LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe, sfidë mbetet shërbimi i transportit

•Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ajo e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi zhvilluan ditën e sotme një konferencë për bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti. •Kushi prezantoi disa nga nismat dhe projektet e reja për këtë vit. Kushi tha se vëmendje të veçantë do marrin nxënësit të cilët nuk dëgjojnë tashmë do kenë bibliotokë zanore. •Objektivat e ministrisë sipas Kushit janë: transporti, ulja e numrit të klasave kolektive, rimbursimi i biletës. •Kushi shpjegoi se do të ketë disa ndryshime në rregulloren e Maturës shtetëore, të cilat përfshijnë rivlerësim të tezës dhe ngritje të komisioneve.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'I kanë marrë pagat dhe shpërblimet'/ Pedagogu ia thotë në sy Kushit: Nuk është e vërtetë, unë nuk e kam marrë

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ditën e sotme, ministrja Evis Kushi doli në një konferencë për mediat për të paraqitur bilancin e vitit që kaloi dhe objektivat e 2023-it. Në një moment, ajo u shpreh se pedagogët kanë marrë pagat dhe shpërblimet në kohë. Aty, një prej pedagogëve të pranishëm, ndërhyri duke thënë se nuk është e vërtetë pasi nuk i kanë marrë akoma. 

BISEDA:

Kushi: Unë di që sot i marrin shumë shpejt, pagën dhe madje edhe shpërblimin. Dhe për universitetet e di që i kanë marrë pjesa më e madhe, gjithsesi do ta konfirmoj. 

Pedagogu: Nuk është e vërtetë, unë nuk e kam marrë. S'ka rëndësi ca universiteti, unë nuk gënjej.

Kushi: Unë dhashë garanci

Pedagogu: Dhe unë dhashë garanci

Kushi: Unë dhashë garanci për mësuesit, jo për pedagogët,për ata nuk e kam atë informacion. Ju faleminderit për shqetësimin. 

Pedagogu: Dhe vitet e tjera i kam marrë më vonë. 

3 VITE ME PARE

Mbyllja e shkollave, Kushi: S'mund t'i çojmë nxënësit nga qendra në fshat

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me mbylljen e shkollave në zonat e thella rurale ku nuk ka më nxënës. Kushi tha se objektivi i Ministrisë së Arsimit është që të ndërtojë shkolla me cilësi në qendrat e Njësive Administrative, ku mund të grumbullohen edhe nxënësit nga shkollat vartëse. 

“Nuk kemi ne qëllim të mbyllim shkolla dhe as nuk ndodh kjo, ju doni që nxënësit të mësoni në klasa kolektive?! Nuk është efiçente të ndërtoshë një shkollë të madhe në një zonë të largët ku ka 3 nxënës. Në zonat rurale janë shkollat qëndër që janë në qëndrat e Njësive Administrative dhe janë shkollat vartëse që janë shkollat e majës së malit. Kështu që kjo është zgjidhja që ai fëmija të mos rrijë në majë të malit ku janë tre familje. Atje në majë të malit ka një shkollë që ka tre nxënës dhe që shkon mësues që mëson këta 3 nxënës. Ky nuk është arsimi që ne duam, ne duam shkolla që ofrojnë cilësi dhe programe. Nëse ju mendoni se zgjidhja është të ndërtojmë një shkollë të madhe në një zonë ku ka tre familje nuk funksionon, nuk besojmë se do t’i marrim familjet nga qendra t’i çojmë në fshat”, tha Kushi.

3 VITE ME PARE

Provimi për studentët që synojnë mjekësinë, Kushi: Sistemi gjeneron një test, niveli i vështirësisë është i njëjtë

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi shpjegoi ditën e sotme mënyrën e provimit për studentët që duan të aplikojnë për degën e mjekësisë. Në konferencën e përbashkët me ministren Bora Muzhaqi, Kushi u shpreh se çdo student do të përballë një test që gjenerohet automatikisht nga sistemi. Niveli i vështirësisë do të jetë i njëjti, pohoi ministrja.

'Çdo maturant do të jetë aty në provim, vetë sistemi gjeneron një test. Eshtë programi që i parashikon. Ne nuk mund ti kemi të gjitha në një kohë. Cili është, cdo herë që gjenerohet një test, është i ndryshëm por niveli i vështirësisë është i njëjtë. Testi përmban ato rregulla dhe kritere që janë të parashikuara. Janë përcaktuar dhe datat se kush do hyjë kur. Cdo maturant që do të studiojë për mjekësi do të bëjë testin, në fund të provimit merr rezultatin se sa pikë ka marrë. Kjo do ketë 30% peshë. Mund të jetë nga ata që notat nuk i kanë pasur reale në gjimnaz.'- tha Kushi. 

3 VITE ME PARE

Dështon skema e degëve prioritare? ‘Shfajësohet’ ministrja: Shqiptarët i lënë gjërat për ditën e fundit

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Për ministren e Arsimit Evis Kushi skema e degëve prioritare në arsimin e lartë nuk ka dështuar. Ajo u shpreh se afati i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe do të pritet deri ditën e fundit për të parë rezultatin. Kushi tha se kjo mund të ketë ardhur për shkak se shqiptarët e kanë zakon që punët e rëndësishme t’i lënë për ditën e fundit.

“Afati i fundit është data 31 Janar. Ne shqiptarët i lëmë ndonjëherë edhe gjërat për në fund. Sot që flasim nuk kemi një bilanc sepse po presim të mbarojë afati dhe atëherë do të kemi rezultatin. VKM u mor në muajin maj ose prill dhe vendimi për të shkuar në universitet nuk merret as në maj dhe as në qershor sepse maturantët e kanë bërë lëndën me zgjedhje. Pritshmëritë tona më të mëdha janë për vitin e ardhshëm.

Këtë vit presim, megjithatë fakti që ne kemi regjistrime te Agjencia për Financime  Arsimit të Lartë tregon që studentët e kanë mirëpritur. Politikat në arsim nuk i japin efektet e menjëhershme. Kërkojnë  më shumë kohë edhe për t’u matur në fund të fundi. Ndonjëherë pasioni prevalon mbi stimulin që mund t’i japim ne një të ri që do të shkojë për mjekësi përveç faktit kur vjen nga një familje me vështirësi ekonomike”, tha ministrja.

3 VITE ME PARE

Studentët u lanë jashtë 'Pakos së Madhe', Kushi: Janë përfitues në formë indirekte nëpërmjet prindërve dhe familjeve

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u pyet ditën e sotme nga gazetarët për lënien e studentëve jashtë 'Pakos së Madhe'. Ajo u shpreh se studentët nuk janë të përfshirë në mënyrë direkte nga prindërit dhe familja.

"Studentët mund të mos jenë përfshirë në mënyrë direkte por ata janë përfitues në formë indirekte nëpërmjet prindërve dhe familjeve të tyre. Mbështetja ndaj familjes së tyre është ndihmë edhe për ta, më pak pagesë për energjinë."- tha Kushi.

3 VITE ME PARE

Kërkesat e pedagogëve, Kushi: Rritja 15% e pagave është e kënaqshme, kemi dialog të vazhdueshëm me univerisitetet

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi deklaroi se rritja e pagave të pedagogëve është e kënaqshme. Gjatë konferencës së përbashkët me ministren Bora Muzhaqi, Kushi tha se mbështetja për pedagogët do të vijojë.

'Rritja 15% e pagave të pedagogëve mund të mos jetë më e mira, por kur kategorive të tjera u rritet shumë më pak, besoj se hapi i parë i rritjes është deri në një farë niveli e kënaqshme. Mbështetja për to do të vazhdojë. Ne kemi dialog të qëndrueshëm dhe te vazhdueshem me universitetet, kemi ngritur politikat që drejtohet nga kryeministri. është komitet që mblidhet çdo muaj, për të marrë vendime bashkarisht.'- tha Kushi.

3 VITE ME PARE

Largimi i nxënësve për studime jashtë vendit, Kushi: Politika jonë bazë është ndërkombëtarizimi

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi komentoi largimin e nxënësve për të studiuar jashtë vendit. Gjatë konferencës së përbashkët me ministren Bora Muzhaqi, për të kryer bilancin e vitit 2022 dhe objektivat e 2023-it, Kushi tha se politika e tyre bazë është ndërkombëtarizimi.

'Kur diskutojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, politika bazë është ndërkombëtarizimi. Duke rritur cilësinë e arsimit, i nxisim të rinjtë shqiptarë që të studiojnë në Shqipëri. Kjo është një mënyrë e mirë për t'i mbajtur ata këtu, se kjo është sfida. Ata që kanë të ardhura normale e kanë të pamundur që të shkojnë dhe të studiojnë jashtë vendit. '- tha Kushi.

3 VITE ME PARE

'Nëse presim buxhetin e shtetit, do duhet kohë'/ Kushi: Për TIK nuk i kemi të gjitha kapacitetet, do marrim kredi të butë t'i plotësojmë nevojat

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pranoi para gazetarëve se ende nuk i kanë të gjitha kapacitetet për lëndën e TIK nëpër shkolla. Gjatë konferencës për bilancin e arsimit, ministrja tha se do të marrin një kredi të butë për të siguruar laboratorët smart nëpër shkolla. Ajo theksoi se kredia do të merret për shkak se nëse pritet nga buxheti i shtetit, do të duhet më shumë kohë. 

Pyetje: A mendoni se kanë kapacitet shkollat për të pritur programet? 

Evis Kushi: Çdo shkollë sidomos në zonat rurale ka zona vartëse, për shkak të shpërndarjes kemi dhe ato shkolla vartëse, mund të ketë 2 ose 10 nxënës. Synojmë që ti përqëndrojmë drejt shkollave qendër. Nga 40 mijë në 20 mijë, synojmë që ta ulim dhe më tej, por duke respektuar të drejtën bazë që kanë ata për të pasur arsimim në shkollën më të afërt. Numri i shkollave nuk ka ndryshuar por te shkollat vartëse, i kemi nxjerrë nxënësit në shkollat në qendër. Nuk është e lehtë. Për TIK, nuk i kemi të gjitha kapacitetet. Kemi shkolla ku investimet, ku ka laboratore, po nuk janë të amortizuara. Me Bankën Botërore, do të hapim 200 laboratorë smart. Ne po punojmë për mbi 600 shkolla të tjera për një kredi të butë, në mënyrë që ti plotësojmë sot këto nevoja, se nëse do presim buxhetin e shtetit do na duhet të marrim kohë. E kemi prioritet absolut. 

3 VITE ME PARE

Oficerë policie në çdo shkollë, Kushi: Ata mund të parandalojnë problematika të mëdha

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË-Në vitet e ardhshme synohet që të ketë oficerë policie në çdo shkollë. Kjo deklaratë u bë ditën e sotme nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kushi u shpreh se ky projekt po ecën mjaft mirë sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Kushi tha se pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave.

“Theksoj se kemi 70 oficerë sigurie shtesë gjatë vitit 2022, në total 2020. E kemi filluar këtë proces në vitin 2019 dhe kemi parë që rezultatet e punës së tyre në instucionet tona arsimore kanë qenë të larta. Tanimë, nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat9-vjeçare, ku ka një numër të madh nxënësish. Objektivi ynë është që në të gjitha shkollat, në vitet që vijnë, të kemi oficerë sigurie. Është një projekt që po ecën mirë, sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit tanë, brenda shkollës, por edhe në perimetrin e shkollës. Shpeshherë, këta oficerë sigurie edhe kanë parandaluar, në bashkëpunim edhe me psikologun, me mësuesin ndihmës apo me stafin e shkollës, kanë arritur të parandalojnë problematike që mund të kishin qenë të mëdha”, theksoi ajo.

3 VITE ME PARE

Ndryshon rregullorja e Maturës Shtetërore! Kushi: Nxënësit mund të kërkojnë testin, ngrihen komisione të veçanta

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ministria e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar se do të bëhen ndryshime në Maturën Shtetërore. Në konferencën që mbajti ditën e sotme për mediat, ajo theksoi ndryshimet. Ministrja u shpreh se nxënësit do të kenë mundësi që të kërkojnë testin e korrigjuar. Gjithashtu do të ngrihen komisione të veçanta që do të shqyrtojnë ankesat e nxënësve.

“I pari është provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme. Do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore. Ky problem që kemi pasur në ndonjë rast eliminohet sepse konstatohet para 6 muajsh.

Rregullorrja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë.”, tha Kushi.

3 VITE ME PARE

'Po punojmë për rimbursimin e biletës të transportit'/ Kushi: Vëmendja jonë do jetë për nxënësit me aftësi ndryshe

BILANCI- Kushi: Fokusi jonë tek nxënësit me aftësi ndryshe,
Evis Kushi

TIRANË- Ditën e sotme, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi së bashku me ministren Bora Muzhaqi, kanë dalë në konferencën e prezantimit të arritjeve, sfidave dhe objektivave, ka nisur të flasë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave në të gjithë vendin. Kushi u shpreh se gjatë vitit që lamë pas janë financuar për rikonstruksion 35 shkolla, ndërsa vazhdon programi i rindërtimit, pasi tani janë 79 godina arsimore të rindërtuara.

“Gjatë 2022, ne arritëm të financojmë rikonstruksion e 25 shkollave në të gjithë vendin. Programi i rindërtimit po vazhdon. Kemi 79 godina arsimore te rindërtuara, me të mira, më të forta. Falë financimit të BE, kemi 35 projekte të përfunduara, nga 60 që janë të përfshira në këtë program. Përmend edhe 12 shkollat e reja të Tiranës”,- u shpreh Kushi.

Kushi theksoi se është ndërhyrë edhe në aspektin e cilësisë sa i përket shërbimit në arsim, ku sqaroi se ka pasur një vëmendje ndryshe për nxënësit me aftësi ndryshe. Ministrja u shpreh se ende nuk janë plotësuar 100%  nevojat, por po ecet me ritme të shpejta.

“Kemi ndërhyrë edhe në aspektet e cilësisë. Për nxënësit me aftësi ndryshe kemi pasur një vëmendje të shtuar dhe kemi rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës. Nuk i plotësojmë 100% nevojat, por ritmet janë të shpejta dhe së shpejti shopresojmë që këta mësues të jënë të licensuar.Ka shkuar në 1650 numri i mësuesve ndihmës, 1 mësues shërben për 1 deri në 3 nxënës ndryshe. Shërbimi psiko-social në shkolla është rritur, pasi e kemi çuar numrin e të punësuarve në 800.Po ashtu kemi 70 Oficere Sigurie shtesë. Tanimë nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe 9 vjecare, synimi është që të gjitha shkollat të kenë nga një oficer sigurie. Për herë të parë, arritëm që të hapim shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë. Tanimë këto nxënës nuk janë të detyruar të rrnë në shtëpi pasi të mbarojnë 9 vjecaren” tha Kushi.

Kushi foli edhe për Abetaren e Përbashkët, të cilën e cilësoi si një krenari:

'Abetarja e përbashkët unike, krenari Ministrisë sonë dhe të Kosovës. Kemi një tekst të ri dhe unik për shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, i cili është përshtatur me kushtet e reja. Vitin e ardhshëm duam që kjo abetare të jetë në të gjitha trevat shqipfolëse. Në Maqedoninë kjo ka nisur që këtë vit të ri'

Kushi u shpreh se transporti për fëmijët mbetet një sfidë po po punonë për rumbursimin e biletës.

'Është sfida tonë. Kemi hapa pozitivë por ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat periferike mbulohet shërbimi i transportit që të ketë një mjet që ofron shërbimin. Ne i rimburojmë familjet dhe ata gjejnë zgjidhje alternative. Qëllimi të garantojmë trasportin për nxënësit. Ne rritëm rimbursimin e biletës së transportit për nxënësit sepse çmimi ishte jo i i leverdisshëm për operatorët kështu që rritja e çmimit që ne mbulojmë i nxit më shumë. Ky vendim që kemi marrë presim të ketë më shumë impakt. Jemi të fokusuar te ky proces sepse është i lidhur ngushtë në klasat kolektike.  Të transferohen drejt shkollave ku mësojnë në kushte normale. Por në rast se ka mundësi transporti, janë të detyruar të jenë në shkolla ku nuk ofrohet mundësia më e mirë.”, tha Kushi.

evis kushi bora muzhaqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet