LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shëndetësia"/ Socialistët bojkotojnë mbledhjen pas debateve, Vokshi: Urdhëruan të hiqet edhe transmetimi live, kush pengon punën do kallëzohet

• Edhe mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-Up dhe Sterilizimit në Shëndëtesi nuk është zhvilluar si normalisht. • Shkak u bënë debatet dhe përplasjet e ashpra verbale mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. • Që në nisje të seancës, deputetet demokrate, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare e komisionit kanë akuzuar mazhorancën se kanë urdhëruar punonjësit e Gardës që të mos i lejojnë të futen në mbledhje. • Një përplasje e ashpër verbale ndodhi mes Vokshit dhe nënkryetarit të komisionit Plarent Ndrecës, ku ky i fundit tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge. • Pas debateve, Vokshi nuk e ka lënë Ndrecën të flasë, ndërkohë që deputetët e PD krijuar kakofoni duke u rënë tavolinave në mënyrë që Ndreca të mos lejohej të fliste. • Në këto kushte anëtarët e mazhorancës janë larguar nga mbledhja, ndërsa kryetarja e Komisionit Albana Vokshi njoftoi se mbledhja do të vazhdojë edhe pa praninë e socialistëve. • Me largimin e këtyre të fundit, u ndërpre edhe transmetimi live nga Kuvendi. • Pas përfundimit të mbledhjes, Vokshi tha mazhoranca pas largimit nga salla urdhëroi edhe heqjen e transmetimit live. • Më tej, ajo shtoi se kushdo që pengon punë e Komisionit do të kallëzohet penalisht.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Shëndetësia"/ Socialistët bojkotuan mbledhjen, Vokshi: Urdhëruan të hiqet edhe transmetimi live, kush pengon punën e komisionit do kallëzohet penalisht

"Shëndetësia"/ Socialistët bojkotojnë mbledhjen
albana vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Vokshi ka folur për mediat pas mbledhjes që u bojkotua nga anëtarët socialistë.

Vokshi tha se pas largimit të tyre nga salla urdhëruan edhe heqjen e transmetimit live. Më tej, ajo tha se kushdo që pengon punë e Komisionit do të kallëzohet penalisht. Vokshi tha se është shpërdorim detyre, duke u munduar që sipas saj, mos të bëjnë transparencë për dy koncesionet.

“Me urdhër nga lart, deputet e PS e bojkotuan mbledhjen. Kanë numrat, kanë votat, por ju ra skenari që kishin hartuar për të vijuar vetë në mënyrë të njëanshme. Edhe mbledhja e sotme ishte thirrur në shkelje të procedurave. Do jemi aty, në përballje në mosbindje të vendimeve antiligjore.

Është urdhëruar që të hiqet edhe transmetimi live. Me urdhër të Genci Gjoncajt u hoq transmetimi. Ne do ti shkojmë deri në fund, kush pengon punën e Komisionit do kallëzohet penalisht. Është shpërdorim detyre, duke u munduar që të mos bëjnë transparencë për dy koncesionet. Jemi dhe do jemi aty në përballje. Do jemi përballë këtyre personave.

Ne do veprojmë rast pas rasti. Komisioni Hetimor ka një afat dhe brenda këtij afati duhet të ezaurohen të gjitha hapat. Në këtë rast, ne kemi vendosur që të jemi këtu sepse është në interes të publikut të bëhet transparencë për dy koncesionet në shëndetësi”, tha Vokshi. 

1 VITE ME PARE

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë, deputetët e mazhorancës largohen nga mbledhja, Zhupa: Frikacakë

"Shëndetësia"/ Socialistët bojkotojnë mbledhjen
komisioni

TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-up dhe Sterilizmit në Shëndetësi.  Nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca bashkë me deputetët e tjerë të mazhorancës janë larguar nga mbledhja, ndërsa kryetarja e Komisionit Albana Vokshi njoftoi se mbledhja do të vazhdojë edhe pa praninë e socialistëve. 

“Frikacak! Kishe bërë ndërmend të bëjë mbledhje pa opozitën. Tu prish skenari”, u shpreh deputetja Ina Zhupa, teksa socialistët po linin sallën.

Një përplasje e ashpër verbale ndodhi pak çaste më parë mes Vokshit dhe Ndrecës, ku ky i fundit tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge. Pas debateve, Vokshi nuk e ka lënë Ndrecën të flasë, ndërkohë që deputetët e PD krijuar kakofoni duke u rënë tavolinave në mënyrë që Ndreca të mos lejohej të fliste.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Nëse doni të bëni rrugaçin…

Vokshi: Kujdes me fjalët kush je ti që flet me fjalor rruge këtu

Ndreca: Kupton shqip apo jo

Vokshi: E di më mirë se ty. Mos provoko! Ke kaq ditë që po provokon

Ndreca: Nuk pyes unë për presionin tënd. Nuk të njoh fare

Vokshi: Ik në rrugë ose tek PS nëse do të flasësh kështu. Rrugaçin shko tregoje tek PS.

1 VITE ME PARE

Debate në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi/ Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

 

"Shëndetësia"/ Socialistët bojkotojnë mbledhjen
mbledhja e komisioniit

 

TIRANË- Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare e komisionit kanë akuzuar mazhorancën se kanë urdhëruar punonjësit e Gardës që të mos i lejojnë të futen në mbledhje. 

Nënkryetari i komisionit dhe deputeti i PS-së, Plarent Ndreca tha se Vokshi dhe Zhupa po bëjnë propagandën e Partisë Demokratik në mbledhje.

DEBATI: 

Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.

Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?

Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.

Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.

Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.

Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.

Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.

albana vokshi plarent ndreca komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet