LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë para bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Do mbash përgjegjësi dhe për Ardit Gjoklajn

• Paraditen e sotme janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës qindra qytetarë në protestë. • Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh qytetarët u mblodhën para bashkisë ku po protestojnë kundër dosjes 5D Konstruksion. • Qindra qytetarë gjatë thirrjeve të tyre kërkojnë largimin nga detyra të e kryebashkiakut Erion Veliaj. • Edhe pse ka pak minuta që ka nisur si protestë qytetarët kanë bllokuar rrugën dhe janë regjistruar tensionet e para. • Protesta vjen pas arrestimit për korrupsion të disa drejtorëve të bashkisë mes tyre Mariglen Qato dhe Redi Molla. • Në protestë kanë marrë pjesë qindra qytetarë të thjesht, por dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe përfaqësues të Opozitës. • Të gjithë bashkë, qytetarët kanë qëlluar me vezë si dhe me mollë Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që kanë kërkuar dhe dorëheqjen e Veliajt. • Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë i ka thënë Veliajt se do të mbajë përgjegjësi dhe për Ardit Gjoklajn, i mituri që u vra në landfillin e Sharrës. • Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar para qytetarëve se Tirana është bërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar.

19 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Shpëtoni veten dhe fëmijët tuaj", Alizoti: Dilni në rrugë dhe mos heshtni më! Mos leni më të vidheni

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën e zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë që të dalin në rrugë dhe të mbroj paratë e tyre që po vidhen hapur nga pushteti.

Alizoti u shpreh se shkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja ndërsa bëri thirrje ndaj qytetarëve që të mos heshtin më. Ai më tej shtoi se Shqipëria është kthyer në një grup banditësh që kane shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda, kurse populli nuk ushqehet dot. 

"Ju lutem qytetarëve të Tiranës, mos e humbni këtë moment se është një vjedhje e madhe. Ai ka vrarë dhe një djalë të ri, i cili mblidhte kanaçe për të ndihmuar familjen e  tij. Ato që vidhen janë paratë tuaja, shpresa juaj. 

Bashkëpunëtori më i madh i autokratëve dhe hajdutëve është heshtja, prandaj mos heshtni më. Ju që jeni besimtarë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, mos heshtni më, dilni për hir të Zotit, mos lëni më të vidheni.

Shqipëria është kthyer në një grup banditësh që kane shtëpi në Vjenë dhe Majemi dhe kanë miliarda, kurse ju nuk ushqeheni dot. Ky popull po shkatërrohet, njerëz që nuk janë askushi, zotërojnë gjithçka në Shqipëri. Ju lutem me zemër në dorë, shpëtoni veten dhe fëmijët tuaj, njeriu më i dëmshëm në këtë moment është ai që hesht, dilni në rrugë dhe mbroni jetën tuaj," tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Blushi: S’ka polici që ndalon këshilltarët e opozitës të hyjnë brenda!

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjthshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjtë fjalës së tij Blushi i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh gjatë protestës para Bashkisë se do të ketë drejtësi për qindra milionë euro të vjedhura me inceneratorin.

Blushi u shpreh se nuk ka polici që ndalon këshilltarët e opozitës të hyjnë brenda godinës së Bashkisë. Ai më tej shtoi se të gjithë këshilltarët e opozitës i kanë përveshur mëngët dhe në rast se SPAK nuk e merr të pandehur Veliajn do të jetë populli që do ta arrestojë dhe ta nxjerrë nga zyra ku fshihet.

"Erion Veliaj, koha jote ka marrë fund, do të ketë drejtësi për Ardit Gjoklajn, për qindra milionë euro që janë vjedhur dhe po vjedh çdo ditë me inceneratorin e Tiranës, do të ketë ndëshkim për betonizimin e kryeqytetit dhe për shndërron e Tiranës në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën dhjetra e qindra qytetarë.

Veliaj do të japë llogari jo para SPAK dhe policisë që po mbron sot këtë kryebandit, në asnjë vend të botës s’ka një kryebandit që mbrohet me polic, por edhe nga Drejtori i policisë të cilit i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të mos marrë urdhra nga Erion veliaj. Nuk ka polici në botë që ndalon anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zgjedhurit vendor që të hyjnë në këtë institucion. Të gjithë këshilltarët e opozitës i kanë përveshur mëngët dhe në rast se SPAK nuk e merr të pandehur këtë kryehajdut, do të jetë populli që do ta arrestojë dhe ta nxjerrë nga zyra ku fshihet," u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Protesta në Bashki, Ilir Meta merr pjesë: SPAK komandohet nga gjykata, ka qëllim asgjësim e opozitës

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para Bashkisë Tiranë. Duke folur me folur pjesëmarrësit në protestë, Meta ka deklaruar se Tirana është bërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. Po ashtu, Meta ka theksuar se SPAK po komandohet nga GJKKO-ja dhe se ka për qëllim asgjësim e opozitës.

"Në Tiranë dhjetra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është bërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve., Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle. I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj.

Ndaj ti bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë. Erdhi ora t’i përzëmë. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet. Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt," tha Meta.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë/ Nënë Liza: Erion Veliaj, edhe ti me kryeministrin pas atyre drejtorëve që ke në burg

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Nene Liza

TIRANË- Nënë Liza, e cila u kthye në figurën e protestave kundër prishjes së banesave, ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë Tiranë. Duke folur për mediat, nënë Liza është shprehur se kishte ardhur për të pyetur kryetarin e këtij institucioni se ku e ka Mariglen Qaton dhe drejtorët e tjerë.

"Erion Veliaj, unë nuk kam fjetur mbrëmë tërë natën! Kam ardhur të marrë vesh se ku e ke Mariglen Qaton?! Kam ardhur të të pyes ku e ke Mariglen Qaton dhe ata pesë drejtorë që i ke “brenda”?! Unë uroj të ndihen sa më të rëndë, jo më të lehtë, se kur kanë ardhur e kanë prishur shtëpitë në Laprakë, se kur ka ardhur Maringlen Qato e më ka qitur përjashta e më ka thënë “do marrësh ça do marrësh...” mua më vjen turp me e thënë, por ia paskan ruajt me e marrë vetë ishalla e mos dalshin, edhe Erion Veliaj pas tij bashkë me Kryeministrin! Se ju jeni mësuar: në parlament, policë; në bulevard, policë; në protestë, policë; këtu, policë. Erion Veliaj, hapi dyert! Se me të marrë gruan, me të marrë shtëpinë, me të marrë familjen, me të marr armën, ti del e i vret. Ju keni pallate boll. Po turp për qeverinë shqiptare,” tha Liza.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Protesta para bashkisë, policia furnizohet me bombolat e gazit lotsjellës

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Policia

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme po zhvillohet proteta para bashkisë së Tiranës. Qindra qytetarë janë mbledhur para bashkisë ku kërkojnë largimin e kyebashkiakut Veliaj ndërsa që në minutat e para të protestës janë regjistruar tensione.

Qytetarët kane bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me veze dhe mollë në drejtim të bashkisë. Policia është mobilizuar dhe ka rrethuar ndërtesën e bashkisë ndërkohë raportohet janë shpërndarë edhe gaz lotjsellës. Nga foto e shpërndara duken policët të cilët shpërndajnë mes njëri-tjetrit gazlotsjellës të cilin mund ta përdorin kundër protestuesve.

 

2 VITE ME PARE

Kalaja: Veliaj do ndërtojë kulla në tokën e Teatrit, po pastron paratë e krimit

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Adriana Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka deklaruar se protesta e thirrur nga kjo aleancë është në shërbim të kërkesës që i është bërë Bashkisë së Tiranës për informacion mbi projektin e Teatrit. Duke folur për mediat, Kalaja ka theksuar se projekti për Teatrin është vënë në zbatim përpara tre ditësh edhe pse në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Sipas Kalasë, projekti nuk bëhet publik pasi aty do të ndërtohet pallate shumëkatëshe.

"Ne si Aleancë kemi organizuar protestën, na është konfirmuar nga Policia e Shtetit dhe Veliaj në kundërshtim me ligjin nuk pranon të japë projektin për Teatrin Kombëtar. Sot e kësaj dite ai ka filluar punimet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me çdo kusht ne do të kërkojmë informacion  pasi na e jep ligji dhe Kushtetuta. Kësaj nismës tonë janë bashkuar dhe këshilltarët e opozitës dhe kanë që në vitin 2023 që kërkojnë informacion për projektin e Teatrit. Refuzimi ka vetëm një justifikim, se aty do të ketë kulla për pastrimin e parave dhe jo Teatër," tha Kalaja.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Protesta para bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi me mesazh në bluzë: Lironi liderin e opozitës!

 

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është bashkuar sot në protestën që po organizohet para bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D Konstruksion. Malltezi gjatë fjalës së saj para mediave u shpreh se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës. Ajo më tej shtoi se reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit.

Vëmendje ka marrë veshja e saj ku shihet me një bluzë të zezë në të cilën është stampuar fotoja e kreut të PD-së, Sali Berisha ndërsa shkruher "Lironi liderin e opozitës".

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, Mehdi Malkja: Të jemi qëndrestarë, s’mbulohet vjedhja me mbylljen e dritareve

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Mehdi Malkja

TIRANË- Aktori Mehdi Malkja ka marrë pjesë në protestën ditën e sotme kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. Mëesohet se duke iu drejtuar qytetarëve, Malkaj theksoi se qytetarët duhet të jenë të vendosur në kauzat e tyre për të qenë qëndresëtarë. Po ashtu Malkaj ka theksuar se nuk mbulohet vedhja me mbylljen e dritareve si dhe me mbylljen e derës.

“Duhet të jemi qëndrestar. Si ata të Aleancës për mbrojtjen e Aleancës. Duhet të gdhihemi dhe presim këtu. Nuk mbulohet dot vjedhja me mbylljen e dritareve. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjithëve,” tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Alimehmeti: A mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë!

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Pamje nga protesa

TIRANË- Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucion për të vijuar punën. Ilir Alimehmeti ka kërkuarqë të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda. Alimehmeti shprehet se do të futet brenda që të kryejë detyrën qe i ka ngarkuar populli ndërsa shton se do të çojnë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Alimehmeti.

Ndërsa Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se; “S’kemi punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn”.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë, Këlliçi: Veliaj do të mbaj përgjegjësi dhe për Ardit Gjoklajn

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Belind Kellici

TIRANË- Ish-kandidati i Bashkisë Tiranë Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e sotme ishte vetëm fillimi për të larguar nga bashkia kreun e organizatës kriminale, Erion Veliajn. Më tej Këlliçi e pyeti Veliajn se ku i ka drejtorët, shtabin elektoral, duke e pyetur një për një me emra për secilin prej tyre. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij përmendi që Ardit Gjoklajn, i mituri që u vra në landfillin e Sharrës.

"Ne kërkojmë të dorëhiqet një bandit që qëndron në krye të Bashkisë. I bëj thirrje Veliajt, arrestohesh ose jo ky nuk është problemi ynë, por largohu njëherë e më parë si kryebashkiak. Me bandën tëndë kriminale 5D terrorizove qytetarët me vota më 14 maj. Ku e ke sot të dërguarin në njësinë numër 1, ku e ke Mariglenin Qaton? Ku e ke Eglantina Zërin, ku e ke? Nuk keni lënë taksë e tender pa vjedhur.

Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave. Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, u shpreh Këlliçi.

 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Këshilltarët Bashkiakë kërkojnë të futen në Bashki, nuk lejohen nga policia

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Keshilltaret bashkiak

TIRANË- Këshilltarët Bashkiakë në Tiranë po tentojnë që të hyjnë në godinën e Bashkisë. Mësohet se këshilltarët, thjesht kanë kërkuar që të dorëzojnë një kërkesë në protokollin e Bashkisë, por që nuk lejohen nga forcat e Policisë.

Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.

2 VITE ME PARE

Vajza e Berishës u bashkohet qytetarëve në protestë, Malltezi: Veliaj, kopje e shëmtuar e Ramës! Reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është bashkuar sot në protestën që po organizohet para bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D Konstruksion. Protesta është organizuar nga opozita dhe qindra qytetarë i janë bashkuar protestës ku bëjnë thirrje për largimin nga detyra të kryebashkiakut, Erjon Veliaj. 

Malltezi gjatë fjaleës së saj para mediave u shpreh se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës. Ajo më tej shtoi se deri më tani nuk ka parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn.


"Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. I tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni," u shpreh ajo.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Protestuesit sulmojnë me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë

TIRANË- Protestuesit para bashkisë së Tiranës kanë qëlluar me sende drejt godinës së Bashkisë. Të bërë bashkë, qytetarët kanë qëlluar me vezë si dhe me mollë Bashkinë e Tiranës.

Ata kanë zgjedhur mollë, për shkak se një nga drejtorët e Veliajt që ndodhet në burg për korrupsion quhet Redi Molla.

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Pamje nga protesta
2 VITE ME PARE

Bardhi: Duhet të hetohet në çdo bashki, Veliaj të ishte në burg bashkë më 5 vartësit e tij

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në protestën që po zhvillohet ditën e sotme para Bashkisë Tiranë. Duke folur për mediat, Bardhi u shpreh se kreu i bashksë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij. Po ashtu ai ka theksuar se opozita duhet që tu prijë qytetarëve në protestat e tyre.

“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet”, tha Bardhi

2 VITE ME PARE

“Ortak me vartësit e tij”, Noka në protestën para Bashkisë së Tiranës: Jep dorëheqjen

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka marrë pjesë në protestë n që po mbahet ditën e sotme para Bashkisë Tiranë. Noka duke folur për mediat sulmoi ashpër kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë një hajdut. Po ashtu ai ka kërkuar që Veliaj të japë dorëheqjen. 

“Sot jemi në rolin e protestuesit. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”. Jemi në këtë protestë si qytetar. Dje publikuam foto të resorteve me leje të dhëna nga Rama dhe Veliaj. Mister Inceneratori, jep dorëheqjen!”, tha ai.

2 VITE ME PARE

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë para bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Do mbash përgjegjësi dhe për Ardit Gjoklajn

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Këlliçi me mollë me vete në protestë: Do arrestohet apo jo, Veliaj s’do të jetë me në atë zyrë

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Belind Këlliçi

TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zgjedhur që të mbaj një mollë në dorë teksa po merr pjesë protestë. Këlliçi duke folur për mediat tha se me protesta Veliaj do të largohet nga zyra, që mban.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë. Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D. Madje askush nuk ka marrë masa. Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra. Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra”, tha ai.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta para Bashkisë, qytetarët bllokokojnë rrugën

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Protesta

TIRANË- Protesta në Tiranë, para Bashkisë ka nisur me tensione të mëdha. Qytetarët janë bashkuar dhe kanë bllokuar komplet rrugën që kalon para bashkisë. 

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, qindra qytetarë po kërkojnë largimin e Erion Veliajt nga bashkia.

2 VITE ME PARE

Aksident në aksin Fier-Seman, makina humb kontrollin dhe përfundon e përmbysur në kanal

2 orë protestë për Dosjen 5D Konstruksion/ Qindra qytetarë
Aksidenti

FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Aksidenti mësohet se ka ndodhur pak më parë në afërsi të “Urës së Bacinozit”.

Raportohet se një automjet “BMW X5 “ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën.

proteste dosja 5d bashkia e tiranes

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur