LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD: Kryedemokrati konfirmohet në si kryetar

• Partia Demokratike po zhvillon sot procesin e votimit që është konceptuar si referendum brenda partisë, ku anëtarësia po shprehet për drejtimin e saj. • Në këtë garë, kandidati i vetëm është Sali Berisha, i cili është gjithashtu kreu aktual i PD-së. • Procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 në të gjithë vendin dhe po zhvillohet në qindra qendra votimi, ndërsa strukturat e PD-së raportojnë pjesëmarrje të vazhdueshme gjatë ditës. • Berisha është paraqitur vetë në qendrën e votimit, duke e cilësuar procesin “shembullor”, në një situatë ku demokratët nuk kanë alternativë tjetër në fletën e votimit përveç mbështetjes ose jo të tij. • Sipas drejtuesve të procesit, rezultatet pritet të bëhen publike pas përfundimit të numërimit nga strukturat organizuese të partisë. •Është shtyrë orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimit për disa qendra në orën 19:00. •Sipas njoftimit të Kasos, ky vendim erdhi pas kërkesave të disa degëve të mëdha dhe degëve në qendrat e qarqeve, ku kishte ende fluks të lartë votuesish dhe pritej që ky fluks të vazhdonte.•- Procesi i votimit për referendumin për kryetarin e Partisë Demokratike është mbyllur në disa qarqe të vendit, ndërsa mësohet se, ka nisur faza e numërimit të votave.•Ndërkohë, Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të shifrave nga seli blu rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për kreun e PD-së, ku këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje është disa herë më e ulët se numri që pretendon opozita.•Ka përfunduar numërimi në Korçë, nga 4.721 anëtarë me të drejtë vote në këtë degë, në votim kanë marrë pjesë 435 anëtarë, duke reflektuar një pjesëmarrje relativisht të ulët në proces.• Gjithashtu ka përfunduar numërimi për Sarandën, Këlcyrën, Gjirokastrën dhe Libohovën.

19 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Rezultatet e votimit në Maliq, Kolonjë, Korçë e Pustec

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
selia pd

KORÇË- Ka përfunduar numërimi në Korçë për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokraike. Sipas të dhënave, nga 4.721 anëtarë me të drejtë vote në këtë degë, në votim kanë marrë pjesë 435 anëtarë, duke reflektuar një pjesëmarrje relativisht të ulët në proces.

417 vota janë konsideruar të vlefshme dhe 18 të pavlefshme ndërsa 392 anëtarë kanë qenë pro Sali Berishës, 18 kundër dhe 7 kanë abstenuar.

Mbyllet numërimi në Maliq:

724 pro

7 kundër

4 të pavlefshme

Mbyllet numërimi për Pustecin:

15 votues nga 66 aktivë.

13 PRO

1 ABSTENIM

1 E PAVLEFSHME

Mbyllet numërimi në Kolonjë:

213 pro

4 abstenim

Mbyllet numërimi në Korçë:

392 pro

18 kundër

7 abstenim

18 te pavlefshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Përfundon numërimi në Gjirokastrës, ja sa vota mori kryedemokrati Sali Berisha

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:

GJIROKASTËR-  Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike në degën e Gjirokastrës.

Kreu aktual Sali Berisha, i cili ishte kandidati i vetëm në garë për kreun e ri të partisë, ka siguruar 270 vota pro.

Sipas rezultateve zyrtare, u regjistruan gjithashtu 11 vota kundër, 5 abstenime dhe 5 vota të pavlefshme./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh"/ Salianji: 4 mijë demokratë votuan në referendumin për konfirmimin e Berishës si kryetar

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Ervin Salianji

TIRANË-  Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të shifrave nga seli blu rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për kreun e PD-së.

Në një postim në Facebook, Salanji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje është disa herë më e ulët se numri që pretendon opozita.

Sipas Salianjit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërkohë nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë në nivel kombëtar.

Postimi i Salianjit: 

"Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!
Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00;
Votues që morën pjesë: 3,885
Tiranë 1,072
Durrës 321
Kukës 370
Korçë 165
Dibër 194
Lezhë 345
Elbasan 256
Berat 141
Vlorë 210
Gjirokastër 120
Fier 220
Shkodër 471
Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!", shkruan Salianji./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Mbyllen votimet në disa qytete, nis faza e numërimit

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
foto nga procesi

TIRANË- Procesi i votimit për referendumin për kryetarin e Partisë Demokratike është mbyllur në disa qarqe të vendit, ndërsa mësohet se, ka nisur faza e numërimit të votave.

Procesi ka përfunduar në qarkun e Dibrës, si dhe në disa në qytete si Kavaja, Lushnja dhe Saranda, ku tashmë kanë nisur edhe procedurat e numërimit të fletëve të votimit.

Në Berat dhe Skrapar ka nisur ose ka përfunduar numërimi, duke shënuar kalimin në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor në këto qytete. Procesi pritet të mbyllet  në të gjitha njësitë organizative, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pas mbylljes së numërimit në çdo qendër votimi./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Ivi Kaso: Shtyhet deri në orën 19:00 procesi i votimit në disa degë

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Ivi Kaso

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka vendosur të shtyjë orarin e votimit në disa degë të mëdha të Partisë Demokratike deri në orën 19:00.

Sipas njoftimit të Kasos, ky vendim erdhi pas kërkesave të disa degëve të mëdha dhe degëve në qendrat e qarqeve, ku kishte ende fluks të lartë votuesish dhe pritej që ky fluks të vazhdonte.

Kaso gjithashtu,u bën thirrje të gjithë anëtarëve në degët e mëdha të Tiranës dhe të qarqeve që të shfrytëzojnë këtë orë shtesë për të ushtruar të drejtën dhe detyrimin e tyre statutor për të votuar.

Deklarata e Kasos: 

"Jam këtu përpara jush për të ndarë një komunikim në emër të Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Sikurse e dini, edhe me vendim të KOKOE-s është parashikuar ora 18:00 si orari i mbylljes së procesit të zgjedhjeve të ditës së sotme. Si pasojë e disa kërkesave që kanë ardhur pranë KOKOE-s nga disa degë të mëdha, sikurse është edhe dega 2 që voton këtu në seli, KOKOE ka marrë vendim që për këto degë të mëdha, të cilat, në të cilat ka fluks votimi dhe presin fluks që të vazhdojë edhe mbas orës 18:00, procesi të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 për këto degë të mëdha, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithë demokratëve që të votojnë dhe të shprehin pëlqimin e tyre për procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë.

Është proces i cili është drejt përfundimit në disa degë të vogla, të cilat e kanë ezauruar procesin për shkak të kohëzgjatjes së tyre. Por veçanërisht në degët qendër qarku si dhe në disa degët më të mëdha të Tiranës, të cilët kanë një numër të lartë votuesish, është parashikuar mbas komunikimit të tyre me KOKOE-n, është marrë vendim përkatësisht për çdo degë, që ky proces të mbyllet në orën 19:00. Përfitoj nga rasti t'u bëj thirrje të gjithë demokratëve të degëve të mëdha të Tiranës si dhe të degëve veçanërisht të qendrës së qarkut, të qarqeve më të mëdha të cilat kanë kërkuar që procesi të zgjatet deri në orën 19:00, që të dalin dhe të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën dhe detyrimin e tyre statutor për të votuar në procesin e sotëm. Faleminderit.", njofton Kaso./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ "Të q**** Mul Nokën", demokrati shpreh revoltën mbi fletën e votimit

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
foto ilustruese

TIRANË- Procesi i sotëm i votimit për kreun e Partisë Demokratike është shoqëruar me mesazhe revolte nga ana e disa votuesve.

Në njërën prej fletëve të votimit, një anëtar i PD-së ka zgjedhur të shfaqë hapur pakënaqësinë e tij, duke shënjestruar Sekretarin e Përgjithshëm të opozitës, Flamur Noka.

Vihet re se votuesi e ka lënë krejtësisht të paprekur pjesën ku vendosej fati i kandidatit të vetëm, Sali Berisha. Në fletë nuk është shënuar asnjë opsion, as pro, as kundër dhe as abstenim./Dosja.al

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
fleta e votimit

 

 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha: Referendumi, një proces shembullor demokratik

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi procesin e referendumit si shembullor dhe demokratik.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që ende nuk kanë votuar, të marrin pjesë në këtë proces, pasi sipas tij përbën një standard të rëndësishëm të funksionimit demokratik modern. Ai u shpreh se, se do të përmbushë me përkushtim të madh detyrimet ndaj besimit të anëtarëve.

Deklarata e plotë:

"Së pari, përshëndes të gjithë demokratet dhe demokratët që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor. Në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike referendare shprehin besimin ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo dhe kundër tij.

Me këtë rast ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar, të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor. Të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne evropiane dhe botërore, një pjesë të tyre më falni, se janë pakicë.

Shumica përdorin procedura të tjera, duke përfshirë edhe vetëm duartrokitjen në sallë për zgjedhjen e kryetarit. I garantoj, se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre, ndaj qëndrimeve të tyre", njoftoi Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se procesi i votimit në degët e Partisë po vijon normalisht dhe me pjesëmarrje të rregullt.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi njoftoi se deri në orën 15:00, në 77 degët e Partisë Demokratike kanë votuar 28 mijë e 379 anëtarë. Deputetja nënvizoi se listat e votuesve janë përditësuar vazhdimisht, duke reflektuar lëvizjet në diasporë dhe anëtarësimet e reja.

Deklarata e Vokshit:

"Atëherë, kohë pas kohe po jap informacionin e orës 3.Në daljen e fundit ju informuam për pjesëmarrjen midis orës 12 e gjysmë. Nga kontaktet që kemi pasur me të gjitha degët, po ju informoj që pjesëmarrja deri në orën 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton që të jetë 28,379 votues. Mendoj që kjo dalje është vetëm për pjesëmarrjen, për procesin e votimit. Me të mbaruar procesi i votimit neve do t'ju japim të gjitha sqarimet për numrin e votuesve të Partisë Demokratike që kanë të drejtë vote dhe janë ftuar sot.

Kjo do të thotë që janë punuar listat, janë pastruar listat. Një pjesë janë larguar në diasporë, por do t'ju japim të gjitha detajet e nevojshme. Pra, jemi transparentë deri në fund, ju kemi dhënë një numër siç është sot. Nesër mund të rritet ai numër sepse ka anëtarësime të reja, mund të zvogëlohet sepse ikin nga diaspora. Pra, është 'working progress', por sot është ky numri i cili është ftuar për të votuar për referendumin, për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike. Faleminderit.", njoftoi Vokshi./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Fluks votuesish në Qendren e votimit të degës 5 në Tiranë

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:

TIRANË- Në degën nr 5 në zonën e ‘Vasil Shantos’ në kryeqytet, është shtuar fluksi i demokratëve që i janë drejtuar QV-së për të votuar në referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD-së Sali Berisha.

Sipas komisionerëve, procesi ka qenë i qetë, me një kulmim gjatë paradites dhe një rinisje të fluksit pas orës 14:00. Mësohet se mbi, 400 anëtarë kanë hedhur tashmë votën e tyre dhe se, = qendra do të qëndrojë e hapur edhe përtej orarit zyrtar./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Referendumi për votëbesimin e Berishës/ Vokshi: Deri në 13:00 votuan mbi 19 mijë anëtarë të PD!

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Albana Vokshi

TIRANË- Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

“Pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 19 202 anëtarë. Në asnjë degë nuk është raportuar problem”

Vokshi tregoi dhe porosinë që u është dhënë QV në degë të PD-së: Të zbatohet udhëzimi që të mos lejohet asnjë anëtar për të votuar nëse nuk e ka emrin në listë dhe të lëshuar nga PD.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet për kreun e PD/ Shpërthen demokrati: U kthyem si në kohën e Enverit, votojmë me urdhër (VIDEO)

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Demokrati

TIRANË- Një demokrat ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike. Në një video, anëtari demokrat e krahasoi situatën me periudhën e diktaturës komuniste.

“Në kohën e Enverit votonim me urdhër për një. U kthye sistemi me urdhra edhe sot në PD”, u shpreh ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ PD e përjashtoi nga kandidimi, demokrati ia jep votën Mereme Selës

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Mereme Sela

TIRANË- Demokratët duket se e kanë bërë Mereme Selëm pjesë të 'garës' për kryetarin e PD-së. Një anëtar i PD, ia ka dhënë votën mjekes Sela, edhe pse në fletën e votimit ishte vetëm emri i Sali Berishës.

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Vota

Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit, ku do të jenë mbi 90 qendra votimi në të gjithë vendin./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Mos manipulo"/ Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka replikuar në distancë me Sali Berishën, i cili pasi votoi për kreun e PD-së tha se Salianji është një përfaqësues i botës së krimit. Sipas Salianjit, deri më tani në votime nuk kanë marrë pjesë as 1 mijë anëtarë dhe për këtë thotë se do e faktojë me prova reale, edhe nëse Berisha do përpiqet të manipulojë shifrat.

Postimi i Plotë:

Pergjigje për Sali kolltukun; për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi, qesharakëzimi dhe përbuzja përmes talljes. Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasesin e shpreses se qytetarëve për ndryshim! Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false.

Meqë e ke me qejf; Je i pashpresë. Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe. Bashkë me demokratët do ta çmontojmë regjimin Rama-Berisha dhe do të rrëzojmë praktikat puniste të votimit farsë, që poshtërojnë pluralizmin dhe mbajnë peng opozitën shqiptare. Falenderime pafund per qindra demokrate që me sjellin me foto fletet e votimit dhe mijëra te tjere qe e kane perbuzur farsen duke e bojkotuar!

1 MUAJ ME PARE

"Sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të PD"/ Albana Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 11906 votues

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD deklaroi shifrën e anëtarëve demokratë që janë thirrur për të votuar në referendumin e votëbesimit për kreun e PD-së. Gjatë prononcimit ajo tha se procesi i votimit deri tani po shkon i qetë dhe ka pjesëmarrje të lartë.

"Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike. Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë. Deri në orën 11, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani. Të dhënën tjetër për numrin e votuesve do ta japim çdo dy orë ose çdo tre orë deri në orën 18. Dhe në orën 18 më pas do bëjmë mbylljen e të gjithë numërimit dhe pastaj votimin në të gjitha degët," tha Vokshi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Proces shembullor, i ftoj të gjithë demokratët të përmbushin këtë detyrim statutor

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka votuar paraditen e sotme në referendumin për kryetarin. Duke folur për gazetarët, Berisha u shpreh se ky është një proces shembullor, ndërsa ka ftuar të gjithë demokratët që të përmbushin këtë detyrim, që rrjedh nga statuti i partisë.

"Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor. Në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike referendare i shprehin besimin, ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo dhe kundër tij. Me këtë rast ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor. Të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik që ekziston në të gjitha partitë moderne evropiane dhe botërore, në një pjesë të tyre më falni se janë pakicë, shumica përdorin procedura të tjera duke përfshirë edhe vetëm duartrokitjen në sallë për zgjedhjen e kryetarit. I garantoj, i garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre, ndaj qëndrimeve të tyre. Faleminderit," tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Referendimi në PD/ Hedh votën në kuti Sali Berisha

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari Sali Berisha mori pjesë në votim nw referendumin brenda Partisë Demokratike. Berisha u shoqërua në qendrën e votimit nga bashkëshortja e tij, ndërsa procesi vijon normalisht në të gjithë vendin.

1 MUAJ ME PARE

Referendumi i votëbesimit në PD/ Ivi Kaso zbulon kur do të shpallen rezultatet paraprake: Në momentin e mbylljes së votimeve

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti i PD-së Ivi Kaso i cili është dhe anëtar i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, deklaroi se procesi i votimit po vijon normalisht pa asnjë problematikë. Nga selia e PD-së ku votoi për referendumin e votëbesimit Ivi Kaso deklaroi se rezultati paraprak do të jepet pak pasi të mbyllen QV ora 18:00 ndërsa rezultati përfundimtar do të konsiderohet i tillë kur kutitë me materiale të votimit do të paraqiten fizikisht në selinë e PD-së së bashku me procesverbalet

“Proces i qetë që ka nisur në të gjithë vendin pa asnjë problematikë, nga informacionet që kemi marrë në të gjithë qendrat në të gjithë Shqipërinë. Ka masivitet deri tani. Jemi duke mbledhur të dhënat e para dhe për pak kohë sa të përpunohen do bëhen publike. Është për të përshëndetur që në një ditë të tillë demokratët janë masivisht në QV në cdo degë të PD-së dhe me votën e tyre do të votëbesojnë kreun e PD-së.

Do të ketë shpallje paraprake të rezultatit në momentin e mbylljes që është parashikuar në orën 18:00. Rezultatet paraprake do të dërgohen përmes komunikimit elektronik pranë selisë qëndrore të PD-së, jo proces verbale. Rezultati përfundimtar do të konsiderohet i tillë kur kutitë me materiale të votimit do të paraqiten fizikisht në selinë e PD-së së bashku me procesverbalet dhe të kemi një hartim të një rezultati përfundimtar që do të jetë zyrtari. Për rezultatin paraprak nuk do të pritet shumë kohë. Në daljen publike që do të bëjë KOKOE për pak kohë do të bëjnë me dije këto detaje,” tha Kaso./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Gara për kreun e PD/ Demokratët votojnë për Salianjin, ish-deputeti: Falenderim për demokratët që refuzuan farsën

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji, ka postuar foto nga fletët e votimit për kreun e PD, ku disa demokratë kanë vënë emrin e tij në fletë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet mirënjohës ndaj demokratëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët po dërgojnë mesazhe dhe foto nga qendrat e votimit për të treguar se Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Ai thekson se reagime kanë ardhur nga degë të ndryshme të vendit, nga Shkodra deri në Korçë, Vlorë, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Në fund të reagimit, Salianji shprehet se beteja për rikthimin e Partisë Demokratike tek anëtarët dhe qytetarët do të vazhdojë.

Postimi i Plotë:

Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit! Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale. Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet. Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale! Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.

1 MUAJ ME PARE

Demokratët u drejtohen sot kutive të votimit, Sali Berisha i vetëm në garë për kreun e PD

Berisha kandidat i vetëm/ Përfundojnë zgjedhjet në PD:
PD

TIRANË- Demokratët do tu drejtohen këtë të shtunë kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë forcën politike në katër vitet e ardhshme. Në garë do të jetë vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e demokratëve në rrethe. Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së, ndërsa rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm emrin e tij./Dosja.al

zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet