LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e Durrësit/ Berisha bllokon 2 herë foltoren: Po e vjedh mafia. Rama: Do bëhet!

• Seancë maratonë plenare, mbi 14 orë diskutime! Por 74 vota të maxhorancës kaluan për të dhënë "ok" nga Kuvendi për marrëveshjen e portit të Durrësit. • Sot Kuvendi nisi dhe vijoi me debate. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori marrë fjalën i pari dhe ka kërkuar që çdo deputet i Partisë Demokratike të flasë 10 minuta në lidhje me projektligjin e Portit të Durrësit. Por kjo kërkesë nuk është pranuar. Pas rrëzimit të kërkesës, Berisha dhe deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. • Përgjigje ka marrë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit i tha Berishës se po e bënte këtë gjë, duke qenë se është i shpallur non-grata dhe nuk do t’i lejohet as të pijë kafe në porti e ri e jo më të blejë apartamente. • Berisha e akuzoi Ballën për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. • Kryedemokrati hodhi akuza dhe mbi Eduart Shalsin, të cilit i tha se kur ishte në Bashki ka humbur 8 apartamente dhe se tani po kërkonte t’i rikuperonte. Demokratët janë të vendosur, nuk zhbllokojnë foltoren nëse nuk u jepet fjala. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka paralajmëruar Berishën me përjashtim. •Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat e investitorit arab, Mohammed Alabbar për të ndërtuar Portin e Ri të Durrësit. Rama tha se qeveria ka 3 vite që përpiqet të bindë arabët për këtë projekt, duke pohuar se ka bindur princin e Kurorës ndërsa nuk kanë munguar as emisionet për Alabbar. • Gjatë seancës maratonë, grupi i Berishës bllokoi për herë të dytë foltoren. • Shkak u bë heqja e fjalës së deputetit Oerd Bylykbashkit. •Garda rrethoi foltoren e më pas grupi i deputetëve u larguan.• •Deputetët po vijojnë me deklaratat e tyre në Kuvend dhe kërkuan moskalimin e projektligjit për Durrësin, por kundërshtimi i opozitës nuk mjaftoi. • Amandamentet e opozitës për ndryshimet në projektbuxhetin e vitit 2023, gjithashtu nuk u kaluan nga maxhoranca, duke përfshirë këtu akcizën e birrës, etj.

73 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Kuvendi miraton buxhetin 2023, parashikohet të jetë mbi 631 miliardë Lekë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Kuvendi

Kuvendi miratoi në seancë plenare Buxhetin e shtetit për vitin 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale. Për vitin 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë Lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë Lekë.

Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit. Tre do të jenë drejtimet kryesore të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, përforcimi i sistemeve të mbrojtjes sociale, garantimi i furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike dhe mos ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike si dhe vijimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve digjitale të ekonomisë dhe të qytetarëve.

1 JAVE ME PARE

Amendamenti i Braçes për mëshqerrat e mbarsura, 5 socialistë votojnë PRO, maxhoranca i rrëzon propozimin

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe propozoi një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij. Ai propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme:
Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje:
40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Amendamenti i tij gjeti mbështetje dhe tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan.

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e

Pro amendamentit kanë votuar vetëm deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi, si dhe deputetët e opozitës. Mirëpo, në fund shumica e votoi kundër.

1 JAVE ME PARE

Kuvendi i dha dritën 'JESHILE' marrëveshjes për Portin e Durrësit, Rama: Do jetë motor ekonomik

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama

TIRANË-Nuk mori pjesë në votim, ama kryeministri Edi Rama e ka një mesazh pas miratimit në Kuvend, të ndërtimit të Portit Turistik të Durrësit. Përmes një video e cila tregon rindërtimin e Portit, Rama thotë se tashmë Durrësi do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin dhe për të gjithë Shqipërinë.

Mirëmëngjes... dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Pas një seance maratonë, është votuar me 74 vota pro projektligji për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Pas mesnate, projektligji kaloi për votim, por kundër ishin vetëm votat e opozitës. Rama nuk ishte në sallë.

1 JAVE ME PARE

74 vota mjaftojnë, kalon marrëveshja për portin e Durrësit në Kuvend. Opozita kundër

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Vota në Kuvend

TIRANË- 74 vota kanë mjaftuar për kalimin e projektligjit për portin e Durrësit në Kuvendin e Shqipëri. Pas mesnate, projektligji kaloi për votim, por kundër ishin vetëm votat e opozitës. Megjithatë votat e socialistëve mjaftuan për kalimin e marrëveshjes duke i hapur rrugën për implementimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me biznesmenin Alabbar. 

Projekti për portin e Durrësit do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro dhe marrëveshja ka një jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila qeveria ka 33.3% të dividentit.

1 JAVE ME PARE

Taulant Balla: Më ka ardhur keq për Alabbarin sot, por për ju atë lemza nuk e zë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se ndihej i keqardhur që opozita nuk kishte asnjë fjalim politik për Portin e Durrësit. Në fund të diskutimeve, në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, teksa nuk i ka ndalur ironitë ndaj opozitës. Ndërsa lidhur me portin e Durrësit, tha se i kanë pyetur shqiptarët 2 herë, në zgjedhjet e 25 prillit dhe ato të 6 marsit. 

“Nuk është pa garë, ka një garë shumë të madhe se ka një garë që po zhvillohet prej 30 vitesh. Shqipëria ishte deri sot, i vetmi vend me dalje në 2 dete që nuk kishte një diamant në bregdetin e vet, përgjegjësia mund të jetë e gjithë qeverive, PD ka qeverisur 13 vite në gjithë këto 30 vite, ne kemi qeverisur nga 1997-2005 dhe sot e kisha ruajtur të thoja që në 2005 kemi pasur një bisedë me kryeministrin e Emirateve që kompania Port Dubai të merrte portin e Durrësit, ajo u ndërpre sepse 2005-20133 Shqipëria bëri hapa pas dhe në 2013 filluam përpjekjen. Keqardhje për opozitën që nuk kishte asnjë fjalim politik, por si llogaritar të % se vesi del me shpirtin dhe ju ka ngelë mendja te %, më ka ardhur keq për Alabarin, por lemza për ju atë nuk e zë. Jeni konsenguent në idiotësi”, tha Balla.

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit, Tabaku: Një nga marrëveshjet më të paqarta e të fshehta që parlamenti kalon

 

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Jorida Tabaku

 

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një nga më marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit shqiptar po kalon. Në fjalën e saj në Foltoren e Kuvendit, Tabaku u shpreh se askush nga qeveria nuk tregoi se pse projekti u dha pa garë.

"Sot po kalon një marrëveshje në parlament e cila vendos një kosto e detyrime por nga ana tjetër jep dhe asete si porti i Durrësit pa minimumin e llogaridhënies. Ndërsa debatonim në komisionet parlamentare askush prej nesh nuk mundi të kuptojë se si ka mundësi që qeveria shqiptare zgjodhi një procedurë pa garë në kundërshtim me MSA në lidhje me projektin në fjalë. Ndërsa pyeteshin ekspertët e qeverisë por edhe ministrat e qeverisë, përgjigja për mungesën e garës ishte si vijon “Nga ana tjetër legjislacioni e parashikon mungesën e nevojës për të hapur gara pasi liria ekonomike për të operuar në Shqipëri është një liri ekonomike që sigurohet nga Kushtetuta e vendit dhe në këtë procedurë është realizuar.”,"-tha Tabaku.

FJALA E JORIDA TABAKUT NË EMËR TË GRUPIT TË PD PËR MARRËVESHJEN E PORTIT TË DURRËSIT

Në Shqipëri, sot ka dy emergjenca!

Emergjenca e parë është ajo e gjendjes në veri të vendit dhe në Durrës. Një emergjencë që vjen jo si pasojë e natyrës më shumë se sa si pasojë e keqqeverisjes. Të shkosh deri në 2010 për të justifikuar gjendjen e 2022, kur për vite me radhë ke deklaruar se ke investuar më shumë se sa 30 vite së marra së bashku është të pranosh dështimin.

Ajo emergjenca atje, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës është në fakt një shenjë për këtë qeveri që përditë krekoset me arrogancë për arritje imagjinare. Arrogancë që e dëgjon në çdo fjalë dhe fjali pasi këto 3 mandate thjesht ju kanë shtyrë më shumë në qiellin e mendjemadhësisë tjetër gjë se deklaroni se jeni kokëulur dhe punëtorë. Ca pika shiu dhe ja ku jeni, duke u kacafytur me të shkuarën që e keni alibi që të mos lejoni të ardhmen.

Emergjenca e dytë është ajo e gjendjes së qeverisjes në vend, më saktë emergjenca e ligjeve me porosi që ka shkuar në 12 apo 13 të cilët nuk po numërohen dot më. Pikërisht më të fundit nga këto ligje ne po diskutojmë edhe sot në një seancë që mazhoranca tenton ta kalojë sa më shpejt, sa pa shumë zhurmë për një projekt që ajo pretendon se ka vite që e negocion me investitorin strategjik.

Pyetja e parë që lind nga debati është se sa kohë i duhet një kryeministri dhe një qeverie të justifikojë një projekt me shumë pikëpyetje? 30 minuta? 45? 60? Apo sa një ndeshje futbolli me shtesa?

Për një projekt 2 mld euro, negociuar sipas qeverisë prej mbi 1 viti, me rreth 31 folës të nderuar mes të cilëve Ministria e Financave dhe Ekonomisë që nuk gjeti asnjë fjalë shpjeguese për këtë kontratë.

Nuk dëgjuam asnjë shpjegim real.

Asnjë fjalë nga Ministrja e Financave që dëgjuam të përsëriste strofa, paragrafe të fjalimeve të kryeministrit.

Dhe nuk mund t’i vë faj. Pasi edhe i zoti i punës, nuk tha asnjë fjalë, asnjë gërmë për t’iu përgjigjur dyshimeve tejet legjitime kur bëhet fjalë që përballë kemi këtë qeveri dhe këtë mazhorancë që vetëm prezumimin e pafajsisë politike nuk mund ta kërkojë.

Prezantimi me kujtoi si déjà-vu skemen e perdorur per inceneratoret. Te gjithë e dimë historinë e inceneratorëve.

Për t’iu shmangur debatit me faktet, thirri në ndihmë Mit’hatin dhe më tej Faik Konicën. Duke na rrëfyer këtu një përrallë në stilin e Konicës, më tej të Frashërit, më tej të Fishtës në stilin e viteve 30 për të mos na thënë kurrgjë nga çduan qytetarët të dëgjojnë.

Tani, ne le të kthehemi tek faktet, sepse koha është e shkurtër për t’iu përgjigjur siç e meriton. Por është e mjaftueshme për të artikuluar faktet që janë aty në letrat që i sollën shpejt e shpejt në kuvend.

Nga viti 2013 e deri më sot, sa herë që kam parë këtë nxitim nga mazhoranca, sa herë që kam parë marshin e fundit për të vrapuar drejt miratimit me procedurë të përshpejtuar ka qenë gjithnjë pas dere një kleçkë e madhe apo një manipulim i madh.

 

Në emër të Partisë Demokratike, kam bërë disa shkresa dhe kam pasur disa komunikime të vazhdueshme shkresore me sekretarin e përgjithshëm të KM, për çështjen e projektit Marina Bay and Yacht. Dhe sigurisht që përgjigja është refuzimi.

Dhe sot e kësaj ditë që është në prag votimi ky është një nga ligjet e marrëveshjet më të paqarta që ky parlament po kalon.

Sot po kalon një marrëveshje në parlament e cila vendos një kosto e detyrime por nga ana tjetër jep dhe asete si porti i Durrësit pa minimumin e llogaridhënies.

Ndërsa debatonim në komisionet parlamentare askush prej nesh nuk mundi të kuptojë se si ka mundësi që qeveria shqiptare zgjodhi një procedurë pa garë në kundërshtim me MSA në lidhje me projektin në fjalë. Ndërsa pyeteshin ekspertët e qeverisë por edhe ministrat e qeverisë, përgjigja për mungesën e garës ishte si vijon “Nga ana tjetër legjislacioni e parashikon mungesën e nevojës për të hapur gara pasi liria ekonomike për të operuar në Shqipëri është një liri ekonomike që sigurohet nga Kushtetuta e vendit dhe në këtë procedurë është realizuar.” Sot qytetarët shqiptarë akoma nuk kanë përgjigje për elementët më thelbësorë të kësaj kontrate:

Pse përjashtimi nga rregulli po kthehet në rregull. Pse projekti ndoqi rrugën e shkurtër, nga Komiteti Investimeve Strategjike dhe jo AIDA.

Pse qeveria fillimisht ka menduar që këtë investitor strategjik t’i japë statusin për 7 vite dhe më pas e ndryshoi në 10 e në fund në 20 vite. As sot kur do ngrini kartonat nuk e dimë akoma.

As fjalët teknike, as terminologjia e përdorur, as ekipet e ecjaket në komisione të mbushura me ofendime e arrogancë nuk i dhanë të kuptohet publikut se në fakt qeveria është shumë kompetente dhe se projekti qe serioz.

Fjala vjen ne nuk mësuam kurrë se si është arritur konkluzioni që qeveria shqiptare të marrë 33% të aksioneve? As ekspertët e qeverisë dhe as ministrat në qeveri nuk mundën të na përgjigjen as dje në komision dhe as sot në parlament se përse është zgjedhur kjo formë e investimit!

Sikundër nuk arritëm të kuptojmë se si qeveria ka arritur në konkluzionin dhe në llogaritjet që shteti shqiptar duhet të marrë vetëm 2% të xhiros të portit të jahteve dhe jo më shumë se sa aq.

Nuk kemi asnjë të dhënë se si do të jetë situata në raport me rrezikun iminent të hedhjes në arbitrazh nga akompanitë aktuale në portin e Durrësit. I pyeta qartësisht të tre përfaqësuesit e qeverisë dhe nuk morra asnjë përgjigje në lidhje me rrezikun në fjalë, ndërsa ditën e djeshme morrëm një e-mail nga një kompani gjermane në portin e Durrësit që jam e sigurtë do të dërgojë në Arbitrazh qeverinë shqiptare.

Kush do ti marrë përsipër kostot e ndërtimit të portit të ri? Kalatave sa është vlera totale e invesitmit a do kemi një koncesion të ri?

390 mln euro ka ministria!

Kështu, nëse dikush priste që nga gjithë kjo seancë do të ishin zhdukur shumë pyetje ne prapë se prapë nuk arritëm të kuptojmë realisht se si e njohu qeveria shqiptare investitorin strategjik?!

Përgjigja e vetme që mund të na jepet është se këtë investitor e njeh gjithë bota!

Askush nuk e mësoi se si ka mundësi që prej dy vitesh negociohet një kontratë e cila është produkt jo i një gare siç edhe legjislacioni por edhe kushtetuta shqiptare detyron e mbi të gjitha MSA e nënshkruar mbi dhjetë vite më parë nga qeveria shqiptare e sanksionon?!

Ende nuk kemi të qartë se si do të kontrollohen financimet e kompanisë Eagle Hills State Development. Madje as nuk e kemi të qartë se cilat janë masat që qeveria shqiptare do të përdorë për të kontrolluar futjen e parave në këtë projekt.

Ajo që ne e dimë për të sigurtë, është se qeveria po mendon të përdorë këtë investitor strategjik për të zbatuar projektin e Apartamenteve të Arta për të përfunduar më pas tek Pasaportat e Arta.

Apartamente të cilat kanë filluar të shiten, me zyra shitje të cilat janë hapur pa kaluar kjo kontratë në parlament.


Një kujtesë cinike për të gjithë ne që ende mendojmë dhe besojmë tek ky parlament, tek këto kartona dhe tek demokracia institucionale në një vend që ka rrëshkitur në Autokracinë Partiake.

Një akt që dëshmon së pari sigurinë absolute që ky parlament është thjesht noter. E së dyti, pandershmërinë e këtij projekti që në vend të ishte sa më transparent dhe i debatuar është i fshehtë, hilacak dhe manipulator. Si çdo projekt tjetër që kjo opozitë ka denoncuar përfshirë dhe inceneratorët e jo vetëm e që më vonë ka rezultuar abuziv, korruptiv dhe me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit.

Më kot u lodhën dhe ekspertët e qeverisë që u përpoqën me gjithë artilierinë e justifikimeve elokuente dhe teknikës së ligjërimit si juristë që të fshehin hilenë e Pasaportave të Arta.

Ky investim për të cilin qeveria duhet të ishte përpjekur që ta mbante sa më larg hijeve të pasaportave të arta, rezulton që në fakt të jetë ombrella e projekteve që na largojnë nga Bashkimi Europian.

- Avropi ku është Avropi?

Sot, askush nuk mundi të na sqarojë se si ky projekt me më shumë hije se sa dritë, do t’i shpëtojë pastrimit të parave dhe përfshirjes së investitorëve me të shkuar të errët për t’u kthyer në investorë strategjik në vendin tonë! Kontrata e paraqitur përpara nesh i jep të drejtë thuajse çdokujt, që të jetë pjesë e këtij investimi.

Prandaj unë si rrallëherë kam një kërkesë për kolegët e mi socialistë, ne ndahemi në shumë tema, nuk biem dakord për shumëçka, bëjmë debatin tonë politik me tone tejet të ashpra hera herës.

Por, ne duhet të biem dakort bashkë sot se nuk mundet dot të vazhdojë dhënia pa garë e çdo aseti strategjik, e çdo porti edhe aeroporti sa tek oligarku strategjik pranë qeverisë ashtu dhe tek i ashtuquajturi investitor strategjik.

Nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye që të përdoret fabula e zhvillimit për t’i hapur rrugë një projekti që ka kaq shumë pak informacion, ka kaq shumë pak të dhëna dhe që qartazi nuk e fsheh trajtën abuzive dhe korruptive. E së pari kjo duhet të jetë sinjal për deputetët e Durrësit të kësaj mazhorance e cila ka frymëzuar kasaphanën e siteve historike.


Prandaj ky parlament sot ka një përgjegjësi të madhe, kjo mazhorancë sot ka një detyrim të madh. T’ u shpjegojë shqiptarëve pse ka zgjedhur të besojë një projekt që më shumë do t’i bëjë dëm buxhetit, shoqërisë se sa do t’u ofrojë zhvillimin.

 


Duke parë çfarë ka ndodhur në këto tre mandate; mbi 40% e PBB-së në kontrata koncesionare, tendera falur kompanive që kanë falsifikuar dhe firmën e kryebashkiakëve në SHBA, inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe ende marrin para nga buxheti, rrugët e florinjta që ndërtohen me 3 fishin e kostove.

Duhet të jesh shumë i verbër apo shumë i korruptuar nëse e sheh pa asnjë skepticizëm këtë projekt 2 mld euro kur akuzat për korrupsion kanë rënë dhe për koncesione dhe tendera shumë herë më të ulëta.

Sot, shumica e deputetëve duhet të ishte në krahun tonë!

Duhet t’i kërkonte llogari një më një një qeverie që duket se bashkëjeton me pasanikun më shumë se sa me qeverisjen.

Duhet t’u kërkonte llogari jo për hatrin tonë, as për hatrin e kushtetutës, as për hatrin e integrimit por për hatrin e socialistëve që e votojnë. Çfarë fitojnë ato?! Çfarë kanë fituar ato nga Durrësi që është kthyer në një eksperiment betoni deri më tani?!

Sot nuk ka të djathtë e të majtë që nuk e kupton që me një karton nuk mund të mbyllni portin për një investim kapriçioz, që të jepni 312 asete publike, kujtdo qoftë, qoftë ky dhe investitori më i madh i botës në mënyrë të përshpejtuar.

Askush nuk mund të fshihet pas justifikimit se ne nuk duam zhvillimin ndërsa ju po e doni. Kjo është alibia e atyre që janë zënë duke gënjyer, të atyre që nuk kanë më asnjë argument në favorin e tyre.

Sidomos sot, kur situata ekonomike dhe kriza e thellë në buxhet kërkon më shumë vëmendje tek qytetarët, tek tavolina e tyre e ushqimit.

Sidomos sot, kur gjithë Shqipëria po sheh se si ky vend po braktiset.

Arsyeja përse bashkëatdhetarët tanë, marrin çantën në kurriz dhe ikin me familjet e tyre, përse shtresa e mesme preferon që kursimet t’i investojë në një biletë pa kthim është sepse sa herë shohin projekte të tilla ato nuk shohin parajsën e propaganduar por ferrin që i pret.

E vërteta është se frika e gjithe atyre qe shkruan, punuan dhe luftuan për këtë vend ka qenë pikërisht kundrejt atyre që e vjelin këtë tokë me kostum pushteti prej kostumit.

Një prej tyre, i nderuar Hafiz Ali Korça në veprën e tij “7 ëndrrat e Shqipërisë” shkruan për ëndrrën e tretë; "Një ari i madh me gojë të stërmadhe u shfaq befas, i jepnin ushqim, por ai nuk ngopej asnjëherë, ishte gjithnjë i uritur, dëshironte të hante gjithçka…"

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit, Monika Kryemadhi: Pse nuk e ka firmosur Rama? Ka frikë...?

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se mungesa e firmës se kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit shtonte dyshimet për këtë projekt. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Kryemadhi shtoi më tej se një tjetër pikë që shtonte pasiguritë mbi këtë projekt ishte fakti se kompania që do ta zbatojë, është e regjistruar offshore. Gjithashtu ajo foli edhe për laboratorin e kokainës të zbuluar në Fier duke shtuar se shpresonte që projetki i Portit të Durrësit të mos ishte financim i personave të shpallur në kërkim në Shqipëri por që jetojnë në luks në Emiratet e Bashkuara.

"Pse kryeministri ynë, nuk vendos të firmosë? Pse ka frikë që të firmosë firmë? Ai është lider global, kemi nevojë për të. Ministrja e Financave i tha një kolegu që një prej kompanive e kemi sekrete dhe nuk tregojmë dot gjë. Mungesa e transparencës është diçka e rëndë. Pjesa tjetër, a kemi një çedim të sovranitetit të shtetit? Sepse shteti është 33% aksioner ndërsa kompania e fshehtë është 67%” aksionere. A do ndërtohet projekti, edhe po nuk e ndërtoi siç çuam satelitet në qiell do bëjmë transport mallrash me dron. Në pikën e fundit që do ndalem para se të shkoj tek financimi, mendimi qytetar. Mendimin nuk e përfillim sidomos kur kemi një pushtet vendor një partiak. A janë pyetur qytetarët e Durrësit apo vetëm oligarkët? Jo më larg por para 2 orësh një laborator kokaine u kap. Ky nuk është i vetmi që kapet dhe vijon të punojnë laboratorë të tjerë, kontejnerët e frutave ekzoktikë sjellin drogë shpresoj mos jetë financim i kartelit të drogës që vijnë të pastrojnë paratë e të justifikojnë premtimin që globali ynë i ka dhënë për Amnistinë Fiskale. Jo më larg se dy orë më parë një laborator kokaine u kap nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n. Uroj që ky projekt të mos jetë financim i parave të kartelit të drogës. Të atyre që janë në kërkim në Shqipëri dhe jetojnë në luks në Emirate dhe nëpërmjet këtij projekti vijnë për të pastruar paratë,”-përfundoi ish kryetarja e LSI-së.

1 JAVE ME PARE

‘Bëri gol Brazili’, Balla dhe Toni Gogu mbesin me gojë hapur! Bezdiset Ina Zhupa: A ka mundësi t’i ulni zërin?

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Taulant Balla

TIRANË- Seanca maratonë e Kuvendit ka detyruar kreun e grupit socialist Taulant Balla të ndjekë ndeshjen në telefon. Teksa në Kuvend ishte duke u diskutuar projekti i Portit të Durrësit, ai ishte duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa. Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e

Ata ende vijojnë të shikojnë ndeshjen, pavarësisht diskutimeve në Kuvend. 

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit, Bardhi: Kontrata më e keqe që ndonjëherë shteti shqiptar ka bërë me një privat

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan projektin e Portit të Durrësit, si kontratën më të keqe që ka bërë Qeveria me një privat. Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit, deputeti i PD-së, shtoi se investitori i huaj do përfitojë, ndërsa shteti shqiptar gënjen pasi asgjë nuk është e sigurtë se sa do fitohen.

DEKLARATA E PLOTË:

Në fakt më në fund një prej kolegëve socialistë tha çfarë meer shteti shqiptar nga gjithë kjo kontratë. I kemi ofruar gjithçka investitorit dhe na paska dhënë të drejtën e fjalës. Të paktën investitori na jepka të drejtën e fjalës sepse ju keni filluar na hiqni dhe të drejtën e fjalës, na u desh sot 2 orë në mëngjes për të fituar opozita të drejtën e fjalës në Parlament.

Të dashur bashkëqytetarë, Ju e dini që prej 9 vitesh tashmë kemi në këmbë qeverinë që ka propagandën më të zhvilluar që ka patur ndonjë herë një qeveri në 30 vite. E nëse ky do ishte projekti më i bukur, kontrata më e mirë, kontrata që ofron përfitimet më të mira për shtetin shqiptar, do kishit dëgjuar këto 6 orë çfarë konkretisht përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe shteti shqiptar, nga kjo kontratë që ka ardhur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Foli Kryeministri, shau opozitën. Foli Zv.Kryeministrja, shau opozitën. Foli Ministrja e Financave, shau opozitën. Dhe askush nga ju nuk dëgjoi se çfarë fiton shteti shqiptar apo se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Durrësit nga kjo kontratë. E për të thënë nëse është një kontratë e mirë apo jo, do duhet ti referohemi kontratës. Deri më tani, qoftë nga qeveria, qoftë nga kolegët e Partisë Socialiste kemi dëgjuar vetëm emrin Alabaar. A thua se mjafton që ky Kuvend ti japë dritën jeshile kësaj kontrate. Absolutisht Alabaar është një personalitet i njohur edhe i nderuar në fushën e vet, ska askush asgjë me të, por nëse një kontratë është e mirë apo jo për qytetarët shqiptarë, nëse kjo kontratë do duhet të votohet apo jo, kjo bëhet nga analiza se çfarë ne ofrojmë si shtet, dhe çfarë përfitojmë.

Konkretisht, çfarë ofron shteti shqiptar në këtë kontratën më të mirë, historike që është sjellë ndonjë herë në parlament thonë dhe kanë cituat gjithë kolegët e këtij krahu këtej, gjatë këtyre 6 orëve. Shteti shqiptar i vendos në dispozicion 812,000 m² tokë. Kanë gjithë ditën që përsërisin një gënjeshtër, që pronësia do mbetet në shtet, dhe shteti nuk ia kalon investitorit strategjik këtë pronë. Në fakt kjo është një gënjeshtër. Madje dëgjova Kryeministrin që tha, po të kishit qenë ju, do ja kishit dhënë tokën me 1 euro. Në fakt, po të lexosh kontratën, është pika 10 1.1, toka me 1 euro i jepet investitorit znj.Zv.Kryeministre. Se ju dhe gënjeni, ndërkohë që ne letrat i kemi përpara dhe letrat janë publike. Do jua lexoj:"Investitori strategjik, do të ketë të drejtë të konvertojë parcelën ndërtimore, në pronësi të lirë, në kllapa pronësi të plotë, për pagesën nominale prej 1 euro për shtetin shqptar. " Pra tokën ja jepni me 1 euro. Dhe pasi zhvillon, thotë pika 10 1.4, znj.Zv.Kryeministre, pasi investitori strategjik, merr certefikatën e titullit të parcelës ndërtimore, është ai që ka të drejtë  t'ua shesë dhe transferojë titullin e truallit, palëve të treta.
Pra investitori  shet pronën publike. Pra qenka gënjeshtër që nuk ja japim në pronësi tokën investitorit strategjik.

Së dyti shteti shqiptar merr përsipër nga kjo kontratë ti vendosë në dispozicion gjithë infrastukturën ekzistuese të portit. Kanë qeverisur vendin 17 vite, ndër të cilat këto 10 vitet e fundit pa ndërprerje, kanë sot gjithë ditën që shajnë dhe mallkojnë Portin e Durrësit. Kanë kryer atje me miliona euro investime edhe kohët e fundit dhe vinë e thonë këtu porti më i madh në vend, një nga portet më të rëndësishme në rajon, e nxorrën skarco, jashtë përdorimit. Pra kur ju duhet këtyre për ta falur, këta e nxjerrin edhe portin jashtë përdorimit.
Do ti japë 220 milion euro kontribute nga falja e taksave. Kanë gjithë ditën që thonë, kemi marrë 33% të aksioneve në shoqëri. Nuk i keni marrë, keni dhënë 220 milion euro në këmbim të këtyre aksione që keni marrë shoqërinë e përbashkët. Ndërkohë që investitori që merr 67% të aksioneve ka vendour në dispozicion në fillim të projektit dhe gjatë gjithë zhvillimit të projektit në fakt vetëm 79.7 milionë euro. Ndërkohë që ju e dini që taksa e ndikimit në infrastrukturë që është në masën 160 milionë euro nëse do të zbatohej ligji, do të paguhej para zbardhjes së lejes së ndërtimit. Pra është një kontribut i menjëhershëm që jep shteti shqiptar. Dhe kjo zbulohet nga fakti që nuk e keni kërkuar ju të jeni pjesë e kësaj shoqërie. Vetë e keni thënë sot gjithë ditën se ishte kërkesë e investitorit strategjik, që shteti tê ishte palë në këtë shoqëri investimi.
Pse? Sepse kishte nevojë për paratë tuaja. Ai vetëm 80 milion euro do vendosë në dispozicion të këtij projekti. Nëse ju nuk do të ishit palë e kësaj shoqërie me 33% të aksioneve, atëherë do duhej që në fillim të këtij projekti, ky investitor të paguajë 160 milionë euro. Nuk i ka nê dispozicion të këtij projekti dhe prandaj ju ka thënë hajdeni dhe futuni si aksionerë në këtë shoqëri sepse kam nevojë për këtë kontribut të menjëhershëm. Ku është favori këtu, që ka marrë shteti shqiptar?

Çfarë përfiton tjetër? Shfrytëzim të hapësirave publike dhe të plazhit për 35 vjet. Kanë gjithë ditën sot që thonë do bëjmë 700 m linear plazh publik e me rradhë. Është gënjeshtër. Sipas kontratës për 35 vite, është pika 10.9 e marrëveshjes do të jetê investitori që do të menaxhojë, operojë, zhvillojë dhe lejojê sipas kushteve të tij, aksesin e publikut në këto plazhe. Pra qytetarët e Durrësit do duhet të paguajnë për të shkuar dhe për të shfrytëzuar këto plazhe. Kanë gjithë ditën që thonë, do ndërtojë kaq mijë m² hapësira publike. Edhe kjo është një gënjeshtër.

Për 35 vite është investitori, thotë pika 10 6.1 që do të përdorê atraksionet publike kundrejt tarifave duke i shfrytëzuar me kioska, me reklama, me pika ushqimi, me pika pije e me rradhë. E thotë kontrata, pra nuk janë hapësira që i vihen në dispozicion publikut.

Keni marrë përsipër të ndërtoni infrastrukturën e shërbimeve mbështetëse dhe furnizimet me shërbimet komunale. Thënë ndryshe do ti çoni rrjetin e ujësjellësit, rrjetin e energjisë elektrike, rrugët që të çojnë tek ky projekt që do zhvillohet e me rradhë, këto i paguan shteti shqiptar.
Keni marrë përsipër kostot për lirimin fizik dhe pastrimin mjedisor, pra do ja bëni gati sheshin për zhvillim investitorit. Dhe e di sa mund të shkojë kjo kosto, sipas parashikimeve që keni bërë vetë ju në kontratë. Kjo kosto mund të shkojë edhe sa është vlera e dividentit, e fitimit që mund të marrë shteti shqiptar nga futja si bashkë-aksioner në këtë shoqëri tregtare.
Keni marrë përsipër kostot e transferimit të portit ekzistues, keni marrë përsipër kostot e shpronsimeve të mundshme apo pretendimeve të palëve të treta mbi pronësinë në këtë truall.
Dhe së fundmi keni humbur sot edhe 28 milion euro grant nga Bashkimi Europian. Çfarë fitojmë?

Të sigurtë nga kjo kontratë të dashur bashkëqytetarë kemi vetëm 200,000 euro në vit. Asnjë lek tjetër nuk është i garantuar nga kjo kontratë. Dividenti mund të jetë sipas kontratës në vlerën e kostove që do të paguajë "Eagle Hills" për lirim e sheshit dhe pastrimin mjedisor. Që kështu e vetmja gjë e sigurtë pasi ka ofruar gjithë këtë listën e gjatë që unë përmenda, shteti shqiptar, që përfiton nga kjo kontratë janë vetëm 200,000 euro në vit.

Pra po falim 812,000 m² tokë, po i falim infrastrukturën e Portit të Durrësit për të marrë në këmbim vetëm 200,000 euro në vit.
Kjo smund të jetë kurrë kontrata më e mirë, që ka ardhur në këtë parlament. Është kontrata më e keqe që ndonjëherë shteti shqiptar ka bërë me një privat, është një kontratë nga e cila dëmtohet interesi publik, prandaj VOTA ime dhe e kolegëve të mi do të jetë KUNDËR.

1 JAVE ME PARE

“Pronën publike e privatizojnë”/ Porti i Durrësit, Bylykbashki: Tragetet do degdisen në Porto Romano

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se me projektin që po diskutohet në Kuvend, nënkuptohet vdekje e Portit aktual të Durrësit dhe fuqizim i porteve të vendeve fqinje.

Porti i Durrësit aseti i vetëm strategjik i vendit, në aspektin ekonomik, të transportit edhe pse vetëm prodhon vetëm 5 mln euro të ardhura në vit. Është i rëndësishëm edhe për aspektin strategjik ushtarak. Ju shitet si perlë, por ajo që shihet në moket është pas 20 vitesh. Akoma nuk kanë nisur të hapen gropat. Një gropë prej 10 vitesh midis që s’do jetë as kantier as maketi. Gjatë kësaj kohe do vdesë Porti i Durrësit ky i vjetri. Ai qytet nuk është ndarë ende nëse lindi portin apo lindi nga porti.

Sipas qeverisë kishte dalë Alabari falë zotit të vendosë Durrësin në hartën e botës. Ju durrsakë nuk ishit të zgjuar të kuptonit dekoltenë e gruas së Princ Vidit atëherë dhe ndaj nuk kuptoni këtë tani. Do shtohen 12 mijë apartamente, aspekti strategjik janë pallatet. Dy ministra kanë thënë një gjë të vërtetë sot, marina i kthehet shtetit shqiptar, pra baseni dhe uji. 10-20 përqind do jetë hapësira publike rrugë e lulishte, ndërsa pjesa tjetër do privatizohet.

Pronarëve s’u japin pronën dhe pronën publike e privatizojnë. 12650 apartamente, 1256 metra katrorë ndërtim. Qeveri që merret me ndërtim. 1500 euro metri katrorë në atë zonë. Sot është më i shtrenjtë sa aq. Paratë e diferencës do i fusë në xhep investitori strategjik. Investitori real strategjik do jenë ata që do blejnë apartamente. Do milen për të bërë pastaj ndërtime. Pjesa strategjike është tek ata që ndërtojnë pallate e ndajnë fitimin. Tragetet do degdisen në Porto Romane, lidhja mes Perëndimit dhe Shqipërisë do ndërpritet. Porti që është si Do shkohet drejt fuqizimit të portit të Tivarit e Selanikut por Portin e Durrësit duhet ta vrasim”, tha ai.

1 JAVE ME PARE

“Ua kanë futur arabët”/ Korreshi për Portin: Po s'shkove si sheik apo si çunat e Londrës, s’ke për ta shijuar

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Demokrat, Saimir Korreshi tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi tha me ironi se pas 35 vitesh në Port nuk do futet dot lehtësisht njeri vetëm nëse janë çunat e Londrës apo si sheik. 

“Si mund të jetë nder që të lozet me pronën e shqiptarëve? Keni thënë që do t’i rrijë shtetit shqiptar, nuk i ikën? Por mirë, cili investitor që ka ndërtuar një pallat kthehet pronar i tokës? Kush? Në të keqen më të madhe ua kanë futur arabët…Minimalisht çdo investitor që ndërton, sot s’ta jep njeri pa 40%. Jo thotë, në fund fare toka do të na rrijë ne. Po në cilin aparatement që privatizoni sot, keni tokë? Në kuotë pjesëmarrje jeni pronarë atje. Si e ka ligji, toka që jepet më shesh ndërtimi, a shitet më? Kush do ta shesë? Kush do ta blejë? Ndaj, nuk duhet të tallemi me shqiptarët…Unë mendoj që do bëni vetëm fazën e parë, atë të vjedhjes. Se faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Me lekët tona do ta zhvendosim portin. Do bëjmë 700 metra plazh, a thua se ne laheshim vetëm në kanal bretkosash dhe na kishte mbetur plazhi i Durrësit. Po nuk erdhe si çunat e Londrës me 500 nuk futesh dot atje, ” u shpreh Korreshi.

1 JAVE ME PARE

I përmendi familjen, Balluku i drejtohet Spahos: Ti je si qen i lidhur tek karrigia

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Tensione në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nuk i ndaloi akuzat ndaj familjes së ministres Belinda Balluku. As kjo e fundit nuk e la pa përgjigje. 

Në fund të fjalës së tij, Spaho iu drejtua zv. kryeministres Belinda Balluku duke i thënë se nuk i ka përmendur familjen ndonjëherë dhe e paralajmëroi duke i thënë “kujdes se ke firmosur, Rama e ka praktikë të mos firmosë kur ka gjëra me zarar”.

Teksa Spaho vijoi me akuzat dhe në karrige, ministrja e komentoi pa mikrofon.

'Ti je si qen i lidhur tek karrigia'- i tha Balluku. 

1 JAVE ME PARE

'Njerëzit do seleksionohen për projektin'/ Balluku i përgjigjet Berishës: Fantazi e çartur, kush do futet i pari? Kaçurrelsit?

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Me ironi, ministrja Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, se në Portin e Durrësit, do seleksionohen njerëzit që do futen brenda. 

'Dëgjova që kemi selektuar numrin e njerëzve, që kemi bërë lista për të hyrë në projekt, e Shqiptarët e thjeshtë rrinë jashtë, kjo është fantazi të cartura të një personi të ikur. Do jetë projekt i hapur, që 45% e sipërfaqës truall vihet në funksion të qytetarëve që nuk kanë nevojë të paguajnë asnjë qindarkë. Boll i gënjyet se nuk ka lidhje me kontratën po janë fantazi tuaja. Si do ndahet kjo që ta dimë, kaçurrelsat futen e ata pa flokë jo. '- tha Balluku.

1 JAVE ME PARE

'Mondi fokus te familja jote'/ Balluku-Spahos: U bëre hero sot, Saliu do të japë medalje

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho patën disa përplasje në Kuvend. Shkak u bënë deklaratat e Spahos për familjen e ministres. Me ironi, ajo i tha se kryedemokrati Sali Berisha do t'i japë medalje për qëndrimin në Kuvend.

DEBATI:

Spaho: Dy çështje të rëndësishme ka ky projekt, zhvendosjen e portit dhe a është në interes të vendit projekti i paraqitur. Asnjëra nuk mori përgjigje as nga kryeministri as nga ministrja e linjës, bilës hodhën sa më shumë tym. Qeveria ketë çështje e ka vetëm letra, i pa mbështetur nga shkaqet natyrore e financiare. nuk ndërtohet dot porti në Porto Romano sepse është port i cekët, së dyti porti nuk ka financim, mekanizmi që keni ngritur është që i keni dhënë një biznesmeni shqiptar autorizimin për ngarkim shkarkimin në Porto Romano, do i shkarkoni anijet në det dhe do i sillni mallrat këtu. Dhe na thoni do e ndërtojë autoriteti portual, sa seriozë që jeni, këtë seriozitet keni për një pasuri të tillë. Tjetra do ta ndërtojnë me 380 mln euro, ju me 300 mln euro thoni do ndërtohet ai porti i vogël i jahteve, si do ndërtohet ky i mallrave me kaq para. Pse insistojnë ta bëjnë në Durrës, se tokën do e marrin falas dhe nuk i del investimi në vend tjetër se duhet ta blejnë tokën. Në Durrës metri katror kushton 1000 euro te privati dhe vetëm kontributi për tokën duhet të shkonte deri në 2 miliardë euro, ne duhet të kishim 90% të projektit, jo 33%, bëjini përpjesëtimet, nëse nuk jeni të zotë shkoni te panairi dhe merrni libri ne aritmetikës, të mësoni si dalin përqindjet e aksionit. Duhet t’i thoni durrsakëve që do ketë shpronësime, me 5 mijë lekë metri katror, i thoni që do i shpronësoni me aq dhe e shohim sa do ju votojnë pastaj. Nuk keni të drejtë ta përjashtoni investitorin për taksat për 12 mijë e 600 apartamentet që do ndërtohen. Këtu nuk ka pse të ketë kokëfortësi, keni dhënë vetë leje për port jahtesh me dyfishin e vendeve të këtij që do vijë, cila është fatura financiare.

Do japim tokën nga 1.5 deri 2 miliardë euro, do prishim portin, do falim taksat dhe qytetarët do shpronësohen me tarifa qesharake, po fol për efektet ekonomike më pas, pse keni marrë vetëm 33% atëherë dhe ia keni lënë Alabbarit të marrë pjesën e luanit, kjo është prish kusi e bëj kanoçe. Dje u dërgoi letër kompania gjermane që do u çojë në gjyq se ka koncesion 30 vite, prisni gjobën 100 mln euro nga KURUM-i tani se i keni prishur koncesionin. BE pastaj u anuloi një kredi 28 milionë euro, si mund të thoni që nuk ka letër nga BE-ja. Alabbari vjen për të fituar, detyra e qeverisë është të mbrojë interesat e vendit. Mohoni dhe pasaportat e arta. BE e ka bërë të qartë, do lëvizim me viza po i hapët rrugën pasaportave të arta. E ble çdo kriminel një apartament aty. Dhe një sqarim të fundit për zonjën Balluku, unë nuk jam marrë asnjëherë me familjarët e dikujt, nuk thua të vërteten kur thua se unë jam marrë me familjarët e tu, më trego rastin dhe unë do të ëkrkoj ndjesë, unë merrem me sjelljen politike dhe profesionale dhe të paralajmërova për këtë se ke vënë firmën. Njerëzit e familjes tuaj janë të nderuar, nuk i njoh e as më njohin, por kujdes se ke firmosur, e ka praktikë Rama këtë, nuk firmos asnjëherë kur ka gjëra me zarar.

Balluku: Po si e duartroket, për mbylljen e fjalimit. Po sa e përmende familjen time. Mondi fokus te familja jote, u bëre hero, do marrësh medalje nga Saliu. Familjen time e ke përmendur 2 seanca më parë. Historitë e hidhura të familjes time i dinë të gjithë, kanë bërë mbi 130 vite internim. Ti nuk ke tagrin të flasësh për familjen time. Ti Ina mos e duartrokit. Del këto mos të bëj gabime unë. Ai e ka fiksim të përmendë familjen time. Ju nuk e keni idenë sa krenare jam për familjen time. Ka dhe medikamente për të ulur tempin. Duhet recetë mjekësore. 

1 JAVE ME PARE

Protesta e 6 dhjetorit, Spiropali: E ngjashme me “Koncert në vitin 36-të”

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ndërsa fliste në foltoren e parlamentit e ka krahasuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 6 dhjetor me filmin shqiptar “koncert në vitin 36-të”. Ajo tha se kjo është një protestë absurde në një ditë historike për Shqipërinë ku vijnë gjithë liderët e BE. 

“Ç’protestë do bëni ju në 6 dhjetor? Do të jetë e ngjashme me atë “Koncert në vitin 36-të. Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret. Si mundet t’i shkoni pas atyre që janë të ngjashëm me ata që i ngulin vendit thikën në shpinë. Por të jeni të bindur se Shqipëria do t’i shkojnë deri në 2030-s deri në fund të gjitha projekteve. Po e godisni Shqipërinë pas shpine për pushtetin e një njeriu”, u shpreh Spiropali.

1 JAVE ME PARE

“Na u kërkua edhe ne të dorëzonim Portin”/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali. Tek ne investitor është…

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për shtetinElisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili tha se edhe PD kur ka qenë në pushtet kishte një propozim për dorëzimin e Portit të Durrësit. Në Kuvend, ajo u shpreh se opozita në periudhën kur ishte në Qeveri ia mohuan Shqipërisë portet dhe aeroportet.

'Nuk do përmend rastet ku ata që kanë dashur të vijnë të investojë në Shqipëri janë përballur me pyetjen kush e merr 20 përqindëshin. Jo se nuk keni dashur por keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë ndaj se keni bërë portin në 2006, ndaj ia keni mohuar Shqipërisë portet dhe aeroportet.

Kusari edhe tradhtia bëhen një këtu. Përsëri bëni pyetjet tërësisht banale jo çfarë do bëjnë por kush do vjedhë. Në mendjen tuaj qarkullon kush janë fatlumët që vjedhin se ashtu i bënit punët ju. Alabar është investitori nuk keni lënë teori pa shpikur sot. Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali.

C’protestë do bëjë me 6 dhjetor? Do jetë e ngjashme me atë të koncertit 36. Këtej do diskutohet e ardhmja europiane e Shqipërisë nga ana tjetër do kërcasin dajret e… Kjo është protesta jua? Si mund ti shkoni pas një marrëzie të tillë që shihet sikur është shkruar nga ata që Shqipërisë i janë me bukë në trastë. Do e shihni që deri në 2030 Shqipëria do realizojë premtime e kryeministrit dhe qeverisë.

Bëheni mirë të ndaheni nga ai që nuk ka as rrugë as krye. Kaq është kjo punë. Jam krenare të votoj sot për këtë projekt”, tha Spiropali.

1 JAVE ME PARE

Felaj i pret fjalën, 'kërcënon' Agron Shehaj: Duhet të bllokojmë prapë Foltoren?

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Agron Shehaj

PJESË NGA BISEDA: 

Agron Shehaj: Duhet të çohemi sërish dhe të zëmë Foltoren ne...?

Felaj: Ramë dakord që do flisni me nga 10 minuta. Po shkelni rregulloren, merrni fjalën për procedurë dhe vetëm për procedurë nuk po flisni.

1 JAVE ME PARE

Bylykbashit i ndërpritet fjala, kolegët e opozitës bllokojnë foltoren, Garda në gatishmëri

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Kuvendi

TIRANË- Deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit iu kërkua me ngulm nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që të vijonte me kërkesën e tij. Duke qënë se deputeti nuk vijoi me kërkesat, iu kërkua që të ulej në vendin e tij. 

Deputetët e PD-së së bashku me kreun e tyre Sali Berisha iu drejtuan sërish foltores në shenjë proteste, ndërsa Felaj deklaroi se nuk ka nevojë ‘për këtë skenë të shëmtuar’. Ajo i bëri thirrje Bylykbashit që të vijonte me kërkesën e tij.

1 JAVE ME PARE

Berisha: Kemi patur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit, por ne e refuzuam

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, tha se në kohën kur drejtonte qeverinë ka pasur ofertë për të dorëzuar Portin e Durrësit, por një gjë e tillë nuk ishte pranuar prej tij. Berisha nuk tregoi detaje se kush e  kishte bërë këtë ofertë.

“Edi Rama do ta grabisë portin dhe do ta shndërrojë në hotele dhe pallate. Kemi patur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, por kjo është refuzuar në mënyrë kategorike. Këtu ka vjedhje dhe vetëm vjedhje, në shkelje flagrante të kushtetutës”, tha  ai.

1 JAVE ME PARE

Porti/ Berisha: Sipërmarrja ndryshoi emrin 4 herë, Rama po ndërton 12,600 apartamente për klientelën e tij

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur të njëjtën skemë si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në Portin e Durrësit për të vjedhur. Kryedemokrati e akuzoi po ashtu kryeministrin se po ndërton 12,600 apartamente “bashkë me klientelën e tij.”

'Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me atë të dytën, kjo e portit janë siameze. Sepse të dyja shkelin çdo ligj, procedurë e çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar. Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugallet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.

Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju. Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën. U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare.

Ti që erdhe këtu e cicëron: a nuk deklaroi kryetari yt me qindra herë se portin do ta ndërtojë Emari? Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri? Kush? Edi Rama do të grabisë portin ekzistues, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me mundin, djersën e taksat e tyre. Ua them se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, kurse Rama merr Portin e Durrësit e ndërton 12,600 apartamente bashkë me klientelën e tij. Seleksionojnë qytetarët që hyjnë e dalin në plazh. Klientela e zengjinëve, durrsakët të dalin në ndonjë kodër që të shohin ç’po ndodh aty,” tha Berisha.

 

1 JAVE ME PARE

Manja: Opozita ka zili projektin e Portit të Durrësit, ndonjëri në krahun tjetër ka merak që ka mbetur pa pjesë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mendon se opozita është ziliqare për Projektin e Portit të Durrësit. Gjatë Kuvendit, ai tha se ata do ta shikojnë me dylbi pushtetin pas këtij projekti, i cili do hapë mbi 12 mijë vende pune. 

'Investitori strategjik ka emër dhe mbiemër, ky nuk është projekt për pastrim parash.

Kontrata lidhet me shqetësimin që ju keni. Thoni se kemi presion, po nga kush. Flitet për pjesë këtu. Ndoshta ndonjëri në këtë krahun ka ndonjë merak ndonjëri që ka mbetur pa pjesë., Por më besoni kur të realizohet ky investim strategjik në Durrës pjesë do kemi të gjithë. Sepse ata që përfitojnë janë qytetarët shqiptarë. Jemi edhe ne. Do kemi edhe ne pjesë atje kur të zhvillohet Durrësi. Halli juaj është politikë.. Ju thatë sot se ky projekt duhet të ndalohet pasi i jep mandatin e 4 Ramës. Ja, nuk ti vjedhim zgjedhjet i nderuar koleg, nuk janë qorra njerëzit, halli juaj është vetëm politik, kanë zili se duke ardhur 2 mln euro në Portin e Durrësit e duke u hapur 12 mijë vende pune, ata e shohin me dulbi pushtetin. Se qytetarët shqiptarë dinë kujt t'ia japin votën. '- tha Manja./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

'Gruaja e Princ Vidit erdhi në Shqipëri me dekolte'/ Shehi ironizon deklaratën e Felajt: Pas 100 vitesh, po na riktheni ferexhenë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Ermonela Felaj dhe Dashamir Shehi

TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj komentoi në Kuvend projektin e Portit të Durrësit. Ajo e krahasoi investitorin arab me princ Vidin i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte. Deklarata e saj u komentua dhe ironizua nga deputeti i PD-së, Dashamir Shehi.

Ermonela Felaj: M’u kujtua kur erdhi princ Vidin në Shqipëri, u prit me duartrokitje, por më pas u sulmua. Ai erdhi me gruan e tij të veshur ne dekolte. Kjo ishte shumë për njerëzit injorantë të asaj kohe. Sot po flasim për investitorë. Alabar nuk është gjë tjetër veçse është Emar. Mos shkoni me logjikën e dekoltes. Serioziteti kërkon lexim.

Dashamir Shehi: Kjo me dekoltenë ishte shumë e bukur. Ai paska ikur i shkreti atëherë 100 vjet përpara për shkak të dekoltesë. Sikur të ikë edhe ky tjetri për shkak të fehrexhesë. Nga dekolteja po kalojmë te fehrexheja. Po kthehemi të fehrexheja. Të vijmë pas 100 vjetëve të diskutojmë për fehrexhenë, më duket e tepruar.

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit/ Shehi: Kush do paguajë 2 miliard për projektin? Ju ftoj të dyshoni, në këto letra s'ka seriozitet

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashamir Shehi deklaroi ditën e sotme se çdo njëri nga të pranishmit në sallë duhet të hedhë dyshime mbi portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ngriti pikëpyetje se kush do paguajë 2 miliard për këtë projekt, emri i së cilit nuk bëhet ende i ditur.

'A i ka të gjitha kushtet teknike, e porti jonë është hyrja e korridorit 8. Është dhe Porti i Kosovës dhe i Maqedonsve. Ka një plan për këtë punë. Kush do ta bëjë këtë port, dhe kush do ta paguajë këtë Port. Po portin që bën 2 miliard kush do ta paguajë? Koha 20 vjet, pse kaq. Ca po bëhet, ka shumë dyshime. Ju bëj thirrje të dyshoni, nuk është turp me dyshu. Ato toka do vidhen ashtu siç janë vjedhur gjysma e Shqipërisë. Shumë prej jush do shohin se në këto letra nuk ka seriozitet dhe as dashni dhe respekt për shqiptarët. '- tha Shehi. 

1 JAVE ME PARE

U përjashtua 5 ditë nga Kuvendi/ Vasili: U provokova, standardi i këtij parlamenti maskarenjsh lejon të hapet gropa e Ramës

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi u përjashtua me 5 ditë nga sekretariati i Kuvendit për sjellje jo parlamentare drejtuar Taulant Ballës. Vasili tha se nuk është penduar për gjuhën që ka përdorur, ndërsa deklaroi se është provokuar. Në një intervistë për Euronews Albania menjëherë pas vendimit, ndër të tjera ai u shpreh se nuk habitet që fjala e lirë të ndërpritet në parlament, pasi është kthyer tashmë në një pronë ku kreu i qeverisë sipas tij ia ka humbur standardin me fjalorin që përdor. 

"Nuk e kam kuptuar, por është plotësisht e qartë dhe e shpjegueshme sepse standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në pikëpamje etike, qoftë në pikëpamje morale dhe politike, por në mënyrë të veçantë etike. Kemi dëgjuar pislliqe nga të gjitha anët, nuk i intereson kjo se këta paralamentin e kanë pronë të tyre kanë merak vetëm e vetëm të pengojnë fjalën e lirë për t'a thënë. është nervozizëm shumë i madh, siklet shumë i madh pasi janë kapur me presh në dorë për një vjedhje të pabesueshme, sa i takon dimesioneve. Absolutisht mund të quhet vjedhje e shekullit, për Shqipërinë e vogël. Vjedhje në një dorë mbi 5 miliardë euro siç është afera Portit të Durrësit, tashmë e bërë fije fije falë edhe kontributin që ka bërë media” – u shpreh Vasili.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi në Kuvendin e sotëm se neni 28, pika 3 është konsumuar që prej momentit kur projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Në fjalën e tij, ndërhyri deputeti i PS, Taulant Balla që i kërkoi ta lexojë sërish, por Vasili nuk e priti mirë ndërhyrjen. Ai e quajti Ballën "skizofren dhe idiot"./ Dosja.al

1 JAVE ME PARE

'Po fliten për skandale'/ Sula në Kuvend: Thuhet se ka persona që kanë fituar para nga tenderat e qeverisë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Dashnor Sula dhe Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi se po përflitet në kryeqytet për një skandal. Duke mos përmendur emra, deputeti i cili po ashtu bisedoi sot për pak sekonda me kryeministri Rama në Kuvend, shtoi se përfliten se disa persona kanë fituar para nga tenderat e qeverisë. 

Qeveria shqiptare do të fitojë 1/3 të fitimit që thatë ju. Ngado ta rrotullosh ne dalim me humbje. Mos harroni edhe këtë tjetrën se do punësohen punëtorët sepse aty do bëhet tregti dhe do bëhen ndërtimet e apartamenteve. Investitori fiton vetë. Por fitimet e tij janë shumë herë më të mëdha. I thashë dhe kryeministrit kur vajta e takova. I vura në dispozicion një dokument. Ju në këtë sallë keni miratuar një projekt gjigand që thonit që do realizonit për Portin e Karpenit. Ka 6 vite. Ku është porti? Ku janë 70 mijë punëtorët e punësuar. E njëjta gjë mund të ndodhë. Nëse do të ketë transparencën. Nëse mund të ndodhë që të zbulohen skandale që flitet këtu në Tiranë. Flitet se ka persona që kanë fituar para nga tenderat e qeverisë. Janë paratë e tyre që do investohen atje. Offshoret këtë synojnë fshehjen dhe vetëm fshehje”, tha Sula.

1 JAVE ME PARE

'Qeveria nuk ka frikë nga ligji/ Dule: BE anuloi fondin për Portin, po krijoni një trekëndësh konfliktual

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi ditën e sotme se Qeveria shqiptare po krijon një trekëndësh konfliktual me Projektin e Portit të Durrësit. Nga Kuvendi, Dule tha se po krijohen konflikte me refuzimin e fondit të BE-së për portin e Durrësit. 

'Nuk do ta besoja kurrë se do të ketë kurrë një parlamentar që do të jetë kundër projektit. Jam pro forcimit të marrëdhënieve politike me emiratet e bashkuara, po këto janë monarki, ne jemi republikë parlamentare.Vendimet i marrin monarkët, në demokraci institucionet e përcaktuara nga ligji. Përse e theksoj këtë gjë? Se ne jemi duke vendosur me procedurë të përshpejtuar për projektin më të madh financiar të realizuar ndonjëherë. Ky është më i rëndësishëm se projekti i buxhetit të shtetit.

Në vendin tonë qeveria nuk ka frikë nga ligji, e nëpërkëmb. E kuptoni se ku është rënia e së keqes. Ne festuam, ngritëm për të mos ulur kurrë flamurin e BE në parlamentin tonë, brenda dhe jashtë. Insistova se duhet të ndihemi e veprojmë si Europianë. Çfarë ndodhi? BE anulon 28 mln nga fondi i kreditimit për portin e Durrësit. Pse ndodhi? A mund të na japë njeri shpjegime? Ishte sinjal? Po krijoni një trekëndësh konfliktual me BE. Porti i Durrësit-Vizat e Arta-Amnistia Fiskale. Ju që keni përgjegjësine 10 vjecare të procesit të integrimit. Nuk e keni kuptuar se e drejta europiane është e drejta e Shqipërisë. Apo mos vallë dhe këto janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.'- tha Dule.

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit, Ahmetaj: Qeveria ka 33% të projektit më madhor në historinë e Shqipërisë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Arben Ahmetaj

TIRANË- Deputeti socialist, Arben Ahmetaj deklaroi se projekti për Portin e Durrësit, është projekti më madhor i vendit tonë. Gjatë seancës së sotme plenare, Ahmetaj tha se qeveria shqiptare ka 33% të projektit më madhor në historinë e Shqipërisë. 

'Kjo është seancë jo për t'i mbushur mendjen opozitës, projekti prezantohet si formati i tij juridik. Qeveria e Shqipërisë ka 33% të projektit më madhor në historinë e Shqipërisë, në Portin e Durrësit. Ka 2 shtylla kryesore, është marrëveshja me Emiratet. Vendimi ka të bëjë me transparencën me shqiptarët dhe jo ndaj jush. Se ju do kundërshtoni çdo lloj investimi, e bëni pis deri tek vetja. Ka dinamikë zhvillimi ekonomik. Çfarë i bën porti qytetit të Durrësit, i ka zënë frymën. A ka qytet të madh bregdetar pa port? Jo. 

Vendimi i parë ishte spostimi i portit që ti shërbejë Ballkanit Perëndimor. Në anën ekonomike. Do kemi marina, ndoshta pas aq vitesh do jemi a sdo jemi gjallë. Kam dëgjuar, sa para ka ky e sa ka ai. Përfiton vendi, pak janë 1% e prodhimit të brendshëm. Pse pak janë 12 mijë vende pune.'- tha Ahmetaj. 

1 JAVE ME PARE

'E nisët shëmtuar'/ Shalsi: Më vjen keq për të rinjtë e opozitës, 2 herë keni qënë në Qeveri, s'bëtë plane zhvillimi

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Eduard Shalsi

TIRANË- Deputeti socialist, Eduard Shalsi e quajti akt të shëmtuar nisjen e seancës nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Ai u shpreh se opozita ka qënë në Qeveri dy herë dhe në asnjë rast nuk kanë bërë asnjë plan zhvillimi. Shalsi shtoi se dhe në një rast kur në vend erdhi një investitor i huaj, opozita e largoi në shtetin fqinj. 

'E nisët siç e keni zakon, shëmtuar. Është e qartë që ju kërkoni liri të të shprehurit sepse kërkoni kompensim për lirinë e të menduarit që mëshironi, e keqja lind nga paaftësia për të menduar. E keqja sfidon mendimin, se duke dashur të shqyrtojë parimet mendimi mbetet i zhgënjyer. 

Ju jeni provuar 2 herë në Qeveri, kurrë nuk folët për plane zhvillimi. Që nga viti 2014 Shqipëria ka disa plane. Edhe kur iu erdhi një ide e përzutë me turp për ta dërguar në shtetin fqinj. E dini që në 61 bashki, 57 kanë plane zhvillimi, ndryshe nga ju që jeni hallakatur kuturu. Më vjen keq, nuk e kuptoj për disa të rinj, si mund të bini pre, ç'mendoni se mund të manipuloni sipas llogjikës dhe mentalitetit tuaj.

Ju keni fëmijë, hidhni shikimin pas se me çfarë kauzash keni luftuar. Mbani mend se çfarë keni thënë për projektet madhore, janë veprat që flasin shumë më tepër, kthehuni pas se një ditë këtu ndoshta do ulen fëmijët tanë. 

Nëse do lexonit më shumë e nëse nuk do hallkateshit në protesta, nëse nuk distancoheni nga ajo pjesë e shëmtuar'- tha Shalsi.

1 JAVE ME PARE

'Rama një ndyraq që ndyu parlamentin'/ Salianji kundër portit të Durrësit: Po na humbni mld euro, keni kapur institucionet se do ishte ndaluar kjo aferë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi fjalorin e përdorur sot nga kryeministri Edi Rama në Foltore. Në nisje të fjalën e tij, demokrati Salinaji e cilësoi Ramën si “ndyraq që ndyu parlamentin” me fjalorin e tij, ndërsa më pas u ndal gjatë tek marrëveshja e Portit të Durrësit është miratuar në parlament.

"Rama është një ndyraq që ndyu parlamentin. Ky këtu ndërkohë që Konica jetonte me pension, jeton me super vila. Me avion personal, me miliona euro salltanete. Vepra e Konicës ishin librat, gazetat. Veprat e këtij janë PPP. është kanabisi, droga. Pavarësisht se burrë në moshë, u bë ujë nga helmi i tij. E patë gëzimin e brendshëm që kaloi se kalonte kjo marrëveshje. E kishte zellin si një gomaricë që po gëzohej. I eksituar për shkak të asaj që shihte iu zgurdulluan sytë dhe nuk u mor asnjë moment me argumentin. Në Shqipëri lindin shumë gjëra nga tavolinat. Edhe kjo aferë ka lindur një tavolinë, nga ajo e Nusretit. Zanafilla ishte ajo darkë e nisur shumë kohë më parë. Kam një pyetje; nëse është investitor serioz, pse nuk e bëri investimin kudo nëpër Shqipëri. Pse nuk bëhet në një zonë tjetër? Sepse i vetmi interes që kanë ndërtuesit, i shesin si Sude-Rama. Kjo është situatë në të cilën ndodhen. Shitjet kanë filluar pa kaluar kontrata. Kjo është kompania serioze që i thoni shqiptarëve. Toka nuk vlen 600 milionë euro. Vlejnë më shumë se 1 mld euro. Kjo tokë nëse do i jepej një biznesi shqiptar do jepej për më shumë se 50%. Ndërkohë që bëjmë sikur diskutojmë ka kaluar kontrata mes oligarkëve shqiptarë dhe ndërtuesëve të tjerë në këtë vend. Po falni 1 mld euro pronë. Po i falni 60 mln euro nga taksa në infrastukturë. Po i humbni Shqipërisë 28 mln euro se BE u tërhoq për kalatat. Humbni po ashtu, se kompanitë thonë që po cënoni investimet gjermane, mund të shkojnë qindra euro dëm në albitrazhe. Po i vendosni barrë 2 mld euro në kurriz shqiptarëve. Ku ka interes më personal se ky që bëni ju? Ku keni port që mos të jetë në mes të qytetit? Ku ka, ma thoni një? Atë që nuk e bënë dot me luftë romakët, do e bëni me para. Merrni një kompani nga lindja. Offshore. Po të kishte institucione këtu, prapë do të kishit shkuar aty, do diskutoheshin veprat penale. E për këtë, jo vetëm që do jemi kundër, por do jemi me qytetarët shqiptar për të ndaluar këtë aferë,"-tha Salianji.

1 JAVE ME PARE

Bisedoi ‘kokë më kokë’ me Ramën, Sula: I ofrova dokumente për Portin që t’i verifikojë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar se i ofroi kryeministrit Edi Rama dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit. Për 'Reportv', deputeti demokrat, i cili bisedoi sot me Ramën, tha se i kërkoi atij që t'i verifikojë dokumentet që i dorëzoi. 

‘I ofrova disa dokumente që ti shohë dhe ti verifikojë. Bëhet fjalë për Portin. Diskutimi ishte tepër normal asnjëlloj debati. Më shumë ishte sqarues. Ne kemi kundërshtuar po asnjëherë nuk kemi fyer. Kryeministri kujton se mund të flasë nga vendi për të sqaruar. Do duhet të verifikohen dhe dy dokumente.’- tha Sula.

1 JAVE ME PARE

I tha Ballës skizofren, socialistët përjashtojnë Vasilin për 5 ditë nga Kuvendi

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar ditën e sotme kërkesë për përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit që zhvilloi në fillim të seancës së sotme me Taulant Ballën. Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022. Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili. Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Sot në Kuvend, deputeti iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës me termat: Idiot dhe skizofren

1 JAVE ME PARE

Balluku: Ky projekt do i kthejë Durrësit 700 metra plazh në vijë lineare! Po hapet një faqe e re për ekonominë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Zëndëskryeministrja Belinda Balluku duke folur për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit tha se kjo është një kontratë e bërë me negocim të hapur por kjo nuk kuptohet nga ata që sipas ministres e kanë zhvatur gjithmonë këtë shtet. Ballaku tha se akuzat e opozitës kanë kaluar çdo limit. Sipas saj nga ky projekt Durrësi do të përfitojë 700 metra plazh në vijë lineare, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë pasi nuk është parashikuar që do të vihet tra në zonë. 

Belinda Balluku: Nuk duhet të humbin kohë duke u sharë me njëri-tjetrin. E kuptoj mirë që koncepti i shtetit si zhvillues që ka për detyrë të mbrojë pronën publike është e huaj për ata që janë mësuar ta zhvasin shtetin. Çfarë përfiton shteti nga kjo zonë e margjinalizuar, ju qeshët me foton, të gjithë keni parë birqet me hekurishte. Durrësi përfiton 700 metra plazh që nuk ekzistonte. Do të kthehet në një vijë detare prej 700 metrash në vijë lineare për çdo vizitor dhe nuk parashikohet se ty do të ketë tra vetëm për ata që kana banesa aty apo qëndrojnë në hotele. Kam dëgjuar prej ditësh fjalët asgjesim, falje. Tani ky vend është i vogël dhe ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe ju duhet ta pranoni jashtë kamërave jashtë liderave që kjo është kontrata më e mirë që ka bërë shteti ndonjëherë. Kjo është një kontratë e bërë me negocim të hapur. Këtu është duke u hapur një faqe e re e ekonomisë shqiptare. Kjo qeveri po bën një projekt që juve nuk ua merrte mendja, por ama jo të shpifni për qeverinë për investitorin. Kur i thoni këtë gjëra, i thoni për narrativë  politike por keni kaluar çdo limit. Nuk e kemi marrë me tapi qeverinë por jemi këtu se kemi votat. Flisni për kontratat për çfarë të doni ju por jo për investitorët, nuk mund të ngrihet një narrativë politike mbi trupa mbi njerëz. Nuk akuzoni vetëm ne si qeverinë por gjthë dynjanë zotërinj. Po Alaabar kur ka ardhur këtu për herë të parë ka qenë pronar i EMAAR, kemi marrë mbështetjen e qytetarëcve të Durrësit se pas 2 muajsh na besuan votën. Shteti do te jëtë aksionar me 30 përiqnd një nga kontratat më të larta të nënshkruara ndonjëherë. 

1 JAVE ME PARE

Balluku: Nga sot nis puna e reformimit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, do ketë efekt të jashtëzakonshëm

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku bëri të ditur se nga sot do të nisë reformimi në Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Nga salla e Kuvendit, ministrja teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për Projektin e Portit të Durrësit, tha se ky aksion do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm. 

'Flisni për pastrim parash në një projekt ku qeveria shqiptare, kemi kërkuar veto për të mbrojtur shtetin shqiptar nga cdo lloj ekspozimi. Sot më shumë se kurrë ka aksione dhe veprime për këtë çështje. Ka nisur një punë për një reformim të drejtorisë së pastrimit të parave, një reformim të thellë,që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm. Mua më shqetëson se ke këtë zakon të keq. Pse nuk e merr me qetësi. Ti cfarë je? Dëzhurn, ka ikur sulltani e të kanë lënë ty. Qetësohu pak. '- tha Balluku. 

1 JAVE ME PARE

Balluku: Thoni se Alabbar do vijë me qilim, ky është racizëm i pastër

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme në seancën plenare se fjalët dhe akuzat e ngritura nga opozita për Projektin e Portit të Durrësit, janë racizëm ndaj biznesmenit Alabbar.

'Më thoni si mund të merrnim një kredi ndërkohë që qyteti i Durrësit është projektuar si vend turistik? Durrësi është kthyer në destinacion. Ka strategji të reja ashtu siç ka dhe për Durrësin. Dua të ndalem tek racizimi provincial që shpaloset në të gjitha përrallat e 1001 e netëve. Që ti referoheni Alabarit që vjen me qilima nuk i takon asnjërit që t'ja bëjë se ky është racizëm i pastër. E kishit dhe në komision dhe këtu. Një pyetje tjetër, njerëzit thonë se ç'ka opozita që nuk e voton këtë ligj. Njerëzit mendojnë se opozita thotë jo për çdo gjë. Rrini të qetë, askush nuk ka asjë pyetje se ju keni një arsye madhore që ju po e kontenstoni në mënyrën më të keqe këtë projekt. Ju e dini që këtu ka një garë të hapur, është mirë që ta dëgjojnë qytetarët, ju hidhni baltë, e thoni se ka efekt. është ligji i investitorit strategjik, janë të lutur të vijnë dhe të shikojnë kapacitetet që ka vendi ynë, kështu ka bërë dhe Alabar. Ka parë disa zona ku mund të investonte. '- u shpreh ministrja. 

1 JAVE ME PARE

Balluku-opozitës: Keni përhapur tymnajë e baltë! Unë i kërkova BE të anulohej granti prej 28 mln eurosh

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Belinda Balluku

TIRANË- Porti i Durrësit ka rikthyer sërish në Kuvend debatin mes opozitës dhe mazhorancës. Pas kryeministrit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njëherazi dhe numri dy i qeverisë i është përgjigjur akuzave të opozitës. Balluku tha se është bërë një studim në lidhje me zhvendosjen e Portit të mallrave në Porto Romane pasi sipas saj nuk kishte më kapacitet përpunimi për shkak të rritjes së volumit. Sipas ministres Porti aktual shkaktonte ndotje në qytet dhe krijonte probleme në trafik për shkak se ishte në mes të qytetit. Balluku tha se është bërë një studim për zhvendosjen e tij në Porto Romane ku ka një hapësirë prej 60 hejktarë që do jetë enkas për ndërtimin e tij.

Balluku, nga foltorja u shpreh se i ka kërkuar me shkresë BE që të anulohej kredia prej 28 milionë euro në vitin 2019.

Pjesë nga biseda:

Belinda BallukuMundem të flas, mundem, i kam mbajtur shënim do të përgjigjem unë...

Lindita NikollaUlu zoti Spaho, tha do të përgjigjet...

Belinda BallukuZoti Spaho ti ke nevojë për përgjigje nuk ka rëndësi kush përgjigjet nga ministrat. Pse flet nga vendi, flet nga vendi dhe vetëm bërtisni. Unë do ta nis jo nga prezantimi i projektit por nga një tymnajë, baltë me aftësinë më të madhe që keni që Durrësi dhe Shqipëria të ngelë pa port por Durrësi nuik do të rrijë pa port se ne kemi bërë një studim për ndikimin negativ që kihste në qytettin e Durrësit dhe ajo që rezultoi ishte që portit i ka ardhur koha të largohet për shkak të rritjes së volumit, ndotjes ambientale, si qymyri, çimento opor dghe gruri dhe i gjithë problemi infrastruktor që ky Port sjell brenda qytetit. Duke pasur parasysh këtë situatë ne nisëm një garë ndërkombëtae, Duke qenë se në 20 ishte pandemi gara u hap në qershor 2021. Pse u zgjodh Porto Romano. Se është një zonë industriale dhe e destinuar të rritet industrialisht kështu duke pasur mundësi për ta zhvilluar në zonë. Ky port do tu përgjigjet edhe Kosovës ku do të ndërtohet një port i thatë dhe vetëm një javë më parë mideis qeverisë shqiptare dhe RMV u vendos nhritja e Portit të Thatë në Strugë. Do t’I shërbejë Ballkanit Perëndimor. Do t’ drejtohem zoti Alibeaj se tha se Porti do të kushtojë 2 miliardë euro mos dëgjoni shifrat e Sali Berishës se ai i nxjerr nga koka dhe ju e dini mirë. Kushton 390 milionë euro dhe do të bëhet se nuk ka më aftësi Porti i Durrësit, duhet të shpërngulet në një zonë industriale ku ka 60 hektarë për këtë, ku do të kalojë hekuradha. Pse nuk u mor kredia e BE. Kredinë e BE e kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj, me përgjegjësi të plotë në vitin 2019, ku nuk flitej fare për projektin e Mohamed Alabarin, as se dinim  që Porti i Durrësit do të kishte interes nga të investitorët e huaj. E kam kërkuar unë në 2019 që kjo kredi të anulohej, pasi 28 milionë euro kërkoheshin të merreshin kredi nga BE, për të futur në portin e Durrësit më shumë çemento e më shumë grurë.

1 JAVE ME PARE

'Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë', Spaho i përgjigjet Ramës: Nuk mund të të quajmë as luan e as tigër se dihet sa trim je

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edmond Spaho

TIRANË- Marrëveshja e për ndërtimin e Portit të Durrësit ka 'rindezur' debatet në Kuvend. Pasi mori fjalën pas kryeministrit Edi Rama deputeti demokrat Edmond Spaho iu përgjigj kreut të ekzekutivit me të një njëten 'monedhë'. Spaho tha se pas marrëveshjes së Portit të Durrësit qëndron një aferë e madhe dhe bëri thirrje për transparencë. Në fund ai u kujdes t'i përgjigjet kryeministrit, i cili me fjalët e Nolit ofendoi opozitën duke i quajtur gomarica. Spaho me ironi tha se të paktën kreu i ekzekutivit t'i kishte quajtur gomerë. Ndërsa tha se nëse kryeministri do të jetonte në kohën e Nolit vallë si do ta quanin, me ironi deputeti demokrtat tha se nuk mund ta quanin dot as luan e as tigër pasi sipas tij kryeministri nuk shquhet për trimëri. 

Edmond SpahoDesha të dija se cili është këndvështrimi juaj në lidhje me këtë çështje. Pse Komisoni Europian anulon një kredi afro 30 milion euro për ndërtimin e Portit të Durrësit. Tre nene a i keni dhënën përgjigje. Megjithse ministrja foli gjysmë ore e ministri më shumë nuk la vepër të Nolit pa cituar nuk na tregoi se kush do e ndërtojë Portin e Durrësit.  Unë do të isha gati për ndërtimin e një porti të ri por para se të fillojmë e ta prishim duhet të projektojmë atë të riun, kush do ta ndërtojë nga do të dalin paratë që jan 2 miliardë euro e nuk na thatë gjë. Ju po thoni që shërbimet e sotme të Portit do të tranferohen në Porto Romano. Pyetja e tjetër që kam dhe e kam me kryeministrin. Pse i mashtron qytetarët shqiptarë? Ju e dini që në Lalëz, qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 porteve që do kenë kapacitet 560 anije për t’u ankoruar aty në një kohë kur ky port ka 280. Pse e mashtroni qytetarin? Në portet e tjera do të jenë 560 dhe gjatësia 140 metra. Na folët për heroizmat në Dubai. Na i tregoni se ne gjinja e shenjtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë te Nusreti. Zonja kryetare, dua të bëj replikë me të gjithë ofendimet i drejtoi opozitës. Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë. I referohej Nolit dhe Konicës për të gjithë epitetet. Nuk i kam lexuar sa kryeministri dhe Elisa. Po them një pjesë të Bob Dylan, ‘man gave names to all animals’. Ne Gjel deti s’ja vëmë dot se s’ka në Surrel, as fushe s’ja vëmë dot. Luan, tigër, leopard s’ja vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Hienë ndoshta se ha vetëm mish kurse ky ha vetëm një gjë.

1 JAVE ME PARE

VIDEO/ Lapsusi i Spahos: Gjithmonë kam vrarë veten...Spiropali: Aman se na duhesh

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka bërë një lapsus në Kuvend. Teksa fliste për pseudonimet e vëna pnga kryeministri Edi Rama ndaj Opozitës, Spaho tha se gjithmonë kishte 'vrarë veten', në vend që të thoshte 'mendjen. Më pas ai kërkoi ndjesë.

"Lopës ia vunë emrin se jepte qumësht, gomarit se bënt ndonjë punë. Gjithmonë kam vrarë veten... kam vrarë mendjen, kur dëgjoja sharjet e kryeministrit. Lapsus, kërkoj ndjesë për ju që qeshni aty,"- tha Spaho. 

Deputetit iu përgjigj ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali. 

"Aman se na duhesh,"- i thotë ajo me ironi. 

1 JAVE ME PARE

Rama 'dorëzohet': Ju kam lënë Zotin! Vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmet e të paudhët

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në Kuvend u 'lënë Zotin' depytetëve të Opozitës. Nga foltorja, Rama tha se vetëm Zoti mund të merret me të paudhë e të pazgjidhshëm si Opozita në Shqipëri. 

"Degjojeni atë që do e kishit ju flamurin tuaj, një gjë më ka habitur, mungesa e anijeve dhe vaporëve, kemi një bregdet të bukur, por asnjë detar, veç ca ulqinakë të vendosur në Shkodër dhe himariotët. A nuk na bëhen vallë shembull anijet e tyre? Shqipria 2030 do t'i ketë, të paktën 4 porte turistike të klasit të parë, i vetmi që nuk është në fazë të avancuar është Shëngjini, Vlora në ndërtim, Saranda në ndërtim. Si dhe do të ketë portë moderne tregtare, jo ky antiku. Do lidhet me portet e thara, Prishtinë dhe Strugë, nuk janë të projektuara nga studioja gjirizi B. Nevoja e hijes së mallkimit të dhe goret eë e bëjnë këtë punë, nuk na pengojnë dot, nuk keni asnjë shans. Ju kam lënë zotin, ju kam lënë zotin sepse mendoj që vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmet, ju të paudhëve që hoqët gozhdën e mbeti vrima. Faik Beu të gjithëve na ka dalë borxhit, jo të gjithë e kanë dëgjuar. Turinjtë më të dendur të Shqipërisë duhet vënë re ai që është gati të vdesë për kombin,"- tha Rama ndër të tjera. 

1 JAVE ME PARE

VIDEO/ Rama mbyll fjalën, Dashnor Sula i afrohet tek vendi me letra në dorë, kryeministri-gardës: Ik andej!

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama dhe Dashnor Sula

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Kuvend, por pas e ndoqi deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ky i fundit, me një tufë me letra në dorë i shkoi pranë vendit.

Aty u afrua dhe Garda e Kuvendit, por ata u zmbrapsën me vetëm një sinjal të bërë nga vetë kreu i qeverisë. Ky i fundit duke u drejtuar dorë, u duk sikur u tha: Ik andej! 


Biseda mes tyre zgjati për pak sekonda dhe u mbyll me një shtrëngim duarsh. 

1 JAVE ME PARE

Rama akuzon Opozitën: Citoj imzot Nolin, këta njerëz kanë mbajtur rekordin kurdoherë për vrasje dhe grabitje

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza mbi Opozitën, duke i konsideruar si njerëz që kanë mbajtur rekord për vrasje e grabitje. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama duke cituar Nolin, tha se Opozita me thirrje për mbrojtjen e atdheut duke gjuajtur me gurë qeverinë, por në fakt, janë vetë ata që kërkojnë të 'shplahen nga gjaku'. 

"Keni qenë atje duke ironizuar atë parkun tek kompleksi i ministrive që të hapnin gojën, kur u paraqit shumë herë Porti i ri i Porti Romanos, një projekt i qëndisur nga një prej kompanive më të mëdha, holandezi, ne kemi hapur një dritare ku mund të shihet një e ardhme e ndritur por dhe një bashkëpunim me NATO-n, për investim në pjesën ushtarake. Por kur thonë do na lënë pa port tradhëtorët? E kanë thënë gjithmonë, për portet ankohen ata që s'dinë notë, nuk e them unë, unë thjesht lexoj, ata ju kan njohur e ju kanë parë, jua dinë mirë kokën dhe shpirtin. Por si more do e lëmë pa port, kur e para, puna nis me fazën e parë që është jashtë portit. Aty ku sot ka ferra do ketë plazh. Të gjitha ato do të nisin transferimin, i dinë dhe këta se janë të shkruara në marrëveshje, por tani ndryshon puna se u duket të tërëve me mufo e me çufo. Lodra që japin e marrin si të marrë po u ikën nga duart. Siç e thonë dhe mes tyre, po e bëri dhe këtë Rama, iku Durrësi, nuk e marrin dot më. Levantinët nuk janë një grusht qesharak por një turme që vetëm duke ushtruar na mëson, sa më tepër të shtrohet numri i tyre aq më tepër përhapet ideali i përcipë. Kushdo që i dëgjon, turren me gurë për të mbrojtur me gurë mëmëdheun dhe thua me vete o Zot si ka mundësi. Habitet njeriu por imzot Noli i njihte. Citoj, Citoj, për këta të dy, këta njerëz kanë rekordin kurdoherë për vrasje dhe grabitje. Në Shqipëri të re, jo vetëm nderohen por shesin patriotizma, duke menduar se nëse thërrasin 'rroftë mëmëdheu', do shplahen nga gjaku i mëmëdheut. Janë të njëtët që si pykë i rrinë mëmdheut. Sa herë vjen një kohë e tillë, njeriu thotë nuk do shplahem do nga gjaku, mirëpo këta thërrasin, me foltore e pa foltore,"- tha Rama. 

1 JAVE ME PARE

Rama zbardh detaje nga Porti i Durrësit: Porta hyrëse, plazh publik dhe gjithçka shembullore, si çdo gjë që bëjmë ne

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama

U jam zotuar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve që do të hapim 4 porta nga deti dhe qielli, deri para disa vitesh turizmi mbahej vetëm me turistët e Kosovës motër, e kam marrë këtë vendim, porta kryesore është Durrësi. Ndërsa vendi për ta hapur atë portë, është zemra e Durrësit. Nuk mund të vijojë të transportohet krom aty, pikërisht aty duhet dhe pikërisht aty do të transplantohet edhe një zemër e re për Durrësin turistik. Gjysma tjetër, ajo që patë, do të jetë hapësirë publike e transformuar, përfshirë dhe plazh publik, që sot nuk ekziston. Do përdoret vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë, kurse gjysma tjetër do të bëhet plazh publik. Sot 17% e territorit është e pashfrytëzueshme, njësoj si ajo partia me vulën e humbru, që ju ka mbetur në dorë pasi ju humbi gozhda. Aty ku do të ndërtohet plazhi i ri, ka një ndotje të frikshme, shtres vit pas viti në kohë, nga jashtëqitjet e portit të ardhur nga ndryshqet komuniste. Të dyja do të kthehen në një zonë shembullore, si kudo ku ne vëmë dorë, evropiane. Kamufo e bufo, gagaçopullët janë fis i madh. E keni vënë re, çdo punë që ne nisim këta e pagëzojnë si aferë të mëdha. Njëri i janë holluar buzët e i janë zbardhur sytë. 

vijon...

1 JAVE ME PARE

Rama kujton investitorin Kanadez: Berisha i kërkoi gjysmën e investimit tek Porti i Durrësit

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vitin 2006, kur investitori kanadez erdhi në Shqipëri për Portin e Durrësit. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Rama tha se qeveria e asaj kohe, e drejtuar nga Sali Berisha i kërkoi 50% dhe se kjo gjë e 'ërpzrui' investitorin. I njëjti person, tha Rama, u ndal tek Mali i Zi, aty ku e bëri investimin dhe e ktheu portin Montenegro në një destinacion turistik. 

"Ky investim do ta impaktojë GDP-në e vendit, 1.2 çdo vit, në një 10-vjeçar operimi do të jetë një kontribut ekomik, motor ekonomik, 8 miliardë euro, do të ngrejë vlerën e të gjithë hoteleve të Durrësit, gagaxhopullët e këtij vatani ngrihet, o burra, le t'ifryjmë zjarrit, o burrani, fryjini zjarrin, sillni vajgur, hajde burrani, do të kemi dimër të ashpër dhe do i vëmë zjarrin vendit e do ngrohemi. Kontrata parashikon se në rast moszbatimi shkohet deri në marrjen e gjithçkaje të bërë deri në atë moment, me zero pagesë nga shteti. Si dhe nuk ka asnjë kolateral të prons shtet për financimin e projetit, gjë që sipas investitorit, është hera e parë. Këto janë vetëm disa detaje të panumërta të një kontrate që unë jam shumë krenarë, do të kemi rast e kohë që t'i përballim dokrrat e hinit të shfryra me një tërbim të veçantë për portin e Durrësit. Në kohën kur në Shqipëri sapo kishte nisur të qeveriste napoleoni i gjirizave, zbriti në Durrës një fare Piterman , sipërmarrësi nga Kanadaja që kishte vizionin ta kthente në një portë të re joshëse, pranë amfiteatrit që romakët ndërtuan, njëriu i duhur që ra mes gjirizit napolonik të kohës, që i kërkuan të kërcejë napolonin me shaminë e ndarë në gjysmë. Gjys për ty e gjys për ne plako se ka Zot Shqipëria, ishte diku viti 2006, iku me të katra, sipërmarrësi vizionar pasi u erdhi vërdallë gjirizave tre herë. E mbajti frymën në Malin e Zi që i dhanë çfarë kërkoi, kurse ai u dha investimin për destinacionin turistik porti Montenegro. Merreni, merreni, ecurinë e Malit të Zi dhe studiojeni kurbën e tyre dhe do të vini re se një rritje e njedhme e rrogave erdhi për shkak të investimit, hapini sytë,"- tha Rama ndër të tjera. 

1 JAVE ME PARE

Rama: Porti i ri i Durrësit, investimi më i madh i huaj në histori! Kemi 3 vite luftë bindëse me Princin e Kurorës, 5 kërkesa i pranuam Alabbar nga 33

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat e investitorit arab, Mohammed Alabbar për të ndërtuar Portin e Ri të Durrësit. Rama tha se qeveria ka 3 vite që përpiqet të bindë arabët për këtë projekt, duke pohuar se ka bindur princin e Kurorës ndërsa nuk kanë munguar as emisionet për Alabbar.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Porti i Durrësit, dikur me fusha qymyri, skandal ekologjik.  Zhdukja e Malit me Plehra te Porto Romano, Durrësi fitoi një park fantastik. Nga zhdukja e këtij ndryshku, çfarë do të fitojë Durrësi? Diskutimi na sjell këtu, si deputet i Durrësit me gëzim do të thoja, nuk mohoj se ky është investimi më i madh i huaj në histori. Porti më i madh turistik i Mesdheut, me kapacitetet më të mëdha. Poshtërsi si hije që e ndjek këtë vend që prej 1912. Abdyl Ypi thoshte të nesërmen e shpalljes së Pavarësisë, që nuk prej gjë nga anadollakët. Një lodër është që siç thoshte Konica, një lodër e ngatërruar e ndyrë. Po na marrin Portin Antik për një kompani në QKR offshore, vëllezërit Kariç, pastrojnë lekët e Lukashenkos dhe Vuçiç. Shkruante Mithat Frashëri duke heshtur sqenka punë, duam fjalë të urta dhe punë shumë. Për fat të keq, njeriut i vinë ca gjëra në tru që se lënë të pushojë. Folëm në fillim për Esatin e Tiranës. Më thoni mua, a nuk janë gjallë Esati dhe kulishi, bashkë me vagabondët e 1912, me lodrën Shqipëri në duar. Sha e Mallko, duke përzierë çdo projekt me punët e tyre të ndyra. 3 vite lutje ecejake te princi i kurorës për të investuar në Shqipëri. Emisione të panumërta bindëse për Shqipërinë me Alabbar për investime. Takime të përbashkëta me Emiratet, puna e një batalioni me njerëz për formatin e bashkëpunimit, për një port spektakolar për Mesdheun që siç tregojnë dokumentet u pranuan vetëm 5 nga 33 kërkesat e investitorit. Ne kemi këmbëngulur papushim për kërkesat tona. Ky është investimi më i madh i rajonit./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Ibrahimaj: Porti aktual nuk preket, për të përfaqësuar interesat e shtetit u krijua shoqëria Albania

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj akuzave të opozitës për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit u është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit. Ministrja tha se nga ky projekt porti ekzistues nuk preket ndërsa valina ujore do të nisë kur të jetë ndërtuar Porti në Porto Romano. Sa i përket akuzave se shteti shqiptar del i humbur nga kjo marrëveshja Ibrahimaj tha se për të ndaluar këtë është krijuar shoqëria e shtetit Albania, ku u propozua kompania Eagle Hills, e cila i dha shtetit akses në investim. Ministrja tha se porti do të këtë 290 vende ankorimi për jahtet

Delina Ibrahimaj: Përparësia e dhënë për ekonominë blu, tregon që Porti të mos jetë shkarkimi por logjistik, me atraksion në një zonë ekonomike të dedikuar dhe të mbështesë eksportin. Nuk po e mbyllim Portin e Durrësit, Porti aktual nuk preket, valina ujore do të nisë kur të jetë ndërtuar Porti në Porto Romano. Në fazën e parë, Porti i Durrësit do të shërbejë si Port tregtare dhe do të shërbejë për pasagjerët dhe jahtet, duke ofruar shërbim për shtetin dhe operatorët. Për të përfaqësuar sa më mirë interesat e projektit, u krijua shoqëria e shtetit Albania, u propozua kompania Eagle Hills, i dha shtetit akses në investim përmes shtetit dhe Eagle Hills, duke i dhënë kompanisë statusin investitor strategjik. Ka 290 vende ankorimi për jahtet. Ne tëe nderuar kemi negociuar  interesat e shtetit shqiptar.

1 JAVE ME PARE

Rama flet në Kuvend, Dash Sula nxjerr foton e ministrave në Dubai te Nusreti

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Fotoja e Dashnor Sulës

DURRËS- Kryeministri Edi Rama flet në Kuvend, Dash Sula nxjerr foton e ministrave në Dubai te Nusreti. Në seancën e sotme parlamentare, opozita është përplasur sërish me qeverinë për projektin e Portit të Durrësit.

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Fotoja e Dashnor Sulës

Ndërsa Rama fliste nga Foltorja, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ironizon duke ngritur fotot e deputetëve të PS-së duke darkuar te një nga restorantet më të shtrenjta në botë.

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit/ Basha i përgjigjet Berishës: Non-grata shpif! Administratori u shkarkua, ja dokumenti

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se kryedemokrati Sali Berisha gënjen dhe mashtron kur thotë se administratori  kompanisë së Lulzim Bashës, (referuar asaj të Erion Isufit, kunatit të tij), nuk ishte shkarkuar nga detyra që në korrik 2021, por vazhdonte që të ishte edhe aty, edhe te “Emaar” në projektin e Portit të Durrësit. Në postim, Basha ka shpërndarë një artikull të Alfapress.al, në të cilin shihet dhe dokumenti i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, që vërteton se Oltjan Haxholli pas një vendimi të asamblesë së ortakëve në datë 13.07,2021 është shkarkuar si administrator i kompanisë në fjalë. Vetëm 3 ditë më pas në datën 16.07.2021, ky shkarkim është reflektuar edhe në regjistrin e QKB.

"Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty,"- shkruan Basha në postim.

Reagim i Bashës erdhi pasi për të disatën herë, Berisha përsëriti akuzat se ai është i përfshirë në projektin e Portit të Durrësit. Jashtë Kuvendit, Berisha tha sërish se Basha është 'blerë' nga qeveria Rama përmes këtij projekti.

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit/ Ibrahimaj: Ka një tymnajë gënjeshtrash! Ky projekt do të nxisë zhvillimin e vendit! Më i madhi në rajon

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për Portin e Durrësit nga foltorja e Kuvendit. Ibrahimaj tha se ky është një projekt që do të nxisë zhvillimin e vendit, jo vetëm të Durrësit ku falë projektit sipas ministres do të punosohen 12 mijë persona. Ibrahimaj tha se për këtë projekt qeveria shqiptare ka negocionuar për një kohë të gjatë deri në projektin final. 

Delina Ibrahimaj:Të prezantoj projekti më madhor në Shqipëri, për marinën turistike dhe zhvillimin e ballinë ujore të Portit të Durrësit. Me keqardhje si qytetare shoh që ky nuk është një debat, është një dashakeqësi, tymnajë jo gjysmë të vërtetash siç jemi mësuar të dëgjojmë, po gënjeshtrash që kërkohet ti serviren qytetarëve si biseda kafenesh. Ne prezantojmë një projekt që është dëshmi i atraktiviteit të ekonomisë shqiptare. Ky nuk vjen i vetëm, investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 35% në krahasim me një vit më parë. Ky projekt nuk është vetëm më i madhi në Shqipëri, por në rajon me vlerë 2.1 mld euro. Nëpërmjet këtij projekti synohet të krijohen 12 mijë vende pune. Fillimisht me zhvillimin e zonës dhe më pas me krijimin e punës. Të rivitalzipojmë zonën, përmirësimin e infrastrukturës, ofrimin e shërbimeve sociale, zhvillimin e artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar. Pse Durrësi? Durrësi e meriton dhe justfikon këtë injektim të investimeve sepse me gjithë pushtimet, luftërat apo tërmetet Durrësi vazhdon i ringritur. Do vazhdojë të jetë edhe nesër me i bukur dhe më i begatë. Këta harrojnë se ca i kanë bërë vendit, ekonomisë, skemat piramidale, shitjet e aseteve shtetërore, faljen e asteve në këmbim të TVSH, periudhat kur ndodhën të zezat e gërdecit dhe 21 janarit. harrojnë sesi e kanë falur interesin publik për hir të interesave personale. Ne sjellim para jush një kontratë të mirënegocuar që përkthehet në zhvillim ekonomik, me rëndësi rajonale dhe kombëtare. Ne kemi negociuar për më shumë se një vit, dhe nga 33 kërkesa të investitorit kemi pranuar vetëm 5. Shteti do jetë aksioner me 33% dhe nuk do ndryshojnë në asnjë moment dhe ne kemi të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje të rëndësishme. Nuk ka asnjë përjashtim nga TVSH, kontributet. 1.1 mld euro që do arkëtohen në formën e taksave në 20 vitet e ardhshme. Toka as nuk falet dhe as nuk shitet. Procedura Projekti i parë që qeveria bëhet aksionere.

1 JAVE ME PARE

Berisha: Ne mbahemi me rrogat tona, Rama do të vjedhë Portin e Durrësit, ta mbushë me jahte

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur se me çfarë parash do ta bëjë fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në fjalën e mbajtur jashtë Kuvendit, Berisha tha se ata kanë rrogat e tyre si dhe do të kërkojnë financa nga anëtarësia. Kreu i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë për investimin e Portit të Durrësit dhe shtoi se ai kërkon ta vjedhë e grabisë portin që ka kapacitet për 8 ton mallra. 

"Ne nuk marrim, të gjitha financat ia jep atyre që ia ka qejfi, ne mbahemi me rrogat tona dhe financimet nga anëtarësia. Jue patë se çfarë beteje u bë në parlament që të kufizoheshin debatet për këtë vjedhje. Është një marrëveshje tjetër midis ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, çdo deputeti do fliste 10 minuta, ndërsa për Portin e Durrësit, vetëm çereku i asaj kohe. Ne bëmë një betejë të drejtë dhe të ndershme, nuk kërkojmë asgjë që nuk na jep rregullorja dhe Kushtetuta, kjo kërkesë u imponua dhe do ketë diskutime për aferën më të madhe të vjedhjeve që ka ndodhur ndonjehërë, për Portin e Durrësit që përpunon ton mallra dhe ka një kapacitet për 8 milion ton mallra. Rama kërkon ta shndërrojë në portin e jahteve,"- tha Berisha ndër të tjera. 

1 JAVE ME PARE

Rama-opozitës: Nuk shpallim emergjencën për 30 shtëpi të përmbytyra, po me ju duhen dy... një ta çash dhe një ta mbash

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se faktet tregojnë që Shqipëria është përmbytur më pak. Në fjalën e tij në Kuvend, në interpelancën e thirrur nga deputetët e PD, Rama tha se Gjendja e Jashtëzakonshme shpallet në bazë të situatës dhe procesurës ligjore që ndiqet në këto raste. Rama tha se emergjenca nuk mund të shpallet për 30 banesa që u përmbytën.

Edi Rama: Ju më kujtoni atë shprehjen më jep shpirt po s’heq dorë. Më nxjerr videon time të asaj kohe dhe më thua hajde konfrontohu. I qëndroj 1 për 1 atyre që kam thënë, janë shifra të qarta fare. Ti mund të vish sa të duash dhe të recitosh se u vihet kamera përpara, se një luftë e tërë bëhet me kamera. Çështja bëhet me fakte dhe unë erdha të dhashë faktet e Shkodrës. Për çfarë ta bëjmë, për 30 banesa në prezencë uji dhe tani s’ka më. Këto janë rezultatet sepse kemi pastruar me mijëra struktura. Është një agjenci kombëtare e emergjencave civile. Do të thotë që nëse ka emergjencë vihet në lëvizje gjithë mekanizmi. Ça t’u themi atyre. Po se bëjmë dot mo vëlla. Kemi 30 shpi në prezencë po Qimi.net thotë janë 70, me ju duhen dy, një ta çash dhe një ta mbash./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Përmbytjet/ Xhaferraj i nxjerr videon Ramës: Duartrokitet nga halli, Shkodra, Lezha dhe Durrësi vazhdojnë të përmbyten

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj nga foltorja e Kuvendit, akuzoi kryeministrin Rama se nuk iu përgjigj 8 pyetjeve të bëra nga opozita lidhur me situatën e përmbytjeve. Ai tha se ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha dhe Durrësi vijojnë të përmbyten. 

'E duartrokitet nga halli se asnjë lloj zgjidhje dhe mase nuk paraqiti. Duke vijuar me Rama junior, se si fliste para 10 vitesh, këtu është një tjetër video. Balla reagon nga vendi, Taulant the; ngrije zërin, se ishte me zë të ultë. Por para se të jemi deputetë, të jemi dhe qytetar. Më vjen turp për gjendjen e kryeministrit tim. Ai thoshte; kemi përmbytje, se nuk kemi një kryeministër të zgjedhur me votë, ashtu siç është sot. Mban erë të qelbur se si është shitur energjia elektrike. Ai nuk tha asnjë fjalë për këtë. 10 vite më parë fliste se; na duhet të ngremë struktura të posaçme. Sot pas 10 vitesh nuk foli për asnjë strukturë. dhe kjo është përgjigja e atyre 8 pyetjeve. Në vend të përgjigjeve, morëm hedhje faji dhe akuza se si qeveriste Berisha. Se besoj dot që kryeministri është në atë pozitë që ta mbroni ju. A mund të shërbejë si kamerdare shpëtimi një video e 12 viteve më parë. Ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha e Durrësi, vijojnë të përmbyten. Për këto arsye zoti Berisha mori 1 mln shuplaka në 2013-ën", tha Xhaferraj nga Kuvendi./ Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Kandidatët e Alibeajt për 14 maj, Berisha: Janë të Ramës! Opozita e blerë nga me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se të gjithë emrat që do të dalin nga grupi i Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit, janë të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Jashtë Kuvendit, përballë gazetarëve, Berisha tha se kjo bëhet pasi qëllimi i Ramës është zhdukja e Opozitës. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: A keni një koment për deklaratën e Alibeajt për kandidatët e 14 majit

Sali Berisha: Çdo kandidat është gjoja i tij, por i dal nga Rama. AI është njeriu që kërkon të zhdukë Opozitën dhe PD-në, por do marrë përgjigjen më ndëshkuese, pasi PD-ja është në të drejtën morale për të qenë e pavarur. Ndiqeni seancën dhe përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, kjo është e vërteta. Ishte marrëveshje pozitë-opozitë si persona hajdutë, të pa mëshirë, klani Rama me klanin Basha. E them për Bashën për të thënë të vërtetën, ai që ishte menaxher i Simfoni, ishte administrator edhe i Ramës dhe i Bashës. Pra, prit një minutë, dua të mos kujtojë kush që po bëj akuzë politke, nuk po e bëj, po them një të vërtetë të hidhur, ky tha që dha dorëheqjen, por pa një muaji doli që funksiononte. Kjo ishte marrëveshje e përgatitur nga dy krerët. Gjë e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësi. 

1 JAVE ME PARE

Berisha: Rama i përmbyti qytetarët në pabesi, dallgë të tillë nuk kishte parë Shkodra, KESH t'i dëmshpërblejë, po luan bixhoz me energjinë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza mbi qeverinë në lidhje me përmbytjet e vendit. Jashtë Kuvendi, Berisha tha se Shqipëria u përmbyt pasi u hapën portat e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Berisha kërkoi që KESH të dëmshpërblente të përmbyturit, ndërsa hodhi akuza se janë përfshirë në shitje e blerje të energjisë elektrike. 

Pjesë nga prononcimi:

Sali Berisha: Në Kuvend po flet njeriu që në pabesi, në mesnatë dhe pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit e Vaut të Dejës dhe krijoi një dallgë përmbytëse që nuk e kishte parë ndodnjëherë Shkodra e nën Shkodra, dallgë që ncorri urën e Bahçallëkut nga themelet, një moment kulture. Kjo dallgë përmbyti rreth 600 banesa e 2500 hektarë tokë. Ky akt është vepër e mirëfilltë kriminale dhe kishte si qëllim vetëm dy gjëra, t'ia faturonte përmbytjen jo hapjes së digave dhe kaskadës që me ligj dëmshpërblen banorët për përmbytje, të fshihte faktin që për ditë të tëra nuk prodhoi energji, duke lejuar rritjen e lartësisë së ujit në Koman që është një liqen me kapacitet të kufizuar dhe mbushet e stërmbushet nga lumenjtë e rrëbmyeshëm brenda një kohe të shkurtër. Kjo është një gjë dhumë e njohur nga gjeoshkenca sepse u parashikuan një javë më parë. Të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Balluku për të importuar energji me 230 euro megavat në një kohë kur digat hapeshin për të ndëshkuar shqiptarët. Pasi kreu këtë akt, në vend të kërkonte ndjesë e të premtonte shpërblim, ajo është një zonë me potencial shumë të lartë prodhues dhe ai u shkatërroi të gjithë ekonominë. Tani, del këtu në interpelancë dhe do fillojë të bëjë krahasime të pakrahasueshme, e dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qytetarëve nga hapja e tuneleve, kërkoj dëmshpërblimin e tyre në çdo qindarkë nga ata që dhanë urdhër. Drejtori i KESH zbatoi urdhrin dhe kreu një krim. E shihni se çfarë kurajoje ka ky person, kaloi nga ekrani në ekran për të justifikuar veprën e tij të shëmtuar. Ne jemi këtu për qytetarët. Në Shqipëri përmbytjet nuk janë të rralla duhet ta pranojmë këtë, por përmbytjet e paralajmëruara janë të domosdoshme të merren masa e të dëmshpërblehen kur ndohin për shkaqe të digave e të të tjerave. Mos të thotë nuk kam para.

Mos do të ishte më mirë të shpronësoheshin ata banorë dhe të largoheshin nga ajo vijë rreziku?

Ne morëm një grup ekspertësh më të shquar në botë, kryeinxhinierin e ujërave të mbretërisë së Holandës, morëm ish-drejtuesin e digave të Britanisë së Madhe dhe ata bënë një studim shumë të vyer. Dhe gjetën projektin tonë të ndërtimit të unazës dogë në anën e liqenit të Shkodrës, si projektin më të drejtë që mbronte qytetin. Për arsye se ne na ndodhi, lërë çfarë thotë ky që nuk përmbahet në gënjeshtra. Nuk erdhi nga Kaskada, por nga rreshjet e panumërta. E frynë liqenin dhe Shkodra u përmbyt gjer në qendër, kështu që unaza e mbronte në mënyrë të sigurtë. ATa rekomanduarn zgjerimin e Vilunit dhe përforcimin e të gjithë sistemit të argjinaturave për të cilat ne investuam 39 milionë euro, por ka nevojë për riparim te vazhdueshëm. Rekomanduan që të depozitohen rezerva ushqime për bagëtitë. Nuk rekomanduan braktisjen, janë bujq dhe janë inxhinierë. Ky do që t'i udhqejë me mashtrime, ai është në foltore aty, jam i siguritë që në çdo gjë thotë 'fajin e ka Saliu'. Le që për Shkodrën ka një urrejtje, sepse Shkodra nuk e voton.

Propozimi është ky. Tre herë ka ndodhur. I kemi diktuar KESH-it që të bëjë dëmshpërblimin. E bëri, pjesën tjetër e mbajti si borxh. Investohet në argjinatura, sistemohet mirë unaza-digë. Forcohen të gjitha argjinaturat. Duhet hidrocentrali i ashtës dhe ai ka luajtur një rol të rëndësishëm, duhet që kur hapen digat të njoftohen 5-6 orë përpara. Ata mund të mbronin gjithçka, me mbulesa, me lartësi, me ledhe që krijojnë vetë ata. Ajo që mund të bëjmë ne tani dhe e them këtu, e kam menduar disa herë. KESH që është një sipërmartje gjigante duhet të ketë para për përmbytjet dhe jo të thotë s'kam para. Ka hyrë në bixhozin e vjedhjen, blen me 230 dhe shet me 79 energji. Është shndërruar një nga instumentët më të madh të vjedhjeve. 

1 JAVE ME PARE

'Ndizen' debatet në Kuvend, Nikolla-Baçit: Nuk jam këtu që të të mësoj ty rregulloren

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Luan Baçi

TIRANË- Pas rinisjes ka pasur sërish debate në seancën plenare. Kështu deputeti demokrat Luan Baçi kërkoi që të mos ketë kufizime në fjalën e tyre. Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla iu përgjigj se gjithçka është në bazë të rregullores. Nuk munguan as ironitë teksa Nikolla iu drejtua deputetit demokrat se nuk është aty për t'i mësuar rregolloren dhe ai përpara se të ngrihet në këmbë dhe të bëjë replika.

Pjesë nga debati:

Luan Baçi: Ne që nuk figurojmë në grupet parlamentare na thonë që kemi 10 minuta që ta ndajmë. Ne nuk jemi grup parlamentar...

Lindita Nikolla: Koha ndahet...

Luan Baçi: Si veprohet për deputetët e pavarur. Ju na keni përcaktuar kohë të kufizuar...

Lindita Nikolla: Uluni dhe mësoni rregulloren nuk jam këtu për t'ju mësuar rregulloren...

1 JAVE ME PARE

Spaho këmbëngul, Nikolla: Je jashtë grupeve parlamentare, duhet të ishe mësuar

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka debatuar me kryetaren e Kuvendi, Lindita Nikolla. Spaho kërkoi që të flasë 10 minuta në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Nikolla i tha se është jashtë grupeve parlamentare dhe se nuk i takon të flasë 10 minuta.

Pjesë nga debati mes tyre: 

Edmond Spaho: Rregullorja, neni 48 thotë që çdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta.

Lindita Nikolla: Jeni për të njëjtën çështje, zbatojmë rregulloren njësoj. Ju ndalohet fjala për procedurë, nuk është 48/1 e rregullores, por 48/3.

Edmond Spaho: Nga cili grup

Lindita Nikolla: Je jashtë grupeve parlamentare dhe ke kohën jashtë grupeve, zoti Spaho është një situatë e përsëritur kjo me ju dhe ju duhet të ishit mësuar. 

1 JAVE ME PARE

Baçi thirrje deputetëve të PD: Të bashkohemi bashkë! Juve të mazhorancës do t’ju vijë shpejt koha

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enikelejd Alibeajn që të bashkohen me ta për të kërkuar të drejtën e fjalës në Kuvend. Baçi tha se beteja e tyre është për votën e lirë dhe i kërkoi drejtueses së seancës Lindita Nikollës që t'i japë minutazhin që i takon.

Luan Baçi: Kolegë, ju drejtohem ju të Partisë Demokratike, unë kërkoj disa minuta kohë që të shpreh mendimet e mia në lidhje me rendin e ditës. Nuk më jepët asnjë minut për të folur, duhet të jemi të gjithë bashkë. Zonja kryetare unë figuroj jashtë grupit parlamentar të PD, më shpjegoni përse figuroj jashtë, pse nuk me jepni minutazh. Kjo është një betejë për fjalën e lirë, për votën e lirë. Kaq kërkojmë çfarë është e tepërt nga kjo kërkesë e jona dhe ndërprisni seancën. Juve të mazhorancës do t'ju vijë koha shpejt kur do të jeni opozitë por nuk do t'ua ndërpresë njeri fjalën.

1 JAVE ME PARE

Berisha flet për Portin e Durrësit, Rama prezent në Kuvend

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në foltoren e Kuvendit ndodhet Berisha, ndërsa Rama është i ulur në vendin e tij. Akuzat e hedhura nga Berisha pritet që të marrin edhe përgjigjen e Ramës si dhe të ketë debate në Kuvend. 

1 JAVE ME PARE

Këlliçi: Ne po kërkojmë transparencë, nuk mund të flasim 4 minuta për megaaferën e Portit të Durrësit

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se ata nuk mund të kenë vetëm 4 minuta kohë për të folur për megaaferën e Portit të Durrësit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi theksoi se nuk mund që diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme në kaq pak kohë. Po ashtu ai ka theksuar se, ky show që po bëhet është për t'i mbyllur gojën opozitës.   

“Erdhëm prapë si në javën e kaluar. E gjitha bëhet për t’i hequr replikën zotit Berisha, për të thënë disa të vërteta. Se kuptoj se pse qenka e vështirë që të zbatohet kërkesa e opozitës për të folur. Problemi i sotëm është se keni parë kryeministrin javën e kaluar, që me zor prisni që të vinit në seancën e sotme që të diskutonit për portin, ndërkohë që sot opozitës po i mbyllet goja. Po më thoni nëse për 4 minuta qytetarët të kenë transparencë dhe të kuptojnë se çfarë fshihet pas kësaj afere, ku do të ketë apartamente, dhe jahte apo vila, dhe s’do të jetë port. Nuk mundet më që çështje kaq të rëndësishme të kalon kështu fshehtas. E gjithë kjo beteje, i gjithë ky show që behet është për t'iu mbyllur gojën opozitës. Por falë teknologjisë ne këtu do jemi për të thënë të vërtetat, të vërtetat e shqiptrëve që na besuan e na votuan. Censurë ka pasur vetëm në diktatutrë, nuk mund të na ndërpresin fjalën," tha Këlliçi. 

1 JAVE ME PARE

PD nis qendresën, Berisha nga Facebook: Nëse nuk zbatohet rregullorja do të qëndrojmë këtu 24 orë

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi se në rast se Kuvendi nuk do të zbatojë procedurën dhe do ti japë kohën për të folur deputetëve të opozitës, atëherë foltorja do të bllokohet për të paktën 24 orë. Berisha hapi live në faqen e tij në Facebook ku tha: Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregulloren, ose ne do të rrimë këtu non-stop 24 orë. /Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Spaho: Nuk do të tërhiqemi! Shteti shqiptar del i humbur nga marrëveshja e Portit të Durrësit

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho duke folur nga foltorja e Kuvendit por këtë herë live nga Facebook-u i liderit të PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën pazar me Portin e Durrësit. Spaho tha se shteti shqiptar humb nga kjo marrëveshje teksa shtoi se marrëveshja është e mbushur me mister.

Edmond Spaho: Nuk e lë opozitën se do të flasë vetëm vetë, që ta paraqesë projektin si mrekulli. Sot në Durrës kushton 1000 euro metri katror. Veç këtyre bën përjashtime nga taksat dhe mburret për një fitim hipotetik prej 360 milionë euro. I heq 4.1 miliardë euro Shqipërisë pa llogaritur fitimin e Portit të mallrave dhe tani kërkon të na hedhë hi syve. Nëse është i sinqertë në atë që thotë duhet ta lërë opozitën të flasë. E thotë rregullorja. Unë nuk jam pjesë e ndonjë Grupi Parlamentar, të gjithë ata deputetë që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare kanë të drejtë të flasin 10 minuta. Ne do të qëndrojmë deri në fund, nuk ka parlament nëse opozita nuk flet. Parlament pa opozitë ka pasur vetëm në kohën e Enverit. Mos u nënshtro nga çizmja e Edi Rama.

1 JAVE ME PARE

Berisha merr me radhë socialistët: Shalsi sa apartamente të vodhën kur ishte në Bashki? Moj Blerina. Noka: Janë kone

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar me disa nga deputetët socialistë. I pranishëm në Foltoren e Kuvendit, të cilën e bllokoi për disa minuta, Berisha pyeti deputetin socialist Eduart Shalsi se sa apartamente ka humbur gjatë kohës që ka qenë në bashki. Berisha akuzoi Shalsin se ato apartamente po kërkonte t'i rikuperonte përmes Projektit të Durrësit. Më pas iu drejtua dhe socialistet Blerina Gjylameti. 

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Si e ka emrin ai? Si e ka emrin ai? (E ka fjalën për Shalsin)

Flamur Noka: Kone, kone. O kone

Sali Berisha: Shalsi sa apartamente ke humbur? Sa humbe herën e parë? Po i kompenson tani ato? Kjo është frika që ju keni nga fjala e vërtetë sepse jeni të kavërdisur nga vjedhjet e mashtrimet, sot po kryeni krimin më të madh në histori, bëni avokat një njeri që porosity vrasje si ai

Sali Berisha: Kush është kjo, kush është kjo

Flamur Noka: Blerina

Sali Berisha: Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregullore, ose ne do të rrimë këtu non-stop. O Shalsi më thuaj pak sa apartamente të morën, 8 të vodhën, tetë apartamente të morën kur ishe në bashki.

Flamur Noka: O Mond dil e fol, dil e fol ti…

1 JAVE ME PARE

"Eja provoje njëherë, je akuzuar për vrasje!", Berisha akuzon Ballën: Nuk e lan dot porosinë për ekzekutimin e Ravik Gurrës (DEBATI ME VIDEO)

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në një çështje shumë të rëndë, pas akuzave të Ardian çapjas se ka qenë një politikan "Taulant" në dosjet e avokatit Ravik Gurra, përpara se të vritej.

Në seancën e sotme, Berisha tha se Balla duhet të lëshojë imunitetin dhe të përballet në prokurori me akuzat. Në përgjigje, deputeti socialist kërkoi që Kuvendi të marrë masë për Berishën dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përcaktoi vërejtje. Berisha e quajti edhe Pandeli Majkon 'kone' që i doli në mbrojtje Ballës duke folur nga vendi pa mikrofon.

Debatet në Kuvend: 



Sali Berisha: Edhe njëherë, osetë drejtat e opozitës do të respektohen ose ne...

Taulant Balla: Neni 2, pika 3 parashikon...

Sali Berisha: Mbylle gojën, shko në prokurori. Je akuzuar për vrasje, ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. shko përballu me akuzat, je i akuzuar për vrasje, është hera e dytë që  akuzohesh për porosi vrasjesh. Mos përdor imunitetin, shko dhe jep llogari. Nuk e lan dot me asgjë porosinë për vrasjen e Ravik Gurrës.

Taulant Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë. Duhet masë disiplinore. Aplikoni masë

Sali Berisha: Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje. është hera e dytë. Në vrasje je implikuar ti, posi posi, eja provoje njëherë...

Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk ikim.

Edmond Spaho: Ose jepi fjalën ose na përjashtona të gjithëve,. parlament pa opozitë nuk ka. 

Sali Berisha: Unë përfaqësoj këtu shqiptarët, nëse ju nuk respektoni të drejtat tona, ne do të fitojmë betejën tonë. Mos ikni nga salla, këta kërkojnë të vënë censurën, ky është akt vjedhjeje. Nuk dua ti jap përgjigje atij që është i akuzuar për vrasje. ça thotë ai mo ça thotë, avokati i Taulantit, o kone. /Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Nikolla jep masë disiplonore: Vërejtje për Berishën, paralajmërim për përjashtim

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka paralajmëruar kreun e Partisë Demokratike me përjashtim. Vërejtja e Nikollës ka ardhur pasi Berisha refuzoi që të lironte foltoren e Kuvendit. 

"Vërejtje për Berishën. Paralajmërim për përjashtim," tha Nikolla.

1 JAVE ME PARE

Iu ndërpre fjala, Berisha futet live nga Facebook-u

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Kjo erdhi pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën liderit të PD. Pas kësaj Berisha zgjodhi të futet live nga Facebook-u i tij.

Krydemokrati po e mban fjalën e tij në një komunikim të drejtëpërdrejtë nga Facebook-u ku ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit. Seanca është ndërprerë për 5 minuta për shkak të tensioneve.

1 JAVE ME PARE

Vasili: Ky votim është i paligjshëm, mos u çmendni në këtë farë pike

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti opozitar Petrit Vasili ka deklaruar se votimi për diskutimin prej 6 orësh për Portin e Durrësit është i paligjshëm. Gjatë fjalës në Kuvend, Vasili ka theksuar se rregullorja nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme. Po ashtu ai tha se të tilla propozime nuk mund të hidhen në votim.

“Nuk hidhen të votim të tilla propozime, por vetëm ndryshimet në rendin e ditës. Nuk kemi të bëjmë me ndryshime të rendit të ditës. Nuk është se njëra palë vendos për tjetrin. Rregullorja flet qartë. E rë pusho ti! Rregullorja nuk vendoset në mënyrë të njëanshme, mos vendosni në mënyrë të tillë. Mos u çmendni në këtë farë pike”, tha Vasili.

1 JAVE ME PARE

Rrëzohet kërkesa e Berishës, nuk miratohet 10 minuta kohë për çdo deputet

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Kuvend

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të folur çdo deputet 10 minuta në lidhje me Portin e Durrësit. Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që kërkoi të hidhej në votim kjo kërkesë dhe pas votave u rrëzua.

Pjesë nga biseda: 

Lindita Nikolla: Nuk mund të flisni më, nuk mund të marrësh për replikë, jo pra

Flet nga vendi

Lindita Nikolla: Nuk mund të marrësh, o zoti Berisha ju lutem, lexoni rregulloren e Kuvendit

Flet nga vendi

Lindita Nikolla: Dhatë argumentat pro, dha ato kundër, tani kalojmë në votim. Kush është pro për të vijuar me 6 orë debatin e Durrësit. 71 vota pro. Kush është kundër? Nuk pranohet, vijohet me seancën. Ju lutem mos bëni viktimën kot tani…

1 JAVE ME PARE

Tensionohet situata në Kuvend, Berisha me të tijët bllokojnë foltoren, Rama ul kokën

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Pamje nga seanca

TIRANE- Situata në Kuvend është tensionuar pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ti shtuar kohën e fjalës kryetarit të PD, Sali Berisha. Berisha kërkoi fjalën për replikë me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, por PS e rrëzoi kërkesën. “Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Ndërkohë që në këtë moment, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe Berisha ka nisur të mbajë fjalën live në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama ndodhet në sallë dhe gjatë kohës që ka folur kryetari i PD, ka zgjedhur të ulë kokën dhe të mos reagojë./Dosja.al

 

 

 

1 JAVE ME PARE

Balla i përgjigjet Berishës: Nongrata nuk mund të vi këtu e të bej pis çdo gjë, Porti i Durrësit është investimi më i mirë në 30 vite

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partoisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Berishës, i cili ka kërkuar më shumë kohë për debat në lidhje me Portin e Durrësit. Balla në Kuvend theksoi se Berisha, të cilin e quajti nongrata, nuk mund të vi e të bëj pis çdo projekt në Shqipëri. Po ashtu ai ka theksuar se Porti i Durrësit është investimi më i rëndësishëm i Shqipërisë në 30 vitet që kemi kaluar dhe në 30 vitet e ardhshme. 

"Deputeti që sapo foli foli me minuta të plota. Të ankohesh se s'të jepet kohë në Kuvend dhe të fjalësh për 7 minuta është sa qesharake aq edhe tallëse. Duhet që t'i jepet fund kësaj tragjedie, që një nongrata të vi këtu dhe të bëj pis sa i jepet mundësia. Vendimarrja për të përcaktuar kohë me debat është e konferencës së kryetarëve. Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati, unë nuk dëgjova asnjë kërkesë. Mos u mërzisni, mezi e kemi pritur këtë diskutim sot, ku do të sqarohet më së miri dhe pjesa që unë nuk do resht së përshëndeturi qeverinë që ka ditur që ka ndaluar çdo person non grata të pijë dhe kafe në marinën e Durrësit, jo më të blejë prona. Kjo është një prej gjërave të mira, ky është investimi më i rëndësishëm i 30 viteve të kaluara e 30 viteve që do të vijnë. Pika të vjen më pas është më e rëndësishme. Ka të bëj me një kërkesë të Kuvendit, për situatën në veri dhe ajo kalon automatikisht në vend të parë dhe më pas kalojmë për Portin e Durrësit," tha Balla.

1 JAVE ME PARE

"Thirrini ndërgjegjes", Berisha ngre tonet në Kuvend: Edi Rama, do të përfundosh te Porti i Marinës, s'ka burg që të mban

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi deputetëve të Kuvendit që të mos votojnë marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në Kuvend, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërheqë marrëveshjen që sipas tij shkel ligjin dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim ndërsa i tha se nëse marrëveshja kalon, atëherë e pret burgu. 

Sali Berisha: Thirrini ndërgjegjes nëse keni, hidheni poshtë këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje shkel me të dyja këmbët MSA dhe Kushtetutën tonë, pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij. Kjo marrëveshje shpall kompani sigurimi kompaninë në Dubai, nuk respekton asnjë ligj apo marrëveshje. Edi Rama, i bindur të jesh se te Porti i Marinës do të përfundosh dhe nuk do të dalësh kurrë prej tij. S'ka burg që të mban. Ndërsa ti zonjë që ndan buxhetet në kategorinë e parë dhe të dy, unë e kuptoj kohën por ti je e vetmja në botë që në urdhërat e një vasali ndan parlamentin në këtë mënyrë. Kjo do të marrë fund, ju garantojë./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Porti i Durrësit/ Berisha: Mafia e bitcoinsave është bërë bashkë me qeverinë, Amant Josifi ka mbrojtjen e Ramës

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se pjesë të Portit të Durrësit ka bërë dhe grupin që ai e quan m'mafia e bitcoinsave'. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Amant Josifi, ka marrë mbështetjen e qeverisë dhe ndaj e ushtron këtë veprimtari. Berisha shtoi se në Portin e Durrësit do investohen 2 miliardë euro që do dalin nga taksat e shqiptarëve. Këto para, sipas tij, do të shijohen nga ata që i quan 'mamuthë', referuar qeveritarëve, miqve të tyre biznesmenë dhe atyre të Lindjes së Mesme. 

"Sot ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milion ton mall përpunim dhe ka arritur ne 4.8 milion. Pozicioni I tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar më i përshtstshmi për trojet arbnore. Për qytetarët e Durrësit ka qenë vendi ku kanë siguruar kafshatën. Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë metër katrorë. Para të pista, të zeza, e kuptoni tregtinë që bëhet me bitcoin, që kjo është kuleta më e madhe e bitcoin në Evropë. E dini ju me sa urgjencë erdhi këtu ligji i bitcoinit. Pyesi pak se ç’po ndodh me të? Deri tani janë vjedhur 2.2 miliard euro, çfarë kujtoni ju se Amant Josif do të mund ta zhvillonte këtë veprimtari pa mbrojtjen politike të Edi Ramës, call centerat janë nën hetime, ndërsa këta të bitcoin kanë mbrojtje politike. 12 mijë e 600 apartamente atje, do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme, do kenë dhe jahtet për karshi, kurse shqiptarët, popull gomonesh. Ose do jenë shërbëtorët e tyre, ose do ikin. E dini ju që kushton 2 miliard euro, nga do dalin, nga të varfrit shqiptarë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

1 JAVE ME PARE

"Plaçkitje e pashembullt", Berisha në Kuvend: Klani Rama po vjedh pronën më të madhe publike, shihni ç'ndodhi në Beograd me mafian Kariç

14 orë diskutime në Kuvend, kalon marrëveshja për portin e
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë duke bërë një vjedhje të pashembulltë me marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në fjalën e sotme në Kuvend, Berisha e nisi fjalimin në foltore duke thënë se marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe investitorit arab, Mohammed Alabbar asnjëherë nuk do të zbulohet. 

Sali Berisha: Prona publike më e madhe sot po vidhet. Prona më e madhe që kanë shqiptarët sot. Në këtë akt të kësaj megafere kërkohet të kufizohet me çdo kusht fjala e deputetëve të Parlamentit. Sigurisht që me marrëveshjen që votuat në 2020 dhe atë me procedurë të përshpejtuar për bashkëpunim me Emiratet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe MSA i krijuat grupit të Edi Ramës, të gjitha favoret dhe avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të pashembulltë. Sot, ju kërkoni të varrosni Portin shekullor të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shndërroni këtë në pronë të tyre. 4 miliard euro investim në Beograd përfundoi në ato që i mori mafia Kariç. Klani Rama me 60% të aksioneve, çfarë ka Alabbar dhe Rama nuk do e marrim vesh ndonjëherë, por ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katrorë tokë në pjesën më të rëndësishme të Durrësit. /Dosja.al

seance plenare 24 nentor 2022 kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE