Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Dhoma e Avokatisë ka zhvilluar një mbledhje urgjente ditën e sotme lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. • Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia gjatë fjalës së tij ka treguar për gjendjen shëndetësore të avokatit, i cili u dërgua dje drejt Athinës për mjekim më të specializuar. • Haxhia tregoi se trajtimi do të vazhdojë dhe duhen disa ditë që të tentohet të zgjohet nga intubimi. • Ai tha se kanë përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese ndaj avokatëve, ndërsa u shpreh se autorët e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi të vihen para drejtësis dhe të marrin dënimin e merituar. • Haxhia i beri thirrje edhe publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi, të vlerësojë profesionin e avokatit jo vetëm kur ka nevojë për avokat. • Kreu i Dhomës së Avokatisë kishte një thirrje edhe për politikën, ku tha se duhet të heqin dorë nga tipizmi i avokatëve si shkaktarë të situatave, apo si avokatë të kriminelëve. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati Sokol Mëjgesi ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. • Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. • Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke nga këto goditje. • Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. • Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. • Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. • Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka reaguar lidhur me rastin e dhunës brutale ndaj kolegut të tij avokatit Sokol Mëngjesi. Haxhia vë theksin tek kapja e autorëve dhe tek marrja e dënimit që meritojnë.
Më tej Haxhia falenderon stafin mjekësor për kujdesin ndaj Mëngjesit si dhe falenderon edhe median e cila ka raportuar vazhdimisht mbi gjendjen shëndetësore të avokatit. Haxhia i bën thirrje publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi dhe të vlerësojë profesionin e avokatit.
“Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë. Mos e nisni vlerësimin e tyre nga pikëpamje se humbni një gjyq nga interesat e ngushta, sepse ditën tjetër do keni prapë gjyq dhe do keni nevojë për avokat.” u shpreh Haxhia.
Haxhia kishte dhe një tjetër thirrje, kësaj here ndaj politikës, duke i kërkuar që të heqin dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave apo si avokatë të kriminelëve.
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka zhvilluar një mbledhje urgjente ditën e sotme lidhur me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia gjatë fjalës së tij ka treguar për gjendjen shëndetësore të avokatit, i cili u dërgua dje drejt Athinës për mjekim më të specializuar. Haxhia tregoi se trajtimi do të vazhdojë dhe duhen disa ditë që të tentohet të zgjohet nga intubimi.
"Dua tju informoj për gjendjen shëndetësore, dje është çuar me avion ambulancën në Greqi në një klinikë të specializuar dhe u informova që parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira shëndetësore. Trajtimi do të vazhdojë dhe duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor dhe kryesisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. I urojmë shërim të shpejtë dhe të jetë sa më shpejt në gjirin tonë. Por para së gjithësh për jetën e vet, të ketë shëndetin, ti monimiziohet stresi atij dhe familjes, por edhe neve.", është shprehur Haxhia.
TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Avokati Sokol Mëngjesi prej 6 ditësh ndodhet në gjendje kome, ndërsa pasditen e djeshme ai u transportua drejt Athinës, pas kërkesës së familjarëve për një trajtim më të specializuar.
NJOFTIMI:
Te nderuar Avokat anetare te Keshillit te Pergjithshem,
Ju njoftoj se diten e Marte, me date 04.6.2024, do te zhvillohet ne Tirane, Mbledhja e Jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes te Avokatise te Shqiperise me rend dite, mbi dhunen barbare te ushtruar ndaj Avokatit Sokol Mengjesi dhe pershkallezimin e qendrimit te DH.A.Sh.
Mbledhja zhvillohet ne oren 12.30 pm tek Kompleksi “Xibraku”. Pjesemarrja juaj per shkak te situates eshte e domosdoshme, prandaj merrni masa per shtyrjen e gjyqeve.
Sekretari i pergjithshem Edmond KONINI.

Si ndodhi dhunimi i avokatit Mëngjesi
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.
Autori i vetëm në qeli për ngjarjen, i cili u vetëdorëzua, Dorian Alia ka deklaruar para hetuesve se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Ai ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci tha se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë. E gjithë ngjarja nga Partia Demokratike është cilësuar si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.