaloi shumë kohë dhe Milena vazhdonte i shtynte afatet që do i kthente lekët, pas shumë insistimeve të saj, ka arritur të bindë Milenën që t'i njihte detyrimin që i kishte para një noteri në mënyrë që të kishte një dokument zyrtar për gjithë paratë që ajo i kishte marrë. Shtetasja thotë se Milena e ka mashtruar vazhdimisht duke e mbajtur me shpresa dhe duke përdorur pozicionin e saj si punonjëse e Bankës së Shqipërisë. Transaksioni i parë që ka bërë thotë se ka qenë në shumën prej 47 000 Euro (dyzetë e shtatë mijë), transakionin e dytë nuk e mban mend tamam, por duhet të ketë qenë rreth 20 000 Euro (njëzetë mijë); këto dy transaksione i ka bërë në bankë. Të gjitha shumat e tjera, në varësi të kohës që arrinte t'i siguronte nga të afërmit e saj, ajo kontaktonte Milenën dhe ja jepte asaj në dorë. Shumat kanë qenë të ndryshme, 10 000 Euro (dhjetë mijë), 20 000 Euro (njëzetë mijë) dhe 30 000 Euro (tridhjetë mijë). Këto shuma Milena shkonte dhe i merrte në shtëpinë e saj. Persona të {jera nuk kanë qenë prezent kur ajo ja ka dhënë Milenës küto para. Ajo thotë se në të gjitha komunikimet që Milena ka pasur me të në telefon, edhe komunikime të shkruara me mesazhe, e ka pranuar këtë detyrim që në total shkon në shumën prej 225 000 Euro (dy qind e njëzetë e pesë mijë). Me Milenën thotë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument për shumat e parave që i ka dhënë asaj për të investuaT, përvec aktit noterial për njohjen e detyrimit. Për bashkëshortin e Milenës thotë se di që ai punon në Kryeministri. Shtetasja thotë se Milena i ka dhënë vetëm dy herë para në dorë në shumën totale prej 5000 Euro (pèsü mijë). Shtetasen Aïërdita Ferracaku thotë se e njeh-pasi e ka mikeshë prej vitesh dhe e ka prezantuar këtë shtetase me Milenën. Ajo thotë se nl 4akimet që kanë pasur të treja janë bërë biseda të përgjithshme dhe beson se Afërdita me Milenën kanë pasur edhe kontakte të tjera pa prezencën e saj. Para rreth një viti kujton se kanë qenë te puna e Afërditës në Astir dhe aty Milena ka takuar një mikun e Afërditës vecmas. Ajo thotë se nuk e di se kush është ky person dhe pfarë bisede ka bërë ai me Milenën. Në një nga herët që do të takonte Milenën, shtetasja thotë se ka parë që ajo ka takuar një person te bar “Peti” te rruga e “Kosovarëve”. Ajo thotë se në biseda Milena i ka thënë se i detyrohej një shumë të konsiderueshme mbi 300 000 Euro (tre qind mijë) personave që kishte njohur nëpërmjet Afërditës. Me sa ka dëgjuar nga Milena, ata ja kishin dhënë lekët Milenës për të gjetur një avokat për një qështje gjyqi, por nuk di më shumë. Shtetasja thotë se ka pasur mesazhe nga numra të huaj në aplikacionin “Signal”, të cilët i kanë shkruar që të mos dalë nga Shqipëria as ajo dhe as djali i saj deri sa të mbyllej pështja e lekëve që Milena i detyrohet njerëzve. Ja ka përcjellë Milenës këto mesazhe dhe ajo i ka thënë që të rri e qetë pasi ajo do t'i kthente lekët qëju kishte borxh. Para rreth dy ditësh dy persona (jo më shumë se njëzetë vjep) të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk mund t'i identifikojë, e kanë ndaluar poshtë pallatit të saj dhe i kanë kërkuar pasaportën e saj. Nga frika është ngjitur në shtëpi, ka marrë pasaportën dhe ja ka dhënë këtyre dy personave. Ata kanë marrë pasaportën dhe janë larguar. U bë kqyrja e sistemit “Deepsee” per shtetasen Milena Deraj, nga e cila rezulton kjo shtetase eshtö proceduar penalisht dhe me pare nga ana e Seksionit per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar peı vepren penale “Mashtrim”, lidhur ne investimet ne bono thesare.

1 VITE ME PARE

"E kam burrin tek Ministrja e Brendshme"/ DOSJA-EKSKLUZIVE; Mashtrimi i Milena Derajt, Afërdita Verracaku rrëfehet: S'është marrë kurrë peng!

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dëshmia e Afërdita Verracakut, e cila ka lidhur punonjësen e Kuvendit të Shqipërisë, Milena Derajn me familjarët e saj për të zgjidhur çështjen e një gjyqi. Prezantimin me Derajn ia ka bërë Elira Shyti të cilën e ka patur mikeshë, rreth para dy vitesh. Në rrëfimin e saj në prokurorinë e Tiranës tregon se Milena i kishte folur për investime në Departamentin e bonove të thesarit, pasi punonte në Bankën e Shqipërisë, madje dhe kishte insistuar që të investonte para. Më pas, rrëfeu se Milena i thoshte gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme gjithashtu i kishte mundësi ti nxime pashaporta shqiptare. Për një pasaportë të nxjerrë me ndihmën e burrit duheshin vetëm 10.000 (dhjetë mijë) euro, por edhe kjo shumë Afërdita Verracakut i është dukur e ekzagjeruar. Më pas i ka folur për njohjet e saj të shumta në Prokurori dhe në Gjyqësorin Shqiptar, e pikërisht në këtë moment Verracaku i ka përmendur "hallin e familjes së saj.

"Janë interesuar në të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se çfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe ku e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të. Pas disa ditësh datën nuk e mban mind fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar pranë zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndëtimin e një pallati me Tom Doshin. Abedini në këtë moment i ka thënë Milenës që ti kthejë paratë e tyre mbrapsht, madje i ka thënë ti mbajë dhe 50.000 euro, nga lekët e marra vetëm ti kthej pjesën e mbetur pasi këta të fundit ishin në hall nga proceset gjyqësore dhe i duheshin paratë,"-rrëfen ajo. 

Por thekson se në asnjë moment nuk kanë shkuar në Shkodër, atje ku Milena pretendon se është mbajtur peng 2-3 orë, madje shton se Abedin Verracaku jo vetëm që nuk i ka kërkuar 540 mijë euro nga 340 që i dha fillimisht, por edhe i tha që të mbante 50 mijë nga shuma totale për "mundimin". Dëshmi kjo që bie ndesh me atë që ka denoncuar Deraj në Policinë e Tiranës. 

PJESË NGA DOSJA:

Për zbardhjen e rrethanave të hetimit ju mor deklarim shtetases Afërdita Ferracaku, e cila e deklaroj se e ka njohur Milena Deraj nëpërmjet shtetases Elira Shyti të cilën e ka patur mikeshë, rreth para dy vitesh. Kjo shtetase ka ardhur së bashku me Elirën te aktiviteti i saj tregtar, ku zhvillohen kurse profesionale, dhe kanë qëndruar dhe kanë bërë muhabet ndër të {jera i ka bërë dhe thonjtë. Në bisedë e sipër Milena i thotë që punon te Banka e Shqipërisë te në departamentin e bonove të thesarit, gjithashtu i ka shpjeguar se bonot kanë interesa shumë të larta, dhe se do ishte me interes për të in estonte paratë aty. Fillimisht i ka pëlqyer si ide por i ka bërë përshtypje që Milena erdhi dhe disa herë të tjera ditët në vazhdim duke insistuar që ajo të investonte paratë, në këto kushte ka krijuar dyshim se kjo e fundit mund të ishte duke e mashtruar, sepse i thoshte që kishte interesa shumë të larta madje që shkonin në 100% të vlerës që mund të futej brenda 15 ditësh. Kjo gjë e ka habitur dhe duke qenë se ajo nuk ishte e fushës në memorien time janë kthyer investimet e bëra para disa vitesh në skemat piramidale ku kishte interesa shumë të larta dhe ajo ka humbur shuma të ndryshme parash. I kam thënë Milenës se nuk ka mundësi të investoj, dhe kanë vazhduar bisedat normalisht për pak kohë. Milena i thotë gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme gjithashtu i kishte mundësi ti nxime pashaporta shqiptare. Kjo gjë i ka interesuar dhe i ka propozuar disa miqve të saj në Kosovë, por për këtë fakt i ka kërkuar parapagim 10.000 (dhjetë mijë) euro një shumë e cila i është dukur e ekzagjeruar, pasi i duhej ti merrte dhe të hynte garant te këta njerëz. Është tërhequr nga ky propozim pasi nuk kishte besim. Gjatë kësaj kohe e dëgjonte vazhdimisht Milenën që i thoshte se njihte prokurorë e gjyqtarë të ndryshëm, dhe se ajo kishte dijeni për një pështje të cilën disa të afërmit e saj kishin në Prokurorinë e Shkodrës dhe i ka thënë se njeh Prokuror Arjan Ndojin dhe se ai mund tjua zgjidhte këtë punë.

Këtë fakt ajo ja ka thënë kushuririt të saj Abedin Ferracakut i cili ka thënë se do vinte ta takonte në Tiranë Milenën. Përreth para 8-9 muajsh datën nuk e mban mend fiks Abedini ka ardhur pranë punës së saj, dhe e kam njoftuar Milenën e cila ka ardhur aty vetëm me taksi. Pasi i ka prezantuar me njëri tjetrin, i ka lënë të bisedojnë me njëri tjetrin dhe është larguar nga ambjenti ku po qëndronin. Pasi kanë biseduar me njëri tjetrin kanë lidhur kontaktet me njëri tjetrin në dijeninë e saj dhe është larguar nga puna e tij. Gjatë të gjithë kësaj periudhe nuk ka patur dijeni se cfarë është bërë midis tyre. Rreth 10 ditë para zgjedhjeve para datës 14 Maji ka mësuar se Milena kishte marrë shumën e 340.000 (treqind e dyzet mijë) eurove nga të afërmit e saj për ti ndihmuar në procesin gjyqësor që ata kanë, por në fakt nuk kishte bërë asnjë veprim për këtë gështje dhe krijuan bindjen që kjo e fundit i kishte mashtruar. Janë interesuar në të njohurit tanë të ndryshëm lidhur me Milenën dhe se cfarë përfaqësonte në publik. Kanë dëgjuar se kjo shtetase ishte duke investuar për të ndërtuar një pallat me Tom Doshin. Duke qenë se kanë marrëdhënie familjare me këtë të fundit kanë shkuar e kanë takuar te zyrat e tij, dhe ku e kanë takuar ai dhe Abedini, në këtë takim Tom Doshi i ka thënë se këtë shtetase e njeh si emër por që kjo e fundit është mashtruese dhe nuk po investojnë sëbashku në asnjë pronë, por edhe të mos merren më me të. Pas disa ditësh datën nuk e mban mind fiks Abedini ka takuar Milenën dhe kanë shkuar pranë zyrave të zotit Tom Doshi, i cili nuk ka qenë prezent, por nëpërmjet telefonatës që ka bërë me Abedinin e ka rikonfirmuar që Milena po i mashtronte dhe se nuk kishte asnjë lidhje me të, ndryshe nga sa deklaronte Milena se ajo vetë po investonte për ndëtimin e një pallati me Tom Doshin.

Abedini në këtë moment i ka thënë Milenës që ti kthejë paratë e tyre mbrapsht, madje i ka thënë ti mbaj dhe 50.000 euro, nga lëkët e marra vetëm ti kthej pjesën e mbetur pasi këta të fundit ishin në hall nga proceset gjyqësore dhe i duheshin paratë. Sqaron se në asnjë moment nuk kant shkuar në Shkodër as unë vet, as Milena dhe as së bashku me Abedinin apo persona të tjerë. Pas kësaj bisede janë ndarë, dhe nuk ka më dijeni se cfarë ka ndodhur.

Deklaroj me bindje të plotë se Abedini asnjëherë nuk e ka kërcënuar në prezencë e saj Milenën, por në fakt Abedini ka qenë i mashtruari në këtë rast.

1 VITE ME PARE

DOSJA-EKSKLUZIVE/ Mashtrimi i Milena Derajt, nga 340 mijë euro familja Verracaku i kërkonte "540", NDËRHYRJA e Tom Doshit: A ia njeh borxhin?

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

TIRANË- Zbardhen mesazhet që Milena Deraj pretendon se ia dërgonte Abedin Verracaku. Në dosjen e plotë të Prokurorisë së Tiranës, të siguruar nga Dosja.al. theksohet se nga 340 mijë euro që i ka marrë, punonjësja e Kuvendit i ka kthyer familjes140.000 (njëqind e dyzet mijë) euro, ndersa shumen tjeter prej 200.000 (dyqind mijë) euro i ka investuar në fshatin Salari të rrethit Tepelenë duke bërë një shtëpi guri. Paratë i kishte menduar që t'i investonte sepse nuk ia kishin pranuar 340 mijë euro. Familja i njihte për borxh tashmë shumën prej 540 mijë eurove. Më pas, ajo pretendon se e ka marrë në telefon edhe ish-deputeti Tom Doshi, i cili e ka pyetur shkurt se çfarë kishte ndodhur, ndërsa bisedën e kishte mbyllur me fjalinë: A ia njeh borxhin apo jo?

"Është bërë sekuestrimi dhe kqyrja e celularit të kësaj shtetaseje nga e cila ka rezultuar të jetë aplikacioni “Signal” me numrin celular 069******, në faqen me mbishkrimin Elira me numër +35567*****, në pjesën fundore ka një mesazh të shkruar “nuk duhet me lëviz kund, nesër në orën 10 duhet të jesë në Shkodër bashkë me djal” dhe siper tij ka mbishkrimin ***********. Në pjesën e sipërme të mesazhit ka mbishkrimi Shkodra1, mesazhi i shkruar është: e treta sqarim për çdo gjë se përfunduam këtu ose dikush do e paguaj me jetën e familjareve të tyre. Mesazhi tjeter është: në faqen e telefonit ka mbishkrimin tjeter today ora 11:09 AM, mbishkrimi GIFF GIFF mesazhi i shkruar është: Mos lëviz nga shtëpia se po vijnë të marrin!,"-shkruhet në dosje.

PJESË NGA DOSJA:

Thekson se nga shuma e eurove prej 340.000 (treqind e dyzet mijë) eurove, që ka marrë i ka kthyer vetem 140.000 (njëqind e dyzet mijë) euro, ndersa shumen tjeter prej 200.000 (dyqind mijë) euro i ka investuar në fshatin Salari të rrethit Tepelenë duke bërë një shtepi guri, pasi shumen e eurove që i kishin dhënë nuk i pranonin që tjua ktheja, por kerkonin edhe 540.000 euro të tjera të regjistruara në video, duke mos e njohur borxhin e tyre që i kishin dhënë. Gjithashtu kam për të shtuar se gjatë kohës që isha e marrë peng në banesen e tyre në Shkodër, Abedini e kanë kanosur edhe për të afërmit e saj.

Gjatë bisedës që ka bërë me Elira Shytin ajo i ka thënë se këto 3 ditët e fundit janë shtuar kërcënimet ndaj saj personalisht, djalit të saj si dhe e kërcënojnë ndaj çdo të afërmi të saj, ajo i ka thënë se një i afërm i Abedinit i ka marrë edhe pasaportën Elirës duke mos ja kthyer.

Milena ka theksuar se në telefonin e saj ka komunikuar vetem me aplikacionin “SIGNAL“ me numer telefoni nuk ka komunikuar në asnjë rast, ndërsa dje në datën 22.05.2023, nëpërmjet aplikacionit ëhatssap me një numër të huaj +33758253148, e ka telefonuar Abedin Ferracaku duke i thënë se “të erdhi dita të pres në Shkodër” në datën 23 sikur e kanë lënë atë ditë për këtë takim. Ka shtuar se 3 ditë përpara datës 12.05.2023, e ka marrë në telefon Tom Doshi për ta pyetur rreth kësaj historie që kishte ndodhur mes vëllezërve Ferracaku dhe meje. Në moment kam shkuar dhe jam takuar me Tomën tek rruga e Ambasadave në zyren e tij. Ai e ka pyetur nëse ja njeh borxhin apo jo, ajo është përgjigjur se do ja kthente paratë.

Është bërë sekuestrimi dhe kqyrja e celularit të kësaj shtetaseje nga e cila ka rezultuar të jetë aplikacioni “Signal” me numrin celular 069******, në faqen me mbishkrimin Elira me numër +35567*****, në pjesën fundore ka një mesazh të shkruar “nuk duhet me lëviz kund, nesër në orën 10 duhet të jesë në Shkodër bashkë me djal” dhe siper tij ka mbishkrimin ***********. Në pjesën e sipërme të mesazhit ka mbishkrimi Shkodra1, mesazhi i shkruar është: e treta sqarim për çdo gjë se përfunduam këtu ose dikush do e paguaj me jetën e familjareve të tyre.

Mesazhi tjeter është: në faqen e telefonit ka mbishkrimin tjeter today ora 11:09 AM, mbishkrimi GIFF GIFF mesazhi i shkruar është: Mos lëviz nga shtëpia se po vijnë të marrin!

1 VITE ME PARE

'Kena fol me Tomën, hajde në Shkodër'/ DOSJA-EKSKLUZIVE- Si u morr peng Milena Derajt, u MASHTRUA se do takonte ish-deputetin por i vunë armën në kokë...

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

TIRANË- ...vijon pjesa e dytë e zbardhjes së detajeve nga dosja e Milena Derajt. Dosja.al ka zbardhur të plotë momentin e takimit të parë të saj me Abedin Ferracakun, në një lokal në Shkodër. E reja ka vajtur nga Tirana për të diskutuar ballë për ballë me personin që do i jepte paratë. Takimi është bërë nga fillimi i vitit 2022, por në telefonin komunikonin nëpërmjet aplikaciont “Signal“ duke i kërkuar që të takohen që ai ti jepte shumën e eurove që kishin biseduar për avokatin, i cili ishte zgjedhur të ishte ish-prokurori i famshëm, Arjan Ndoj. Fillimisht i ka dhënë 80 mijë euro (me prerje 50 dhe 100), para "cash", të pambështjella, të cilat sapo i kishte nxjerrë nga xhepi. Sapo i dha lekët i dha se do i jepte edhe pjesët e tjera. Pastaj janë takuar  përsëri te Lulishtja “1 Maj“ ka adhur me të njëjtin automjet e janë takuar dhe aty ai i ka dhënë pjesën tjetër të parave.

Këtu ka nisur edhe zhvatja. Pasi ka marrë paratë, 340 mijë euro, i ka kthyer në "500" që të mos i zinin shumë vend dhe nuk i ka thënë asgjë avokatit. Para rreth 3-3.5 muaj më parë avokati Arjan Ndoj e ka kontaktuar në telefon duke i thënë se heq dorë nga dosja për arsyet e tij. 

"Dy ditë më pas ka marë ne telefon nëpërmjet aplikaciont "Signal", Abedinin duke i thënë se po mos të bëhëj puna sikur duhet dhe ai do ti kthente lekët por Abedini nuk ka pranuar, me pretendimin se për të bërë këto lek është vënë në rrezik dhe nuk pranon lekët por do punën. Dy ditë para zgjedhjeve me sa i kujtohet data 12 maj 2023, rreth orës 11:30, është takuar me Abedin Ferracaku i cili ishte me një shofer në drejtim të mjetit përseri me të njejtin autoveturë tek miga e “Kosovareve“ në Tiranë dhe i ka kërkuar që të shkonin të takoheshim me Aferditën dhe ajo ka rënë dakort ka hipur në makinen e tij dhe të dy së bashku kanë shkuar tek rruga e “Durresit“ aty para Hotel “C...“ kanë pritur Aferditen dhe kanë hyrë në katin e parë të në një zyrë së bashku me Aferditën, Abedinin dhe një nipin e tyre,"-shkruhet në dosje. 

Në këto ambiente, Adedini pretendon se ka folur në telefon me "Tomën" që sipas Prokurorisë së Tiranës është ish-deputeti i Partisë Socaliste, Tom Doshi. Siç kanë hyrë, kanë dalë dhe janë nisur për në Shkodër, atje ku ndodhej edhe ish-deputeti që po zhvillonte fushatë. 

"Në ambjentet e kësaj zyre Abedini i tha se ka folur në telefon Toma (Tom Doshi) me babain e Abedinit se është në Shkoder pasi ai po mbyll fushaten më pas kanë dalë nga kjo zyrë duke u futur të katërt në makineën e Abedinit. Ajo, Aferdita dhe Abedini janë nisur për në Shkoder ku në sediljen e parë ka qënë Aferdita Ferracaku, në drejtim të mjetit ka qënë një person i moshes rreth 30 vjeç trup mesatar emrin nuk ja ka mesuar ndersa ajo dhe Abedini në sediljen e pasme kanë vazhduar deri afer Shkodres por pasi ai ka folur me një shokun e tij në telefon dhe i tha se ka trafik rruga për Shkoder dhe ai është futur në një rrugë dytësore duke ecur rreth 15 minuta, gjatë kësaj kohe ka biseduar në telefon Abedini ose Aferdita nuk e mban mend se cili por kanë thënë se jemi në Kiras ose në Zus."

Në këtë moment, Milena Deraj pretendon se është marrë peng dhe është kërcënuar me armë zjarri. Në të njëjtën dhomë pretendohet se i kanë thënë që kanë marrë edhe 'avokat Arjanin'. Peng apo jo; nuk e sqaron. 

"Pasi mbërritën aty tek një ndertesë një katshe me oborr ku nuk kishte prsona të tjerë, ka ardhur menjeherë vellai i Abedinit i quajtur Shyqyr, të cilët në duar mbanin nga një pistoletë dhe e kanë futur në njërën dhoinë të slitepisë nga dera e pasme e saj duke e ulur në një kolltuk ngjyre e kuqe, duke i thënë se këtu ku u ul ajo, ishte ulur edhe av. Arjani, aty ka qëndruar rreth 2 ore e 30 minuta, duke e kërcenuar me armë se do të vrisnin nuk do të na japësh përveq shumës që kishin dhënë ata kërkonin dhe shumën tjeter 200.000 euro, gjithashtu e kanë detyruar që të bënte një video me telefonin Abedinit, Video Call me theks:- Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumen prej  540.000 euro për dosjen ferracaku me prokuroe Znj. Hamzaj” të pranishëm kanë qënë Abedini, Shyqyriu, shoferi i makinës si dhe Aferdita që kur janë takuar në Tiranë. Më pas e kanë lënë që me datë 23.05.2023, në orën 19:30 për tu takuar në Shkodër tek lokal “Fantazia“. Në atë banesë e kanë mbajtur nën kercenimin e armëve që mbanin në duar per rreth 2-3 orë por dhunë fizike nuk kanë ushtruar ndaj meje por vetem dhunë psikologjike më pas e kanë lënë të lirë duke i marrë me të njëjten makine që e kishin marrë në Tiranë duke i dërguar së bashku me Aferditen deri në hyrje të Lezhes. Në këtë moment Aferdita. mori një taksi janë'‹thyer për Tiranë. Pas rreth 3 ditë janë takuar me shoqen e saj Elira Shyti e cila ishte shqetesuar shumë."

Më pas, tregoi se ishte munduar për të kontaktuar me avokatin Arjan Ndoj por nuk ka mundur që të kontaktoj që prej 2-3 muajsh.

PJESË NGA DOSJA:

Pas këtij takimi që ka bërë me Arjanin, ka kontaktuar shoqen e saj Eliren dhe të dyja së bashku kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me Aferditën pasi në zyren e saj po i priste Abedin Ferracaku, aty u takuan me Abedinin në zyren e Aferditës ka sqaruar për biseden që kishte bërë me avokatin pa ju përmendur emrin e avokatit që ajo kishte biseduar duke i thënë se për {ju mbrojtur juve që të kaloni në gjykim të shkurtuar Arjani kërkonte 340.000 (treqinde dyzet mijë) euro. Ndersa Abedin Ferracaku i ka thënë se është dakort që të paguante këtë shume prej 340.000 (treqind e dyzet mijë) eurosh por do të vonohet pak duke i thënë një kohë deri rreth 6 muaj, past Abedini e ka pranuar këtë shumë parash që do ti jepte për avokatin u larguan duke lënë një kontakt tjeter kur ai të bënte gati shumen e eurove të kërkuara prej avokatit ai dhe Elira janë larguar për në banesat e tyre ndersa Abedinin e kanë lënë në zyren e Aferditës. Pas 6 muajsh mesa i kujtohet ka qënë fillimi i vitit 2022, shtetasi Abedin Ferracaku e ka marrë në telefon nëpërmjet aplikaciont“signal“ duke i kërkuar që të takohen që ai ti jepte shumen e eurove që kishin biseduar për avokatin, dhe ky i fundit ka ardhur në Tiranë dhe e ka takuar tek Lulishte“1 Maj“, ku ai ka qenë vetem në drejtim të mjetit, pasi ka ardhur aty tek lagjia e tij, ai ka dalë dhe është futur në makinen e tij dhe i ka dhënë një pjesë të shumes së kërkuar nga avokati mesa i kujtohet ishte 80.000 euro të cilat i ishin të prerjeve 50 dhe 100 të pa mbeshtjellura të cilat i ka nxjerrë nga xhepi dhe ja ka dhënë asaj, duke i thënë se pjesen tjeter do ta jap në dy pjesë të tjerë në kohë të ndryshme më pas është larguar. Duke patur shumë merak për shumen e eurove që i ka dhënë Abedinit, i ka mbajtur personalisht deri kur ti sillnin të gjithë shumen e kërkuar nga avokati. Rreth dy javë më vonë nga data e dhënis së kestit të parë ai ka ardhur në qender në sheshin “Skenderbej“ para bankes së shqipërisë aty afer Stacionit të Autobuzave ku dhe pasi e kontaktuar përseri në telefon nëpërmjet aplikaciont “signal“, ai ishte i veshur me kapele në kokë ndersa makinen e kishte lënë diku aty. afer dhe ishte po e njejta makinë që kishte ardhur dhe heren e parë, ajo është futur në një faksi të rastit dhe aty brenda saj ai ka ardhur dhe i ka dhënë shumen prej 70.000 euro dhe më pas janë larguar. Pas një muaj nga kjo datë ka kontaktuar përseri në telefon nëpërmjet aplikaciont“signal“ dhe përsëri te Lulishtja “1 Maj“ ka adhur me të njëjtin automjet d1*e janë takuar dhe aty ai i ka dhënë pjesen tjeter që kishte pa i dhënë duke plotësuar shumen prej 340.000 euro dhe më pas ai është larguar. Të gjithë shumen që i kishte dhënë AbGdini e kam mbajtur në shtepinë time për një kohë rreth 10 ditë më pas e ka mbajtur për rreth 2-3 muaj në makinen e saj këtë shumë eurosh e ka bërë në monedha 500 eurosh me qellim që të mos kishin volum. Para rreth 3-3.5 muaj më parë avokati Arjan Ndoj e ka kontaktuar në telefon duke i thënë se heq dorë nga kjo punë nuk merrem ai. Ajo nuk i ka treguai‘ fare Arjanit për shumen e eurove që i kishin dhënë për të mbrojtur avokatin. Dy ditë më pas ka marë ne telefon nëpërmjet aplikaciont“signa1“Abedinin duke i thënë se po mos të bëhëj puna sikur duhet dhe ai do ti kthente lekët por Abedini nuk ka pranuar, me pretendimin se për të bërë këto lek është vënë në rrezik dhe nuk pranon lekët por do punën. Dy ditë para zgjedhjeve me sa i kujtohet data 12 maj 2023, rreth orës 11:30, është takuar me Abedin Ferracaku i cili ishte me një shofer në drejtim të mjetit përseri me të njejtin autoveturë tek miga e“Kosovareve“ në Tiranë dhe i ka kërkuar që të shkonin të takoheshim me Aferditën dhe ajo ka rënë dakort ka hipur në makinen e tij dhe të dy së bashku kanë shkuar tek rruga e “Durresit“ aty para Hotel“COLOSEU“ kanë pritur Aferditen dhe kanë hyrë në katin e parë të në një zyrë së bashku me Aferditën, Abedinin dhe një nipin e tyre, në ambjentet e kësaj zyre Abedini i tha se ka folur në telefon Toma (Tom Doshi) me babain e Abedinit se është në Shkoder pasi ai po mbyll fushaten më pas kanë dalë nga kjo zyrë duke u futur të katërt në makineën e Abedinit. Ajo, Aferdita dhe Abedini janë nisur për në Shkoder ku në sediljen e parë ka qënë Aferdita Ferracaku, në drejtim të mjetit ka qënë një person i moshes rreth 30 vjeç trup mesatar emrin nuk ja ka mesuar ndersa ajo dhe Abedini në sediljen e pasme kanë vazhduar deri afer Shkodres por pasi ai ka folur me një shokun e tij në telefon dhe i tha se ka trafik iTuga për Shkoder dhe ai është futur në një rrugë dytësore duke ecur rreth 15 minuta, gjatë kësaj kohe ka biseduar në telefon Abedini ose Aferdita nuk e mban mend se cili por kanë thënë se jemi në Kiras ose në Zus, pasi mbërritën aty tek një ndertesë një katshe me oborr ku nuk kishte prsona të tjerë, ka ardhur menjeherë vellai i Abedinit i quajtur Shyqyr, të cilët në duar mbanin nga një pistoletë dhe e kanë futur në njërën dhoinë të slitepisë nga dera e pasme e saj duke e ulur në një kolltuk ngjyre e kuqe, duke i thënë se këtu ku u ul ajo, ishte ulur edhe av. Arjani, aty ka qëndruar rreth 2 ore e 30 minuta, duke e kërcenuar me armë se do të vrisnin nuk do të na japësh përveq shumës që kishin dhënë ata kërkonin dhe shumën tjeter 200.000 euro, gjithashtu e kanë detyruar që të bënte një video me telefonin Abedinit, Video Call me teks :- Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumen prëj‘ 540.000 euro për dosjen ferracaku me prokuroe Znj. Hamzaj” të pranishëm kanë qënë Abedini, Shyqyriu, shoferi i makinës si dhe Aferdita që kur janë takuar në Tiranë. Më pas e kanë lënë që me datë 23.05.2023, në orën 19:30 për tu takuar në Shkodër tek lokal “Fantazia“. Në atë banesë e kanë mbajtur nën kercenimin e armëve që mbanin në duar per rreth 2-3 orë por dhunë fizike nuk kanë ushtruar ndaj meje por vetem dhunë psikologjike më pas e kanë lënë të lirë duke i marrë me të njëjten makine qü e kishin marrë nc Tiranü duke i dërguar së bashku me Aferditen deri në hyrje të Lezhes. Në këtë moment Aferdita.mori një taksi janë'‹thyer për Tiranë. Pas rreth 3 ditë janë takuar me shoqen e saj Elira Shyti e cila ishte shqetesuar shume. Është munduar për të kontaktuar me avokatin Arjan Ndoj por nuk ka mundur që të kontaktoj që prej 2-3 muajsh.

1 VITE ME PARE

DOSJA-EKSKLUZIVE/ Si u njoh Milena Deraj me familjen Verracaku, për t'u zgjidhur 'hallin' kontaktoi me ish-prokurorin Ndoja (Avokati s'e pranoi çështjen)

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj dhe Arjan Ndoj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë të mashtrimit të Milena Derajt, punonjëse e Kuvendit, e cila akuzohet se ka zhvatur më shumë se 500 mijë euro familjes Verracaku (në tekst do e shihni si Ferracaku) për t'i shmangur dënimin përjetë 2 djemve të familjes së tyre. E gjitha ka nisur kështu; fillimisht familja Verracaku dha paratë për të ndihmuar në gjyq, por me të parë që nuk ishte bërë asgjë, kërkuan paratë e tyre mbrapsht. E ndjerë e kërcënuar, ajo shkoi t'i kallëzonte në Policinë e Shtetit, por pa e ditur që kishte nisur një hetim për të. 

Dosja.al ka mbledhur të gjitha momentet nga dosja me detaje që tregojnë sesi Milena Deraj u njoh me familjen nga Shkodra, miqësinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj. Lidhjen mes tyre e ka bërë mikesha e saj, Elira Shyti (e cila gjithashtu ishte mashtruar nga mikesha e saj e ngushtë, për të cilën edhe kishte bërë kallëzimin në Polici).

"Është paraqitur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë dhe ka bërë kallëzim shtetasja Milena Deraj e cila ka deklaruar se ka disa vite që njihet me ish prokurorin Arjan Ndoj, sot ai është avokat të cilin ja ka prezantuar një mik i saj Admir A. Duke ditur që ajo ka shumë miqësi me Av. Arjan Ndojn, një shoqe e saj e quajtur Elira Shyti e cila disponon numrin e telefonit 0675656262 me të cilën rrijnë së bashku, rreth fundit të vitit 2021, në rrugën Unaza e Re pranë “Astir”, kanë shkuar të dyja së bashku dhe kanë takuar një shoqen e Elires e quajtur Aferdita Ferracaku e cila disponon numrin e telefonit 069*******, e cila aty ka një shkollë kurse profesionale me logon“Aferdit Academy” në ambjentet e zyrës së saj dhe aty Elira e ka prezantuar me shoqen e saj dhe më pas në bisedë e sipër Aferdita i ka thënë që të bisedonte me një avokat të cilin mund ta merrte përsipër një çeshtje që kishin disa të aferm të saj në Shkoder, lidhur me një çështje që janë në hetim e sipër nga Prokuroria e Shkodrës për disa persona që akuzohen për vrasje dhe konkretisht për shtetasit Hasan Ferracaku, Abedin Hasan Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre të cilit nuk ja kujton emrin. Në këtë moment ajo i üshtë drejtuar shoqes së saj Elires që kütë problem do ta bisedonte me Arjanin dhe nëse ai e meme përsipër Arjan Ndoja ( avokati),do të flisnin. Ndersa Aferdita i ka thënë se për këtë çështje do të vije personalisht njeri nga kusherinjtë e saj që ta takojë. Pas këtij takimi rreth një javë më pas ka shkuar me Elirën perseri tek zyra e 'Aferdites që ndodhet në qëndren e kurseve profesionale që ajo administron, kur kanë mbërritur në zyrë e Aferdites aty kanë gjetur shtetasin Abedin Ferracaku i cili po i priste. Në momentin që anë shkuar dhe janë takuar me Abedinin në zyrën e Aferditës, ku Aferdita i ka prezantuar dhe më pas Aferdita ka dalë nga zyra. duke e lënë me Eliren dhe Abedïn në zyren e saj, gjithashtu i ka thënë se punon në Bankën e Shqiperisë,"-thuhet në dosje. 

Biseda ka vijuar edhe më tej. Abedini i ka treguar rrethanat e ngjarjes të prangosjes së familjarëvetë tij dhe i ka kërkuar ndihmë. Milena i ka dëgjuar dhe i ka premtuar se pasi ta bisedojë me një avokat të njohur do i kthente përgjigje. Avokati shumë i njohur ishte Arjan Ndoj, prokuror dikur me profesion, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati disa vite më parë teksa lëvizte bashkë me Rrumin e Shijakut, Muharrem (Aleksandër) Laho. Më pas, pasi i ka prezantuar dosjen avokatit, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studjuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos dënohen, por se e vetmja gjë që do të bënte punë për ta ishte shmangia e dënimit të përjetshëm. Për të mbrojtur të akuzuarit: Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre, Arjan Ndoj kërkoi 340.000 (treqind e dyzet mijë) euro.

"Pas kësaj bisede me sa i kujtohet pas rreth një jave është takuar me Arjan Ndojin, në një lokal tek Liqeni, në Tiranë dhe aty ka biseduar problemin dhe çështjen që kishin Abedin Ferracaku me familjaret e tij. Ndërsa Av. Arjan Ndoi i t'jase do ta shikonte personalisht këtë dosje dhe pastaj do ti kthente një përgjigje të saktë, ndersa pas një muaji më vonë është takuar përseri me Arjanin dhe aty kanë biseduar rreth kësaj çështjes që kishte familja Ferracaku, për të cilën i kishte kërkuar që ti gjente një avokat të mirë, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studjuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos denohet por me këto prova që janë do të kërkonte gjykim të shkurtuar me qellim për ti lehtesuar dhe shmangur nga denimi i përjetshem, gjithmonë nëse na e pranon gyjykata dukë i thënë se për ti mbrojtur këta katër shtetas, Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre duhen 340.000 (treqind e dyzet mijë)euro, i ka thënë Arjanit që këtë do ti thoshte Abedin Ferracakut dhe më pas do të kthente përgjigje. Në bisede e sipër, Abedini i ka treguar rrethanat e një ngjarje që ju kishte ndodhur në zonën e plazliiit Velipójë të Shkodres, duke i thënë se për këtë vrasje babai është në burg ndersa tre të tjerët janë në kërkim për të njëjten çështje dhe dosje, me pas Abedini i ka kërkuar ti gjente një avokat që ta mbronte gjatë gjykimit me qellim që të mermin një masë më të lëhtë. Unë i ësht'ë përgjigjur se do ta bisedonte me një avokat por pa i pürmendur asnjë emer avokati dhe do të kthej përgjigje sa më shpejt. Pas kësaj bisede me sa i kujtohet pas rreth një jave është takuar me Arjan Ndojin, në një lokal tek Liqeni, në Tiranë dhe aty ka biseduar problemin dhe çështjen që kishin Abedin Ferracaku me familjaret e tij. Ndërsa Av. Arjan Ndoi i tlia se do ta shikonte personalisht këtë dosje dhe pastaj do ti kthente një përgjigje të saktë, ndersa pas një muaji më vonë është takuar përseri me Arjanin dhe aty kanë biseduar rreth kësaj çështjes që kishte familja Ferracaku, për të cilën i kishte kërkuar që ti gjente një avokat të mirë, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studjuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos denohet por me këto prova që janë do të kërkonte gjykim të shkurtuar me qellim për ti lehtesuar dhe shmangur nga denimi i përjetshem, gjithmonë nëse na e pranon gyjykata dukë i thënë se për ti mbrojtur këta katër shtetas, Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre duhen 340.000 (treqind e dyzet mijë)euro, i ka thënë Arjanit që këtë do ti thoshte Abedin Ferracakut dhe më pas do të kthente përgjigje,"-shtoi ai ndër të tjera. 

Pasi ka bërë takimin me Arjanin, Milena Deraj ka shkuar për të takuar Afërdita Verracaku dhe kjo më pas ka "çuar fjalë" në familjen e saj për të rënë në ujdi. Se si ka vijuar më pas biseda, do e ndiqni në artikullin e radhës të Dosja.al...

1 VITE ME PARE

Mashtroi Familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, arrest në burg Milena Derajt, dëshmia: Jam kërcënuar nga 4 banda

DOSJA-Mashtroi familjen Verracaku&shoqen e saj, Milena Deraj tentoi
Milena Deraj

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 30-vjeçaren Milena Deraj, e cila akuzohet për mashtim. Gjatë seancës së sotme ajo ka pretendeduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme. Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Po ashtu para togave të zeza Deraj ka thënë se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng.

Milena Deraj u ka marrë Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar shoqen duke i marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Më pas, Policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave./Dosja.al

milena deraj dosja e milena derajt

Sondazh

Poll

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...

"Të thajmë kënetën që është bërë një pengesë!" Rama në Skrapar:Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE

Rama në Skrapar: Shiu, oguri i bereqetit për mandatin e katërt

Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen

Berisha: Ne do e ndryshojmë atë dhe reformën territoriale

Berisha: Ju garantoj se situata që ekziston në Spitalin Onkologjik do të marrë fund me urgjencë

Berisha për studentët: Do hiqet mesatarja, do vendoset bursa 200 euro dhe do përgjysmohet

Berisha: Barra fiskale mbi çmimin e naftës do jetë njësoj si në Kosovë

Berisha premton reformë: Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës

Berisha: Sistemi i ri fiskal mbi ndërtimet do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve të qirave

Berisha: Diaspora do përcaktojë ndryshimin e madh, po ndjekim me shqetësim, problemet e raportuara

Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha: Çdo punonjës i administratës do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

" Edi Rama refuzon të përballet në debat"/ Berisha: Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani!

Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj!

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori

Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Rama: Merrni kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti

Benet Beci është i pandehur/Tom Doshi:Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë

Rama: Plani është që në "Shqipërinë 2030" paga mesatare për mësuesit të jetë 1200 euro

Rama takim me pensionistët:Nga dhjetori i 2024 në shkurt të 2025 kemi ndarë 165 mln euro për bonuset

Berisha: Këta të rinjtë si Enver Hoxha dhe Rama e kanë dëmtuar më shumë Shqipërinë

Berisha:Edi Rama po rrokulliset! Mos u ndikoni nga përpjekjet primitive për të manipuluar opinionin

"LaCivita është makthi i Edi Ramës"/ Berisha:Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop

"Nëse zgjedh kënetën, je politikisht autik",Berisha për deklaratën e Ramës:Ky është një superskandal

Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar