LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E thashë gjithçka dija. Autori në pranga te Trauma, do ritestohet për shëndetin mendor

• Sali Berisha, numri një i Partisë Demokratike është grushtuar nga 31-vjeçari Gert Shehu gjatë protestës së opozitës. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, por edhe sot, ka reagime të ndryshme në lidhje me këtë sulm. • Sot pritej që kryemokrati të depononte në Policinë e Shtetit lidhur me ngjarjen, por u bë me dise se Berisha e kishte refuzuar kërkesën duke u shprehur se gjithçka dinte e tha në konferencën e tij për shtyp. • Pas tubimit, Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku u shpreh se i riu është agjenti i infiltruar i Policisë Kriminale dhe ishte futur për ta sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. E ëma e Gertit, Ermira Shehu tha se djali i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që edhe mjeku Sadik Lala e konfirmoi. • Në Institutin e Mjekësisë Ligjore është kërkuar ngritja e një Komisioni për rivlerësimin e gjendjes së shëndetit mendor të të riut. • Ndërkohë që autori i sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha, Gert Shehu, është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi ka përfunduar marrjen e mjekimit te Spitali i Traumës. • Mbi të rëndojnë dy akuza: goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. • Reagimet kërkojnë zbardhjen e sulmit. • Tashmë Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka një të nxirë poshtë syrit, ndërsa nënkryetari i PD, Luçiano Boçi është shprehur se Opozita do vijojë aksionin politik, madje mund të shkojë deri në mosbindje civile.

18 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Mbi 14 video në Youtube! I qëlloi Berishës me grusht, Shehu recitonte kundër sistemit dhe fenomeneve

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gert Shehu

TIRANË- Gert Shehu, i cili i qëlloi me grusht një ditë më parë kryedemokratin Sali Berisha kishte kanal në Youtube. Kanali i tij kishte emrin, eva7196. Ai postonte video recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.

Në videot e publikuara, 31-vjeçari i akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje të Berishës kishte vargje edhe për fenë. Në recitimet e tij nuk mungojnë as patronazhistët. 

'Pat ardh pensioni mos rri si barboni. Na ndihmoni, mos bëni ça doni që navigon, sa të doni. Mos shani sa të doni se aty vihet mikrofoni...”- thotë ai në një video.

‘Se vdes, po s’pate besë, se kemi një sundues shumë mëshirues dhe një qen adhurues, kemi një krijues...”- vijon ai në videon e radhës.

E ke me kusht, po ishte ngushtë bëhu grusht...”- thuhet në një tjetër video

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Komision për ekspertimin mendor të Gert Shehut, 4 psikiatër do vendosin për fatin e të riut që grushtoi Berishën

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gert Shehu

TIRANË- Gert Shehu, i riu që qëlloi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t'i nënshtrohet një tjetër ekspertimi mendor për të vërtetuar nëse kartela e nxjerrë për të është e vërtetë. Pritet që të depozitohet një kërkesë zyrtare pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe deri në rastet kur përcaktohet gjendja e tij.

Pas depozitimit të kërkesës për riinspektimit përcaktohet data dhe dita kur do mblidhet komisioni i përbërë nga 2 apo 3 anëtarë me psikiatër të vetë Institutit të Mjekësisë Ligjore apo edhe me psikiatër të jashtëm ku përcaktohet diagnoza e 31-vjeçarit. Në rastin kur përcaktohet se 31-vjeçari përbën rrezikshmëri për persona të tjerë pranë tij, atëherë kërkohet rehabilitimi i 31-vjeçarit ose dhe trajtimi i tij me medikamente.

Në rast se do të vendoset për rehabilitimin e tij, do të duhet të zgjidhet mes Vlorës, Elbasanit, ose dhe pranë Psikiatrisë të QSUT.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

U qëllua me grusht dje në protestë, BILD merr në intervistë Berishën: Është koha që BE të kuptojë sa i rrezikshëm është Rama

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Sali Berisha

GJERMANI- E përditshmja "BILD" ka marrë në intervistë ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pas sulmit që iu bë dje nga Gert Shehu, i cili e qëlloi me grusht në fytyrë. Në një prononcim të shkurtër, Berisha edhe njëherë fajësoi numrin një të qeverisë, Edi Rama duke e cilësuar sulmin jo si personal, por ndaj të gjithë opozitës në Shqipëri. Po ashtu, shtoi se ngjarja e fundit duhet t'u tregojë ndërkombëtarëve sesa i rrezikshëm është Rama. 

ARTIKULLI I BILD: 

Vendi në Ballkan konsiderohet një shtet mafioz dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Samiti i djeshëm i Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës trajtoi anëtarësimin në BE të shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha (78, Partia Demokratike) drejtoi një demonstratë pranë Samitit. Papritur dhe krejt papritur, Presidenti i parë i Shqipërisë u sulmua nga një bandit dhe u godit në fytyrë. Menjëherë truprojat i janë drejtuar sulmuesit duke e rrahur. 

Për BILD, Berisha tha: Nuk ishte vetëm një sulm ndaj meje, por ndaj gjithë opozitës në Shqipëri. Vështirë se mund të jetë rastësi që të dërgohet një bandit kundër meje ndërsa kancelari gjerman po takohet me kreun e qeverisë sonë mafioze në Tiranë. Është koha që BE të kuptojë se sa i rrezikshëm është Edi Rama.

Berisha më herët pretendonte se sulmuesi ishte një informator i njohur i policisë kriminale. Për vite me radhë, Berisha, i cili e udhëhoqi vendin e tij nga komunizmi shqiptar i epokës së gurit në 1990 dhe u bë presidenti i parë jokomunist i vendit në 1992. Në Shqipëri vazhdojnë protestat e dhunshme. Berisha dhe Rama vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha e konsideron Ramën përgjegjës ndër të tjera për faktin se Shqipëria konsiderohet tashmë një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të drogës në Evropë. Përveç kësaj, Berisha akuzon Ramën se socialistët blejnë vota në zgjedhje me ndihmën e mafies. Rama, i cili ishte në kontakt të ngushtë edhe me deputetë të rinj të CDU-së në Gjermani, e mohon këtë.

Rama zëvendësoi Berishën si kryeministër në vitin 2013, pasi ai mbante postin e kryeministrit që nga viti 2005. Deri në vitin 2013 ai kishte qenë edhe në krye të Partisë Demokratike (PD). Pas një disfate elektorale nga socialistët e Ramës, Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Në maj të këtij viti ai u rikthye në kryesinë e partisë pasi rrëzoi pasardhësin e tij dhe studentin politik Lulzim Basha (48). Basha u konsiderua shumë pro-qeveritar nga Berisha dhe demokratë të tjerë me ndikim.

Berisha vijon të akuzojë Ramën se ka vendosur në listën e zezë të SHBA.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vërteton vazhdimisht se Shqipëria ka deficite serioze në zgjedhje, luftë kundër korrupsionit dhe demokratizim. 

1 MUAJ ME PARE

‘Një ditë do bëj diçka dhe do bëhem i famshëm’/ Fqinjët dhe miqtë tregojnë jetën e Gert Shehut, djalit që nuk trazonte njeri: Ndonjëherë e vinin në lojë

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gert Shehu dhe Sali Berisha

TIRANË- ‘Quhem Gerti dhe nuk kam për të thënë asgjë tjetër”.

Në përpjekjet për të mësuar e për t’u bindur nëse 31-vjeçari nga Tirana e goditi ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të problemeve mendore, apo është shtyrë nga dikush tjetër, komisariati numër 1 ka tentuar disa herë që të shkëpusë prej tij një deklaratë.

Por kjo ka qenë e pamundur. Gati në kufijtë e një dështimi. I filmuar teksa qëllon me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, ai thotë se do flasë në një moment tjetër. Në këto kushte, siç bëjnë me dije burime të policisë pranë Gazetasi.al, çështja për Gert Shehun,  banues në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është marrë nga Drejtoria Qendrore e Tiranës. Mes dhjetëra veprimeve të kryera gjatë orëve të pasdites së të martës dhe të kësaj të mërkure, agjentët janë urdhëruar të kontaktojnë me këdo që e njeh të riun e prangosur, kontaktet e tij dhe deri më tani po vrojtohet çdo lëvizje e tij e para dhjetë ditëve më parë.

“Nuk mund të themi nëse i dyshuari është shtyrë nga dikush apo ky është një veprim tërësisht i tij”, - deklaron në kushtet e anonimitetit një nga anëtarët e grupit të hetimit në selinë e policisë vendore.

Sipas tij, deri më tani agjentët raportojnë se Gert Shehu nuk njihej si problematik, as si sulmues individësh.

“Kjo është dilema që na bind se dikush mund ta ketë inspiruar dhe të ketë përdorur natyrën e tij introverte”, tha zyrtari, sipas të cilit fakti që i riu ishte i mbyllur dhe nuk krijonte incidente, do të thotë se ky shpërthim i beftë ndaj një politikani dhe në një protestë, mund të ketë shtyrës të panjohur.

Por nga ana tjetër, fakti që Gert Shehu është një shtetas i skeduar në fushën e narkotikëve për ngjarje të mëhershme, e rëndon situatën e tij. Ashtu siç edhe një shkresë e shpërndarë nga e ëma, në të cilën vërtetohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I rritur në katin e parë të një pallati të vjetër, në të cilin hyrja është përmes një porte gri, 31-vjeçari njihet në lagje si një djalë që nuk trazonte askënd.

“Kaloi dje dhe më tha: ‘O xhaxh, do më japësh një cigare’”,- shprehet njëri nga banorët që e kujton djalin si të mbyllur.

Të tjerët që rrinin me të poshtë pemëve në disa karrige, janë bashkëmoshatarë me të.

“S’ka mundësi që Gerti ta ketë bërë këtë gjë i porositur nga dikush, kushedi çka bluar në kokë”, - thotë njëri nga  shokët e tij.

I bindur se shoku i tij jetonte në kushte aspak të mira ekonomike, i riu kujton se Gerti nuk ishte as trafikant dhe as shpërndarës droge.

“Lexon kështu nëpër portale që Gerti ishte kështu e ashtu. S’janë të vërteta. Gerti ishte një djalë i drejtë, nuk ngatërrohej me askënd. Jetonte e vishej me rroba të përdorura. Ishte i ndershëm dhe as i skeduar dhe as informator policie. Ç’janë këto që thoni?”, -  dëshmon për Gazetasi.al një tjetër i njohur i të arrestuarit që po hetohet nga policia për goditje për shkak të detyrës.

I riu këmbëngul se shoku i tij ishte braktisur, punonte si shpërndarës me motor dhe ishte i varfër.

“Nuk vidhte, nuk përzihej, ndonjëherë e vinin në lojë, por është e dhimbshme çfarë ka ndodhur me të”, - tregon një nga gratë në lagje.

Në fakt, 31-vjeçari jetonte mes zërit të imamit që fton besimtarët në falje dhe zërit të shitësve që thërrasin “u hap thesi për rroba”.

Banorët tregojnë se i ati ishte larguar në SHBA dhe ai ishte fëmijë i vetëm. E ëma inxhiniere ndërtimi, mundohej të nxirrte të ardhurat për të jetuar e po kështu për të garantuar ilaçe për të birin.

Gazetasi.al u përpoq të kontaktonte me nënën e të arrestuarit, e cila nuk u përgjigj në telefon.

“Një ditë më tha që do bëj diçka për t’u bërë i famshëm. Nuk e kuptova, por rrinte i menduar, shkonte në xhami punonte, ndonjëherë këta gringot me lekë talleshin me të, por ai, i mbyllur siç, ishte iu përgjigjej, disa e xhironin kur fliste. Kishte probleme, por kurrë s’kam pasur frikë prej tij”, - thotë për Gazetasi.al një grua që e njeh fare mirë familjen e tij.

Sipas saj, sulmi që kreu Gerti nuk është asgjë tjetër, veçse veprim i një djali që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por mbi të gjitha të një të riu që punonte, bullizohej nga të tjerët përmes videove dhe nuk ia kishte dalë që të mbijetonte si bashkëmoshatarët e tij.

“A ka mundësi që dikush ta ketë përdorur”, - e pyeti Gazetasi.al? Ai nuk pinte alkool, nuk ishte i dhunshëm, ndoshta ndonjë i ka folur shpesh dhe ai ka vendosur befas të bëjë këtë veprim, duke sulmuar liderin e demokratëve”./GazetaSi

1 MUAJ ME PARE

Arrestohet Gert Shehu, Policia: Plagosi deputetin Berisha (2 AKUZAT ndaj tij)

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gert Shehu dhe Sali Berisha

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili një ditë më parë goditi me grusht në fytyrë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Dy akuza janë ngritur ndaj autorit që la të lënduar në fytyrë liderin e PD-së. Policia informon se Shehu do të hetohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. 

Policia njofton se nga veprimet hetimore ka rezultuar se Shehu ka goditur me grusht në fytyrë, Sali Berishën, të cilin e cilësojnë në njoftim si 'deputet' e jo si kreun e PD-së.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin Zhan D’Ark, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Një ditë pas sulmit në protestë, Berisha s'del për mediat, Lela: Ndodhet nën ngrohtësinë e familjes

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Alfred Lela

TIRANË- Një ditë pas sulmit që i ndodhi në protestën e demokratëve në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', kryedemokrati Sali Berisha ndodhet së bashku me familjen e tij. Kështu bën të ditur ditën e sotme, drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela gjatë një interviste për Euroneës Albania. Ai tha gjatë intervistës se sot nuk do të ketë asnjë reagim nga Berisha për ngjarjen e djeshme brutale, pasi gjithçka e tha dje.

“Zoti Berisha ka marrë me dhjetëra mesazhe nga miq të tij të huaj. Ambasada amerikane, britanike kanë reaguar. Berisha një ditë pas goditjes brutale ndodhet nën ngrohtësinë e familjes, ku do të ndodhej gjithsecili prej nesh. Mos prisni sot reagim nga Berisha. Berisha e bëri dje reagimin si burrë në një mënyrë epike, pavarësisht sulmit ai qetësoi gjakrat, rezistoi si burrat dha një konferencë shtypi mbi 30 minuta”, u shpreh Lela.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Mediat gjermane jehonë sulmit ndaj Berishës: Skandal! Kreu i Opozitës s’u dorëzua, vijoi të ecë me turmën dhe mbajti fjalim

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Sali Berisha

TIRANË- Mediat gjermane kanë raportuar gjithashtu në lidhje me sulmin që iu bë kryedemokratit Sali Berisha në protestën e mbajtur dje. Rrjeti televiziv N-TV raporton se Berisha nuk është ndalur pavarësisht sulmit, por ka vijuar të ecë me turmën dhe ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve.

“Një person iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë 78-vjeçarin. Por kjo nuk e pengoi politikanin të mbajë një fjalim më pas- me lëndime të dukshme,” raporton N-TV.

Kurse BILD i ka dedikuar një artikull të gjatë gjithë ngjarjes që përfshiu Tiranën një ditë më parë. Gazetari Peter Tiede shkruan se ajo që ndodhi në protestë ishte një tjetër skandal prej shumë të tjerave që përfshijnë vendin tonë.

Artikulli i plotë:

Shqipëria është një nga vendet me problemet më të mëdha në Europë. Tani regjistrohet edhe një tjetër skandal i rëndë! Vendi ballkanik konsiderohet një shtet mafioz dhe narko-shtet, dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Sipas koalicionit qeverisës në Gjermani, kjo gjë duhet lejuar. Samiti i djeshëm i Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, trajtoi anëtarësimin në BE të shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. I pranishëm gjithashtu ishte edhe kancelari Olaf Scholz, 64-vjeçari i Socialdemokratëve. Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, 78-vjeçari i Partisë Demokratike, drejtoi një demonstratë në vendin e takimit. Papritur dhe në mënyrë të befasishme, presidenti i parë i zgjedhur lirisht në Shqipëri, u sulmua nga një bandit dhe u godit në fytyrë. Menjëherë truprojat reaguan ndaj agresorit duke e goditur. Berisha pësoi një mavijosje në fytyrë dhe ishte dukshëm i befasuar nga sulmi.

Demonstrata, tha Berisha për BILD vonë në mbrëmje, ishte e drejtuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe bëri thirrje për një perspektivë të vërtetë dhe të ndershme evropiane për Shqipërinë. Për BILD, Berisha tha: “Nuk ishte vetëm një sulm ndaj meje, por ndaj gjithë opozitës në Shqipëri. Vështirë se mund të jetë rastësi që të dërgohet një bandit kundër meje, ndërsa kancelari gjerman po takohej me kreun e qeverisë sonë mafioze në Tiranë. Është koha që BE të kuptojë sa i rrezikshëm është Edi Rama”. Berisha më herët pretendoi se agresori ishte një informator i njohur i policisë kriminale. Për vite me radhë, Berisha, i cili e udhëhoqi vendin e tij nga komunizmi shqiptar i epokës së gurit në vitin 1990 dhe u bë presidenti i parë jokomunist i vendit në vitin 1992, ka pasur përplasje me socialistin Rama. Në Shqipëri ka vazhdimisht protesta të dhunshme.

Politikanët janë armiq prej vitesh

Berisha dhe Rama vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha e konsideron Ramën përgjegjës, ndër të tjera, për faktin se Shqipëria tashmë konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të drogës në Europë. Përveç kësaj, Berisha akuzon Ramën se socialistët blejnë vota në zgjedhje me ndihmën e mafies. Rama, i cili ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të CDU-së në Gjermani, e mohon këtë. Rama e zëvendësoi Berishën si kryeministër në vitin 2013, pasi ai mbante postin e kryeministrit që nga viti 2005. Deri në vitin 2013, ai kishte qenë në krye të Partisë Demokratike konservatore. Pas një disfate elektorale nga socialistët e Ramës, Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Në maj të këtij viti ai u rikthye në drejtimin e partisë, pasi rrëzoi pasaardhësin e tij dhe nxënësin politike, Lulzim Basha. Basha konsiderohej nga Berisha dhe të tjerë demokratë me ndikim se ishte shumë pro-qeveritar.

Berisha vazhdon të akuzojë Ramën se ai ka ndikuar që ai të jetë në listën e zezë të SHBA. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë- OSBE, vërteton vazhdimisht se Shqipëria ka probleme serioze në zgjedhje, në luftën kundër korrupsionit dhe demokratizimin. Ekspertët kryesorë të Ballkanit, si shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë në Parlamentin Europian, Elmar Brok i CDU, kanë paralajmëruar prej vitesh kundër anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Grushtoi Berishën, Gerti Shehu: Nuk jam mirë, do flas herë tjetër

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gert Shehu

TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha një ditë më parë është shprehur se nuk preferon të flasë për momentin në lidhje me ngjarjen. Në një rrëfim para grupit hetimor, Shehu tha se nuk ndjehet mirë dhe se do të shprehet në një tjetër moment.

“Do flas në një moment të dytë, sepse nuk jam mirë nga gjendja shëndetësorë,"- mësohet se është shprehur ai.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Berisha do dëshmojë në polici? Lela: Gjithçka ndodhi publikisht, dhuna në fytyrën e tij mjafton

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Alfred Lela

TIRANË- Drejtori i zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, Alfred Lela thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk duhet të shkojë për të deponuar një dëshmi në lidhje me sulmin që iu bë një ditë më parë në protestë. Në një postim në Facebook, Lela thotë se policia duhet të marrë pamjet filmike dhe se Berisha, dëshminë e ka dhënë publikisht. Sipas tij, gjithçka është parë në kamera dhe nuk ka nevojë për dëshmi të shkruar.

Postimi:

Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!! Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!  Ja edhe deshmia me poshte!

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Fqinjët flasin për Gert Shehun: Na përshëndeste me shprehje fetare, konsumonte drogë

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Fqinji

TIRANË- Fqinjët e Gert Shehut kanë treguar detaje mbi sjelljen e 31-vjeçarit që qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha një ditë më parë. Në një prononcim për Repport TV, ata shprehen se Shehu konsumonte lëndë të ndryshme narkotike. Një prej tyre thotë se i riu ishte edhe praktikant i besimit islam dhe se gjithmonë i përshëndeste me shprehje fetare.

Pjesë nga prononcimet:

Fqinji 1: Nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor. Pinte drogë, hashash po si duket pinte edhe nga ato të tjerat. Po me shumë mundësi konsumonte edhe shumë të tjera. Punonte në disa piceri. Ishte besimtar, sa herë kalonte na përshëndeste me fjalë të besimit islam. Nuk ka qenë person problematik në lagje.

Fqinji 2: Më kishte thënë që është i sëmurë ai djali. Këta njerëz ngarkohen vetë, karikohen nga këto llafet. Ndac të djathtët e të majtët kanë gjuhë sherri në parlament dhe këta njerëz ngarkohen psikologjikisht. Është si puna e tifozëve. Një herë e kam parë atë djalin, ka qenë i sëmurë. Mbesa ime më ka thënë që është nga Tepelena, ka familje shumë të mirë. Ai ka vepruar gabimisht”-tha një tjetër prej fqinjëve.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Flet sërish nëna e Gert Shehut: Djali s’ka qenë kurrë agresiv, s’është kriminel

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Ermira dhe Gert Shehu

TIRANË- Nëna e Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha një ditë meë parë tha se ishte hera e parë që djali ishte përfshirë në një situatë të tillë agresive. Në një prononcim për Report TV, Ermira Shehu thotë se pavarësisht momenteve stresuese apo problemeve familjare, djali i saj nuk kishte shfaqur kurrë sjellje agresive.

“Është në pavion. Doli nga aty. Unë aty isha. Jo, nuk ka shfaqur kështu sjelljeje. Unë të paktën, jemi një shtresë kështu, por nuk kemi pasur kështu problemeve. Nuk është kriminel. Kurohej me gjëra të vogla, ka pasur stres e kështu gjërash, nuk kishte ndonjë problem,”- tha ajo ndër të tjera.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

"E shpëtova nga plumbat e 97-ës”, ish-truproja i Berishës reagon pas sulmit ndaj tij: O të paaftë, se ruajtët dot nga një grusht

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Osman Levanaku

TIRANË-  Ish-truproja i kreut të Partoisë Demokartike Sali Berisha, Osman Levanaku, ka komentuar sulmin e djeshëm  ku lideri demokrat u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, para nisjes së protestës. Me anë të një postimi në Facebook, Levanaku, i ka cilësuar truprojat e Berishës, si të paaftë dhe frikacakë, teksa tregon dhe për kohën e tij, ku shkruan se nuk e lejonte që as edhe një mizë t’i afrohej Berishës. Levanaku shkruan se e ka mbrojtur liderin demokrat në kohën e 97-ës, atëhere kur arma ishte sheshit, ndërsa këta s’e mbrojnë dot nga një grusht në ditët e sotme.

Postimi i Berishës:

Keqardhje e madhe per mua.Nuk eshte nevoja te krenohem kur punoja vete qe per 9 vjet nuk u prek asnje qime floku. Dhe pse pushteti Bandat ishin te pushtetit te veshura me pushtet, por perkushtimi Motivimi ishin ne maksimum. Lideri eshte Baba, Prindi. Vellai dhe un kete kisha ne trurin tim. Nuk lejoja afer as niperit e mij dhe as tijet as politikane qe shpesh ju ngelte hatri. Kush me njeh e din mire qe kurre nuk genjej per asgje. Me njeh Flamuri Strazimiri Mediu Jozefina e gjithe perfituesit te mirave te Pushtetit te Berishes me njeh mire dhe shoferi aktual i Berishes qe nuk falja dhe nuk neglizhoja asgje e shume tjere Isha i pergjegjeshem per cdo rast e cdo gje e ne cdo kohe.Ne pune e jashte saje. Vleresoja nje mize kur kalonte per te dyten here e jo nje bandit qe i afrohet pa u dridhur qerpiku. Lideri nuk eshte bodigarde. Nuk di te mbrohet se mendon qe ka njerezit e duhur per rreth qe meren me sigurine e tije. Agresori cfar deshi beri. Te ishte me Arme do e perdorte, të kishte thike do e qellonte, kishte gruashta e qelloi. Raste te tilla me qindra kemi kaluar por kurre nuk eshte prekur as nje qime floku. Jam krenare oer veten por me dhemb zemra kur shoh cfar ndodhi. Shihi Rojet asnjeri nuk e din ne te vertete kush eshte roje e kush jo.Te gjithe me syze pa kujdes mburravece te lehte pa eksperience. Dikush dhe mburret mbrapa duke thene a e pe si e rrahem agresorin. O te turpruar zhdukuni nga aty. Eshte lideri historik, nuk eshte Rama qe mund ta rrahesh e nuk e ka per gje. Jeni te turperuar ju dhe kush ju drejton ju. Duhet tju vij turrp dhe tju dhemb zemra si mua per ate qe ndodhi, lideri eshte lider. Turpi eshte i juaji qe nuk e mbrojtet. Un ju a lashe te forte e te paprekshem. Si do u dilni perpara syve Familjes se Liderit dhe tuajes. Sepse ishte lehtesisht e shmangeshme. Nuk ishte Arme. Po te ishte arme ku do e mbanit frymen ju Frikacaker. Nuk punohet me liderin per te dal ne Televizore e media e për ti mare te mirat asaj pune. Zhdukuni! Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishen! Unë nuk e bej dhe pse kam mijera aresye. Dhe pse ju a dorezove te forte dhe pse ju gezuat cdo te mire nga Pushteti.dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju, nuk jam Agron Kolici e sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja per Profesionin me shkaterron. Zoti te nderon dhe te denon. Nuk flasim ketu per vitin 97 qe ishin bandat dhe armet sheshit kur unë punoja per Berishen por eshte koh krejt tjeter! Turpi do ju ndjek mbas gjithë jetën!Nje mik me ndihmoi me nje foto

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Sulmoi Berishën, si është gjendja e Gert Shehut, me pranga dhe shenja në trup, pamjet nga spitali

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gert Shehu

TIRANË- Fotoja e mësipërme është e Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi ditën e djeshme kryedemokratin Sali Berisha. Nga fotoja e ai shihet me shenja në trup për shkak të dhunës që pësoi nga demokratët. Ndërkohë që policia në spital i ka vendosur prangat në një dorë, në mënyrë që të mos arratiset. 

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Grushtoi Berishën, 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit në spital, s’pranon të japë dëshmi

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Gerti Shehu

TIRANË- Policia e Tiranës i ka komunikuar masën e arrestit 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili dhunoi ish-kryeministrin Sali Berisha një ditë më parë në protestë. Mësohet se Shehu është ende në spitalin e Traumës dhe masa e arrestit i është komunikuar aty. Vetë 31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

U grushtua në protestë, Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e policisë, do japë dëshminë

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dhënë dëshminë në lidhje me sulmin e dhunën që u ushtua ndajtij një ditë më parë. Nuk dihet ende ora e paraqitjes së Berishës në Drejtori për të dëshmuar. Nga ana tjetër, Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi kryedemokratin me gusht i është komunikuar masa e arrestit.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj Berishës, VATRA: Akt burracak e i papranueshëm në një shoqëri të lirë

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Sali Berisha

SHBA- Federata Pan-shqiptare Vatra ka reaguar për sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në protestë. Me anë të një postimi në Facebook,Vatra shkruan se goditja ndaj Berishës ishte akt i turpshëm dhe skandaloz. Po ashtu në postim thuhet se ky lloj akti burracak do të jetë gjithmonë i ndaluar në një shoqëri të lirë e demokratike.    

Postimi i Plotë:

Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve”, shprehet Vatra në mesazhin e saj. Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik. Vatra u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze. Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lider i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar. Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike. Në emër të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës Vatra, Kryetari Elmi BERISHA

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e djeshme kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

31-vjeçari grushtoi Berishën, mjeku: Nuk e merrte mjekimin rregullisht

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Sadik Lala

TIRANË- Sadik Lala, mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit deklaroi se pacienti i tij nuk merrte mjekim rregullisht. Në një lidhje me Skype në emisionin “Good Morning Albanians”, Lala u shpreh se disa nga simptomat e sëmundjes së psikozës, nga e cila vuan Shehu, janë deluzionet, halucinacionet dhe çrregullim i sjelljes.

 “Ai ka qenë me mjekim. Nuk merrte mjekim rregullisht. Ne, ndryshe nga mjekësia e përgjithshme kemi një rubrikë të posaçme (ESM), ekzaminimi i statusit mendor që është standard në të gjithë botën. Historiku i sëmundjes së kaluar në një pacient kur ne bëjmë një raport të caktuar nuk ndryshon. Ekzaminimi i statusit mendor bën pikërisht këtë gjë, si është perceptimi, si është të menduarit, si është sjella, mendimet nëse ka apo nuk ka deluzione. Thelbi i psikozës, minimumi janë dy nga tre simptomat e mëposhtme deluzionet, besimet e gabuara, halucinacionet dhe ajo që është më e rëndësishmja, çrregullim i sjelljes,”- tha mjeku.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e sotme kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

1 MUAJ ME PARE

Cili do të jetë reagimi i opozitës pas sulmit ndaj Berishës? Luçiano Boçi tregon planin

Grushti në protestë, Berisha s'dëshmon në Polici: E
Blendi Fevziu dhe Luçiano Boçi

TIRANË- Opozita do të ruajë qetësinë dhe toruan, por do të vijojë me aksionin politik. Kështu u shpreh Luçiano Boçi kur u pyet se cili do të jetë reagimi i opozitës pas grushtimit të kryedemokratit Sali Berisha, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në protestën e Opozitës.

“Opozita ruan toruan e saj, qetësinë e saj. Do të vazhdojë aksionin politik. Sigurisht, protestat janë axhendë e ditës. Me organizimet e tjera, aq më tepër është futur dhe në një fushatë zgjedhore dhe do shmangë çdo lloj provokimi të kësaj natyre për t’u tërhequr në një përplasje të dhunshme dhe për t’i dhënë argumente regjimit të Edi Ramës për të justifikuar sundimin e tij. Jemi shumë të qartë në veprimet tona. Sigurisht do të shkojmë deri në mosbindje civile duke shfrytëzuar të gjitha ato elementë… Do shkojmë në të gjitha elementet e aksionit politik që ka si instrumente politika,"- u shpreh Boçi.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë