LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin'/ Berisha: Rama po fsheh vjedhjen me Beqajn. Basha: T'i shkohet në fund zinxhirit

•Tetë masa sigurie janë firmosur nga SPAK për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro. •Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj edhe biznesmeni Ilir Rrapaj që ka marrë këtë koncesion dhe që akuzohet për mashtrim, janë vënë në pranga. •Pas këtyre zhvillimeve ka pasur edhe reagime nga politika. •Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilëson këto veprime si drejtësi me regji. •Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përshëndet arrestimet e SPAK, e thotë se duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke. •Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndet veprimet hetimore të SPAK për koncesionet në shëndetësi, ndërsa inkurajoi që t’i shkohet deri në fund zinxhirit të përgjegjësive.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Koncesioni i sterilizimit/ Arrestimi i ish-zyrtarit të LSI-së, Meta: Nuk e mbaj mend që kur nuk është aktiv ky person

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin'/ Berisha: Rama po fsheh
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirise, Ilir Meta ka komentuar arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit. I ftuar në 'News24', ai u shpreh se ky koncesion nuk ishte i nevojshëm, madje ka qenë spekulativ me qëllim fitimi. 

Në lidhje me arrestimin e Klodian Rjepajt, i cili ka qenë zv.ministër i LSI, Meta tha se “nuk e mban mend që kur nuk është më pjesë strukturave”.

“Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe kush është tallura me kritikat, i cili është kryeministri aktual. Në bashkëpunim edhe me ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe bën pikërisht atë që një investim i shkëlqyer i fjalës së fundit të mos e konsideronin fare dhe të paraqisnin një situatë problematike qëllimisht në mënyrë që të realizonin këtë koncesion, i cili është një koncesioni i panevojshëm dhe spekulativ për qëllime fitimi.

Personat që kanë problem në këtë hetim marrin përgjegjësitë e tyre të ligjit dhe nuk e mbaj mend që kur nuk është aktiv ky person”, tha Meta.

2 VITE ME PARE

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Bardhi: SPAK të hetojë me guxim dhe përgjegjshmëri përgjegjësit

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin'/ Berisha: Rama po fsheh
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike (të vulës) Gazment Bardhi ka reaguar për arrestimet e SPAK për koncencionin e sterilizimit. Bardhi shkruan se është bërë hapi parë por hetimet duhet të vijojnë ndërsa përshëndet punën e SPAK dhe GJKKO.

REAGIMI:

Korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publike, për klientë të parazgjedhur të Qeverisë së Edi Ramës është fenomen i shtrirë kudo në çdo segment të qeverisjes. Ai ka marrë tashmë tiparet e një modeli të përgjithshëm qeverisje që ka dëmtuar rëndë interesin publik.

Korrupsioni me kontratat publike në shëndetësi nuk është i izoluar vetëm tek koncesioni i sterilizimit. Ai shtrihet nga koncesioni i check-up, e deri tek kontratat sekrete për furnizimet në periudhën e pandemisë.

Duke përshëndetur SPAK dhe GJKKO për hapin e parë të hedhur sot për ndëshkimin e korrupsionit në shëndetësi, duhet të gjithë bashkë të nxisim SPAK të hetojë me guxim dhe përgjegjshmëri personat real përgjegjës për këto abuzime. Edi Rama, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu duhet të hetohen e ndëshkohen për miliona euro abuzime e vjedhje në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Askush mbi ligjin duhet të marrë formë çdo ditë pak nga pak, derisa të shndërrohet në model të drejtësisë që presin dhe duan qytetarët.

2 VITE ME PARE

Arrestimet e SPAK për koncesionin për sterilizim/ Berisha: Rama po fsheh vjedhjen e tij me Beqajn

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin'/ Berisha: Rama po fsheh
Foto ilustruese

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimet për koncesionin e sterilizimit duke thënë se kjo është vjedhje e Edi Ramës me Ilir Beqajn. Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se  kjo është drejtësia me regji. Sipas tij impianti ultramodern i streilizimit nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim. 

POSTIMI I PLOTË: 

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali, të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.

Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim! Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama, për të fshehur vjedhjen e tij me Beqën, dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milionë sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vet, kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke iu thënë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish-zëvendësministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqën e tij.

Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët d.m.th janë mbi ligjin. Turp! 

Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, Basha: T’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin'/ Berisha: Rama po fsheh
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të SPAK për koncesionin e sterilizimit. Basha thotë se kjo është një vepër e qeverisë Rama, të cilën e ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar në SPAK. Më tej, ai shton se duhet që t'i shkohet deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme te qytetarët shqiptarë.

Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!”- thotë Basha.


Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Koncesioni për sterilizimin/ Tabaku për arrestimet e SPAK: Krimi e korrupsioni duhet të ndëshkohen

Arrestimet e SPAK për 'sterilizimin'/ Berisha: Rama po fsheh
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimeve të SPAK për koncesionin e sterilizimit. Ajo thotë se arrestimet janë një tjetër goditje që e përshëndet dhe mbështet pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. Sipas saj, SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.

REAGIMI:

‘Historia e koncesioneve shqiptare që individë me duar në xhepa, pa asnjë kapital, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë me plusin e vetëm se kanë lidhje me qeveritarë dhe kështu arrijnë të fitojnë koncesione multimilionë euro është e vërteta e korrupsionit!

Inceneratorët, kontratat e koncesioneve të rrugëve të florinjta apo dhe koncesionet e shëndetësisë ku më e “shkëlqyera” ndër to është sterilizimi. Si shembull më i mirë që nga llaçi dhe tullat shkon tek shëndetësia sepse pronari i koncesionit është i lidhur me qeveritarë. Kështu u fituan 100 milion euro nga buxheti shtetit dhe kështu vidhen sistematikisht taksat në rritje të shqiptarëve!

Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit janë realisht një tjetër goditje që e përshëndes dhe mbështes pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.

Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë.

Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë!’- shkruan Tabaku.


Çfarë ndodhi sot?

Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.

Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.

Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

koncesioni i sterilizimit sali berisha lulzim basha jorida tabaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet