Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. • Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij. • Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas letrës së kandidatit Zeqir Kordhoni drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, ku kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. • Lapaj thotë se është angazhuar gjithë "këneta" që ai të mos shkojë në Kuvend. • Ai thotë se nuk pranon shantazh e as nuk shitet. • Sipas tij, Zeqiri (daja i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit shprehet se i shtru dorën e bashkimit, nuk do të marrin asnjë mandat, por maksimumi thotë se do ta ndalojnë atë të shkoj në Parlament. • Gjithashtu Lapaj shton se është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. • Kreu i Nismës "Thurje" Endri Shabani nuk ka vonuar me reagimin e tij në rrjetet sociale pas akuzave nga Adriatik Lapaj për padrejtësi nga ana e tij dhe e dajës së tij, Zeqir Kordhonit lidhur me mandatin e deputetit. • Shabani ka zgjedhur të thumbojë përmes vargjeve të Kico Spirit. • Kreu i Nismës "Thurje" Endri Shabani ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas akuzave nga Adriatik Lapaj për padrejtësi nga ana e tij dhe e dajës së tij, Zeqir Kordhonit lidhur me mandatin e deputetit. Shabani shkruan se ndjen keqardhje nga deklarata e Lapajt ku, sipas tij, e shpall atë armikun e klasës. • Ai shton se mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i Adriatik Lapajt. • Shabani shto se Lapaj mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e tij, ai (Lapaj) nuk do të ishte bërë kurrë deputet. Gjithashtu Shabani shkruan se daja i tij e ka ndihmuar Lapajn të bëhet burrë dhe se në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit. • Ai shton se nëse Lapaj nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij, përse duhet të mbajë ai përgjegjësi për dajën. • Shabani shprehet se Lapaj ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar lidhur me përplasjen për mandatin e deputetit mes kreut të Nismës "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj dhe kreut të Nismës "Thurje" Endri Shabani.
Sula shkruan se e ka paralajmëruar më herët Lapajn për një skemë të tillë, kur i tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen.
Ai shton se në atë kohë i kërkoi Lapajt që në listë të mbyllur të vendoste një familjar të tij (të Sulës) dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitonte në listë të hapur.
"Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….", shkruan Sula.
Postimi:
"Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….
TIRANA- Themeluesi dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i "Nisma Thurje", Napolon Laska ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të kësaj nisme Endri Shabanit me anë të një postimi në rrjetet sociale. Laska shkruan se ndërkohë që të gjithë ishin përqendruar në fushatë Endri Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ.
Ai ka shtuar se çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë.
Laska thotë se pas zgjedhjeve Shabani u kujdes që të largoheshin dhe ata pak anëtarë që kishin ngelur, duke e kthyer Nisma Thurje nga shpresë për ndryshim në atë kohë, në Partinë njeriut të Vetëm. Sipas tij, të gjitha këto falsifikime dhe qëndrimi i tij në krye të partisë në kundërshtim me statutin janë bërë për të vjedhur 240 mijë Eurot e akorduara nga KZQ.
"Ndaj sot, nuk jam i habitur që ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet duke shkelur mbi mundin dhe djersën jo vetëm të Adriatikut por të qindra dhe mijëra aktivistëve e mbi të gjitha mbi besimin e mbi 70mijë votuesve. Hajdutët në politikê i kemi provuar, na dalin e teprojnë kêta që kemi. Si shokët edhe Shabani do vejë në burg ku e ka vendin si hajdut e mashtrues", shkruan Laska.
Postimi i plotë:
Si themelues dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Nisma Thurje duke marrë shkas nga zhvillimet e ditëve të fundit, nuk mund të rri i heshtur dhe pa thënë disa gjëra të cilat meritojnë vëmendjen e publikut. Kur është themeluar Nisma Thurje si parti, në fund të vitit 2020, statuti parashikonte që mos të kishte një kryetar të modelit të forcave të vjetra politike, por të kishte rotacion çdo 2 vite pa të drejtë rizgjedhjeje.
Gjithashtu, kryetari edhe pse i sanksionuar në statut si i tillë për shkak të kërkesave të ligjit, nuk kishte të drejtë vendimmarrje, por vendimmarrjen e kishte Çentrali, organ I partisë në të cilin vendimet merreshin në mënyrë demokratike. Me konsensus në atë kohë, edhe pse ishte përfshirë shumë vonë në Thurjen si organizatë, u vendos që Endri Shabani të ishte kryetar i parë I partisë, ndërkohë u vendos që unë të isha Sekretar i Përgjithshëm.
Ndërkohë që të gjithë ishim përqendruar në fushatë Endri Shabani e kishte mendjen si të linte vetëm veten në parti, për të administruar fondet që do vinin nga KQZ. Pas zgjedhjeve të vitit 2021 duke qenë se Nisma Thurje përfitiu rimbursim për çdo palë zgjedhje të shpenzimeve dhe një fond rreth 240 mijë Euro në 4 vite.
Çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë. Sigurisht që pas zgjedhjeve u kujdes që të largoheshin dhe ata pak anëtarë që kishin ngelur, duke e kthyer Nisma Thurje nga shpresë për ndryshim në atë kohë, në Partinë njeriut të Vetëm. Të gjitha këto falsifikime dhe qëndrimi i tij në krye të partisë në kundërshtim me statutin sigurisht që janë bërë për të vjedhur 240 mijë Eurot e akorduara nga KZQ.
Ndaj sot, nuk jam i habitur që ky hajdut kronik tenton të vjedhë mandatin e Adriatik Lapajt dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet duke shkelur mbi mundin dhe djersën jo vetëm të Adriatikut por të qindra dhe mijëra aktivistëve e mbi të gjitha mbi besimin e mbi 70mijë votuesve. Hajdutët në politikê i kemi provuar, na dalin e teprojnë kêta që kemi. Si shokët edhe Shabani do vejë në burg ku e ka vendin si hajdut e mashtrues.
TIRANA- Kreu i Nismës "Thurje" Endri Shabani ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas akuzave nga Adriatik Lapaj për padrejtësi nga ana e tij dhe e dajës së tij, Zeqir Kordhonit lidhur me mandatin e deputetit. Shabani shkruan se ndjen keqardhje nga deklarata e Lapajt ku, sipas tij, e shpall atë armikun e klasës.
Ai shton se mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i Adriatik Lapajt. Shabani shto se Lapaj mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e tij, ai (Lapaj) nuk do të ishte bërë kurrë deputet.
Gjithashtu Shabani shkruan se daja i tij e ka ndihmuar Lapajn të bëhet burrë dhe se në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.
"Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin. Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij", shkruan Shabani.
Ai shton se nëse Lapaj nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij, përse duhet të mbajë ai përgjegjësi për dajën. Shabani shprehet se Lapaj ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon.
POSTIMI:
Keqardhje për Tikun!
Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve. Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.
E para, mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i Adriatikut. Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!! Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë. Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!
E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit. Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin. Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.
E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale. Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!
Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri kur u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, ai vendosi të mos kthehej mbrapsh.
Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them. Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.
TIRANA- Kreu i Nismës "Thurje" Endri Shabani nuk ka vonuar me reagimin e tij në rrjetet sociale pas akuzave nga Adriatik Lapaj për padrejtësi nga ana e tij dhe e dajës së tij, Zeqir Kordhonit lidhur me mandatin e deputetit. Shabani ka zgjedhur të thumbojë përmes vargjeve të Kico Spirit duke shkruar:
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë.
Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar më parë me anë të rrjeteve sociale pas letrës së kandidatit Zeqir Kordhoni drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, ku kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.
Lapaj thotë se është angazhuar gjithë "këneta" që ai të mos shkojë në Kuvend. Ai thotë se nuk pranon shantazh e as nuk shitet. Sipas tij, Zeqiri (daja i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit shprehet se i shtru dorën e bashkimit, nuk do të marrin asnjë mandat, por maksimumi thotë se do ta ndalojnë atë të shkoj në Parlament.
Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.
Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.
Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.
TIRANA- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas letrës së kandidatit Zeqir Kordhoni drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, ku kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.
Lapaj thotë se është angazhuar gjithë "këneta" që ai të mos shkojë në Kuvend. Ai thotë se nuk pranon shantazh e as nuk shitet. Sipas tij, Zeqiri (daja i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit shprehet se i shtru dorën e bashkimit, nuk do të marrin asnjë mandat, por maksimumi thotë se do ta ndalojnë atë të shkoj në Parlament.
Gjithashtu Lapaj shton se është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
POSTIMI:
Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë. Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI! Populli do gjykojë.
Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.
Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.
Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.
Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.
TIRANA- Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.
"Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar për Koalicionin "Nisma Shqiperia Bëhet" në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025. Përmes kësaj deklaratë të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
Në ketë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë cdo deklaratë tjeter të depozituar më parë nga Koalicioni "Nisma Shqipëria Behet" ose në emrin tim dhe të marre ne konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim", thuhet në letrën e KQZ.
Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.
Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.
Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.