LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur në gjykatë, dëshmia: Policia më bëri presion

•Martina (Tina) Pajollari është njohur sot me masën e sigurisë 'arrest me burg'. •Para togave të zeza, 18-vjeçarja mohoi të ketë lidhje me vrasjen e Martin Çeços. • Ajo është shprehur ne seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, madje ka shtuar se deklaratën që ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë. •Avokati mbrojtës i kushërinjve Mollaj, Valter dhe Edlir Mollaj, Nevzat Tarelli deklaroi për mediat se Martina Pajollari dhe Blenti Angjo janë të dy me të njëjtën dëshmi duke hedhur dyshime se e gjitha është një manipulim. •Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. •Hetimet zbuluan se 18 vjeçarja kishte nisur një marrëdhënie intime me Valter Mollajn. Kur ky kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, kjo ngjalli xhelozi që më pas prodhoi vrasjen. • Tashmë në qeli ndodhen: Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nuk dihej! Tina është e martuar, nëna: Dasma u bë para 2 javësh, dhëndri ka ngelur këtu, lirojeni

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur
Tina Pajollari, Martin Ceco, Miranda Pajollari

KORÇË- Martina Pajollarit është e martuar. Edhe pse pas vrasjes së Martin Çeços doli në pah se 18-vjeçarja kishte krijuar lidhje me viktimën dhe me Valter Mollajn, rezulon se ajo është e martuar. Këtë e pohoi nëna e saj, Miranda Pajollari, e cila ka zbuluar se Tina është martuar dy javë më parë. Ajo kërkon nga shteti që ta lërë të lirë, pasi dhëndri ka mbetur në fshat.

'I bëri festë ai çupa nuk e pranoi, se çfarë na futën në këto ngatërresa. Në polici na kërcënonin, na bënin. Erdhën na morën në 2 të natës, çupën e goditën. Jemi të pafajshëm, ne dhe ata djemtë, na kanë ndihmuar. Janë shumë të pafajshëm, ata dhe çupa ime. E kanë marrë një natë, ne nuk e dinim vendin. Qante bërtiste çupa, nga kërcënimet i thoshte ato. Ne na ndihmonin për ushqimet për çdo gjë, se kam 4 fëmijë,. Valteri na ndihmonte, ka vajzën sa çupa ime. Burri e kërkon vajzën. Gjykata të më japë çupën, jemi të pafajshëm. Tina është e martuar, ka dy javë çupa që është martuar. Ka bagëtitë në fshat, ngeli këtej dhëndri. Është në Vlorë.'- tha nëna. 

Martina Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. 

3 VITE ME PARE

S'mban dot lotët! Momenti kur Tina Pajollari shoqërohet e prangosur në furgonin e policisë

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur
Martina Pajollari

KORÇË- Dosja.al siguron videon kur Martina Pajollari, del nga seanca gjyqësore për t'u dërguar në burg. Vajza 18-vjeçare, e cila shihet duke qarë dhe vrapuar, nuk kthen përgjigje për pyetjen e cila iu drejtua nga gazetari: A i pranoni akuzat?

E reja, dyshohet se ka qënë bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços. Ajo mohoi akuzat ndërsa ka deklaruar se policia i ka bërë presion. 

Pajollari, dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën por dhe se kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes. Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

3 VITE ME PARE

VIDEO- E heshtur dhe kureshtare se ç'po ndodh në sallë, pamjet nga seanca gjyqësore për Tina Pajollarin

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur
Martina Pajollari

TIRANË- Kjo është Martina Pajollari, vajza e cila dyshohet si bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços. Ajo u njoh sot me masën e sigurisë 'arrest me burg' nga trupi gjykues. Pajollari shihet e heshtur dhe kureshtare për atë që po ndodh në sallë. Pas vendimit të Gjykatës, e reja dëshmoi se nuk ka qënë asnjëherë në vendin ku u vra Çeço, vetëm në momentin kur u dërgua nga policia. 

Pajollari, dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes. Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.


Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

3 VITE ME PARE

VD/ "Vajza di shumë, nga komunikimet kam parë...", avokati i 2 vëllezërve Mollaj hedh dyshime për dëshminë e Tinës

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur
Nevzat Tarelli

KORÇE- Avokati mbrojtës i kushërinjve Mollaj, Valter dhe Edlir Mollaj, Nevzat Tarelli hodhi dyshime mbi dëshminë  e vajzës, Tina Pajollari (Martina), e cila sipas tij ka qenë nën presion dhe ka ndryshuar dy herë deklaratën. Avokati foli për një ndikim të vajzës ndërsa tha se Tina dhe bariu i arrestuar, Blenti Angjo janë të dy me të njëjtën dëshmi të cilën e rrëzojnë dhe prandaj dyshon se ka një manipulim. 

Çfarë tha avokati? 

Në dijeninë time, që kur jam zgjedhur avokat kam parë që ka një dëshmi kontradiktore mes vajzës që ka ngritur akuzë dhe njërit prej të akuzuarve që është bariu. Unë kam krijuar bindjen që vajza di shumë për ngjarjen. A po thotë apo jo të vërtetën, unë kam kërkuar që të merret sigurimi i provës. Gjykata mori vendimin në 13 tetor. Sot ishte planifikuar marrja e dëshmisë së vajzës. Vendimi u mor më 13 dhe 14, shija më ngeli jokorrekte. Për disa arsye, nëse shkaku është kërkesa, unë nis të dyshoj te ndikimi mbi vajzën. Nëse prokuroria ka prova këtë se di, vajza u arrestua një ditë pas kërkesës së sigurimit të provës. Sot merrej dëshmia e vajzës dhe e Martinit. Unë flas për mënyrën sesi ndodhen në dosje dëshmitë dhe kanë rrjedhë jonormale. Nëse në fillim jepet një pistë nga Martina, pista është verifikuar dhe del se nuk ka asnjë të vërtetë. Pastaj jep një dëshmi tjetër. I merret bariut pista e dytë, një hetim nuk ka nisur. Dy persona të ndryshëm nuk mund të japin të njëjtin deklarim të gënjeshtërt, nuk e di për manipulim por është e dyshimtë. Vajza di shumë, nga komunikimet unë di që vajza di por nuk besoj se është pjesë e marrjes pjesë në krim. Të paktën deri tani. Nëse pyesni mua, unë them versionin e vajzës dhe është totalisht e pabesueshme. Ju e dini çfarë thotë. Dëshmia e parë e saj dhe me të dytën ka ndryshime thelbësore, po nga e njëjta vajzë janë hedhur poshtë këto deklarata. Unë ndaj kërkova sigurinë e provës për të mos qenë e ndikuar.

Më herët, 18-vjeçarja Tina Pajollari pranoi se ishte në vendin e krimit e më pas e mohoi duke thënë se ishte ndjerë nën presion nga Policia. Në burg për vrasjen janë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj bashkë me bariun, Blenti Angjo. Ata akuzohen se kanë vrarë të riun Martin çeço, 26 vjeç me të cilin Pajolari dyshohet se kishte një lidhje. Por paralelisht me çeçon, 18-vjeçarja mësohet se ka patur një lidhje edhe me njërin prej autorëve. Nga dinamika e ndërtuar nga prokuroria, dyshohet se vajza e nxorri në pritë 26-vjeçarin natën e vrasjes. Ajo tha në polici fillimisht se krimin e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Kjo dëshmi është mbështetur edhe nga bariu. Por disa herë që prej arrestimit, e reja e ka ndryshuar dëshminë. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dyshohet për bashkëpuntore në vrasjen e Çeços, Pajollari: Në vendin e ngjarjes më dërgoi policia

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur
Martina Pajollari

KORÇË- Martina Pajollari u la ditën e sotme nga Gjykata e Korçës në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Gjatë seancës së sotme ajo ka deklaruar para trupi gjykues se janë të pavërteta të gjitha dëshmitë që ajo ka thënë dhe firmosur përpara policisë. Rreth ngjarjes ajo ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm në momentin kur është shoqëruar nga policia drejt vendngjarjes.

Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. 

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. 

3 VITE ME PARE

Akuzohet si bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços, Gjykata lë në burg Martina Pajollarin

Vrasja e Martin Çeços, Tina Pajollari del me kokën ulur
Martina Pajollari

KORÇË- Martina Pajollari është lënë në masën 'arrest me burg' nga Gjykata e Korçës. E reja u paraqit mëngjesin e sotëm përballë trupës gjykuese për t'u njohur me masën e sigurisë. Pajollari u arrestua më 14 tetor pasi policia arritit të siguronte prova se ajo ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj. Gjyqtari i çështjes ishte Besnik Shehu, ndërsa avokati i Pajollarit është Robert Hyska.

Në sallën e gjyqit, ajo është shprehur se në vendin ku u vra Çeço nuk ka qënë më parë, vetëm në momentin kur është shoqëruar nga policia. 

Pajollari dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes. Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

martina pajollari vritet martin çeço martin ceco

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale