Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës në aksin Tiranë-Elbasan, pranë mbikalimit në zonën e Mjull Bathores. •Automjeti i ambasadës ruse u përplasur me ndarësin metalik tek këmbët e mbikalimit, duke dalë nga rruga e më pas u përplas me bordurën. •Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, ndërsa shoferi është plagosur. •Personi që ka ndërruar jetë është shoqëruesi i ambasadorit rus, Sergei Mironov 36 vjeç, ndërsa shoferi 30-vjeçar, Andrea Kukuviç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.• Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, pasi ky mjet është konstatuar disa herë nga Policia Rrugore me shpejtësi të lartë, 137 km/h apo 171 km/h. •Policia Rrugore në një rast e ka ndjekur mjetin deri tek selia e ambasadës, por nuk ka mundur ta ndalojë pasi është futur brenda.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një aksident i rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshëm rreth orës 23:10, tek mbikalimi në Mjull Bathore, në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë jetë njerëzish. Automjeti i ambasadës ruse, me drejtues Andrea Kukuviç, dhe pasagjer Sergei Mironov, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital Mironov, 36 vjeç, ndërsa Kukuviç, 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, me pasojë vdekjen e shoqëruesit të ambasadorit rus në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Sauk-Elbasan.
Makina e përfshirë në aksident, model “Hyundai Tucson” me targa “CD” (trup diplomatik)është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus si dhe është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Po ashtu, ende nuk dihen as identitet e tyre dhe nëse në mjet bashkë me ta ka qenë apo jo ambasadori rus.
Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen as shkaqet e aksidentit që i mori jetën një personi.