LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Neza-Duçka gjobisnin biznesmenët! Rama rrëzohet me revolucion, do punojmë fort për zgjedhjet lokale, më 3 Mars mbushim sheshet

• Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet vetëm me revolucion. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se Rama nuk e njeh votën, por shtoi se PD-ja do të punojë fort që të fitojë zgjedhjet lokale. Më 3 mars, Berisha tha se do mbushen sheshet, referuar protestës së radhës kombëtare. • Ai foli dhe për dosjen e ish-agjentit Charles McGonigal dhe tha se Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin ‘gjoba’ biznesmenëve në Tiranë, duke u kërkuar para në këmbim të heqjes së ‘non-gratas’ nga SHBA-të. • Berisha tha se Dorian Buçka kishte edhe mbështetjen e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, pasi ndiqeshin në Instagram.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Duçka kishte mbështetje nga Kim, ambasadorja të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ në Instagram

Berisha: Neza-Duçka gjobisnin biznesmenët! Rama rrëzohet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ambasadorja Yuri Kim dhe Dorian Duçka, i cili del si Personi B në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ndiqeshin në rrjetet sociale. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se Kim e mbështeste Duçkën. Ai kërkoi dhe llogari për pëlqimet që i bënin njëri-tjetrit në Instagram.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim ti bënte simpati në Instagram Dorian Duçkës, a mund të na thotë pak zonja. Po, po. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP. Pra Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë. Shqiptarëve u janë vendosur gjoba shumëmilionëshe. Ai mori peng një njeri, apo dy njerëz, por nuk mori peng asnjërin prej jush, asnjërin prej qindra e mijërave anëtarë, simpatizantë të PD-së. Ndaj dhe ne do të ecim të vendosur në këtë revolucion për të përmbysur këtë regjim. Në këtë kontekst, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën demokratët e demokratet, qytetarët e Tiranës para së gjithash dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë do të shprehin revoltën, do të shprehin shpirtin e protestës. Ndaj kujt? Ndaj Edi Ramës, ndaj këtij armiku të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare. Rëndësi të jashtëzakonshme ka, që nga dita e nesërme të shpërndajë në çdo bllok, në çdo lagje, në çdo degë, në çdo seksion, për një protestë të paparë ndonjëherë. Protesta do të bëhen dhe vazhdojnë para parlamentit. Protestat do të mbahen kudo, por asgjë nuk do të na pengojë ne për tu krijuar mbështetjen më të madhe, më të paprecedentë ndonjëherë, kandidatëve tanë. Kjo nuk mund të ketë asnjë ekuivok. Besimi është shumë i madh tek ju. Besimi im është shumë i madh tek anëtarët, simpatizantë dhe mbështetësit tanë. Ju siguroj se fuqia e gjithsecilit prej jush, sot është më e madhe se kurrë në ekzistencën tuaj. Sot formimi juaj politik, vizioni juaj politik është më i kthjellët si asnjëherë më parë. Ndaj ta vazhdojmë këtë betejë, të sigurtë në fitoren tonë, fitoren e merituar, fitoren e shqiptarëve. Faleminderit shumë!

3 VITE ME PARE

"Hajde se ke diçka"/ Berisha: McGonigal hapi në Tiranë biznesin e ‘black listimit’! Duçka dhe Neza kapnin biznesmenët nëpër tavolina si mafiozë

Berisha: Neza-Duçka gjobisnin biznesmenët! Rama rrëzohet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Në fjalën që mbajti në Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha tha se Dorian Duçkadhe Agron Neza, të cilët identifikoheshin si Personi A dhe Personi B në dosje u vendosnin 'gjoba' biznesmenëve në Tiranë. Ai tha se ata uleshin në tryeza me biznesmenë dhe kërkonin para në këmbim të heqjes së emrit të tyre në listën e të shpallurve non-grata. Por, Berisha tha se kjo gjë nuk mund t'i dekurajojë demokratët, të vilët sipas tij, duhet të luftojnë deri në rrëzimin e qeverisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ne kemi një shans historik për tu angazhuar në debatin më pozitiv, më fisnik, më të çmuar me çdo shqiptar. Kjo kërkon që ne të pranojmë sakrificën e misionarit. Kjo kërkon që ne të jemi të sigurtë në forcën e idealeve tona. Kjo kërkon që ne të kemi besim të palëkundur se, guximtarët fitojnë gjithmonë dhe ne duhet të guxojmë sado të vështira të na duken detyrat, sado e vështirë të na duket misioni. Ne nuk duhet ti lejojmë kurrë vetes të fajësojmë të tjerët, të fajësojmë qytetarët.
Para se të fajësosh qytetarët, fajëso veten tënde që për kauzën e drejtë që po mbron, nuk arrin ta bindësh. Gjej mënyrën, gjej çelësin se si t'ia servirësh se nuk ka shqiptar që do që Shqipëria të shkretohet në këtë mënyrë, askush nuk do. Nuk ka shqiptar që do që ai të vidhet në këtë mënyrë. Ndaj dhe hymë në një fazë të re, në një fazë në të cilën ne do të arrijmë fitore vendimtare ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të dekurajohemi, nuk duhet të pranojnë për asnjë rast të tërhiqemi. Mendoni për një moment, çfarë diktature përjetojnë sot qytetarët shqiptarë nga mashtrimi dhe relativizmi. Mendojeni pak, për ti thënë vetes se sa herë, sa jetike është që çdo demokrat të ulet me çdo shqiptare e çdo shqiptar. Mediat sot për shkak të kontrollit të pamëshirë të qeverisë mbi pronarët, ushtrojnë atë të cilën dikur i pavdekshmi, Papa Benedikti i 16 e quajti diktatura e realivizmit. A është në hetim Edi Rama, apo nuk është në hetim Edi Rama? Po ju jap vetëm këtë shembull shqiptarëve, në një kohë kur vendimi i gjykatës Amerikane thotë se është në hetim, e keni vënë re ju se në shumicën e ekraneve, është në hetim, nuk është në hetim. Mora një shembull që është në hetim me gjithçka të tij, e që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet edhe në Shqipëri dhe nuk ka ku të shkojë, sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’. A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka. Absolutisht, është e vërtetë. Gjer në këtë shkallë degradoi. Por në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Edi Ramës, këta gjobëvënës të pafytyrë. Absolutisht. Nuk ishin vetëm ata, nuk ishin pa mbështetje ata.

3 VITE ME PARE

'Formula' e Berishës: Rama s'e njeh votën, përmbyset vetëm me revolucion! Duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale

Berisha: Neza-Duçka gjobisnin biznesmenët! Rama rrëzohet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe qeveria aktuale do të rrëzohet vetëm me revolucion. Në fjalën që mbajti nbë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se Rama e qeveria aktuale që e konsideron një regjim, nuk e njohin votën. Berisha udhëzoi demokratët dhe tha se aktualisht duhet punuar që të fitohen zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot jemi në një moment ku secili prej jush, çdo shqiptar që u përmbahet një grushti parimesh themelore, disa parime themelore, të një vendi të lirë dhe sovran, duhet ti shtrojë vetes disa pyetje; çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narko shtetin? Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion. A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston sepse është asgjësuar, një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërruar në makineri partiake. Policinë, drejtësinë, SHISH. Çdo institucion nga institucione të një shteti ligjor janë institucione të partisë shtet dhe këto vetëm për të mbijetuar. Ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion. A mund të përmbyset një regjim i cili përdor si bankë elektorale qindra e qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe tonelata narko euro të bandave që drejton, kundrejt forcave politike që bëjnë një fushatë normale, që duhet ta bëjnë për kushtet e vendit. A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion. Ju do të dëgjoni nga shumë bashkëbisedues tuaj të flasin për revolucionin si një diçka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot, sesa revolucioni. Sepse duhet të shpëtojë kjo shoqëri. A nuk janë përzënë nga Shqipëria nga viti 2014-2022, 937 mijë qytetarëve vetën në hapësirën e BE-së. A nuk janë përzënë. Asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shpresëvrasëse tek shqiptarët sa ky regjim. Pra është jetike për ne. Së pari të shtrojmë këto pyetje vetes tonë, së dyti të hapim një debat me çdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne këtë, nuk e kemi për pushtetin tonë. Jo kjo është për çdo shqiptar, kjo është për Shqipërinë, kjo është për ti dalë zot këti vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi, sa asnjë vend tjetër i planetit. Pa luftë civile, pa ndonjë luftë tjetër, vetëm një shpresëvrasës nga mëngjesi deri në darkë. Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë. Revolucioni i dhjetorit 1990, nuk e realizoi qëllimin e tij as me 1991, as me zgjedhjet e 1991, vazhdoi nuk u ndërpre, por ja arriti qëllimit. Pse ua them unë këtë. Asnjë nuk duhet të mendojë se ne revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese, elektorale, jo e jo. Nga asgjë, por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhje janë kur ato kombinohem me revolucionin, kjo është zgjidhja. Duhet tu japë një shembull. Disa prej jush e mbajnë mend. Në zgjedhjet e 31 marsit, nuk i bojkotuam në asnjë mënyrë, por pranverën e shtruam. Në pranverën e protestave më të fuqishme. Pse po ua them këtë, po ua them se është e një rëndësie vendimtare që ne të përgatitemi. Nëqoftëse ne besojmë idealet tona, nëse ne pranojmë të bëhemi misionarë siç shpëtuam PD-në, ishte mision i jashtëzakonshëm, të shpëtojmë Shqipërinë. Ne kemi të gjithë potencialin, të gjithë forcën. Koha provoi se demokratët ishin në të drejtën e tyre, qëndruan në krahun e vendit të tyre. Se ata ishin atdhetarë, nuk pranuan tu shkelmohet vendi, as si republikë bananesh, as si shtet mafie, por qëndruan me besim tek liria. Tani thirrja është shumë më e fuqishme, nuk ka thirrje më të madhe se thirrja për të shpëtuar vendin. A e përmbushim vetëm dot ne këtë mision? Jo nuk e përmbushim dot vetëm. Ne përmbushim këtë mision kur të bindim shqiptarët se ky është një revolucion i shqiptarëve, nuk është partiak, është i shqiptarëve që e duan këtë vend.
Është i shqiptarëve, me të cilët pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme, ndajmë vlera të përbashkëta.
Është i shqiptarëve të cilët besojnë se fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre duhet të kenë folenë dhe strehën në këtë vend.

3 VITE ME PARE

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Na sulmuan nga të gjitha anët, por ne s'u mposhtëm. Vështirësi të mëdha na presin

Berisha: Neza-Duçka gjobisnin biznesmenët! Rama rrëzohet me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë bërë çmos që ta mposhtin Partinë Demokratike, por nuk ia kanë dalë dot. Sipas Berishës, PD, jo për përgjegjësinë e saj, është gjendur në rrethana shumë të vështira, por ka mbijetuar. Ai bëri thirrje për vigjilencë, pasi tha se vështirësitë për demokratët nuk kanë marrë fund. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetje shumë të përzemërta, ju dhe të gjithë drejtuesve të PD në qendër dhe rrethe, të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të kësaj partie, mbështetësve tanë kudo që janë. Është një kënaqësi e veçantë të takohemi sot në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, në një moment shumë të rëndësishëm, jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Sot ne vijmë në këtë mbledhje, më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë. Vijmë më këtë fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë sepse kaluam një periudhë, kaluam në disa beteja unike në historinë e një force politike. U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës. Besprerët në gjirin e kësaj partie, por duhet të pranojmë më shumë se kaq, mafia më e rrezikshme dhe e fuqishme ndërkombëtare. Ne bëmë një zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë. Të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatar, të gjithë njerëz të cilët ishin përpjekur në një mënyrë apo një tjetër të qëndronim për ato parime dhe vlera që besonim. Të gjithë plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin tonë perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që nuk ka asnjë princip. Në bashkëpunim me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës. U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi proamerikanët e vërtetë në këtë vend. U etiketuam antieuropian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor. U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh.
Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi njerëz të pamposhtur në idealet tona. Në këtë udhëtim, kjo nuk ishte një betejë për veten tonë, jo, nuk ishte një betejë për Sali Berishën, jo, ishte një betejë për çdo shqiptar. Ishte një betejë për çdo shqiptar që beson se vendi duhet të ketë sistem demokratik dhe se pa opozitë nuk ka demokraci. Kjo ishte betejë për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet.
Ishte një betejë për çdo shqiptar i cili respekton në qiell miqtë, por nuk pranon kurrë të shkelmohet ndaj tyre. Kjo ishte një betejë për çdo shqiptar që beson se Shqipëria si vend sovran, vend i pavarur, vetëm e tillë është e denjë për miq, për partnerët. Kjo ishte një betejë për çdo shqiptar sepse gjithçka bëmë ne për të vendosur në këtë udhëtim, për të vendosur në piedestal votën e lirë të anëtarëve tanë dhe pastaj të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë nuk kemi sakrifikuar më shumë për të gjithë shoqërinë tonë, se sa në këtë udhëtim. Kjo duhet të bëjë krenarë secilin prej jush, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetës tonin. E them edhe njëherë, idealet janë forca jetësore e njeriut dhe shoqërisë. Sot ne jemi përsëri në një etapë të re të betejës. Të shtojnë çdo përpjekje për asgjësimin tonë, asgjësim i cili filloi duke paguar si vrasës me pagesë kryezbuluesin e botës dhe duke mobilizuar llum, majtas e djathtas, për të fshirë nga faqja e dheut PD-në. Historia do të flasë dhe do ti dënojë këto akte makabre korrupsioni të një grushti të vërtetë të shtetit, kundër demokracisë. Por ja ku jemi, të palëkundur në besimin tonë, të palëkundur në vokacionin tonë perëndimor, të palëkundur në rreshtimin tonë me vendet e mëdha të lira dhe vendet e lira në tërësi. Megjithatë duhet të themi se rrugën nuk e kemi të shtruar, jo, jo. Vështirësi të mëdha na presin. Vështirësi shumë të mëdha, por sot jemi më të fortë se kurrë dhe u garantoj unë ju se kemi çdo potencial për ti kapërcyer ato.

yuri kim dorian ducka charles mcgonigal agron neza sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet