Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 52-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Kërkesat e protestuesve:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
Foto ilustruse LEZHA- Një zjarr ka rënë në një rrobaqepësi, në Bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e ...
SPAK TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, që përfshin n&e...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, do ta përfundojë zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqip&...
Foto ilustruse ELBASAN- Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke në Elbasan, në unazën jugore të qyte...
Ilir Meta TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kundërshtonte vendimin e Prokuror...
Foto ilustruse TIRANË- Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magazinat e një kompanie postare n&eu...
Foto ilustruse Ballkani pritet të përballet me një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem të kësaj vere. Qen...
Foto DURRËS- Pamjet filmike nga ambientet e Postës së Durrësit kanë nxjerrë në drite lëvizjet e disa punonjësv...
Foto ilustruese KUKËS- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dituria” në Kukës, ku...
foto ilustruese KOSOVË- Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, pe...