LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit

 •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur protestat qytetare kundër Edi Ramës dhe ka akuzuar këtë të fundit për sulme ndaj qytetarëve, manipulim të opinionit publik dhe fshehje të një afere që, sipas tij, lidhet me interesa korruptive dhe shkelje të ligjit. •Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, Berisha deklaroi se protestat kanë marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Kryedemokrati Sali Berisha dënoi ashpër deklaratat e Ramës, i cili sipas tij krahasoi protestuesit dhe sloganin ‘Shqipëria shqiptarëve’ me retorikën naziste. •Sipas tij, kryeministri është ‘i damkosur para shqiptarëve dhe botës’ dhe po përdor teori konspirative për të shmangur përgjegjësinë politike. •Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama ka dhënë leje zhvillimi në një zonë që, sipas tij, po hetohet nga organet e drejtësisë për korrupsion dhe krim të organizuar. •Ai u shpreh se, mungesa e transparencës rreth projektit dhe konfliktet e pronësisë në zonë janë prova të një afere që duhet hetuar deri në fund. •Duke iu referuar shqetësimeve për mjedisin, lideri i demokratëve Sali Berisha tha se qeveria po cenon një zonë të mbrojtur me rëndësi europiane.•Berisha solli edhe shembuj nga qeverisja e mëparshme e PD-së, duke thënë se projekte infrastrukturore janë ndryshuar për të shmangur dëmtimin e habitateve natyrore. •Kreu i opozitës Sali Berisha u shpreh se kërkesat e protestuesve janë të drejta dhe përbëjnë një rrugëdalje nga situata aktuale. •Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka urdhëruar ministrin Blendi Gonxhe që të tentojë të zbehë protestat duke organizuar sa më shumë koncerte.  •Ai theksoi se lëvizja qytetare nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të saj.

7 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjmë gjithçka për suksesin e protestës qytetare

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se këtë javë do të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe do të zgjidhet Kryesia e Partisë Demokratike. Duke folur me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ka pasur një projekt për të thirrur  protestën kombëtare, por nuk e ka bërë për shkakun e protestës së përditshme të qytetarëve. 

Ai tha se PD nuk do ta rivalizojë protestën, por do të bëj gjithçka për suksesin e protestës qytetare.

Flamur Dardani: Prej disa ditësh vendi po ndjek protestën e njohur si protesta e flamingove, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka deklaruar se do të rifillojë ciklin e protestave sapo të përfundojë procesi i ristrukturimit të brendshëm. Kur pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen e kryesisë dhe a ka një afat të përafërt se kur mund të mbahet protesta e ardhshme kombëtare e opozitës?

Sali Berisha: Shumë e drejtë pyetja. E vërteta është që ne kemi patur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve. Iu kemi dhënë atyre, në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi, ndërkohë demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi. Pra, as nuk kemi bërë përpjekje, kemi respektuar e kanë thirrur të tjerë, dhe kanë meritën e tyre, e kam quajtur të jo të arsyeshme që ne të rivalizojmë me një protestë, por përkundrazi të bëhet gjithçka për suksesin e saj në pjesëmarrjen qytetare, si qytetar.

Kështu që nuk mund të them se ne e ndjekim me shumë angazhim këto zhvillime, shohim që kriza po thellohet në mënyrë të pandalshme. Shohim qëndrimet e Edi Ramës bëhen çdo ditë e më të papërgjegjshme. Por ne, thashë, jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo kohë, të vazhdojmë përmbushjen e misionit tonë. Përsa i përket mbledhjes, këtë javë mblidhet Këshilli Kombëtar, këtë javë zgjidhet Kryesia e Partisë Demokratike, këtë javë pra plotësohen të gjitha. Është lënë edhe pak kohë se ka patur ndonjë ankesë dhe shpresoj që çdo njeri që ka dyshimin më të vogël në numërimin e votave, është i ftuar nga unë të vijë të rinumërojë votë për votë votat e tij./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së ka folur në lidhje me thirrjen "Rama në burg, Berisha në burg", e cila është përdorur nga protestuesit gjatë protestave të tyre. Në lidhje me këtë, Kryedemokrati tha se ata që thonë këtë janë opozitë e opozitës dhe janë vegël e qeverisë. 

Shkëlzen Kolgjini: Rama në burg, Berisha në burg. Çfarë keni për të thënë për këtë Doktor?

Sali Berisha: Së pari, qytetarët janë të lirë të shprehin ç’të duan. Kurse ata që e dirigjojnë këtë, të mos i dominoj se nuk e meritojnë as emrin t’ua përmend, janë opozitë e opozitës, janë vegël e qeverisë. Kaq!./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet,  nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore. Duke folur me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ky përjashtim ishte, pasi 80 përqind e sipërfaqes së vendit është kodër e mal.

Lideri i opozitës tha se vendi ka potencial të jashtëzakonshëm për të shpalosur, ndërsa përmendi vende si Valbona, Thethi, Dardha dhe Voskopoja.

Përparim Ajazi: Doktor, çfarë fitojmë ne nga këto investime? Shqipëria po kthehet në një model Haiti apo Santa Domingo ku ka resorte apo ndërtesa luksoze dhe varfëri të tejskajshme në popullsi. Resortet e Samirit, Hydajetit apo Artan Gacit nuk i kanë sjellë asgjë vendin. E ç’më duhet mua vjen Kushner apo ndonjë tjetër kur një natë në këto resorte kushton 500 euro dhe shkon gjysma në Katar dhe gjysma në Izrael?

Sali Berisha: Unë bie dakord me ju plotësisht në këtë pikë. Gjatë qeverisë së PD, së pari, se e përmendi një ditë 1 euron, por kurrë asnjë gjë nuk jepej pa garë të hapur. Së dyti, nga derdhja e Bunës, për të mos thënë nga Zogajt tek liqeni i Shkodrës gjer tek kepi i Stillës, nuk ka pasur asnjë përjashtim nga taksat. Zero përjashtim. Po, qeveria e mëparshme vendosi me ligj përjashtimin nga taksat për të gjithë ata që investojnë në zonat malore.

Pse këtë? Sepse ne kemi më shumë male se çdo gjë tjetër. 80 përqind e sipërfaqes tonë është kodër e mal.
Ne kemi një potencial të jashtëzakonshëm për të shpalosur dhe që jemi vetëm në metrat e para, është Valbona dhe Thethi, Dardha, Voskopoja, pra nuk kemi asgjë pothuaj në zonat malore. Ndaj dhe ne menduam që ata që investonin, por jo në kuadrin e iniciativave të tij gjobëvënëse, vëllavrasëse, nuk marrim ne tokën e kujt për ta dhënë, ai që donte të investonte me dokumente të rregullta, do përjashtohej tetë vite nga taksat.

Shkoni mbrapa Dajtit, po të shkoni atje, 20 minuta përtej Shëngjergjit, ju keni disa zona përrallore që 99 përqind e qytetarëve të Tiranës nuk i njohin, nuk i shfrytëzojnë. Ato janë parajsa malore. Por të investosh atje, kostoja pa dyshim është dy ose tre herë më e lartë se të investosh në Tiranë. Siç ua bëri ky në Theth që u futi ruspat në mënyrën më kriminale ndërtimeve të bëra në tokën e babës, një zonën e lejuar për ndërtim dhe shkoi dhe i shkatërroi. Pra, ne kemi rezervuar regjimin pa taksa në ligjin tonë vetëm për zonat malore. Përndryshe, në qoftë se e vendos në regjim pa taksa, kushdo që të jetë aty përfitohen taksat, përfitohen taksat shoqërore, etj me radhë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se dëgjoi ditën e djeshme fjalën e xhaxhait, të dëshmorit të atdheut, Enea Mekolli, i cili ra nga një dorë kriminale që mbështetej nga shteti. 

Shyqyri Myrtollari: Doktor, përshëndetje. Dje xhaxhai i Enea Mekollit e bëri të qartë se jemi në mëshirën e krimit, i cili vret policë dhe kërcënon biznese. A nuk duhet një komision hetimor për të hetuar lidhjet e Edi Ramës me elementë të krimit, duke pasur parasysh dekorimet e Çyrbjes dhe të elementëve të tjerë kriminelë?*

Sali Berisha: Faleminderit i dashur Shyqyri për pyetjen. Keni shumë të drejtë, por besoj se dy aktet e fundit në qytetin e Durrësit janë akte të cilat nuk lexohen, nuk gjenden as në realizmin fantastik të Garcia Markesit. Shpallja fisnik i Partisë Socialiste i të atit të Ergys Agasit ishte një sfidë e hapur e tmerrshme për qytetarinë e Durrësit. Qytetarinë e mrekullueshme të Durrësit, virtytet, vlerat, përgjegjësinë e saj qytetare. Merita e vetme e Bardhyl Agasit është se i dha Durrësit dhe Shqipërisë një famëzi, një djalë famëzi, si Ergysi. Dhe me medaljen që i jep Edi Rama, e bën atë të mbrojtur të plotë nga hetimet e SPAK-ut apo hetimet e tjera, ku unë nuk kam të dhëna, por nuk është çudi që ai noton mbi pasurinë kriminale të djalit të tij.

Po në Durrës, siç e dini ju, u shpall fisnik i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti socialist që shërbente si informator i Altin Hajrit. Vrasësit që ndau në copa trupin e Jani Prengës në lokalin e tij. Dhe që rrinte i lirë. Dhe që Jurgis Çyrbja e informonte atë për çdo lëvizje të policisë, që meritonte vite e vite të tëra në burg. Dhe del nga burgu dhe Edi Rama ditën që mbante vetë fjalimin në Bruksel, i dorëzon pallaskën e partisë me Bledi Klosin në qark.

Unë dëgjova me shumë dhimbje, me shumë, shumë dhimbje fjalën e xhaxhait, të dëshmorit të atdheut, Enea Mekolli. Jashtëzakonisht e dhimbshme. Djali i tyre, të dashur qytetarë dhe qytetare, pas fatkeqësisë së madhe që pësoi familja e tyre, humbi nga sëmundja djalin e veshur polic, mendoi të zëvendësonte vëllain, të vazhdonte misionin e vëllaut të vet.
Dhe ra nga një dorë kriminale që mbështetej nga shteti. Sigurisht që dje kam kërkuar që Komisioni i Sigurisë do të nisë nesër hetimin, sepse jam i sigurt që krerët e policisë së shtetit dhe qeveria do bëjnë gjithçka për të falsifikuar dhe për të mashtruar rreth kësaj ngjarje. Por do përpiqemi dhe një herë u shpreh ngushëllimet. I garantoj se s'kam asnjë tendencë se e bëj këtë kurrë për politizim, por nuk mund të them se sot jetët e shqiptarëve janë në duart e krimit dhe kjo ishte fatkeqësi edhe për familjen Mekolli./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin, Rama po e përdor kundër protestuesve

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha ditën e sotme se kryeministri Edi Rama, po e përdor kundër protestuesve sistemin survejues që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se kjo po përdoret kundër protestuesve dhe kundër fermerëve, ndërsa bëri thirrje që askush nuk duhet të impresionohet.

Desada Metani: Doktor, përshëndetje. Keni postuar një video ku Rama pranonte se me anë të DPA-së po përgjonte rrjetet sociale dhe qytetarët. Çfarë domethënë kjo, që jemi në përgjim në këtë kohë protestash?

Sali Berisha: Ju e dëgjuat vetë. Përshëndetje Desada, ju e dëgjuat vetë se si u thotë fermerëve se si arritëm, si u rrit fluksi digjital nëpër Shqipërinë aq e kaq e aq e kaq, çka do të thotë se dihet, se sistemi që instaloi, pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin e të gjithë shqiptarëve, po e përdor gjerësisht kundër protestuesve, kundër fermerëve, por asnjëri nuk duhet të impresionohet. Në mënyrë absolute, ai do marrë vendin që meriton./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po grabit kanionin e Gjipesë dhe se po përdor deputetin, Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Ardit Bido ka falsifikuar dokumente në arkivë ndaj dhe mori postin e deputetit. 

Sipas tij, këto janë çështje hetimi, por çdo çështje pronësie, PD ka evaduar 54 mijë dosje pronësie. 

Endri Tufina: Zoti Berisha, dje në Vlorë Rama akuzoi se u zhdukën dokumentet e tokave përgjatë qeverisjes së PD që ishin ruajtur dhe nga regjimi diktatorial. Prandaj jemi në këtë situatë. Unë do desha nëpërmjet jush t’i bëj një pyetje, po dokumentet e Baba Pilos për 224 mijë metra tokë në Vuno, ku i gjeti ky, beu i madh i jugut?*

Sali Berisha: Të falënderoj për pyetjen. Të garantoj se ato 224 mijë metra nuk i përkasin kurrë Spiro Kolekës, Baba Pilos, vëllait të Edi Ramës, Edi Ramës, mamasë së ndjerë të Edi Ramës, të cilët në të gjitha dokumentet ishin një familje e varfër me 3 dhi dhe një gomarë, të regjistruar në regjistrat e shtetit të asaj kohe. Po, ka ekzistuar një Spiro Kolekë tjetër, burrë i shkëlqyer, ministër i qeverisë së Sulejman Delvinës, që ka udhëhequr luftën e Vlorës me sukses të madh. Dhe ai nuk ka asnjë pretendim, asnjëri prej familjarëve të asaj dege për kanionin e Gjipesë, kurse këta duan ta vjedhin.
Dëgjoni pak, Artan Lame, i cili ç’është e vërteta ndjesë pastë nuk flas më për të se është i ndjerë tani, një gjë bëri, nuk ia firmosi kurrë.

Nuk ia firmosi Edi Ramës. Tani thuhet se me Ardit Bidon, nuk e di, duhet të hetohet, ka falsifikuar dokumente në arkivë dhe ndaj Ardit Bido u lartësua në deputet, iu dha imuniteti i deputetit. Këto janë çështje hetimi, por çdo çështje pronësie, PD ka evaduar 54 mijë dosje pronësie. Sigurisht mbeten të tjera. Në mënyrë absolute me vendosmërinë më të madhe do të trajtonte çdo dosje. Por nga ana tjetër, ne vumë ligjin që në qoftë se investitori i huaj blen tokën bazuar në dokumente origjinale shtetërore dhe pas kësaj, pasi fillon punë, dalin pretendentë se ky dokument nuk është i vërtetë, në këtë rast çdo pretendim i kalon shtetit. Dhe në këtë rast shteti paguan nga fondi i tij me çmimin e tregut pronarin dhe ndëshkon falsifikatorin. Ky, këtë ligj e modifikon siç don. Dhe e nxori kur unë denoncova ekzistencën e tij mbi dy ose tre herë./Dosja.al

 

3 ORE ME PARE

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestën e qytetarëve , të cilët po protestojnë prej ditësh kundër projektit të Zvërnecit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se dënon krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama është tashmë i damkosur si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës. 

Sali Berisha: Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë qytetarëve shqiptarë në protestë kundër narkokraturës kleptokratike të Edi Ramës. Dje, Evropa dhe botë dëgjoi më fuqishëm se kurrë zërin e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, por dhe në metropolet kryesore të Evropës dhe sot në SHBA shqiptarët protestojnë pranë përfaqësive të narkokratit Edi Rama. Unë gjithashtu dua të dënoj me forcën më të madhe krahasimin që Edi Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë.

Dje, në përçartjet e tij, ai u rrek të krahasojë të pavdekshmin, luftëtarin e lirisë, Mithat Frashëri me Adolf Hitlerin, barbarin e kohërave për fajin e vetëm se ata protestuesit përdorin një slogan të mirënjohur të Mithat Frashërit, kreut të Ballit Kombëtar, projekti i të cilit për Shqipërinë ishte projekti më madhështor i kohës. Të krahasosh sloganin e Mithat Frashërit ‘Shqipëria, shqiptarëve’, me sloganin e Adolf Hitlerit se ky vend është vetëm i juaji, me të cilin ai organizoi Holokaustin, krimin e njerëzimit më të shëmtuar të kohërave, do të thotë të jesh i çmendur, do të thotë të kesh humbur çdo sens nga realiteti yt.

Edi Rama është tashmë i damkosur si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës. Deklaron në mediat më të mëdha të botës me paturpësinë më të madhe se jemi në një luftë hibride duke aluduar kështu se Greqia apo ndonjë vend tjetër po bën gjithçka për të bllokuar investimet dhe turizmin, një idiotësi e pashoqe. Greqia, e cila ka mbi 3 mijë kilometra brigje, dhe ka brigjet më të bukura dhe ujërat të përshtatshme, paska problem të madh se në Shqipëri u investokan 2 apo 3 miliardë euro.
Është pikërisht psikologjia e trashëguar e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, për armikun e brendshëm dhe të jashtëm, e atit të tij biologjik që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës si kundërshtar politik, ajo që e shtyn Ramaduron t’u vendosë epitete nga më të ndryshme dhe mediat e tij./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec