Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit. • Mësohet se pas një konflikti për motive banale 47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin 83-vjeçarin Agim Shkullaku ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë. • Bëhet me dije se 83-vjeçari Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut. • 47-vjeçari Përparim Shkullaku i cili mbeti pasditen e sotme i plagosur rëndë nga i ati me çifte, po transportohet drejt Traumës me helikopter. • Xhaxhai i 47-vjeçarit i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme në Pogradec ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. • Ai thotë se nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja por gruaja e tij kishte dëgjuar të qara. • Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin por ne nuk e dimë, nuk hymë në shtëpinë e tyre që t’i pyesim si i keni hallet kështu që… Sikurse thonë, djali kishte qenë i pirë dhe e kishte goditur të atin.” u shpreh xhaxhai i të plagosurit.
3 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Xhaxhai i 47-vjeçarit i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme në Pogradec ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai thotë se nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja por gruaja e tij kishte dëgjuar të qara.
“Gruaja më tha çfarë ndodhi, dëgjoi që qanin aty. Erdhi ambulanca, e mori. Kur vajta unë, aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë. Nuk është gjë e mirë kjo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin por ne nuk e dimë, nuk hymë në shtëpinë e tyre që t’i pyesim si i keni hallet kështu që… Sikurse thonë, djali kishte qenë i pirë dhe e kishte goditur të atin.” u shpreh xhaxhai i të plagosurit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme (24 korrik), në fshatin Stropckë të Pogradecit. Pas një konflikti për motive banale 47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin 83-vjeçarin Agim Shkullaku ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.
Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut. Ndërkohë i plagosuri është transportuar drejt Traumës me helikopter.
POGRADEC- 47-vjeçari Përparim Shkullaku i cili mbeti pasditen e sotme i plagosur rëndë nga i ati me çifte, po transportohet drejt Traumës me helikopter. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme (24 korrik), në fshatin Stropckë të Pogradecit.
Mësohet se pas një konflikti për motive banale 47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin 83-vjeçarin Agim Shkullaku ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.
Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut.
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit. Mësohet se pas një konflikti për motive banale 47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin 83-vjeçarin Agim Shkullaku ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se djali është në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe pritet që të niset drejt Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Bëhet me dije se 83-vjeçari Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.
Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.
Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.