LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj thirrje Biden ta ndalë. PD po bën gati ligjin për drejtuesit e partive

• Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, nga ku ka bërë me dije se PD-ja po bën gati një ligj që i detyron të votojë drejtuesit brenda vetes. Ai u bëri thirrje dhe socialistëve që të detyrojnë deputetët e Partisë Socialiste që të bëjnë të njëjtën gjë. Në partinë e kryeministrit Edi Rama, ai tha se diktojnë rryshfeti, bandat dhe krimi • Berisha u ndal tek emërimi i Gent Ibrahimit në Gjykatën Kushtetuese dhe tha se atij i ka dalë kundër ONM-ja për shkak të dhuratave dhjetëra mijëra euroshe që ka. Faktin që ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e konsideroi historike zgjedhjen e tij, Berisha e quajti nëpërkëmbje dhe i bëri thirrje Presidentit Joe Biden që ta ndalë diplomaten. • Berisha tha se Shqipëria është kthyer në një republikë bananesh dhe se qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të rrëzohet vetëm me revolucion. Sulmin që iu bë më 6 dhjetor, kreu i PD-së e quajti atentat ndaj Opozitës, ndërkohë që foli dhe për Primaret. Ai tha se Primaret ishin një proces i pavarur dhe se tani do të zhvillojnë procesin e zgjedhjeve të këshilltarëve, proces i rëndësishëm i zgjedhjes së parlamentarëve vendorë.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ibrahimi në Kushtetuese/ Berisha: I pari që ONM-ja i doli kundër! Ka dhuratat më fabuloze, dhjetëra mijëra euro dhurata

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot zgjedhjet e Gent Ibrahimit në Kushtetuese. Në fjalën e tij në Kryesinë e Partisë Demokratike, Berisha tha se zgjedhja e tij është bërë në konflikt të pastër interesi, për shkak të kundërshtimeve që ka pasur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Berisha tha se Ibrahimi ka marrë dhjetëra mijëra euro dhurata dhe ta quash historike zgjedhjen e tij, referuar asaj që tha ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, sipas tij, është të mashtrosh shqiptarët. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sot quante historike zgjedhjen e Genti Ibrahimit, por a e dini se ONM ka qenë kundër përfshirjes së tij në sistemin e drejtësisë? Kjo e gjitha për shkak të karakteristikave, sepse ishte në konflikt të pastër interesi. Gent Ibrahimi ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive. Merrjani nga prilli. Në një kohë kur një gjykatëse ja kishte mbledhur i ati rrogën, nuk ia quajnë. Ndërsa këtij dhjetra mijëra euro, ia quajnë. Zonja na thotë është historike zgjedhja e tij. Çfarë i quan shqiptaret ti zonjë? Jam i detyruar t’i them gjërat sepse kështu nuk mund të bëhet. Ne nuk kërkojmë gjë tjetër përveç standardit. Kjo ndodh vetëm në një republikë bananesh

3 VITE ME PARE

“Republikë bananesh” Berisha thirrje Biden: Ndaleni ambasadoren Kim, po nëpërkëmb Shqipërinë, donte të zgjidhte kreun e PD

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës joe Biden që të ndalë ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se Kim e ka nëpërkëmbur Shqipërinë. Ai u shpreh më tej se nuk mund të lejojë që mbasadorja ta trajtojë vendin si 'republikë bananesh'.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kemi në një betejë të vështirë, por nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike siç është bërë me Shqipërinë. Nuk mund të ndodhë kurrë, kjo është një republikë bananesh, është një turp dhe i bëj thirrje Biden të ndalojnë ambasadoren e tyre ta trajtojë Shqipërinë në mënyrë të tillë. Ne nuk mund të pranojmë kurrë bananizimin e këtij vendi.

3 VITE ME PARE

Berisha: Edi Rama ka nisur betejën e egër kundër fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, trashëgon shpirtin e zi të babait xhelat

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka nisur një sulm kundrejt fjalës së lirë. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha tha se zhvillimet politike në vend janë tipike për një regjim mafioz, që bazohet në drogën e krimin, që ka vendosur monizmin e plotë, bazuar në vjedhjen e votës së shqiptarëve dhe pasurive të tyre. Sipas tij, regjimi i Edi Ramës, nuk mjaftohet vetëm me votën, por ka nisur betejën e egër kundër mendimit ndryshe, qëndrimit opozitar dhe medieve të lira. Si rast, Berisha përmendi shembjen e "Prestige". 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qëllimi i dytë i kësaj mbledhje është analiza e situatës politike në vend. Zhvillimet politike në vend janë tipike për një regjim mafioz, që bazohet në drogën e krimin, që ka vendosur monizmin e plotë, bazuar në vjedhjen e votës së shqiptarëve dhe pasurive të tyre. Por ky regjim i Edi Ramës, nuk mjaftohet vetëm me votën, nuk kënaqet veç me votën. Ky ka nisur betejën e egër kundër mendimit ndryshe, qëndrimit opozitar, medieve të lira. Kemi të bëjmë pra me një armik të vërtetë të lirisë në kuptimin më të gjerë të saj. Ju jeni dëshmitarë se çfarë pësoi resorti turistik i presidentit të media grup Hysenbelliu. Dufet e urrejtjes se një njeri që trashëgon të gjithë shpirtin e zi të babait xhelat, të papërmbajtura e shtynë atë që vetëm dy ditë para samitit të lidervë evropianë ti vendosë 70 kg tritol një resorti të ndërtuar me leje. Të kryejë një akt të cilin ju garantoj se as një ditakturë në prag të samitit të diktatorëve, nuk do ta kryente diktatori këtë. Të kryejë një akt duke mos kontrolluar urrejtjen e tij patologjike kundër fjalës së lirë, i cili ju siguroj se do të ju kushtojë taksapaguesve shqiptarë, minimumi 40-50 mln euro, vetëm e vetëm se ky bir xhelati nuk kontrollonte dot urrejtjen ndaj kundërshtarit dhe motivit ndryshe. Të njëjtat motive që shtynë babain e tij në pamje të parë intelektual, të firmosë fill pas diktatorit varjen në litar me ndërgjegje xhelati të Havzi Nelës, absolutisht të njëjta motive e shtynë Ramën të hedhë në erë para shqiptarëve, një objekt turistik që e kishte shpallur krenari të turizmit duke i krijuar një plagë të rëndë turizmit në Shqipëri, por edhe duke gjobitur çdo shqiptar me aktin e tij, se po mbaj gojën, pasi ai meriton çdo fjalë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Tani nis procesi i zgjedhjes së këshilltarëve, të ketë përfaqësime nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se PD-ja tani do të nisë procesin e zgjedhjes së këshilltarëve. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha tha se prioritet ka që të ketë përfaqësime nga të gjitha gjinitë dhe komunitetet. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ne kemi tani procesin e zgjedhjeve të këshilltarëve, proces jashtëzakonisht i rëndësishëm i zgjedhjes së parlamentarëve vendorë. Natyrisht ky proces nuk mund të bëhej paralelisht me kandidatët, pasi duhej të dilte kandidati që ai të ishte pjesë e këtij procesi. Në këtë proces për të cilin personalisht mendoj se do të jetë vota e anëtarësisë që duhet të përcaktojë, me disa kushtëzime. Kushtëzimet janë të domosdoshme se duhet të ketë përfaqësime të komuniteteve, përndryshe përfaqësimi përqendrohet vetëm në një pjesë të elektoratit dhe mbesin të papërfaqësua dhjetëra zona të komunitetit, elektoratit etj.
Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. Kjo do të thotë se ata janë të garantuar, sigurisht me garë, ndaj dhe ky votim është më i komplikuar. Do ti lutesha komisionit se duke ruajtur proporcionet, përfaqësimin e komuniteteve edhe për këto vota e anëtarësisë të jetë përcaktuese. I kuptoj vështirësitë se duhen shumë kuti, e kontingjente, por nuk e quaj të pamundur këtë. E quaj të mundshme nëse e kemi vullnetin dhe do të bëjmë mirë të ja paraqesim edhe këtë anëtarësisë.

3 VITE ME PARE

Berisha: Po përgatisim një ligj që detyron partitë që të votojnë brenda vetes për drejtuesit

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se Partia Demokratike do të dalë me një ligj të ri që do të detyrojë partitë të votojnë për kryetarin e tyre. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha tha se do të ndjekin linjën e Bundestagut gjerman që e ka miratuar këtë ligj pasi dolën nga diktatura naziste. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste dhe ky ligj ka detyruar forcat politike të harkut kushtetues të Gjermanisë, në jetën e tyre të brendshme të zbatojnë standardet demokratike. Uroj që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo.

3 VITE ME PARE

Berisha: Partia e Ramës fatkeqësi kombëtare. Aty nuk votohet, aty diktojnë rryshfeti, bandat dhe krimi

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për Partinë Socialiste duke e cilësuar atë si të inkriminuar. Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se PS është në dorëzim para krimit, drogës dhe mafias. Sipas Berishës, kjo gjë sjell vetëm të zeza për PS-në dhe vendin e anëtarësinë e saj.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Aty nuk votohet, aty ryshfetohet, paguhet, diktojnë bandat dhe krimi dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial i jashtëzakonshëm për transfigurime në çdo variant anti-demokratik të një force politike anti-demokratike. Ftoj me këtë rast anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë. Nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë e lirë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet të ju mohojë atyre të drejtën e votës. Duhet të marrë fund, shqiptarët janë ata të cilët e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pasluftës, delegimin e ndërgjegjes. Delegimi i ndërgjegjes siç po ndodh defakto tani në PS është dorëzim para krimit, drogës dhe mafias. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS-së dhe vendin, anëtarësinë e saj. U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera.

3 VITE ME PARE

Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. 15% më shumë se çdo votim tjetër

Berisha: Ibrahimaj ka dhurata fabuloze, Kim e shet si historike! I bëj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish procesin e Primareve të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile dhe shqiptarët në emigracion. Ai falenderoi të gjithë kandidatët dhe shtoi se ishte një garë historike. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie. Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj. Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion. Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.
Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim.

gent ibrahimi sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet