LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët ia dha Rama nëpërmjet Nezës. Kryeministri: S'ka lidhje me mua!

• Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë pasi pretendohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar. • E po ashtu, ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës. • Për mediat e huaja, këto dy persona nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. • Lidhur me ngjarjen, reagime ka pasur vetëm nga opozita, Ilir Meta dhe Sali Berisha. • Ndërsa zëdhënësi i kryeministrit Endri Fuga nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kush ka paguar për shpenzimet e udhëtimit të McGonigal në Shqipëri. • Edi Rama heshti gjithë paraditen, për të thënë fjalën e tij pasi në media doli dosja e plotë. • Për Ramën, dosja nuk ka lidhje me të, pasi po të ishte e kundërta, nuk do të ishte kursyer nga drejtësia amerikane. • Megjithatë, Berisha kërkoi lidhur me çështjen ngritjen e një komisioni hetimor.

17 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Lidhja Rama-McGonigal/ DASH: Dokumentet janë publike, asnjë fjalë për çështjet që janë nën hetim

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
DASH

TIRANË- Departmaneti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk jep asnjë koment mbi arrestimin e akuzat që rëndojnë mbi ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Vizion Plus iu drejtua Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për të mësuar më shumë mbi raportet e tij me Shqipërinë. Në përgjigjen zyrtare, Departamenti nënvizon se nuk mund të bëjë publike detaje mbi hetime që janë në zhvillim e sipër.

“Në praktikën e tij, Departamenti i Drejtësisë nuk komenton në lidhje me një çështje aktive gjyqësore apo për komunikimet me qeveri të tjera për rastet hetimore. Kësisoj, edhe për pyetjet në fjalë nuk mund të ketë një përgjigje tjetër përveç dokumentave që tashmë janë publike”. – thuhet ne reagim.

Çfarë ndodhi sot?

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

1 JAVE ME PARE

“Rama duhet të dorëhiqet”, Spartak Braho për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI: Moralisht është deri në fyt! Ju tregoj jetën e 'Personit A' dhe 'B'

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24, Braho tha se nëse akuzat ndaj McGonigal vërtetohen do të dënohet me 80 vite burg. Për Ramën tha se duhet të dorëhiqet, pasi nga pikëpamja morale është i ngarkuar me përgjegjësi.

“Në thellësi të akuzave nuk futemi dot, do të flasim për jehonën e këtij lajmi. Akuzat kanë sjellë arrestimin e një prej drejtuesve të Shërbimeve Sekrete Amerikane janë të rënda, shumë të rënda. Sipas llogaritjeve që bëhen, nëse ato vërtetohen, atij i bie të dënohet rreth 80 vjet burg. Ajo që ka rëndësi dhe na imponon në këtë çështjes është se një pjesë e veprimtarisë së tij shtrihet dhe në Shqipëri. Ai ka pasur kontakte dhe me drejtues kryesorë të shtetit shqiptar, deri dhe me kryeministrin Rama. Fjala është që ai ka ardhur për të kryer operacione tregtie me ndihmën e një personi që quhet Agron Neza. Personi A është një tropojan, ish-oficer sigurimi. Është larguar në Amerikë në vitet ‘91, i natyralizuar dhe me sa duket ‘personi A’ ka pasur një lidhje këtu që është ‘personi B’. Personi B është Dorian Duçka, djali i tezes i një personi të njohur që është aktualisht kryetar partie. Është marrë me biznese vazhdimisht. Nuk ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes. I opozitës është. E merr vesh se çfarë bëhet këtu, djali i tezes së një kryetari të opozitës është këshilltari i shefit të maxhorancës?! Çështje interesash është”, tha Braho.

Çfarë ndodhi sot?

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

1 JAVE ME PARE

Për kë loboi Rama? Gazetarja e VOA: Lidhja me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI, për herë të parë erdhi në 2007 në Shqipëri

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Keida Kostreci

TIRANË- Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci tha se aktakuza ndaj ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal është bërë nga këndvështrimi i departamentit të drejtësisë për shkeljet që ka bërë agjenti i FBI duke përzierë, gjatë kohës kur ishte ende në detyrë, publiken me privaten. Në një prononcim për emisionin Now në Euronews Albania, Kostreci shpjegoi se nga zbërthimi që i është bërë aktakuzës, lidhja e parë e ish-zyrtarit me Shqipërinë është shtetasi shqiptaro-amerikan Agron Nezaj.

Sipas Kostrecit rezulton se që nga vizita e parë në vitin 2007-2008, ish-zyrtari ka ardhur disa herë në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

“Këto vizita në Shqipëri ish-zyrtari i FBI s’i ka raportuar, që konsiderohet mashtrime dhe fakti që edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ai ka dhënë suvenire të FBI është cilësuar përzieje e publikes dhe privates. Ka shkelur rregullat e FBI. Po të shtosh edhe pagesat që ka marrë nga Neza, ai ka shfrytëzuar postin publik për çështje private që është në shkelje të ligjit të FBI”, tha Kostreci.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

1 JAVE ME PARE

Shehaj: Çmenduri! Rama donte ta vendoste ish-agentin e FBI në krye të strategjisë Antikorrupsion

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka komentuar dosjen e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal. I ftuar në "Euronews", Shehaj tregoi se Rama donte ta vendoste ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në krye të strategjisë Antikorrupsion.

“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri. Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion. Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, tha Shehaj.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

1 JAVE ME PARE

'E ke me zë e me figurë'/ Arrestimi i ish-agjentit të FBI-së, Açka: Rama jep dorëheqjen! Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Flutura Açka

TIRANË-  Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reagur lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, duke kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se për shkakun e tij Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Deputetja e PD-së shton se lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

POSTIMI I PLOTË: 

Kryeministër, jep dorëheqjen!
E ke me zë e me figurë.
Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!
Nëse ke një fije dinjitet, largohu!
Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duccka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duccka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

1 JAVE ME PARE

'Turp mbi turp'/ Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Shehu: Alibeaj 'Eunuku i zi' që kërkon të largojë vëmendjen e Ramës, përçarës profesionist

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, ku u zbuluan edhe vizitat e takimet e tij me kryeministrin Rama. Shehu nuk ka reaguar drejtpërdrejt lidhur me çështen e bujshme por ka sulmuar deputetin e PD-së Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit ky i fundit është aktivizuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandali. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Shehu thotë se në kulmin e skandalit të Ramës me McGonigal, Alibeaj këmbëngul që në fillim të seancës plenare të së enjtes të komunikohet “përjashtimi” i deputetëve të PD-së nga grupi.

REAGIMI I PLOTË- 

Krye “Eunuku” i Zi i Rames aktivizohet te largoje vemendjen nga skandali McGonigal! Ne kulmin e skandalit te Rames per ceshtjen e McGonigal, edepsezi Alibeja kembengul qe, qe ne fillim te seances plenare te te ejtes, te komunikohet “perjashtimi” i deputeteve te PD nga “grupi”!

Nje sherbim ky ndaj patronit Rama! Nje tentative kjo per te devijuar qe ne fillim debatin ne Kuvend, per te hequr vemendjen ndaj asaj afere, qe e ka vendosur Ramen ne “banken e te akuzuarit”!

Dhe jo per pak gje, por per lidhje me nje agjent rus! Kur Rama vete deklaron se do te heshte….

Ne fakt ai aktivizon “zhurmuesin” Alibeja, per te zbehur ate skandal! Per te coroditur grupin parlamentar te PD, per ta percare ate, duke e futur ne nje debat te brendeshem.

Dhe ky eshte roli, qe i ka caktuar atij Sulltani; edhe ne keto dite te veshtira e plot me lajme nga ShBA. Ate te percaresit profesionist, te perdorshem si “gjethe e fikut” per “hallatet”!

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duccka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duccka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

Turp mbi turp ky! Por qe ne realitet eshte “mision i pamundur”, qofte per Sulltanin, qofte dhe per krye Eunukun e tij te Zi!

1 JAVE ME PARE

'Ashtu justifikohej dhe Tahiri!/ Liri fjale, por jo në Twitter-in e tij, Rama bllokon Genc Sejkon

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Edi Rama dhe Genc Sejko

TIRANË- Liri e fjalës, por me limit! Këtë mësim duhet ta ketë marrë aktivisti Genc Sejko, i cili komentoi kryeministrit Edi Rama. Sqarimit të Ramës se përse i kishte dalë emri në dosjen e FBI-së, nuk i mungoi një koment ironik nga Sejko, që i kujtoi "ministrin kampion", Saimir Tahiri, i cili ndodhet pas hekurave të burgut. 

Por edhe pse nuk kishte asnjë ofezë dhe asnjë fjalë banale, bllokun e "hëngri". Tani nuk lexon dot më asgjë se ç'cicëron në Twitter numri një i qeverisë. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

1 JAVE ME PARE

"Po të lidhej me mua, s’do më kursente SHBA"/ Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama mohoi akuzat e opozitës, Genc Sejko: Të njëjtin justifikim jepte edhe Tahiri dikur!

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Edi Rama dhe Genc Sejko

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonial duke u shpjeguar edhe se përse në dokumenta del edhe emri i tij. Rama iu përgjigj lajmeve se SHBA nuk do ta kursente si fajtor nëse do të rezultonte në hetime. Por ka marrë edhe një koment "thumbues" nga aktivisti Genc Sejko. Vetëm me një fjali i ka kujtuar ish-kolegun e kryeministrit, i cili tani ndodhet pas hekurave të burgut: Të njëjtin justifikim jepte edhe Saimir Tahiri dikur!

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

1 JAVE ME PARE

Ish-zyrtari i arrestuar i FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Fuga për VOA: Rama ka pasur një miqësi me McGonigal, e ka takuar edhe në New York

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Charles McGonigal

Të mërkurën, ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, pritet të dalë para gjykatës në Uashington për t’u shprehur nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri. Akt-padia e bërë publike dje nga gjykata në Uashington nuk e identifikon më tej Personin A. Por, në bazë të një njoftimi tjetër të shtypit amerikan, në shtator të vitit të kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-së McGonigal ishte nën hetime, portali “Business Insider” boton kopjen e një dokumenti të jurisë së madhe, ku në listën e atyre, që do të thirreshin për të dëshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Nëse i referohemi sërish dokumentit të jurisë së madhe, në të, personi tjetër, që duhej marrë në pyetje është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.”

Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka]. Me kërkesë të Personit A [Agron Neza] ai i bëri thirrje kryeminisrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”.

Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeminstri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë. 

I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi: Siç e ka sqaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka pasur një raport miqësor me zyrtarin e FBI, me të cilin janë takuar disa herë, qoftë në Tiranë, qoftë në New York, po takimet e tyre s’kanë pasur asnjë lidhje me çka thuhet në akt-padinë në fjalë lidhur me persona të tjerë.

Sipas akt-padisë, ishte pas këtij udhëtimi në Shqipëri në shtator që “i pandehuri McGonigal ka mbajtur një miqësi të vazhdueshme me Kryeministrin [Rama].” Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas akt-padisë, gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”. Disa javë pas këtyre takimeve, më 5 tetor 2017, sipas akt-padisë, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente.”

Sipas akt-akuzës, McGonigal i kishte kërkuar Personit A nëse ai mund t'i siguronte një sasi parash që në gusht të vitit 2017 dhe një muaj më pas në shtator, ata kishin diskutuar përsëri rreth përpjekjeve të Personit A që t'ia siguronte paratë dhe që Personi A t'ia jepte ato pjesë-pjesë. Dy muaj pas vizitës në Shqipëri, më 18 nëntor 2017 McGonigal së bashku me një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, takuan dhe morën në intervistë në Austri, biznesmenin-politikan, që ai e kishte takuar në shtator në Shqipëri. Personi A mori pjesë në këtë takim si përkthyes.

Intervista e bisnesmenit-politikan nuk është raportuar dhe nuk figuron në dokumentet e FBI-së. Në të njëjtën ditë të intervistimit në Austri, po më 18 nëntor, McGonigal dhe biznesmeni-politikan, janë takuar edhe në Shqipëri, por këtë herë pa praninë e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë. Sipas akt-padisë “politikani-biznemsmen diskutoi me të pamdehurin McGonigal dhe Personin A për mundësi biznesi”.

Më 19 nëntor i pandehuri takohet me Personin B për darkë dhe një ditë më pas më 20 nëntor takohet me kryeminsitrin”, sipas akt-padisë.

Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, me të cilin takoi politikanin-biznesmen në Austri, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Në akt-padinë ndaj McGonigal, përmendet se në dhjetor të vitit 2017 ai është takuar në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama. Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë. Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e McGonigal. Më pas Personi A u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Persomni A i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.” Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”.

Më 25 qershor 2018, i pandehuri McGonigal, i ka propozuar personit A që të nënshkruajë një kontratë me një individ nga Bosnia të indentifikuar si Personi D në mënyrë që në kompaninë e personit A të depozitoheshin 500 mijë dollarë nga Personi D dhe firma e tij farmaceutike për të mundësuar një takim mes Personit D dhe një përfaqësuesi të delegacionit amerikan në OKB.

Ndërkohë që në muajin prill, McGonigal ishte takuar në Gjermani me dy individë nga Bosnja, Personin C dhe Personin D, të cilët kishin lërkuar të takoheshion me ambasadoren amerikane në OKB-së, ose ndonjë zyrtar tjetër të lartë për një çëshjte politike për Bosnje Hercegovinën.

Akuzat për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

Akt-padia tjetër ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së ka lidhje me ndihmën për oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane. Aktiviteti i tij në favor të miliarderit rus është zhvilluar pasi ishte larguar nga FBI-ja. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me një ish diplomat rus, Sergey Shestakov, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Në ose rreth gushtit 2021, McGonigal, Shestakov dhe një person i identifikuar si Agjenti 1 (Këshilltar i Deripaskas) hartuan dhe ekzekutuan një kontratë, sipas së cilës një Korporatë e Qipros do t’i paguante një Kompani në Nju Xhersi 51,280 dollarë paraprakisht dhe më pas 41, 790 mijë çdo muaj për informacione zbulimi biznesi me interes për korporatën ruse. Megjithëse pagesat do t’i jepeshin McGonigalit dhe Shestakovit në emër të Deripaskas, asnjëri prej tyre nuk përmendet në kontratë.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, kompania e Nju Xhersit është në pronësi të një “Miku” të zotit McGonigal. “Miku” kishte ndihmuar që McGonigal të angazhohej me kompaninë e Nju Xhersit, ndërsa ai ishte ende agjent me FBI-në. Në një dokument të Departamentit të Drejtësisë, ku depozitohen aktivitetet e lobimit për qeveritë e huaja, (FARA) të depozituar nga Shestakovi, ndonëse përmbahen pak hollësi, përmendet emri Charls McGonigal dhe firma “Spectrum Risk Solutions”.

Kjo firmë, në dokumentin e jurisë së madhe të dalë vitin e kaluar, figuron si kompani e Agron Nezës.

Sipas akt-padisë së Nju Jorkut, McGonigal i ka thanë Shestakovit se “nuk e kishte informuar “Mikun” se po përdorte Kompaninë e tij për të marrë paratë nga kontrata. Shestakov falsifikoi firmën e Mikut pa dijen apo miratimin e tij. Më pas kur Miku i kërkoi McGonigalit të shpjegonte se pse Banka Ruse po i bënte pagesa Kompanisë së Nju Xhersit, McGonigal tha se pagesa ishte për punë “Legjitime” që ai po bënte për një “pasanik rus”. Miku më pas pranoi që të përdorej Kompania e tij dhe transferoi fonde në përputhje me kontratën, nën udhëzimin e McGonigalit, për atë dhe Shestakovin./VOA

1 JAVE ME PARE

DOSJA në SHBA/ Rama shfajsohet por askush s'e beson! Komentuesit e 'nxijnë' në Twitter: Ashtu të del ty emri, kot gjithmonë!

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Edi Rama

TIRANË- Ish-shefi për kundërzbulim në zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me një oligark të sanksionuar rus dhe fshehje të qindra mijëra dollarëve. Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë vendit në Shqipëri, Austri e Gjermani, McGonigal ka dështuar që të tregojë përmes dokumenteve zyrtare amerikane se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me një politikan nga Kosova dhe me personalitete të tjera.

Rama shprehet se arrestimi i zyrtarit të FBI nuk ka asnjë lidhje me të, ndërsa akuzon mediat për shpifje edhe pse i janë referuar një dokumenti të nxjerrë nga SHBA. Megjithatë komentuesit duket se nuk janë në një mendje me të. Disa i shkruajnë se mediat i janë referuar dokumentit, ndërsa të tjerë e akuzojnë se po mashtron dhe se emri nuk i ka dalë pa shkak në një hetim të kryer nga agjentët amerikanë. Por ka edhe të tjerë që, që në momentin që kanë lexuar fjalën "Big Brother" e kanë humbur dhe janë marrë me reality-shoë.

DISA NGA KOMENTET: 

Komentues: Do vijë dita për të paguar gjithë ata njerëzit që të bien në qafë kot o lider suprem.
Komentues: E mor mashtrues përsëri emri ty të del! Po si ka mundësi, që ku ka lidhje me hajdutët, me oligarkët, me mafiozat del emri jot?? Apo po të bien në qafë ty të shkretit.
Komentues: Emri të ka dalë. Tani të shohim.
Komentues: Sa Rubla ke marrë nga Oleg Deripaska dhe për sa Rial të ka dhënë Irani për t'u shitur të gjitha informacionet shtetërore? Pengu i oligarkëve rusë dhe terroristëve të Iranit.

Mungesa e mbështetjes ndaj Ramës vihet re edhe në numrin e like-s. Nga mijëra views që ka marrë statusi i tij, mezi i ka siguruar 50 likes dhe 10 retweets në mbështetje të tij.

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në Neë York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

1 JAVE ME PARE

Nuk sqaron takimet dhe paralajmërimet! Doli në dosjen e ish-agjentit të FBI, Rama: Akuzohet për gjëra që s'kanë lidhje me mua

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane që i ka nxjerrë zbuluar dhe takimet me kreun e qeverisë shqiptare. në postimet e bëra në rrjetet sociale, Rama pretendon se akuzat që rëndojnë mbi McGonigal nuk kanë lidhje me të. Ai shkruan se tashmë në Shqipëri ka nisur gjyqi ndaj tij, nga politika e media që i konsideron një 'big brother kanalesh'. Rama nuk sqaron arsyet e takimeve të zhvilluara me ish-agjentin e FBI-së gjatë kohës që ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë në vitin 2017. Dosja e plotë tregonte se ai është takuar me Ramën dhe madje e ka paralajmëruar që të ketë kujdes në lidhje me licensat e dhëna kundrejt kompanive ruse për shpimet e naftës në Shqipëri, por kreu i qeverisë nuk e shpjegon këtë gjë.

Postimi i Ramës:

Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve! Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur. Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë.

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

1 JAVE ME PARE

Berisha: Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare është Agron Neza. Berisha tha se hetimi ka treguar se Nezës iu dhanë të dhëna nga zyra e kryeministrit Edi Rama për lobuesit e opozitës në SHBA dhe ata u vunë në hetim nga ish-zyrtari Charles McGonigal. 

Sali Berisha: Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.
Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.
Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi. Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!

CNN publikoi dje lajmin e arrestimit të McGonigal për shkak të bashkëpunimit dhe parave që ka marrë nga një oligark rus. McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari. Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar. Deri më tani nga autoritetet dhe qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim për të sqaruar pozicionin e kryeministrit apo për të hetuar ndikimin e paligjshëm të ish-zyrtarit tek kryeministri shqiptar, me të cilin njihet si "mik"./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Berisha: Rama i dha McGonigal përmes Agron Nezës 225 mijë $, Dorian Duçka përdor email dhe adresën e qeverisë shqiptare

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se 225 mijë dollarët që iu dhanë ish-zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal, vijnë nga kryeministri Edi Rama dhe janë paguar nëpërmjet Agron Nezës. Berisha tha se kjo është zbuluar në hetimin e FBI, ndërsa shtoi se personi tjetër që është zbuluar në këtë çështje është Dorian Duçka, një ish-zyrtar i qeverisë shqiptare.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Pra, siç e shihni, një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij.
Çfarë është zbuluar ndërkohë?
Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve.
Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama.
Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht.
Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë.
Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa.

CNN publikoi dje lajmin e arrestimit të McGonigal për shkak të bashkëpunimit dhe parave që ka marrë nga një oligark rus. McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari. Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar. Deri më tani nga autoritetet dhe qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim për të sqaruar pozicionin e kryeministrit apo për të hetuar ndikimin e paligjshëm të ish-zyrtarit tek kryeministri shqiptar, me të cilin njihet si "mik"./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, Berisha: Rama dhe dy bashkëpunëtorët e tij kanë lidhje të dyshimta

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal duke e lidhur me qeverinë shqiptare, e konkretisht me Edi Ramën. Në një konferenë për mediat, sipas Berishës, kryeministri Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri. Ndërsa shtoi se kur e denoncoi këtë lidhje ruse të tij në parlament Rama reagoi duke thënë se është krenar për miqësinë me të, madje dhe duke ia nxjerrë fragmentin me video. Ndërsa përmendi dhe emra për personat që pretendohet se kanë bashkëpunuar me McGonigal, Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Dje dhe sot, mediat më të mëdha në botë, kanë informuar publikun e SHBA, publikun e Europës dhe botës se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë, në aeroportin JFK, në Nju Jork, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë. Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse. Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza. Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar: Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët.Pra, siç e shihni, një juri e SHBA, vuri nën hetim Edi Ramën dhe këshilltarët e tij. Çfarë është zbuluar ndërkohë? Është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër, sipas medieve. Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama. Çfarë është Dorian Duçka? Është një mafioz i punësuar si drejtor për katër vite në një konglomerat energjetik kinez. Ju kujtohen avionët që merrnin Edi Ramën dhe Olsi Ramën që i çonin në Pekin? Ato i sillte drejtor Duçka. Kjo kompani është në hetim të thellë në Kinë dhe SHBA njëkohësisht. Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë. Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa.

1 JAVE ME PARE

Arrestimi i zyrtarit të lartë i FBI, BIRN: Charles McGonigal, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së u vendos në dy akuza të hënën në darkë, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan. Një zëdhënës i Ramës hodhi poshtë akuzat pa iu përgjigjur pyetjeve.

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar, si dhe ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës.

Në atë që ngjan si një film me spiunazh, zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

Zëdhënësi i kryeministrit Endri Fuga nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kush ka paguar për shpenzimet e udhëtimit të McGonigal në Shqipëri por deklaroi, pa dhënë shpjegime se “akuzat për Charles McGonigal nuk kanë asnjë lidhje me takimet e zyrtarit të FBI në atë kohë me Km Rama, në Shqipëri apo SHBA.” Fuga refuzoi të shpjegojë se kush është Persioni B, zyrtari joformal i kryeministrit.

Veçmas, McGonigal u akuzua se ka punuar për një oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane të vendosura në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Vetë McGonigal është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura në gjykatat amerikane.

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë.

“Në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë,” shkruhet në aktakuzë.

“Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Plotësimi dështoi në mënyrë të papërshtatshme të raportojë se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë dhe në mënyrë të pavërtetë mohoi së i akuzuari McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së,” shkruhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Sipas akuzës, McGonigal u takua me Personin A në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama, i tillë që kishte një adresë emaili zyrtare të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Gjatë këtij udhëtimi, McGonigal raportohet të jetë takuar edhe me një person tjetër të përshkruar si “biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i pati kërkuar McGonigal të hetojë një tentativë për vrasje kundër tij.

“Si mbajtës i certifikatës kombëtare të sigurisë, i akuzuari McGonigal duhej të raportonte saktësisht dhe plotësisht te FBI informacionin në lidhje me kontaktet e tij me zyrtarë të huaj si dhe asetet dhe detyrimet e tij financiare,” shkruhet në aktakuzë./Birn

1 JAVE ME PARE

225 mijë $ për ish-zyrtarin e arrestuar të FBI/ 'Zëri i Amerikës'$: McGonigal i mori paratë nga një ish-spiun shqiptar, jeton në SHBA dhe është shndërruar në biznesmen

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Charles McGonigal

TIRANE- Lajmi kryesor në mediat amerikane është arrestimi dhe më pas lirimi i ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhja direkte me Shqipërinë, nga ku ai ka marrë një pagesë me vlerë 225 mijë dollarë. Zëri i Amerikës është ndalur sot pikërisht tek lidhja e tij me një shqiptar, që është identifikuar nga autoritetet amerikane si personi që ka bërë pagesën te MCGonigal. Por kush është ai? Bëhet fjalë për një ish-punonjës të shërbimeve shqiptare të Inteligjencës, që tashmë jeton në SHBA, në shtetin e Nju Xhersit dhe që tashmë merret me biznes. Sipas VOA, ky person ka bërë 3 pagesa për McGonigal, përfshirë edhe një takim në Shqipëri, ku janë takuar me kryeministrin Edi Rama. Në këtë takim, ish-zyrtari i FBI i kërkoi kryeministrit shqiptar të kishte kujdes për licensat e kërkimit të naftës. Nga ky vendim, biznesmeni ish-spiun kishte përfitim direkt. 

Pjesë nga shkrimi i Zërit të Amerikës: 

Akuzat kundër ish-zyrtarit, Charles F. McGonigal, i cili ishte shefi i kundërzbulimit për zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018 dhe u arrestua të shtunën, ndahen në dy aktakuza të veçanta të pavulosura në Nju Jork dhe Uashington. Në një aktakuzë të veçantë, me nëntë pika në Uashington, McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare në këmbim të promovimit të interesave të tij të biznesit, pa i bërë të ditur marrëdhëniet e tij me byronë. Ish-agjenti shqiptar është një shtetas amerikan i natyralizuar dhe jeton në Nju Xhersi.

Aktakuza pretendon se McGonigal mori tre pagesa të veçanta në para nga biznesmeni në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin e vendit dhe i kërkoi atij "të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave të shpimit të fushës nafte në Shqipëri për kompanitë ruse". Ish-spiuni kishte interes financiar për vendimin. Ish-agjenti shqiptar më vonë shërbeu si një burim konfidencial i FBI-së në një hetim penal të një shtetasi amerikan që lobonte për një parti shqiptare ku McGonigal mbikëqyri hetimin.

CNN publikoi dje lajmin e arrestimit të McGonigal për shkak të bashkëpunimit dhe parave që ka marrë nga një oligark rus. McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari. Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar. Deri më tani nga autoritetet dhe qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim për të sqaruar pozicionin e kryeministrit apo për të hetuar ndikimin e paligjshëm të ish-zyrtarit tek kryeministri shqiptar, me të cilin njihet si "mik"./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Ish-agjenti i FBI në pranga se ndihmoi oligarkun rus, VOA: McGonigal qëndroi falas në Shqipëri, u takua me Ramën për kërkimin e naftës në vend

REAGIMET- Arrestimi i zyrtarit të FBI, Berisha: 225 mijë dollarët
Charles McGonigal

NJU JORK – Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një procesi tjetër hetimor, për shkak se mori para të thata nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.

Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Zoti McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë për zotin Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.

Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.

Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Zoti Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.

Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.

Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse gauckë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.

Zoti McGonigal duhet të kishte raportuar në FBI kontaktet me zyrtarë të huaj, por prokurorët thonë se ai i pati fshehur këto nga punëdhënësi, ndërsa vazhdonte me udhëtime pune dhe ndërkombëtare që e vendosën në konflikt interesi me detyrat e tij si oficer i zbatimit të ligjit.

Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën.

Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan zotin Deripaska dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion për të shkelur sanksionet amerikane duke marrë masat për t’u siguruar që fëmija i tij do të lindte në Shtetet e Bashkuara.

Mesazhe për komente u lanë për avokatët e zotërinjve McGonigal dhe Shestakov. Avokatët për zotin Deripaska nuk iu përgjigjën menjëherë një mesazhi të dërguar të hënën me postë elektronike ku kërkohej koment.

Padia në Nju Jork thotë se zoti McGonigal u prezantua nga zoti Shestakov në vitin 2018 me një ish-diplomat sovjetik që funksiononte si agjent për zotin Deripaska. Emri i personit nuk jepet në padinë gjyqësore, por Departamenti i Drejtësisë thotë se për të “thuhej në njoftimet publike të mediave se ishte zyrtar i shërbimeve ruse të zbulimit”.

Sipas akuzës, zoti Shestakov i kërkoi zotit McGonigal ndihmën e tij që vajza e agjentit të zotit Deripaska të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. Zoti McGonigal pranoi, thonë prokurorët, dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policisë se “kam një interes me babanë e saj për një numër arsyesh”.

Marrë nga VOA

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal fbi

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë