LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e pësoi nga dëshmia e pastrueses: Ishte inskenim e gjitha

• Ish-zyrtarja e kryeministrisë Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e kaluar. • Klosi akuzohet për pastrim parash, pasi pastruesja e nxorri zbuluar. • Rozeta Dobi e cila organizoi vjedhjen në shtëpinë e saj bashkë me djalin Havier Dobi, në dëshminë e saj para policisë ka zbuluar se në banesën e Klosit kishte parë shumë para. • Tanimë dosja pritet që të kalojë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e pastrimit të parave. • Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. • Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. • Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. • Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. • Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Klosit, prokuroria: Hetimet janë komplekse, po vijojnë ende

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi. Me anë të një njoftimi Prokuroria bën me dije se hetimet për këtë rast janë komplekse dhe po vazhdojnë ende. 

Po ashtu Prokuroria thotë se me hetimet e kryera pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë ndalon shtetasen A.K., nën hetim për tre vepra penale. Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9220 viti 2022 për veprën penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K. Penal, në ngarkim të shtetasve R. D., dhe H. D. Procedim penal i mësipër,m është regjistruar pasi më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, është vjedhur banesa e shtetases A.K. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga organi i prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është krijuar bindja e bazuar në prova se autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale janë shtetasit R. D. dhe H. D., ndaj të cilëve me kërkesë te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendos masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases A.K., e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.

Me urdhrin e datës 03.02.2023, është regjistruar në regjistrin e veprave penale, emri i shtetases A. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim, duke garantuar se Prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe vënien përpara përgjegjësisë te çdo personi të përfshirë në të.

1 VITE ME PARE

Dëshmitë kontradiktore 'ngatërrojnë' prokurorët, ballafaqim mes Alda Klosit dhe Rozeta Dobit

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
Alda Klosi Rozeta Dobi

TIRANË- Dëshmitë kontradiktore mes ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi dhe pastrueses së saj Rozeta Dobi kanë ngjallur dyshime te prokurorët që po merren me këtë çështje. Kjo pasi në dëshminë e fundit të Dobit situata është ngatërruar edhe është ende e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes. Për këtë mësohet se prokurorët do të bëjnë një ballafaqim mes Klosit dhe Dobit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

“Është e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes, ndërsa tashmë do të bëhet dhe një ballafaqim mes Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobit”, thanë burimet për “Ora News”.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.

Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Alda Klosit, Policia: Akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
Alda Klosi

TIRANË- Policia ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi. Mësohet se 41-vjeçarja u arrestua mbrëmjen e kaluar pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi në lidhje me paratë e vjedhura në banesën e Klosit. Klosi akuzohet për "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.

Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-zyrtares së kryeministrisë, zbardhen tre akuzat e prokurorisë për Klosin

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
Alda Klosi

TIRANË- Tre akuza janë ngritur ndaj ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi nga prokuroria. Mësohet se Klosi u arrestua mbrëmjen e kaluar pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi në polici. 

Ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë. Dyshimet mbi Klosin u shtuan pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.

Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-zyrtares Klosi, VOA: Pritet të shihet nëse çështja të mbetet në Prokurorinë e Tiranës apo të merret nga SPAK

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
prokuroria

TIRANË- Në Shqipëri, policia ka arrestuar mbrëmjen e së premtes ish zyrtaren Alda Klosi në banesën e së cilës dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në nje banesë të marrë me qera prej Klosit. Së bashku me pastruesen, u arrestua dhe djali i saj Havier Dobi, i dyshuar se kishte bashkëpunuar me nënën e tij në grabitjen e shumës së parave dhe Havier Dobin.

Nga të dhënat e para mësohet se kanë qenë disa deklarime të bëra nga Dobi në polici, që kanë çuar në arrestimin e Klosit nën dyshimet për “pastrim parash”. Mbetet për t’u parë nëse çështja do të mbetet në Prokurorinë e Tiranës, apo do t’i kalojë Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, meqënëse zonja Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Ngjarja tërhoqi vëmendje më së shumti për faktin se si një sasi prej më shumë se 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarësh gjendeshin cash në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet mbi rastin u shtuan, pasi zonja Klosi ofroi dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura. Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA. Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.

Marrë nga VOA

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Alda Klosit, del dëshmia e pastrueses që e 'fundosi': Paratë mi dha vet, kishte konflikte me burrin

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
Alda Klosi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi. Mësohet se Klosi u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një dëshmie të pastrueses Rozata Dobi. Gjatë dëshmisë së saj Dobi është shprehur se gjatë kohës që punonte si pastruese ka parë shumë para në atë banesë. 

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin," tha ajo.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria. Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al

1 VITE ME PARE

E nxorri zbuluar pastruesja Rozeta Dobi/ E dyshuar për pastrim parash, arrestohet Alda Klosi, s'e justifikonte pasurinë

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e
Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi

TIRANË- Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi  është arrestuar mbrëmjen e sotme, e gjitha pas një denoncimi që ajo bëri për grabitjen që i kishte bërë pastruesja e saj, Rozeta Dobi. Pastruesja (gjithashtu e arrestuar) është marrë në pyetjet ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. Mi la ti fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti,”-tha Rozeta Dobi në rrëfimin e saj. Tanimë dosja pritet që të kalojë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e pastrimit të parave. 

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici.

Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al

alda klosi rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?