LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj"/ Salianji takim me mbështetësit në Peshkopi: Berisha po e mban peng PD-në, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë

•Ervin Salianji ka mbajtur sot një takim me mbështetësit në Peshkopi.• Në nisje të fjalës, ai deklaroi se lëvizja e tij këto 5 muaj riktheu shpresën te demokratët se vetëm PD-ja mund të sjellë ndryshimin. •Ai deklaroi se, Partia Demokratike duhet të kthehet te vlerat themeluese të saj.• Në këtë takim, Salianji nuk i ka kursyer kritikat ndaj lidershipit aktual të opozitës, duke deklaruar se ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. •Ai gjithashtu u shpreh për ata që 'lëpihen rreth kryetarëve', Einstein kishte një etiketë, "budallenj që punojnë vetëm për interesa personale".• Salianji nënvizoi se Partia Demokratike nuk mund të presë rezultate të reja me të njëjtat figura që, sipas tij, kanë prodhuar humbje të njëpasnjëshme.• Para mbështetësve të tij , Salianji iu drejtua Berishës duke u shprehur se nuk mundi dot atë, si do ta mundi Ramën. •Në fund të takimit ai foli edhe lidhur me kandidimin e tij për kreun e PD-së, ku u shpreh se u bllokua pa asnjë vendim formal.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

“Kandidimi im u bllokua pa vendim formal"/ Salianji- Berishës: Kur nuk më mund dot mua, si do mundësh Ramën!?

"Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj"/

Ervin Salianji

PESHKOPI- Ervin Salianji ka reaguar pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Peshkopi, Salianji i tha Berishës, se nëse nuk arriti ta mposhte atë, nuk mundë të mposhtë as Edi Ramën.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm një padrejtësi që i bëhet një individi, por deformimi i procesit për t’i shërbyer Edi Ramës.

"Lidershipi mbylli garën, kontrollon proceset dhe mbron interesat personale të veta. Në vend të hapjes kemi mbylljen, në vend të konkurrencës tentohet përjashtim, në vend të rregullave arbitraritet. Pavarësisht një fushate 5-mujore në të gjithë vendin dhe mbështetjes së gjerë që kemi nga anëtarësia, ju e patë që kandidimi im u bllokua pa asnjë vendim formal, nuk u dha as e drejta minimale për të garuar sepse Sali Berisha e di siç e di e gjtihë Shqipëria që me zgjedhje unë do ta mundja, që energjia në të gjithë Shqipërinë do të ishte ndryshe, që PD do të bëhej fituese. Kjo nuk është vetëm një padrejtësi që i bëhet një individi, por deformimi i procesit për t’i shërbyer Edi Ramës.

Ai është pengesë për ndryshimin. Shkelja hapur e statutit dhe premtimeve që i ka dhënë edhe këtu në Dibër, për mosdorëheqjen pas humbjes tregon qartë mungesë përgjegjshmërie dhe refuzim të rregullave bazë mbi të cilat funksionon një parti politike. Shumë me të drejtë do të thonë atë që po them unë këtu, kur Sali Berisha nuk më mund dot mua duke patur listën, burimet financiare, mediat, regjimin, si do ta mundësh Edi Ramën o zotëri?! Se sikur të mos mjaftojnë këto, përjashton të gjithë kundërshtarët, të gjithë zërat ndryshe. Duan ta shuajnë PD-në, por ne nuk do ta lejojmë.", deklaron Salianji./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Berisha po e mban peng PD-në"/ Salianji: Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj

"Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj"/

Ervin Salianji

PESHKOPI-  Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD.

Gjatë një takimi me mbështetësit, Salianji u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të presë rezultate të reja me të njëjtat figura që, sipas tij, kanë prodhuar humbje të njëpasnjëshme. Ai gjithashtu u shpreh se ata që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë, budallenj që punojnë vetëm për interesa personale.

“Ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. Si mund të presësh rezultate të reja nga figurat që kanë prodhuar të njëjtat humbje. Për këta tipologjitë që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë: budallenj që punojnë vetëm për interesa personale. Ky është momenti i së vërtetës. Ose do vijojmë me rrugën që na ka çuar në humbje, ose do kemi kurajon ta ndryshojmë PD-në një herë e mirë.

Sot nga mëngjesi në darkë lidershipi i PD na demotivon duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ky është dorëzim dhe ne nuk e pranojmë këtë. Rama mundet me votë dhe ne kemi fuqinë për këtë. PD e ka në gen fitoren, por nuk e kemi në dorë të zgjedhim kush është kundërshtari ynë. Kemi në dorë të zgjedhim veten, të zgjedhim nëse do jemi alternativë ose justifikim. PD është përballë një zgjedhjeje edhe për shkak të uzurpimit të lidershipit aktual. A do të jetë PD një parti që rri pas një personi që e ka uzurpuar për interes personal? Historia është e qartë, partitë e kthyera në parti personale do të zhduken”, përfundoi Salianji./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet”/ Salianji: Çdo ditë që qëndron në krye, humbje për opozitën dhe Shqipërinë

"Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj"/

PESHKOPI-  Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot, as nesër.

Në një takim me mbështetësit e tij në Peshkopi, ai u shpreh se, PD ndodhet në një moment kritik dhe se lidershipi aktual. Sipas Salianjit, çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në dhe Shqipërinë.

“E vërteta është e thjeshtë, kjo parti nuk vazhdon dot më kështu. Nuk pretendojmë dot ndryshim për Shqipërinë kur nuk ndryshojmë dot veten. Shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë dhe Edi Ramën, por në të njëjtat sondazhe nuk mbështesin lidershipin e PD. Kjo është e vërteta që duhet ta themi që ta shërojmë më pas. Sali Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot, as nesër dhe as kurrë. Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në, opozitën dhe Shqipërinë. Ai abuzon me besnikërinë e demokratëve dhe respektin e njerëzve për moshën dhe historinë e tij”, deklaroi Salianji./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”/ Salianji: Do e “shkundim” edhe Tiranën

"Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj"/
Ervin Salianji

PESHKOPI- Ervin Salianji ka deklaruar se lëvizja e nisur prej tij, do të shtrihet edhe në kryeqytet. Salianji ka vijuar turin e takimeve me mbështetësit në Peshkopi, ku ka lëshuar mesazhe të forta për ndryshime brenda selisë blu.

Gjatë fjalës së tij, Salianji deklaroi se PD duhet të frymëzojë qytetarët dhe të rikthejë mobilizimin masiv të elektoratit.

“Ne duhet të frymëzojmë ndryshimin dhe të çojmë mbi 800 mijë votues në kutitë e votimit. PD duhet të ndryshojë. Këtë gjë e shohim edhe sot në këtë sallë të Dibrës, herën tjetër do ta bëjmë takimin në stadium”

“Tirana po pret, nuk e kemi lënë për në fund. Ata që bëjnë zgjedhjet e degëve në Tiranë fshehurazi, do ta shkundim edhe Tiranën. Nuk kemi parë kurrë në historinë e PD të sfidohet kryetari në detyrë dhe të ketë këtë mbështetje nga demokratët. Nuk kemi ofenduar askënd, kemi dashur të mos përçajmë, por kemi marrë fyerje, shantazh dhe linçim. Po e them edhe nga Dibra, mua dhe mbështetësit e mi as nuk na trembin, as nuk na shantazhojnë. Nuk zmbrapsemi, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”, deklaroi Salianji./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“PD duhet të kthehet te vlerat themeluese”/ Salianji në Peshkopi: Lidershipi aktual ka uzurpuar partinë

"Ata që i lëpihen kryetarit, Einstein i quante budallenj"/
Ervin Salianji

PESHKOPI-  Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike duhet të kthehet te vlerat themeluese të saj.

Në një takim me strukturat e partisë, pasditen e sotme në Peshkopi, Salianji theksoi në nisje të fjalës së tij, se lëvizja e tij këto 5 muaj riktheu shpresën te demokratët se vetëm PD-ja mund të sjellë ndryshimin. Ai shtoi se, lidershipi aktual ka uzurpuar partinë.

"Gara është nëpër sheshe nëpër salla. PD nuk mposhtet. Nuk uzurpohet dhe nuk ecën mbrapsht. Prej 5 muajsh kemi qenë në çdo cep t Shqipërisë kemi takuar me mijëra demokratë të vetëdijshëm nga vendim i vështirë por i drejtë për PD. kjo është e vetmja rrugë si PD kthehet fituese. Pavarësisht standardit mizerabël ajo është e vetmja forcë që sjell ndryshimin në Shqipëri. Ajo duhet të ndryshojë dhe të kthehet te vlerat themeluese. I përgjigjem atyre që thonë a ke figura që më mbështesin?! Më i votuari i Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Korçës. Figura janë jo ata që zgjedh një lidership që ka uzurpuar për interesat personale PD. PD duhet të jetë garant i shtetit të së drejtës, aleat i SHBA.",deklaroi Salianji./Dosja.al

salianji ervin salianji ne peshkopi pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet