LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te "Shëndetësia"! Debate të ashpra PD-PS për kërkesën e ish-ministrit, Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me Power Point

• Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka shtyrë për nesër në orën 10:30, mbledhjen ku pritet të japë dëshminë e tij lidhur me me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. • Ky i fundit kishte lënë sot përkohësisht qelinë ku ndodhet në paraburgim për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up, po dhënia dëshmisë së tij nuk u bë e mundur . • Mbledhja e sotme është zhvilluar me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. • Shkak i debateve dhe dështimit të dëshmisë së Beqajt ishte dhe kërkesa e këtij të fundit për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point. • Opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e kanë refuzuar kërkesën e tij duke deklaruar se kjo gjë nuk lejohet. • Nga ana tjetër mazhoranca thotë se nuk e pengon punën e komisionit nëse deklarata e ish-ministrit shoqërohet me prezantimin në Power Point • Ndërkohë në nisje të mbledhjes së sotme kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka deklaruar se tre shtetasit italianë nuk kanë pranuar që të dëshmojnë dhe se për këtë ka njoftuar Policinë. • Po ashtu Vokshi ka theksuar se do të kërkojnë një shtyrje tjetër të Komisionit për të vijuar punën. • Zv. kryetari Plarent Ndreca në fjalën e tij ka theksuar se ata e kanë kryer punën e tyre, ndërkohë që ka shtuar se Beqaj është dëshmitari kryesor për këtë Komision. • Ndërkohë nga ana tjetër Vokshi ka theksuar se është e rëndësishme që Vilma Nushi të shkoj në Komision dhe të japë dëshminë e vetë. • Deputeti Edmond Spaho tha se ky komision hetimor dhe puna e tij nuk duhet të mbyllet pa u marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim. • Nga ana tjetër përfaqësuesi i mazhorancës Ilir Metaj tha se opozita ka vendosur qëllimisht shtyrjen e afatit të komisionit. • Kryetarja e Komisinot Albana Vokshi e kundërshtoi duke i thënë  se deklaratat polike sipas saj, duhet t'i bëjë në Partinë Socialiste. • Por Metaj u kundërpërgjigjigj duke thënë në fjalën e tij se kryeministri Edi Rama mund t'i japë leksione opozitës se si ndërtohet shteti. • Anëtari tjetër, Saimir Korreshi tha se Rama nuk shkon të dëshmojë në këtë komision sepse ka frikë. • Avokati i ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë shkas për debate mes kryetares së Komisionit të për Sterilizimin dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. • Vokshi ka kërkuar largimin e Ndrecës nga Komisioni, për shkak të konfliktit të interest që paraqet avokati Yzeiri, i cili është dhe avokati i Plarent Ndrecës. .

25 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Prej 9 orësh pritej të dëshmonte Ilir Beqaj, Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up shtyhet për nesër

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
albana vokshi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:30 me të njëjtin rend dite. Prej gati 9 orësh, në këtë mbledhje pritej të dëshmonte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai do të lërë sërish qelinë ditën e nesërme për të dëshmuar para komisionit hetimor. 

Që në nisje të mbledhjes, janë zhvilluar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak i debateve dhe dështimit të dëshmisë së Beqajt ishte dhe kërkesa e këtij të fundit për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point. Opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e kanë refuzuar kërkesën e tij duke deklaruar se kjo gjë nuk lejohet. Nga ana tjetër mazhoranca thotë se nuk e pengon punën e komisionit nëse deklarata e ish-ministrit shoqërohet me prezantimin në Power Point.  

Ilir Beqaj do të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e djeshme dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj. 

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

 

1 VITE ME PARE

Debate të ashpra te "Shëndetësia"/ Vokshi-Ndrecës: Nuk ke më pak halle se Beqaj! Deputeti i PS: Eja në gjykatë tregoje të vërtetën, je kryebolshevike merresh me...

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
vokshi, ndreca

TIRANË- Është ndërprerë për disa minuta pushim sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesioniet në Shëndetësi, ku që prej mëngjesit pritet të dëshmojë ishi-ministri, Ilir Beqaj. 

Mbledhja është zhvilluar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kërkesën e Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point.

Opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e kanë refuzuar kërkesën e tij duke deklaruar se kjo gjë nuk lejohet. Nga ana tjetër mazhoranca thotë se nuk e pengon punën e komisionit nëse deklarata e ish-ministrit shoqërohet me prezantimin në Power Point.  

DEBATET:

Vokshi: Ai mund të ketë qejf që sot të shkojë të flejë në shtëpi. Ka ardhur me pranga në duar, le ta dëgjojmë, se keni bërë shoë. S’jam si ju që keni ardhur me dajre në dorë.

Ndreca: Ke dëgjuar ndonjë nga ne këtu që të flasë për hallet që keni ju, apo që të përmendim historitë… Është mungesë etike.

Vokshi: E kuptoni sa etike është se dy persona në këtë komision janë në konflikt interesi, njëra drejtoreshë e tjetri avokat. Ti mos mbro atë, ndoshta s’ke ardhur nga këta faktorët si Çyrbja. S’jemi këtu as për gjynaf as për keqardhje, dënuat pa rregullore e ligj, 40 deputetë të opozitës.

Metaj: Kryetare ju po e mbroni, keni mision për ta mbrojtur, ne s’po e ndihmojmë.

Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën ty, as e dua respektin tuaj. Nuk janë kryer 500 mijë analiza, ju ndaj nuk e lejoni që të flasi.

Metaj: Kryetare bëni edhe ju si ne që mos ta ndihmojmë.

Vokshi: Ca po mbroni ju, krimi i organizuar do ua caktojë listën juve?

Metaj: Ju jeni vrasës, vratë 4 njerëz në 21 janar

Vokshi: Ata njerëz i çuat ju atje, dhe atë që ishte atje e bëtë kryetar bashkie dhe partie. Bjeri dajres se i bie më mirë se fjalës.

Ndreca: Çfarë frike ke nga power point, pse nuk ia jepni mundësinë? Të ka ngel fiksimi atje, atë ke problem, ne nuk po shkelim ligjin.

Vokshi: Unë uroj që të fitosh ca pikë sot që të shpëtosh nga disa halle personale që ke, nuk i ke më pak se Ilir Beqja.

Ndreca: Po sigurisht se PD është hedhur në sulm, se ju doni që unë mos flas. Por ti nuk mbron dot askënd, ti je bërë qesharake.

Vokshi: Ke plot halle, duke filluar nga kapelet te tjetërsimet e pronave…

Ndreca: Eja në Gjykatë, eja tregoje të vërtetën para gjyqtarit, ose do të marr ca lekë ty, ti je bolshevike. Ti je kryebolshevike, merresh me emra, s’merresh me argumenta. Ti je një hitleriane, ti përshtyn çdo qytetar të këtij vendi, të cilët as janë të dënuar.

1 VITE ME PARE

Rinis me debate mbledhja e Komisionit në Shëndetësi/ Pritet dëshmia e ish-ministrit Beqaj, Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me power-point

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
komisioni

TIRANË- Ka rinisur pas një pushimi disa minuta, mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. 

Debatet kanë vijuar lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point.

Kjo kërkesë vazhdon të refuzohet nga opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. 

DEBATET:

Ndreca: Doni të shkoni në një agjendë që keni përcaktuar. Po merreni me individë, jo çështje.

Vokshi: Ju kishit përgatitur këtë skenar.

Koçi: Duhet të dëgjojmë Ilir Beqajn, pasi është në pozitë delikate.

Vokshi: Të vjen keq se ka vjedhur? Është kapur duke vjedhur në fondet e BE.

Koçi: Ne jemi në favor të ligjit. Kushdo që ka bërë gjëra antiligjore, le të dënohet. Ne nuk jemi gjykatë. Parti policore jeni ju. Në krye të partisë keni një kryepolic. Nuk kemi sjellë asnjë njeri ne në pranga. Zotëria ka ardhur me pranga, për shkak të situatës ku ndodhet. Ti mund të kesh dëshirë të vijnë dhe deputetët e PS këtu me pranga, por kjo nuk është me dëshirë. Ligji nuk e ndalon që deklarata të jetë e shoqëruar me foto, video. Mos e prishni për çështje teknike.

Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me power-point.

Spaho: Ju nuk doni që në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të vijë Edi Rama, që ka firmosur për koncesionin e Sterilizimit.

1 VITE ME PARE

Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Ilir Metaj ironizon opozitën: Ju sapo shpallët "non grata" power point-in

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Anëtari i mazhorancës në Komisionin hetimor për Shëndetësinë, Ilir Metaj, ironizoi me opozitën lidhur me moslejimin e dëshmitarit, ish-ministrit Ilir Beqaj të përdor Power Point në deklaratën e tij. Metaj thotë se opozita sapo shpalli 'non garat' dhe power pointin. Ai tha se opozitës "i shkon gjuha ku dhemb dhëmbi".

"Ju sapo shpallët non grata power point. Ju shkon gjuha ku dhemb dhëmbi. Po unë do isha për ti dhënë fund kësaj rruge pa fund", tha Metaj.

1 VITE ME PARE

"6 muaj që shtyni Komisionin dhe tani nuk lini të flas Beqajn!" Debatet te "Shëndetësia", Ndreca: Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Në komisionin hetimor për Shëndetësinë vijojnë debatet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me mënyrën se si do të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj. Zv.kryetari i Komisionit Plarent Ndreca shpërtheu ndaj kryetares Vokshit dhe opozitës pasi sipas tij kanë 6 muaj që shtynë komisionin dhe tani që ka ardhur ish-ministri nuk e lë të flasi. Vokshi tha e Beqaj prezntimin propagandistik, sipas saj, mund ta bëjë në gjykatë.

Pjesë nga debati në Komision:

Ndreca: Keni 6 muaj që e keni shtyrë. Ju po e ndërprisni fjalën keni 6 muaj dhe nuk po i lini fjalën. Kam thënë nga dita e parë, proces kushtetues. Mos t'i lësh të drejtën për të folur zotërisë në fjalë. Jo i themi do dëshmosh sipas kufizimeve që ne caktojmë, fyerje e rëndë e së drejtës kushtetuese e çdo individi në republikën e Shqipërisë.

Vokshi: Ta dëgjojmë pra, ti nuk po e lë. Doni zoti Beqaj ta bëni deklaratën sipas kodit të procedurës dhe na lini në dispozicion çdo foto. Prezantim propagandistikë bëjeni në gjykatë. Doni të bëni deklaratën paraprake? Po e merrni në qafë dhe ai s’po e kupton. Do bëni deklaratën apo të vazhdojmë me pyetjen?

Spaho: Debat i panevojshëm. Ligji e ka përcaktua qartë si do veprojmë. Ne nuk akuzojmë, dëshmitari nuk ka pse mbrohet. Për pikëpyetjet që kemi ne, dëshmitari duhet të na jap përgjigje.

1 VITE ME PARE

"Ç’më duhen mua, mi jepni dhe i administrojmë!" Debate te "Shëndetësia"/ Beqaj: Pashë dje që latë avokatin e zotit Rrapaj të flasë! Vokshi: Ose bëni deklaratën dhe vijojmë

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir Beqaj

TIRANA- Komisionin hetimor për Shëndetësinë vijon mbledhjen mes debatesh lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point. Kjo kërkesë po refuzohet nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi. Për materialet Vokshi thotë që ai mund t'i dorëzojë dhe të administrohen nga komisioni.

Pjesë nga debati:

Beqaj: Bëra një kërkesë të flasë avokati. Ju nuk e latë. Ndërkohë pashë dje që latë avokatin e zotit Rrapaj të flasë. Deklarata thuhet deklaratë e kontekstualizuar.

Vokshi: Nëse doni të bëni deklaratë apo  doni të vazhdoni me pyetjet. Ose bëni deklaratën dhe vijojmë. Ç’më duhen mua, mi jepni dhe i administrojmë ne. Jepini fjalën avokatit për të shpjeguar kërkesën proceduriale.

1 VITE ME PARE

"Këtu nuk kemi ftuar avokat!" Komisioni i Shëndetësisë/ Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale! Vokshi: Jo nuk ju lejohet

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Albana Vokshi

TIRANA- Mbledhja në Komisionin hetimor për Shëndetësinë vijon mes debatesh lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point. Kjo kërkesë po refuzohet nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi. Nga ana tjetër, Beqaj nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë.

Pjesë nga komisioni:

Beqaj: Thashë dua të flas avokati.

Vokshi: Këtu nuk kemi ftuar avokat. Kemi ftuar shtetasin Ilir Beqaj. Avokati është për t’ju mbrojtur ju që të mos gaboheni.

Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale.

Vokshi: Jo nuk ju lejohet.

Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që ti paraqisi me fjalë, me fotografi me video. Ne vazhdojmë e sorollatim njëri tjetrin. Nëse ju nuk  keni frikë nga e vërteta. Të vazhdojmë siç e garanton kushtetuta. Do ju lexoj nenin 34 të rregullores.

1 VITE ME PARE

Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Hoti-Beqajt: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Komisioni

TIRANA- Përfaqësuesja e opozitës në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Elda Hoti e nisi me ironi fjalën e saj teksa në sallë ndodhej dhe ish-ministri Ilir Beqaj i thirru për të dëshmuar. Hoti iu drejtua Beqaj duke thënë se e ka rrëzuar mitin e shokut të tij (Edi Rama) se nuk ka hajdutë 2 metra. Kërkesën e Beqajt për të përdorur power point në deklaratën e tij në komision ajo e cilësoi si propagandë.

"Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra...Propagandën vijojeni tek selia e Partisë Socialiste dhe jo tek Kuvendi i Shqipërisë", tha Hoti.

1 VITE ME PARE

"Kryetare është e disata herë që ofendon!" Klodiana Spahiu me tone të larta te "Shëndetësia": E kam me ty personalisht, a ka mundësi të mos ndërhysh

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Pas ndërprerjeve të një pas njëshme vijon me tone të larta mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi të ndërpritet sërish. Kur Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka dhënë fjalën deputetes së PS-së Klodiana Spahiu, ka ndërhyrë deputeti i PD-së Xhelal Mziu. Ndërkohë, anëtarja e mazhorancës ka ngritur zërin dhe ka përplasur duart në tavolinë duke i kërkuar të mos ndërhyjë.

“Të lutem mos më ndërhy, po të lutem mos më ndërhy. Të lutem o zotëri a ka mundësi të mos ndërhysh. E kam me ty personalisht. A ka mundësi të mos ndërhysh. Kryetare është e disata herë që edhe ofendon dhe ndërhyn”, tha Spahiu.

1 VITE ME PARE

Mesazh apo kujdes? Beqja heq ujin Selita të Kastratit dhe nxjerr nga çanta ujin e preferuar (VIDEO)

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nisur dëshminë në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it ditën e sotme. Por teksa ka hyrë në sallën e mbledhjes një veprim i Beqajt ka bërë përshtypje. 

Ish-Ministri nuk ka preferuar që të marrë shishen e ujit Selita të Kastratit që i ishte lënë në tavolinë, por në vend të saj ka nxjerr një shishe ujë tjetër nga çanta që kishte me vete. 

Teksa po nxirte dhe dokumentet, Beqaj ka nxjerr nga çanta dhe dy shishe ujë Qafshtama, një për veten me avokatin e tij, Ermal Yzeiraj. Por nuk dihet nëse ky veprim është një mesazh që Beqaj ka tentuar ta japë në këtë mënyrë, apo një kujdes i tejshtuar për vetën e vetë, duke mos besuar as ujin që i ka servirur Kuvendi. 

1 VITE ME PARE

Prezantimi i Beqajt me Power Point. Vokshi: Bëjeni në Surrel këtë. Ndreca: Jemi shumicë

 

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Komisioni

TIRANË- Kërkesa e ish-Ministrit Ilir Beqaj për të bërë një prezantim me Poëer Point në Komisionin e Sterilizmit është bërë mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka deklaruar se deklaratën Beqaj mund ta lexojë, por Power Point nuk do të vendoset. Ndërkohë që Plarent Ndreca ka deklaruar se në këtë mënyrë Vokshi po i heq fjalën Beqajt.  

Pjesë nga debati:

Vokshi: Kush jeni ju? Bëjeni tek Surreli jo këtu.

Ndreca: Jemi shumica.

Vokshi: Bëni deklaratën ta lexoni se poëer point nuk vihet.

Ndreca: Do t’i heqësh të drejtën e fjalës? Fjalën do ia përcaktosh ti si do e japë?

Vokshi: Është komision hetimor pikë. Deklaratë, jo prezantim. Ke tjetër drejtues politik o Edona, se doli në Sky Ecc. Keni bërë planet me avokatin gjithë natën. Po vika pso bëka konferencë shkencore, nuk ka ndodhur ndonjëherë, deklaratë aq sa ia lejon ligji, asnjë gram më shumë. Pse s’bëtë kështu për të tjerët? E ka kërkuar Ben Ahmetaj, nuk iu lejua.

1 VITE ME PARE

Sterilizimi/ Avokati i Beqajt ‘mollë sherri’ mes Vokshit dhe Ndrecës: Keni konflikt interesi, është dhe i juaji

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Komisioni

TIRANË- Avokati i ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë shkas për debate mes kryetares së Komisionit të për Sterilizimin dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Vokshi ka kërkuar largimin e Ndrecës nga Komisioni, për shkak të konfliktit të interest që paraqet avokati Yzeiri, i cili është dhe avokati i Plarent Ndrecës.

"Ju jeni në konflikt interesi me avokatin e Beqajt, sepse është dhe avokati juaj. Duhet të largoheni nga komisioni, duhet të ishit larguar kur erdhi dëshmitari," tha Vokshi.

 

1 VITE ME PARE

"Nuk jemi në konferencë!" Beqaj thirret për dëshminë te "Shëndetësia": Jam i papunë! Dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Komisionin hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua Beqajt duke i kërkuar gjeneralitet teksa ky i fundit u deklarua si i papunë. Debatet kanë vijuar pasi Beqaj kërkoi që gjithçka kishte për të thënë ta ilustronte me zë, figurë dhe numra. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga opozitat duke thënë se aty nuk janë në prezantim.

Pjesë nga Komisioni:

Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?

Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968

Vokshi: Profesioni?

Beqaj: I papunë

Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?

Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, dlifji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë

Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar

Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prokuroruia e posaçme.

Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.

Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.

1 VITE ME PARE

Ilir Beqaj kërkon të bëj parashtrime me Power Point, Albana Vokshi rrëzon kërkesën: S'je më i mirë se të tjerët

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në nisje të dëshmisë së tij në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it, ka kërkuar që fjala e tij të ilustrohet me Power Point. Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka rrëzuar kërkesën, duke theksuar se deklaratën vetëm mund ta lexojë.  

Pjesë nga diskutimi:

Beqaj: Kur ju merrni leje gjykata mund t’ju japë edhe një kornizë, dua të di nëse gjykata ka një kornizë.

Vokshi: Kemi ndjekur të gjitha procedurat, gjykata kushtetuese ka përcaktuar që hetimi parlamentar s’ka asnjë mbivendosje mbi hetimin penal që mund t’i bëhet një dëshmitari.

Beqaj: Dëshmia ime dua të jetë i ilustruar me zë dhe figurë.

Vokshi: Për Power Pointet le t’i bëjë në gjykatë , jo këtu. Nuk është mbi ligjin Ilir Beqaj dhe më i mirë se të tjerët.

 

 

 

1 VITE ME PARE

Ish-ministri Ilir Beqaj thirret në sallën Komisionit hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është thirrur në sallën Komisionit hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar. Beqaj do të dëshmojë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e djeshme dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj. 

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Në pritje për të dëshmuar në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, ish-ministri Beqaj "ecjake" në koridoret e Kuvendit

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Fotoja e mësipërme tregon ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili endet në koridoret e Kuvendit në pritje për tu futur në sallën ku zhvillohet mbledhja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë për të dëshmuar. 

Beqaj do të dëshmojë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Ditën e djeshme dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj. 

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

1 VITE ME PARE

"Proces politik!" Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Ironizon Petro Koçi: Perla e ditës deklarata që kryetarja ishte mbi palët

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Pasi anëtarja e opozitës Ina Zhupa tha se duhet të propozohet një datë finale e punimeve të komisionit, pasi sipas saj 14 nëntori nuk mund të jetë data përfundimtare. Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Vokshi tha më tej se ky komision mund të jetë dhe pa afat pasi duhet të dëshmojnë ata dëshmitarë që ata thërrasin. Nga an tjetër, përfaqësuesi socialist Petro Koçi ironizoi atë që u tha më herët në Komision se kryetarja Albana Vokshi është mbi palët aty. Koçi tha se ky komisioni nisi me axhendë partiake dhe mbeti procesi i tillë pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta futur në hulli ligjorë.

Diskutimet në Komision:

Vokshi: Kemi protokolluar kërkesën për thirrjen e Edi Ramës në komision dhe thirrjen e Vilma Nushit. Shpresoj që mazhoranca të rreshtohet në kahun e duhur të historisë që të bëhet transparencë për dy koncesionet më abuzive. Kemi kërkuar nga konferenca e kryetarëve për shtyrje të komisionit, shtyrje pa afat derisa të ezaurohet lista e dëshmitarëve. Dëshmitarët duke ditur një afat shtrohen në spital, marrin raporte fallco.

Koçi: Perla e ditës deklarata që kryetarja e komisionit ishte mbi palët. Pas çdo diskutimi të deputetëve socialistë ndërhyn kryetarja dhe i jep fjalën një anëtari të opozitës. Kryeperla ishte ajo që ish ministri Beqaj nuk është dëshmitari kryesor për këtë proces. Kjo rrëzon me dhjetëra deklarata me thirrje kundër korrupsionit derisa Beqaj nuk ishte marrë në arrest. Ky komisioni nisi me axhendë partiake dhe mbeti procesi i tillë pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për ta futur në hulli ligjorë. Vlerësoj në mënyrë të sinqertë zoti Ndreca. Kërkoi kalimin nga proces partiak në proces ligjor.

1 VITE ME PARE

"Na tregoni kur do dëshmojë Vilma Nushi dhe Rama!" Zhupa në Komisionin e Shëndetësisë: Propozoni një datë për shtyrjen e afateve të punimeve

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ina Zhupa

TIRANA- Përfaqësuesja opozitare në Komisionin hetimor për Shëndetësinë, Ina Zhupa, tha se Komisioni nuk mund të mbyllet pa u ezauruar të gjitha procedurat dhe dëshmitarët e parashikuar në listë. Zhupa tha se përfaqësuesit e mazhorancës duhet të tregojnë se kur do dëshmojë Vilma Nushi, kryeministri Edi Rama. Ajo shtoi se raporti në vetvete duhet të lexohet dfe të miratohet në këtë komision dhe më pas ti dërgohet Kuvendit. Zhupa ftoi përfaqësuesit e mazhorancës që të propozojnë një datë për shtyrjen e afateve të punimeve të Komisionit.

Pjesë nga fjala e Ina Zhupës në Komision:

Ne e kemi shumë kollaj që ta mbyllim këtë debat. Ajo që po e zgjat është mazhoranca. Ata të na tregojnë kur do dëshmojë Vilma Nushi, Edi Rama. Të bëjmë teatër këtu të bëjmë sikur ky nuk është hetim parlamentar. Komisionin nuk e mbyllim dot sepse së pari nuk ezaurojmë as dëshmitarët e ezauruar, as ata kyç siç janë Nushi dhe Rama. Nuk e mbroni dot kështu Edi Ramën, sepse ai ka marrë veglat dhe ka shkuar në Komision, se ai ka më shumë foto me Rrapajn dhe Rrjepajn se mund të ketë publike me Linda Ramën, tani nuk mund të bëjmë sikur nuk di gjë Edi Rama.

Raporti në vetvete duhet të lexohet dfe të miratohet në këtë komision dhe më pas ti dërgohet Kuvendit. Ato dy herë e keni shtyrë komisionin dy herë me marifete. Keni shtyrë kohë kot ndërkohë që s’keni bërë aktivitet. Ju lutem shumë ne duam ta fillojmë dëshminë sapo të vendosim se kur do të jetë afati i ri i Komisioni Hetimor për të ezauruar të gjithë hapat procedurial dhe listën e dëshmitarëve. Propozoni një datë, ndoshta propozimi jonë është 15 dhjetor. Na thoni ju kur e keni propozimin hajde diskutojmë për këtë.

1 VITE ME PARE

“Hajde o Skënderbe, çaji malet më dysh se na ka marrë malli”, Korreshi kërkon Ramën te Sterilizimi: Ose thuaj 'jam frikacak'

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë si dëshmitar në Komisionin e Sterilizimit. Me nota humori dhe ironie, Korreshi në mbledhjen e komisionit ka theksuar ose të marrë pjesë në Komision ose të pranojë që është frikacak dhe se nuk ia mban. Ndërkohë që ka vazhduar më tej, duke i thirrur atij Skënderbe. 

"Faktikisht ato leksionet si vihen në pushtet… unë do të doja disa leksione si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lek me buxhetin e shtetit. Mirë do të ishte që disa leksione t’i jepte, të vinte këtu e të na i tregonte këto leksione. Të na jepte disa leksione si rrihet dhe të hahet dardha mbrapa, ose të thotë: ‘Jam frikacak, s’ma mban prapanica të vij këtu në komision’. Kështu duhet të thotë me pak fjalë kryeministri. Ne ja dërgojmë dhe me shkrim dhe me televizor, por puna është që as ju nuk ju shohim më në televizor kur flisni, jo më ne. Nga godina atje po deshi, ngaqë ka harxhuar dhe 2 milionë euro chartera, t’i fusim dhe një charter këtu përballë, t’ia shtrojmë rrugën me petale deri këtu se ndoshta vjen.

Pra ka kohë të mbledhë ambasadorët në mbledhjet e partisë, por ama kur e kërkon një komision hetimor nuk vjen. Pse nuk vjen? Kush e ndalon kryeministrin të vijë? Ja çojmë ne me shkrim patjetër, le të vijë kryeministri me shkrim dhe të thotë që nuk vjen. Ta dijnë dhe shqiptarët që nuk vjen. Ne kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli. Kemi 6 muaj që s’e kemi parë. Vetëm thojini që të vijë se i ka marrë malli ata të opozitës ta shohin me sy. Vetëm hajde o Skënderbe, ta thërrasë kjo Mamica. Hajde o Skënderbe të të shohim se na ka marrë malli. Çaji malet më dysh. Po lëreni se është turp. Ne duam kërkesë me shkrim, me gojë, si të doni. Duhet të vijë kryeministri bashkë me shoqen Vilma. Edhe po erdhën dorë për dore nuk ka problem, i pyesim të dy bashkë, nuk ka asgjë të keqe," tha Korreshi.

1 VITE ME PARE

"Ça të duket vetja ty?!" Përplasje në Komisionin hetimor të Shëndetësisë/ Vokshi-Metajt: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën! Ndreca: E ke personale

 

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Vijojnë debatet në Komisionin hetimor për koncesionin e Sterlizimit ku anëtari i mazhorancës Ilir Metaj ka kërkuar fjalën, por kryetarja Albana Vokshi i ka mbyllur mikrofonin dhe nuk e ka lejuar të flasë. Kjo e fundit tha se do ia japë fjalën kur të ketë radhën, duke i kaluar radhën anëtarit tjetë të mazhorancës Ilir Pendavinji. Zv. kryetari Plarent Ndreca e cilësoi këtë akt si "personale".

Pjesë nga debati në Komision:

Vokshi: Fjala merret për procedurë. Kur të vijë radha do ia jap për procedurë. Do ia jap pastaj fjalën. Z. Pendavinji e doni fjalën apo t’ia kaloj z. Vasili. Po ashtu jam spikere.

Metaj: Ça të duket vetja ty?

Ndreca: E ke personale.

Vokshi: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën. Nuk e kam personale. Vetëm me atë s’mund ta kem personale. Me çdo tjetër mund ta kem, vetëm me atë jo.

1 VITE ME PARE

"Kryeministrit s'ia mban të vijë!" Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Metaj-opozitës: Ai ju bën leksione! Thuaj edhe një herë aman

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Foto nga Komisioni

TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë është mbledhur sërish ditën e sotme teksa që në nisje nuk kanë munguar debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Deputeti Edmond Spaho tha se ky komision hetimor dhe puna e tij nuk duhet të mbyllet pa u marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim. Nga ana tjetër përfaqësuesi i mazhorancës Ilir Metaj tha se opozita ka vendosur qëllimisht shtyrjen e afatit të komisionit.

Kryetarja e Komisinot Albana Vokshi e kundërshtoi duke i thënë  se deklaratat polike sipas saj, duhet t'i bëjë në Partinë Socialiste. Por Metaj u kundërpërgjigjigj duke thënë në fjalën e tij se kryeministri Edi Rama mund t'i japë leksione opozitës se si ndërtohet shteti. Anëtari tjetër, Saimir Korreshi tha se Rama nuk shkon të dëshmojë në këtë komision sepse ka frikë.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Spaho: Ky është komision hetimor që e kemi kërkuar ne dhe ju nuk mund të na imponoheni me dëshmitarët duke përcaktuar se ky duhet thirrur dhe ky jo. Kjo sepse pas kësaj nuk ka kuptim hetimi. Ju përcaktoni dhe rezultatin sa kohë caktoni dëshmitarët. Por nuk është kjo rruga. Kur është menduar që të krijohen komisione hetimore është menduar të hetohet në thellësi dhe plotësi, dhe kjo është përgjegjësi e kërkuesit të komisionit. Roli i mazhorancës në komision është të mbajë minorancën brenda shinave të ligjit. Kushtetuesja ju tha që kërkuesi i komisionit ka të drejtë të thërrasë çdo dëshmitar. Nuk duhet thirrur Vilma Nushi si dëshmitare, pse nuk doni të vijë këtu apo ka status special. Thoni publikisht që edhe kryeministri nuk dëshiron të vijë në komision dhe nuk do t’i dijë për përgjegjësinë për 200 e ca mln euro që ka për qytetarët. Nuk mendoj se puna e komisionit duhet të mbyllet pa u marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim.

Metaj: Harxhuam 2 orë kohë dje për të vonuar rendin e ditës dhe mesa duket këtë skenar keni edhe sot. Keni kërkuar shtyrjen për të disatën herë. Mbase keni vendosur të zgjasni komisionin edhe që të harroni për çfarë jeni mbledhur. Mbase doni të jeni këtu edhe në mandatin e 10 në opozitë. Nuk kemi faj ne që kohën për punë ju e konsumoni duke djegur karrige.

Vokshi: Deklaratat politike bëji në Surrel. Fol për procedurë, për mandatet shko te PS apo në Surrel. Futu direkt në rolin që të kanë dhënë, aman.

Metaj: Thuaj edhe një herë aman, do e thuash edhe një herë? Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojë një semina workshop me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.

Korreshi: Dua ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision.

1 VITE ME PARE

Sterilizimi/ Përplasje mes Ndrecës dhe Vokshit: Beqaj dëshmitari kryesor. Kryetarja: Të vi Vilma Nushi

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te

TIRANË- Komisioni Parlamentar Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme me përplasje mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ndreca në fjalën e tij ka theksuar se ata e kanë kryer punën e tyre, ndërkohë që ka shtuar se Beqaj është dëshmitari kryesor për këtë Komision. Ndërkohë nga ana tjetër Vokshi ka theksuar se është e rëndësishme që Vilma Nushi të shkoj në Komision dhe të japë dëshminë e vetë. 

Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh. Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.

Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

1 VITE ME PARE

Sterilizimi/ Tre dëshmitarët nuk janë paraqitur, Vokshi: Do të kërkojmë një shtyrje tjetër për të vijuar punën

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Albana Vokshi

TIRANË- Komisioni Parlamentar Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme, për të vijuar me dëshminë e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në nisje në Komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka deklaruar se tre shtetasititalianë nuk kanë pranuar që të dëshmojnë dhe se për këtë ka njoftuar Policinë. Po ashtu Vokshi ka theksuar se do të kërkojnë një shtyrje tjetër të Komisionit për të vijuar punën.

"I është bërë njoftim policisë së shtetit ditën e djeshme, nuk kemi asnjë përgjegjës dhe asnjë njoftim nuk kemi nga tre shtetasit italianë. Ata janë aksionarë, pronarë, punonjës të një kompanie koncensionare të paguara me taksat e shqiptarë, e kanë detyrim të paraqiten. Ditën e enjte është afati i fundit i komisionit hetimor. Kë këtë kuptim, dua të informoj se kemi 10 dëshmitarë, dëshmia e të cilëve është e pamundur të ezaurohej në mënyrë që nesër të miratohej raporti dhe më pas në seancë plenare.

Ne si deputet kemi kërkuar Vilma Nushin, kryeministrin Edi Rama dhe sot kemi paraqitur dy kërkesa që këta të paraqiten. Janë dëshmi kyc për komisionin hetimor. Kemi edhe shtetasin Artan Lleshi, Biba, që janë punonjës të Sani Service. Si kryetare e komisionit, edhe duke u konsultuar me deputetët e opozitës në këtë komisionin, e cilësojmë të paplotë punën, dëshmi të paezauruara. Kemi kërkuar nga institucionet një sërë provash dhe faktesh që nuk janë vënë në dispozicion. Duhet ta diskutojmë tani për të vendosur çfarë të bëjmë për komisionin. Duhet të kërkojmë një shtyrje tjetër," tha Vokshi.

1 VITE ME PARE

Me pranga në duar/ Beqaj lë qelinë e burgut, niset drejt Kuvendit për të marrë pjesë në komisionin e Sterilizmit

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë ku ndodhet në paraburgim për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up. Beqaj është fotografuar teksa po shkon në selinë e Kuvendit, ku dhe mbahet mbledhja e Komisionit. Beqaj do të dëshmojë në këtë komision, për rolin e tij si Ministër i Shëndetësisë dhe rolin në aferën e sterilizimit dhe Check Up-it. 

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

 

1 VITE ME PARE

Nga burgu në Kuvend, ish-ministri Ilir Beqaj pritet të dëshmojë sot në Komisionin hetimor të Shëndetësisë

Shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt te
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të mbërrijë sot nga burgu në Kuvend për të dëshmuar në Komisionin e Posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. 

Ditën e djeshme dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj. 

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë