Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
• Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. • Ai tha se në zgjedhjet e 11 majit do të jenë 245.975 votues nga jashtë ndërsa 48 180 të tjerë janë refuzuar.• Ai ka sqaruar se faza e dërgimit të fletëve të votimit pritet të ketë përfunduar deri më 16 prill, ndërsa u ndal edhe tek përzgjedhja e operatorit që do të përzgjidhet për të kryer transportin e fletës së votimi.• Celibashi në një konferencë për mediat bëri me dije se aplikimi i parë është bërë nga një shqiptar në Gjermani më 11 janar. • Një tjetër detaj që Celibashi tregoi është fakti se shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një person në moshën 98-vjeçare me banim në Gjermani. • Po ashtu kreu i KQZ-së ka treguar se një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi plot 25 herë. • I pyetur nëse do të ketë një shans të dytë për emigrantët të cilëve iu refuzua aplikimi, Celibashi u përgjigj prerazi se nuk mund të bëhet asgjë. • Celibashi, tha sot se më 9 mars do të publikohen lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë. • Celibashi shtoi se pas kësaj, do të ketë edhe një afat për të korrigjuar adresat nga data 9-12 mars, vetëm për ata që janë regjistruar. • Celibashi foli dhe për koston se votës së diasporës. • Ai tha se kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është pyetur këtë të premte në lidhje me çështjen e presidentit të PL-së, Ilir Meta i cili ndodhet aktualisht në burg dhe është pjesë e listave të sigurta të PD-së në zgjedhjet e 11 Majit.
Në një konferencë për mediat, Celibashi u pyet se nëse Meta do të dalë deputet nga zgjedhjet e 11 majit, çfarë ndodh më tej si do të procedohet, duke qënë se ky i fundit ndodhet në burg. Lidhur me këtë kreu i KQZ-së tha se Kushtetuta parashikon, që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.
Pyetja: Pyetja ime ka të bëjë me listat shumëemërore të kandidatëve, pikërisht me një emër të veçantë që do të jetë pjesë e koalicionit të PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bëhet fjalë për emrin e Ilir Metës, që pritet të jetë një nga kandidatët në zgjedhjet e 11 majit dhe gjasat janë edhe në listat e sigurta, referuar dhe dakordësisë mes palëve. Meta dihet që prej muajsh ndodhet në paraburgim. Në rastin kur zoti Meta do të dalë deputet nga zgjedhjet e 11 majit, çfarë ndodh më tej? Kujtoj se kemi pasur një rast të ngjashëm në 2001 me Azgan Haklajn në Tropojë dhe atë rast ju ishin kryetar i KQZ-së.
Celibashi: Sikur se mund ta kuptoni dhe ta mirëkuptoni nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera. Ajo çfarë Kushtetuta parashikon, që është fakti që çdo kandidat për deputet i cili shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi foli dhe për koston se votës së diasporës. Ai tha se kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro. Ai theksoi se është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që është parashikuar 100 mijë.
"Kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro, është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që kemi parashikuar 100 mijë. Nuk mund të asistohet votuesi gjatë momentit të votimit. Edhe në rastin e votimit brenda vendit është e ndaluar. Nëse ndodh është vepër penale. Nuk mund të asistohet nga të tretë", tha Celibashi.
TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha sot se më 9 mars do të publikohen lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë. Celibashi shtoi se pas kësaj, do të ketë edhe një afat për të korrigjuar adresat nga data 9-12 mars, vetëm për ata që janë regjistruar. Ai thkesoi se për kategorinë e atyre që kanë marrë refuzim nga KQZ nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në KQZ dhe në rregullator.
“Janë 53 parti politike të regjistruara dhe tre koalicione. Deri tani ka paraqitur listën shumë emërore Lëvizja Bashkë, deri tani. Nga 9-12 mars, vetëm ata që janë të regjistruar, kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën. Në datën 9 shpallim listën paraprake, që do të thotë se ti si institucion ike miratuar kërkesat dhe ata janë në listën paraprake të votuesve nga jashtë, për kategorinë e atyre që kanë marrë refuzim nga KQZ nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në KQZ dhe në rregullator. Ata që janë të regjistruar në listë, nëse shikon pasaktësi, kjo pasaktësi lidhet vetëm me adresën mund të paraqesin kërkesë në KQZ për t’i korrigjuar”, tha ai
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat bëri me dije se aplikimi i parë është bërë nga një shqiptar në Gjermani më 11 janar. Një tjetër detaj që Celibashi tregoi është fakti se shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një person në moshën 98-vjeçare me banim në Gjermani. Po ashtu kreu i KQZ-së ka treguar se një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi plot 25 herë.
"Kemi dy të dhëna interesante, aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermani e ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08. E kishte bërë shumë mirë aplikimin. Shtetasi me moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermani dhe ky 98-vjeç, i datëlindjes 1927 dhe nëse nuk gaboj ia ka dalë herën e parë që të regjistrohet. Është një shtetas që ka aplikuar 25 herë në platformë.
Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227", ka bërë me dije ai.
I pyetur nëse do të ketë një shans të dytë për emigrantët të cilëve iu refuzua aplikimi, Celibashi u përgjigj prerazi se nuk mund të bëhet asgjë.
"Jo nuk mund të bëhet asgjë. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar", tha ai.
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka dhënë detaje nga regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai tha se në zgjedhjet e 11 majit do të jenë 245.975 votues nga jashtë ndërsa 48 180 të tjerë janë refuzuar.
"Në këtë periudhë nga 9-12 mars vetëm ata që janë regjistruar kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën. Dy ditëshi është për ata që janë të regjistruar dhe u është miratuar, ata që kanë marrë refuzim nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në kodin zgjedhor ashtu edhe në akte. Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online”, tha Celibashi.
Ai ka sqaruar se faza e dërgimit të fletëve të votimit pritet të ketë përfunduar deri më 16 prill, ndërsa u ndal edhe tek përzgjedhja e operatorit që do të përzgjidhet për të kryer transportin e fletës së votimi.
“Midis fundit të javës së parë të prillit dhe javës së dytë të prillit do të nisë dërgimi i fletëve. Deri në 16 prill mendohet që të ketë përfunduar si proces dërgimi i fletëve pranë qytetarëve të regjistruar. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat për zgjedhjen e operatorit postar, do të jetë një operator i njohur ndërkombëtar dhe do të kërkojmë që kthimi i fletës të jetë ekspres dhe normalisht edhe i gjurmueshëm. Posta shqiptare është përjashtuar edhe nga ligji”, ka deklaruar ai.