LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunoi të riun me shpullë, pezullohet nga detyra shefi i Policisë Rrugore Altin Qato, Rrumbullaku: Hetimet do kryehen në bashkëpunim me AMP

• Një situatë skandaloze ka ndodhur pasditen e sotme pas protestës së banorëve në Thumanë. • Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit Altin Qato, pasi ka arrestuar një prej qytetarëve, e ka dhunuar atë. • Ndërkohë që efektivët e tjerë rrijnë aty në këmbë dhe nuk bëjnë asnjë veprim për t'i dalë në mbrojtje të riut. • Pasi këto pamje janë bërë publike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar pezullimin paraprak të Qatos. • Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, i cili do të kryehet së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Qëlloi me shpullë të riun, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato

Dhunoi të riun me shpullë, pezullohet nga detyra shefi i Policisë
Altin Qato

TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato është pezulluar nga detyra mbrëmjen e sotme, pasi dhunoi një të ri në Thumanë. Në videon skandaloze të publikuar në Dosja.al, shihet Qato që nxjerr nga makina të riun dhe e qëllon atë me shpullë, pa i'u dridhur dora fare dhe pa menduar se po shkel ligjin dhe uniformën që mban veshur. 

 

Pasi këto pamje janë bërë publike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar pezullimin paraprak të Qatos. Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, i cili do të kryehet së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë A. Q. Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.

Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht. Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme.

1 VITE ME PARE

VIDEO-SKANDALI/ Drejtori i Policisë Rrugore dhunoi të riun, ende asnjë reagim nga AMP

Dhunoi të riun me shpullë, pezullohet nga detyra shefi i Policisë
Altin Qato

THUMANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Altin Qato ka dhunuar një të ri pasditën e sotme në Thumanë, pas përfundimit të protestës së banorëve. Në videon skandaloze të publikuar në Dosja.al, shihet Qato që nxjerr nga makina të riun dhe e qëllon atë me shpullë, pa i'u dridhur dora fare dhe pa menduar se po shkel ligjin dhe uniformën që mban veshur. 

 

Pasi e qëllon të riun me shpullë në faqe, Qato urdhëron vartësit e tij që ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në komisariat të riun. Edhe pse aty të pranishëm, asnjë nga efektivët e tjerë të policisë nuk kanë dalë kundër urdhërave të shefit të tyre, në mënyrë që të shmangej dhuna ndaj qytetarit. 

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve pasdites së sotme, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për aktin e ndodhur. Por as Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk ka reaguar për këtë akt skandaloz të shefit të Policisë Rrugore Qato, ndërkohë që ky i fundit mban ende pozicionin drejtues, si të mos ketë ndodhur asgjë. 

1 VITE ME PARE

SKANDAL/ Po protestonte, Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato DHUNON të riun në Thumanë (VIDEO)

Dhunoi të riun me shpullë, pezullohet nga detyra shefi i Policisë
Pamjet

THUMANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur pasditen e sotme pas protestës së banorëve në Thumanë. Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit Altin Qato, pasi ka arrestuar një prej protestuesve, e ka dhunuar atë.

 

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Qato ka ngritur protestuesin dhe më pas e ka gjuajtur fortë më shpullë në faqe. Ndërkohë që efektivët e tjerë rrijnë aty në këmbë dhe nuk bëjnë asnjë veprim për t'i dalë në mbrojtje të riut. 

Në postimin e saj, Klodiana Lala shkruan: Bravo Altin Qato Edhe shpulla jote mungonte pasi iu keni marre shpirtin qytetareve!

 

altin qato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet