LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim 140 milionë euro. Rama: Air Kosova do ketë bazën në Kukës

• Fluturimi i parë cerfitikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është bërë paraditën e sotme. • Ky aeroport ka marrë kodin e fluturimeve VLO dhe pritet që brenda sezonit veror të ketë fluturime zyrtare. • Gjatë fjalës së saj ministja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i Vlorës është një investim prej 140 mln euro. • Balluku ka deklaruar se pista e e aeroportit i plotëson të gjitha kushtet, ndërkohë që e ka quajtur këtë një moment historik. • Kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të fluturimit të parë në këtë aeroport, theksuar se ky projekt nuk ishte aspak i lehtë. • Për të garantuar një platformë solide me të gjitha parametrat e sigurisë, Rama tha se aeroporti është ngritur 2 metra mbi terrenin. • Teksa po fliste për aeroportin e Vlorës që do të operohet nga Air Albania, Rama zbuloi dhe një kompani tjetër shqiptare që është regjistruar në QKB. • Kjo kompani është Air Kosova, e cila do të ketë bazën e saj në aeroportin e Kuksit dhe sapo të sigurojë avionët për të filluar me operacionet në territor. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ulet avioni i Behgjet Pacollit në aeroportin e Vlorës, Rama batuta: Syri i keq plasi, Baca zbriti

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim
Avioni i Behgjet Pacollit

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta teksa po priste që avioni i biznesmenit Behgjet Pacolli të ulej në Aeroportin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij, teksa avioni po ulej në tokë, Rama u shpreh se syri i keq plasi dhe se Baca zbriti. Më pas shtoi se shkoi fillimisht në Vlorë që ta shoh qyteti dallëndyshën e parë që lajmëron pranverë për sezonet e aeroportit. 

"Syri i keq plasi se Baca zbriti, po shkon njëherë në Vlorë që ta shohë Vlora dallëndyshen e parë që lajmëron një pranverë në të gjitha sezonet e aeroportit," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Air Albania do ta ketë bazën në Vlorë"/ Rama: Kompania më e re shqiptare Air Kosova do ta ketë bazën në Kukës

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një kompani shqiptare 'Air Kosova' do të ketë bazën e operimit në Aeroportin e Kuksit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes për aeroportin e Vlorës, Rama ka theksuar se kjo kompani është regjistruar në QKB në janar të këtij viti. Ndërkohë që ka theksuar se kjo kompani po punon për të siguruar avionët dhe për të filluar me operacionet në territor. Ndërsa në fund theksoi se Air Albania do të ketë bazën në aeroportin e Vlorës. 

"Është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur një sfidë më vete për operatorët përkatës, nuk është një aeroport i thjeshtë se ka një problematikë me pistën e uljes dhe nga ana tjetër për operatorët në aeroport duhet të krijosh besimin e duhur. Operatori që operon aeroportin ka bërë përpjekje për kontrata mirëpo nuk e ka gjetur dot në kohë një akullthyes që do dëshmojë se ai aeroport ja vlen. Aeroporti i Tiranës më i shtrenjti i Europës, konçensionari i impononte shtetit një kontratë dhe kishin marrë dhe monopolin e vendimarrjes. Tashmë është aeroporti më i madh i rajonit dhe me rritjen më të madhe për numër pasagjerësh.

Jemi duke shtyrë përpara qoftë ngritjen e kategorisë për fluturimet transoqeanike por jemi në bisedime për të shtuar disa linja shumë prestigjoze Ii Qatar Airways. Kam bërë bisedime vetë, vitet e para kanë qenë të pa,unur. Raynair i jemi qepur me bukë në trastë se nuk bindej, sot është i lumtur me Shqipërinë. Ku lidhet Kukësi, ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompanie e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit. Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare, dhe këta dy avionë do jenë avionët e krenarisë sonë të përbashkët. Air Albania dhe Air Kosova me bazën e vet në Kukës, dhe ta konfirmuar këtë kam sjellë edhe certifikatën. Është regjistrimi i kompanisë në janar 2025, kompania po punon për të siguruar avionët dhe për të filluar me operacionet në territor. Nuk po jap datë, se kam mësuar se këto datat fusin brenda syrin e keq," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Aeroporti i Vlorës, Rama tregon sfidat: Nuk ishte projekt i lehtë, u ngrit 2 metra mbi terrenin

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka treguar ditën e sotme sfidat që janë përballur në aeroportin e Vlorës. Gjatë inagurimit të fluturimit të parë në këtë aeroport, Rama ka theksuar se ky projekt nuk ishte aspak i lehtë. Ndërkohë që ka shtuar se për të garantuar një platformë solide me të gjitha parametrat e sigurisë, aeroporti është ngritur 2 metra mbi terrenin. 


 

"Shumë urime dhe me këmbë të mbarë për të gjithë punonjësit që janë këtu të pranishëm,. Të falënderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë 2 krenare që është krijuar në trupin e aeroportit me burime njerëzore nga Kosova e Shqipëria do ta ngrenë shumë lart emrin e aeroportit për cilësinë e shërbimit. Ky nuk ishte një projekt aspak i lehtë, madje sfidues. U ngrit 2 metra mbi terrenin, për të garantuar një platformë solide me të gjithë parametrat e sigurisë që do të certifikohen nga të gjithë institucioneve ndërkombëtare," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Ky është legjenda"/ Rama batuta me punonjësit në Aeroportin e Vlorës: Ishte për deputet në Kosovë

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me punonjësit në aeroportin e Vlorës. I pranishëm teksa sot u bë ulja e parë e avionit në këtë aeroport, Rama teksa po takonte punonjësit nuk i ka ndalur batutat me ta.  

"Ky është legjenda, ka ardh që ditën e parë këtu, më tha mirëserdhe në shtëpinë tënde”, i tha Rama-punonjësit.

“Ky ishte për deputet në Kosovë”, shtoi Rama.

 

1 VITE ME PARE

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim 140 milionë euro, do ketë fluturime transoqeanike

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i Vlorës është një investim prej 140 mln euro. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka deklaruar se pista e e aeroportit i plotëson të gjitha kushtet, ndërkohë që e ka quajtur këtë një moment historik. 

“Sot ka të bëjë edhe me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të dhënë nga Edi Rama. Afati kontraktual ka qenë pranvera e vitit 2026. Kjo skuadër në bashkëpunim të ngushtë, konsorsiumi, ka dorëzuar një pistë, flitet për një pistë të butë si mëndafshi. I plotëson të gjitha kushtet. Për Vlorën ky është moment historik. Sot jemi këtu në Vlorë, për të dorëzuar këtë vepër. Sot është çertifikuar pista. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro. Këtu në Vlorë do të aplikohen 3 modele biznesi. Një sektor i ri, do sjellë të ardhura shtesë në aviacionin civil, por do krijojë dhe një mundësi të re punësimi. Ky aeroport do të kthehet në inkubator të dijes. Kërkohet fuqi punëtore këtu. Vlora nuk do e përballojë dot, ndajeni pak me Fierin. Ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe, një linjë prej 5 kilometrash, hekurudha që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës. Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë. Aeroporti i Vlorës, është i kategorisë 4E, i diznjeuar për fluturime transoqeanike”, tha Balluku.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Bëhet fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ulet avioni i parë

Avioni i parë ulet në Aeroportin e Vlorës, Balluku: Investim
Avioni i ulur

VLORË- Avioni i parë është ulur në aeroportin e Vlorën ditën e sotme. Fluturimi i parë cerfitikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është bërë paraditën e sotme. 

Ky aeroport ka marrë kodin e fluturimeve VLO dhe pritet që brenda sezonit veror të ketë fluturime zyrtare. 

Avioni i parë në këtë aeroport u ul në pistën e re me gjatësi 3.2 km dhe me gjerësi 60 metra. Në ceremoninë e sotme, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

edi rama aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta