Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është sulmuar ditën e sotme nga persona të paidentifikuar. • Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. • Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. • Pak më herët avokati është futur në intubim për shka të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. • Dyshohet se ishin 3 persona që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj avokatit Mëngjesit. • Gjithashtu policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve. • Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. • Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. • Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. • Dhuna ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha është kthyer në temë diskutimi në Komisionin e Ligjeve ku deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e të vërtetës. • Ai tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës në një zotë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji. • Nga ana tjetër, Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. • Argita Malltezi ka deklaruar se avokati i babit të saj, Sokol Mëngjesi është në reaminacion. • Argita Malltezi, vazja e kreut të PD-së, Sali Berisha, e cila shkoi për të takuar avokatin te spitali i Traumës, u shpreh Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.• Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo e ka cilësuar rastin si një akt kriminal ndërsa ka hedhur akuza se sipas saj kjo është një hakmarrje e verbër e kryeministrit Rama. • Sipas Garos sulmi ndaj Mëngjesit është i urdhëruar.• Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dhe avokatit, Sokol Mëngjesi duke thënë se dënon sulmin dhe i uron shërim sa më të shpejtë. • UT thotë se stafi i tyre është në këto momente pranë familjes së Sokol Mëngjesit.• Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka kërkuar nga ana tjetër zbardhjen e ngjarjes, teksa thotë se ky nuk është një rast i izoluar.• Në reagim kujtohet akti i fundit i paprecedentë i dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë, në muajin prill të këtij viti. • Policia ka identifikuar njërin prej autoreve. • Po ashtu bëhet me dije se policia ka ushtruar kontroll në banesën e personit që është identifikuar. • Nga ana tjetër vijon puna për identifikimin e dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. • Gjithashtu mësohet se autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla. • Nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se avokati i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta, më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.
20 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku tre persona kanë dhunuar brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi, menjëherë pasi ai ka lënë djalin e tij në shkollë. Sulmi ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sali Berishës, është zbardhur pas rreth 10 orësh nga autoritetet, ku drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbuluar identitetet e autorëve, itinerarin e lëvizjes së tyre dhe shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.
"Është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes. Shtetasi Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet hetimore rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano,58 vjeç i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Ai akuzohet për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë mbetur në tentativë". Vijon operacioni për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim. 20 mijë euro për ato që japin informacion për vendndodhjen e autorëve tashmë të shpallur në kërkim.", ka thënë Vocaj.
Teksa po jepte informacionet, Vocaj u shpreh se një nga autorët, konkretisht Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit.
"Është vetëdorëzuar në polici një nga autorët e sulmit të avokatit, Dorian Alia. Po shoqërohet në polici për marrjen në pyetje," tha Tonin Vocaj.
I pyetur nëse autorët ishin të paguar për të dhunuar avokatin, Vocaj tha se policia nuk e mendon një gjë të tillë. Ai shprehet se autorët kishin lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Më tej ka treguar edhe itinerarin e lëvizjes së autorëve të cilët janë shpallur tashmë në kërkim.
Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.
I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.
"Policia nuk ka pasur ndonjë tendencë për ta fshehur ngjarjen. Ne mendojmë se autorët nuk janë të paguar. Autorët kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë në dy drejtime. Një nga autorët ka lëvizur me automjetin tip Audi, autorët e tjerë kanë marrë taksi dhe kanë leëvizur drejt aoznës së Astirit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka organizuar pika kontrolli, por problemi kryesor ishte identifikimi i tyre sa më shpejt.Avokati ka përfaqësuar një palë e cila ka fituar procesin gjyqësor dhe pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Këto janë dhe motivet që kanë çuar në ngjarje. Këta persona janë takuar rreth një muaj para se të ndodhë ngjarja dhe kanë diskutuar për çështjen. Policia është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga telefonatat e shumta nga publiku.", u shpreh drejtori i policisë së Tiranës.
Gjithashtu është publikuar edhe videoja nga momenti i sulmit ndaj avokatit, ku shihet se avokati po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, kur është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur. Ai është goditur në kokë me dorezë hekuri dhe ka rënë në tokë. Më pas është qëlluar me shkelma e sende të tjera, dhe autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë informacione më të detajuara lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytet, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi.
Vocaj thotë se autorët kishin lidhje krushqie me njëri-tjetrin, ndërsa shton se nuk janë të paguar. Më tej ka treguar edhe itinerarin e lëvizjes së autorëve të cilët janë shpallur tashmë në kërkim.
Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore.
Vocaj: Policia nuk ka pasur ndonjë tendencë për ta fshehur ngjarjen. Ne mendojmë se autorët nuk janë të paguar. Autorët kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin.
Pas ngjarjes autorët janë ndarë në dy drejtime. Një nga autorët ka lëvizur me automjetin tip Audi, autorët e tjerë kanë marrë taksi dhe kanë leëvizur drejt aoznës së Astirit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka organizuar pika kontrolli, por problemi kryesor ishte identifikimi i tyre sa më shpejt.
Avokati ka përfaqësuar një palë e cila ka fituar procesin gjyqësor dhe pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Këto janë dhe motivet që kanë çuar në ngjarje. Këta persona janë takuar rreth një muaj para se të ndodhë ngjarja dhe kanë diskutuar për çështjen. Policia është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga telefonatat e shumta nga publiku.
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mbajtur një deklaratë para mediave ku ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjësi. Gjatë fjalës së tij Vocaj u shpreh se një nga autorët është vetëdorëzuar në polici. Ai më tej shtoi se personi i vetëdorëzuar është Dorian Alia ndërsa është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
"Është vetëdorëzuar në polici një nga autorët e sulmit të avokatit, Dorian Alia. Po shoqërohet në polici për marrjen në pyetje," tha Tonin Vocaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mbajtur një deklaratë për mediat ku ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë ku tre persona dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi. Bëhet me dije se janë identifikuar autorët Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç.
Ky i fundit ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.
Tonin Vocaj: Është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes. Shtetasi Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet hetimore rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces gjyqësor një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë, proces që është fituar nga pala që mbronte avokati. Ish-klientët nuk kanë pranuar që ta paguajnë.
Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Si të tjerë dhe kjo degë që ka kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar. Në vijim të veprimeve është shoqëruar Dritan Jani Nano,58 vjeç i cili u ndalua si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Ai akuzohet për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë mbetur në tentativë". Vijon operacioni për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim. 20 mijë euro për ato që japin informacion për vendndodhjen e autorëve tashmë të shpallur në kërkim.
TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici dy persona lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme. Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. Pak më herët u raportua se avokati është futur në intubim për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për dhunën e ushtruar ditën e sotme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet tashmë në intubim.
"Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë! Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!", shkruan Manja në reagimin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.
TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar, është futur në intubim.
Në një reagim për mediat, Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ndërsa sipas tyre cilësohet si akt që minon parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.
Në reagim kërkohet gjithashtu një hetim i shpejtë, i plotë dhe i paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre.
REAGIMI I PLOTË:
Avokati i Popullit dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Ky akt është një sulm i rëndë ndaj profesionit të avokatit dhe sistemit të drejtësisë në tërësi, duke minuar parimet themelore të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës.
Dhuna ndaj avokatëve është e papranueshme dhe përbën një kërcënim serioz për të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Avokatët luajnë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe në sigurimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Sulmet ndaj tyre cënojnë jo vetëm integritetin e tyre fizik dhe profesional, por edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përkatëse një hetim të shpejtë, të plotë dhe të paanshëm të këtij incidenti, duke kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e mbrojtjes së duhur për avokatët në ushtrimin e detyrës së tyre. Nevojitet një qëndrim i fortë dhe i vendosur për të garantuar që të gjitha aktet e dhunës dhe kërcënimit ndaj avokatëve të ndëshkohen në përputhje me ligjin.
Avokati i Popullit qëndron në solidaritet me avokatin Sokol Mëngjesi dhe me të gjithë avokatët që përballen me sfida dhe rreziqe në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi pas dhunës së ushtruar ditën e sotme nga tre persona, është futur në intubim. Ai është futur në intubim për shkak të dëmtimeve të marra në pjesën e kokës. Avokati po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.
Ngjarja e rëndë ka nodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.
TIRANË - Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm ku persona ende të paidentifikuar dhunuan avokatin e ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Në një reagim në rrjete sociale, Balla thotë se Policia e Shtetit është në ndjekje të ngjarjes, ndërsa iu është përgjigjur dhe akuzave të opozitës, të cilët e cilësuan sulmin si të porositur, teksa shprehet se këta të fundit kanë qëllim vetëviktimizimin politik.
"Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor",- shkruan Balla në fb.
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e sotëm pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut. Bëhet me dije se sipas dëshmitareve okularë, në momentin që Mengjësi është sulmuar nga agresorët dhe është goditur, ai ka tentuar që të largohet, por ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në trotuar.
Pas aktit të dhunës, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se avokati i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta, më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.
TIRANA- Lidhur me dhunën fizike ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mësohet se policia ka identifikuar njërin prej autoreve. Po ashtu bëhet me dije se policia ka ushtruar kontroll në banesën e personit që është identifikuar.
Nga ana tjetër vijon puna për identifikimin e dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Gjithashtu mësohet se autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëlluar me shpulla.
Nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë është parë se avokati i ka njohur autorët pasi fillimisht komunikon me ta, më pas ata e kanë qëlluar edhe me sende të forta.
TIRANA- Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dhe avokatit, Sokol Mëngjesi. Dhoma e Avokatisë kërkon zbardhjen e ngjarjes, teksa thotë se ky nuk është një rast i izoluar. Në reagim kujtohet akti i fundit i paprecedentë i dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë, në muajin prill të këtij viti. Po ashtu në reagim thuhet se kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cënojnë rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijojnë situata të vështira që duhen të vlerësohen maksimalisht.
"Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital. Ky nuk eshte rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin Prill te ketij viti.
Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht. Bazuar sa me siper Dhoma e Avokateve te Shqiperise i kerkon autoriteteve zyrtare te kryejne nje hetim te plote dhe te pavarur brenda nje kohe sa me te shkurter lidhur kete ngjarje te rende.
Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna. Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre", thuhet në reagim.
TIRANA- Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dhe avokatit, Sokol Mëngjesi. Universiteti i Tiranës thotë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, se dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë. UT thotë se stafi i tyre është në këto momente pranë familjes së Sokol Mëngjesit.
"UT dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi! Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.
Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit. Urojmë shërim sa më të shpejtë të kolegut tonë Prof. Dr. Sokol Mëngjesi", thuhet në njoftimin për median.
TIRANË - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Florjana Garo ka reaguar pas incidentit që u regjistrua mëngjesin e sotëm, ku persona ende të paidentifikuar dhunuan avokatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Në një deklaratë për mediat Garo e ka cilësuar rastin si një akt kriminal ndërsa ka hedhur akuza se sipas saj kjo është një hakmarrje e verbër e kryeministrit Rama. Sipas Garos sulmi ndaj Mëngjesit është i urdhëruar.
Deklarata e Garos:
Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.
Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.
Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike.
Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal.
TIRANA- Argita Malltezi ka deklaruar se avokati i babit të saj, Sokol Mëngjesi është në reaminacion. Argita Malltezi, vazja e kreut të PD-së, Sali Berisha, e cila shkoi për të takuar avokatin te spitali i Traumës, u shpreh Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Ajo tha se nuk arriti dot që të takohej me Mëngjesin, por shtoi se ka komunikuar me mjekët dhe familjarë të avokatit.
“Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është, s’ka asnjë konflikt tjetër...duhet të presim për të parë gjendjen e tij”, ka deklaruar ajo.
TIRANA- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati ka shtëpinë.
Ndërkohë, mësohet se Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën. Duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël.
Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.
TIRANA- Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha është kthyer në temë diskutimi në Komisionin e Ligjeve ku deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e të vërtetës. Ai tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës në një zotë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Ajo tha se uron që zoti Mëngjesi të rikuperohet.
Pjesë nga diskutimi:
Dogjani: Bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji. Qytetarët janë të pasigurt kur krimi godet në mes të Bllokut ndaj një avokati, mendoni se çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të thjeshtë. Dënoj sulmon dhe autorët të vihen para përgjegjësisë penale, ndryshe kështu siç po veprohet, që qytetarët po detyrohet të bëjnë vetëgjyqësi sepse rendi nuk zbatohet, shqiptarët po detyrohen të largohen nga vendi.
Bushka: Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet.
TIRANA- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati ka shtëpinë.
Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar, i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
TIRANA- Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është goditur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu mësohet se gjendja e tij shëndetësore është normale.
Nga ana tjetër dyshohet se ishin 3 persona që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj avokatit Mëngjesit. Gjithashtu mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.
TIRANA- Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është goditur nga persona të paidentifikuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Policia bën me dije se Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu mësohet se gjendja e tij shëndetësore është normale.
Njoftimi i policisë:
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.