Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë që është pushtuar nga moti i keq. • I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara. • Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. • Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik. • Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme janë 12 mm, Prurjet janë 1400 m3/s. • Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës Koman-Vau i Dejës janë 15 mm, prurjet janë në Koman 650 m3/s dhe Vau i Dejës 200 m3/s. • Në kaskaden e Drinit vijojnë shkarkimet me 300 m3/s. • Ditën e sotme si pasojë e uljes se sasise se reshjeve në qarkun Lezhë, kemi shkarkime në Digën Ura e Fanit, me 80 m3/s. • Përsa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Tiranë, Elbasan, Kukës dhe Shkodër.• Në qarkun e Shkodrës kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji. • Në qarkun e Lezhës total ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përmbytur, në ish kënetën e Toroviocës, njësia administrative Balldren, në ish kënetën Spiten –Tresh Bashkia Lezhe, në njësinë adminstative Zejmen, në ish-kënetën Gjonëm, Bashkia Kurbin. • Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve në vendin e quajtur “Tynelet Panoramike”. • Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. • Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia admnistrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre. Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashesia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore jane te hapura. • Në bashkinë Shkodër në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit operuan 4 trupa me 1 mjet të kalueshmërisë së lartë.
24 artikuj për këtë temë.
DIBËR- Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë pushtuar vendin gjatë gjithë ditës së sotme, kanë shkaktuar mjaft probleme në Rrugën e Arbrit. Për gati 5 orë, 200 makina kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra. Sipas njoftimit të Policisë, shkak është bërë edhe lëvizja me goma verore nga automjetet që kryesisht lëviznin nga Tirana.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Masa të shtuara gjatë natës në rrugën e Arbrit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass. Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t'ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.
DIBËR- Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit. Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, makinat e mbetura në trafik janë zhbllokuar. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.
"Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë,"- njofton Policia.
LEZHË- Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë së Lezhës ka folur në lidhje me situatën e krijuar në këtë bashki me përmbytjet pas reshjeve të ditëve të fundit. Në një lidhje "Skype" në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, Pjerin Ndreu ka deklaruar se për momentin situata është nën kontroll dhe se nuk ka lindur nevoja për evakuimin e banorëve.
Pjesë nga biseda:
Pjerin Ndreu: Për momentin situata në qytet është normalizuar, është përmirësuar ndjeshëm, prurjet e Drinit janë në nivele më të ulëta. Kemi shkuar sot në të gjithë shtëpitë u mund të kishte probleme dhe jemi në gatishmëri nëse krijohet një situatë ku mund të kërkohet evakuimi i ndonjë qytetari apo të lindë nevoja për dërgimin e ushqimeve. Jeta e qytetarëve është prioritet.
Nisida Tufa: Uji ka shkuar pranë oborreve të banesave, qytetarët ankohen për kanalet e kullimit
Pjerin Ndreu: Bashkia Lezhë ka hapur në 3 vite e gjysme, 400 km kanale kulluese. Ka akoma punë për të bërë, por nëse këto kanale nuk po të ishin hapur situata do të ishte katastrofë. Ka qenë puna me to që ka amortizuar shumë ngjarje të pakëndshme që do të kishin ndodhur. Uji është në oborr por nuk ka hyrë në asnjë banesë. Kemi shpresë se situata do neutralizohet. Reshjet vijojnë dhe në zonat malore përrenjtë kanë nisur të shkarkojnë. Do të kemi probleme në disa ditë në vijim.
Nisida Tufa: Bllokimi i rrugës Lezhë- Milot. Si është situata?
Pjerin Ndreu: Rruga Lezhë Milot nuk është bllokuar, është rruga e vjetër ajo që ka probleme. Rruga kryesore ka qenë e aksesueshem gjatë të gjithë kohës.
Nisida Tufa: Çfarë është vështirësi për Lezhën që duhet të rregullohet kur ka intensitet reshjesh?
Pjerin Ndreu: Puna nuk ka fund, jemi një zonë që gjithmonë ka pasur probleme. Me punën e bërë situata vihet nën kontroll shumë më shpejt. Në qytet uji është tërhequr në vetëm 8 orë. Lezha është zonë në nivel të ulët me detin.
Nisida Tufa: Ka nevojë për ndihmë nga rrethet e tjera?
Pjerin Ndreu: Kemi kërkuar për të qenë të sigurt ndihmë nga ushtria por nuk ka lindur nevoja të ndërhyjnë sepse e kemi mbajtur në kontroll vetë.
Nisida Tufa: Sa hektarë tokë janë përmbytur?
Pjerin Ndreu: 200 hektarë tokë, shumë më pak se herën e parë.
POGRADEC- Moti i keq në vend ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit. Në zonën juglindore të vendit qarkullimi i automjeteve është vështirësuar pasi një mjegulle dendur. Mjegulla nis nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës e deri në fshatin turistik të Linit. Si pasojë, qarkullimi vështirësohet edhe më shumë pasi ky segment rrugor nuk është i ndriçuar.
DIBËR- Disa dhjetra makina janë bllokuar në Klos-Qafë-Murrizë në Rrugën e Arbrit, për shkak të reshjeve të dendura të borës. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, makinat po lëvizin pa zinxhirë, e si pasojë kanë bllokuar njëra-tjetrën.
Automjetet janë bllokuara në aksin Klos-Qafë Murrizë prej rreth 2 orësh dhe afërsisht radha është 2 km.
KËLCYRË- 5 banesa në fshatin Katundishte në Bashkinë Këlcyrë kanë pasur probleme nga reshjet e dendura të shiut, ku janë krijuar çarje në mure. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, nga këto pesë banesa vetëm në dy prej tyre jetonin familje të cilat janë zhvendosur tek të afermit e tyre.


Vendimi është marr nga komisioni i Bashkisë Këlcyrë ndërkohë që pritet të kryhen analizat gjelologjike të tokës për të vazhduar më tej me ndërhyrjet.
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputje të dherave në fshatin Manati të Lezhës duke shkëptur e goditur një banese dy katëshe. Si pasojë, banesa 2-katëshe ka nisur që të plasaritet. Banorët kanë dalë me radhë në media dhe kanë nisur që të kërkojnë ndihmë nga qeveria dhe instancat përkatëse, për t'i shpëtuar një tragjedie të mundshme.
"Mirë që nuk na ka zënë. Shyqyr që nuk kam qenë këtë. Mora atë djalin që ka qenë tek komuna që ta shihet. Natën nuk kam fjetur mbrëmë. Kam shumë frikë tani. Se po rrëshqet sërish vendi. Është për tu habitur. Shtetit i kërkoj që të na heqë atë mur,"- u shpreh një banore.
Ndërsa një tjetër tregoi se për situatën ishte interesuar vetëm një zyrtar i komunës: Është shembur muri, shtëpia është në rrezik. Ka ardhur vetëm dikush nga komuna., shumë e frikshme, këtu janë pleqtë brenda. Këtu po nuk u fut dikush që të vërë dorë. Banesat e tjera janë shumë të rrezikuara. Fondet janë marrë po prita nuk ka fare. Çdo gur zhavorr që vjen nga mali krijon probleme. Këta kujtohen vetëm kur ka reshje.
Vërshimi i përrenjve malor në kohë reshjesh është kthyer në kërcënim për shumë zona të Bashkisë Lezhë, ndërsa si zgjidhje shihet ndërtimi i pritave malore të cilat janë dëmtuar prej shumë vitesh.
SHKODËR- Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulta, reshje dëbore dhe shiu, ku disa prej territoreve janë përballur me përmbytje e disa të tjera me bllokim të rrugëve dhe problem në energjinë elektrike kryesisht në zonat rurale, për shkak të motit të keq.
Teksa OSHEE njofton se po kryhen punime në gjithë vendin për të rikthyer energjinë elektrike, duket se në disa territore nuk ka ende asnjë ndërhyrje të tillë. E në këto kushte, djali i një ish-polici i cili punon elektriçist në Njësinë Administrative Shalë, Aleks Nika po punon në kushte ekstreme për rregullimin e problemeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në fshatin Theth, duke iu ardhur në ndihmë edhe banorëve atje.
SKRAPAR- Reshjet e dëndura të dëborës disa automjete kanë mbetur të bllokuara në Malin e Tomorrit. Policia e Shtetit ka bërë me dije se së bashku me shërbimet zjarrfikëse janë nisur për t’i ardhur në ndihmë. Po ashtu, njoftohet se aksi rrugor Plirzë – Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe po punohet për pastrimin dhe hapjen e rrugës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Skrapar/Shërbimet e Policisë, në gatishmëri për t'iu ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si pasojë e motit të keq. Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses u vijnë në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit.
Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t'iu ardhur në ndihmë. Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
DIBËR- Reshje të dendura bore kanë vijuar pasditen e sotme në Dibër duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e reshjeve të dëborës aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm dhe po punohet nga kontraktorët për pastrimin e tyre. Sakaq, qarkullimi i 50 mjeteve në këtë aks është ndaluar deri në hapjen e rrugës.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor./ Dosja.al
DIBËR- Policia ka devijuar trafikun nga rruga e vjetër në aksin Tiranë- Milot- Burrel, për shkak të dëborës. Për shkak të trafikut të krijuar, janë vendosur dy postoblloqe policie një në Tufinë dhe një në Klos që devijojnë trafikun. Shkak i bllokimit janë bërë makinat që lëvizin nga Tirana pasi janë me goma verore. Tani kalimi do të bëhet në aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI I PLOTË
Qarku Dibër/ Njoftim
Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
LEZHË- Prej 5 ditësh qarku i Lezhës është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe qindra hektarëve tokë. Banorët e Lezhës shprehen se dëmi që është shkaktuar është i pallogaritur, ndërsa theksojnë se askush nuk pyet se çfarë ndodh pas kësaj situate e cila përsëritet çdo vit.
“Nuk vjen kush për të na parë se çfarë na ka ndodhur në këtë situatë. Dëmi është i pallogaritur se janë 5 dylym ullinj në ujë. Llogarite sa e ka koston një ulli për tu blerë dhe për tu vjelur, edhe për të shkuar në 4-vjeçar. Janë hapur kanale dhe uji në vend se të kalojë 400 metra, shkon 1 km e gjysmë me dal në kanalin kryesor”, tha njëri nga banorët.
I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje./ Dosja.al
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj shoferëve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikat rrugore dhe të ulin shpjejtësinë në mënyrë që të shmangen aksidentet pasi, disa akse rrugore janë bllokuar nga bora, disa të tjera kanë prezencë të lagështirës si pasojë e reshjeve të shiut dhe disa të tjera janë bllokuar nga inertet dhe rrëshqitja e dherave. Borëpastrueset dhe mjetet e rënda kanë zbarkuar në terren për të monitoruar situatën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Moti i keq në vend, shërbimet e Policisë në terren dhe në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjithashtu, SPZ-të janë shpërndarë në zona dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe me administratorët e njësive adminstrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar, për shkak të motit të keq.
Të gjitha rrugët monitorohen nga makinat inteligjente, radarët automatikë dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
DIBËR- Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Kjo ka bërë që në fshatrat e thella të njësive administrative të Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës e Sllovës në Bashkinë Dibër të ketë probleme me lëvizjen e automjeteve. Situatë e tillë është edhe në fshatrat e Ostrenit e Trebishtit, si dhe Tërnovë e Madhe në Bulqizë. Situata pritet të rëndohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat pritet të zbresin deri në -5 gradë celsius dhe të ketë dëborë deri në 600 metra mbi nivelin e detit.
Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashësia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore janë të hapura./ Dosja.al
VLORË- Moti i keq me erë e reshje shiu në Vlorë ka bërë që lundrimi i anijeve të peshkimit të pezullohet për shkak të detit me dallgë. Sakaq, njoftohet se lumi Vjosa ndodhet në shtrat dhe nuk ka rrezik.
I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje./ Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit nga situata e motit në vend. Sipas njoftimit, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarkun e Shkodrës kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji. Në Kukës dhe në Lezhë situata e motit paraqitet më e qetë dhe ujërat janë tërhequr. Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia admnistrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.
SITUATA PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT 21.01.2023
I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.
Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.
Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme janë 12 mm, Prurjet janë 1400 m3/s.
Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës Koman-Vau i Dejës janë 15 mm, prurjet janë në Koman 650 m3/s dhe Vau i Dejës 200 m3/s.
Në kaskaden e Drinit vijojnë shkarkimet me 300 m3/s.
Ditën e sotme si pasojë e uljes se sasise se reshjeve në qarkun Lezhë, kemi shkarkime në Digën Ura e Fanit, me 80 m3/s.
Per sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetem ne disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukes dhe Shkoder. Nga forcat e OSHEE vijon puna pa ndërprerje për të rikthyer normalitetin.
Në qarkun e Shkodrës nuk ka zgjerim të hartës së sipërfaqes së raportuar të përmbytur një ditë më parë. Kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji.
Më qarkun e Lezhës total ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur, në ish kënetën e Toroviocës, njësia administrative Balldren, në ish kënetën Spiten –Tresh Bashkia Lezhe, në njësinë adminstative Zejmen, në ish-kënetën Gjonëm, Bashkia Kurbin.
Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve në vendin e quajtur “Tynelet Panoramike”.
Në të gjitha akse rrugore që kanë problematika në rreshqitjen e dherave renien e gurve apo dëmtimet e trupit të rrugës , nga forcat e ARRSH dhe të bashkive po punojnë për pastrimin dhe riparimin e tyre.
Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. Punonjësit e emergjencave dhe firmat kontraktore jane ne terren dhe në gatishmëri.
Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia admnistrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.
Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashesia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore jane te hapura.
Në bashkinë Shkodër në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit operuan 4 trupa me 1 mjet të kalueshmërisë së lartë.
Situata e emergjences ne te gjithe territorin e RSH eshte nen kontroll, bashkëpunimi dhe angazhimi I të gjithë institucioneve dhe strukturave te sistemit të mbrojtjes civile eshte I larte.
Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura,Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në gatishmëri për çdo kërkesë nga pushteti vendor.
Gjithashtu përsërisim thirrjen që qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore në çdo rast nevoje
BERAT- Reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 130 hektarë tokë në Veterik të Beratit. Ndërkohë që ka edhe 50 hektarë të tjera të gërryera nga lumi Osum.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë që është pushtuar nga moti i keq. Rruga e Arbrit është liruar për qarkullim pas disa orë bllokimi nga reshjet e borës. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur në këtë qark deri tani është 1120 hektarë, përkatësisht në Njësinë Administrative Ana e Malit. Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. Ndryshe paraqitet situata në Lezhë, ku uji është tërhequr. Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë./ Dosja.al
MALIQ- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj shoferëve të mjeteve të ulin shpjetësinë e të pajisen me zinxhirë e goma dimërore, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë bllokuar disa akse rrugore. Sipas njoftimit, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës në zonat malore të vendit. Problematike paraqitet situata në akset rrugore, Qafë-Plloçë Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq etj., ku po punohet me mjete borëpastruese që qarkullimi i automjeteve të bëhet pa problem. Sakaq, në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazdhon rënia e orteqeve.
"Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit. Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", njofton ARRSH.
SHKODËR- Reshje të dendura bore kanë bllokuar disa akse rrugore në veri të vendit. Sipas bilanti më të fundit nga emergjencat civile bëhet me dije se aksi Bogë-Theth dhe Shkodër-Theth janë të pakalueshëm për shkak reshjeve të dëborës që kanë rënë në qarkun e Shkodrës. I pakalueshëm është edhe aksi Shkodër-Vermosh në Qaf te Bërdalecit, ku ka me shume se 50 cm borë. Njoftohet se, borëpastrueset po punojnë per hapjen e rrugës. Ndërkohë, rreth 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Autoriteti Verior Rrugor:
Pjesa e Qafë Thores tek tunelet panoramike vazhdon të jetë e bllokuar nga orteqet. Aksi Bogë-Theth vazhdon të jetë i bllokuar segmenti prej rreth 600 m në zonën e tuneleve. Aksi Tamarë-Vermosh, reshjet e dëborës kane vazhduar gjatë gjithë natës me intensitet të lartë dhe vazhdojnë edhe tani.
Është punuar pa pushim me dy borëpastruese dhe me mjete të tjera duke mbajtur të hapur aksin rrugor. Akset e tjerë kane rënie inertesh te cilët pastrohen nga kontraktori. Aksi Q. Mali- Fierze ka reshje bore deri ne 25 cm. Kontraktori vazhdon pastrimin e saj.
DVP Shkodër:
-Aksi rrugor Shkodër-Theth në Qaf Thore ka 1m bore, nga Boga e pakalueshme per momentin.
-Aksi rrugor Shkoder-Vermosh ne Qaf te Berdalecit ka me shume se 50cm bore per momentin e pakalueshme,po punojne borpastrueset per hapjen e rruges.
-Aksi rrugor Shkoder-Puke-Fush Arres ka prezence bore, janë te kalueshme, borëpastrueset punojne ne pastrimin e bores.
-Tek Harku i Berdices nuk ka prezence uji.
Gjate nates nuk jane rregjistruar telefonata per ndihme ne Sallen Operative te DVP Shkoder.
OSHEE:
Situata eshte e njejte, rreth 200 abonenta pa energji.
Nuk ka fidera te stakuar, pa energji nje segment Qafe Bordolec - Vermosh, dhe nje segment ne Hajmel.
Jane pa energji edhe Gjegjani dhe dy Fidera te N/St Vrake.
Bashkia Shkodër:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka presence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
Bashkia Pukë:
Ne bashkine Puke gjate nates ka pasur reshje debore rreth 10 cm, vijon pastrimi i rrugeve nga Drejtoria e Sherbimeve, nuk kemi rruge te bllokuara, energjia elektrike mungon ne njesite Administrative Gjegjan.
Bashkia Fushe Arrez:
Ne bashkine Fushe-Arrez ka pasur reshje debore rreth 15 cm. Rruget jane te hapura dhe qarkullime ne disa akse behet me zinxhir, vazhdon te kemi probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra.
FIER- Reshje të denudra shiu kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit. Si pasojë e motiti të keq disa fshatra kanë probleme me energjinë elektrike. Problemet me energjinë elektrike shfaqen në njësinë Administrative Fratar, në fshatrat Malas ,Ninësh, Gadurovë dhe Bejar. Nga ana tjetër njoftohet se, furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht, gjithashtu dhe akset rrugore janë të kalueshme. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m.
“Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët. Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem. Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në garishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m. Prezence uji në toka bujqësore nuk ka. Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Njësinë Administrative Fratar në fshatrat Malas , Ninësh ,Gadurove, Bejar. Në Njësinë Administrative Selitë në fshatrat Gjerbës, Selitë, Kapaj, Çërrilë, bashkia Mallakastër. Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e difekteve”, njoftohet nga emergjencat civile.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë që është pushtuar nga moti i keq. Rruga e Arbrit është liruar për qarkullim pas disa orë bllokimi nga reshjet e borës. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur në këtë qark deri tani është 1120 hektarë, përkatësisht në Njësinë Administrative Ana e Malit. Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. Ndryshe paraqitet situata në Lezhë, ku uji është tërhequr. Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë./ Dosja.al
KLOS- Lëvizja e automjeteve në aksin Klos-Bulqizë është vazhtirësuar për shkak të motit të keq. Kjo pasi është shembur një pjesë e aksit, duke bërë që të rrugë të bien gurë masiv.
Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës, ndëerkohë që shoferëve u është komunikuar që të bëjnë kujdes.
LEZHË- Rreth 770 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë. Emergjencat Civile bëjnë me dije se situata më kritike është në Balldren si dhe Zejman, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë të ujit në disa biznese. Gjithashtu njoftohet se ka kuota të larta te lumi Mat, por deri më tani është nën kontroll.
Njoftimi i plotë:
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës. Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët, kurse kuota e lumit Mat vazhdon me rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike. Hidorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike. Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga - 0.5 m kuota kritike. Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike. Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras kemi rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në ish kënetën Gjonëm kemi rreth 270 ha tokë të përbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, kemi të përbytur akualisht rreth 250 ha.Po në këtë njësi në fshatin Gocaj kemi rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur. Në njësinë adminstative Zejmen kemi rreth 200 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur.(300 ha bashkia Kurbin dhe 470 bashkia Lezhë) Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët.Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, si në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës eshte rreth 25 cm, dhe vazhdon te bjere. Ne disa fshatra te Nj.A Fan trashesi eshte rreth 30 cm, vazhdon te bjere. Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme. Furnizimi me energji elektike, raportohet që është normalizuar. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gadishmëri.
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika në disa zona në qarkun e Shkodrës. Sipërfaqja e zonave të përmbytura është rritur duke shkuar në 1120 Ha. Po ashtu për shkak të shirave të shumtë ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërkohë që rruga e Obotit ende është e përmbytur.
Njoftimi:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
TIRANË- Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që në veri të vendit në lartësin mbi 100 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësin mbi 400-500 reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.
Në zonat malore reshjet e borës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Era pritet të jetë nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.