LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla në kërkim

Edison Pula, anëtari i bandës së Nikles dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu në Treviso të Italisë duke ngritur në këmbë autoritetet italiane. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të kaluar. Shqiptarët kanë prerë fillimisht hekurat e qelisë dhe më pas me ndihmën e çarçafëve kanë kapërcyer murin kryesor dhe kanë zbritur në fushën që i çonte drejt rrugës kryesore. Por, dy bashkëpunëtorët e Pulës nuk ishin edhe aq me fat. Ata u kapën dhe u kthyen sërish në qelinë e burgut italian, kurse 27-vjeçari nga Nikla vijon arratinë. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet ku shqiptarët shihen të vrapojnë në fusha dhe shkruajnë se e gjitha kjo skenë ngjan me komedinë e frymëzuar nga historia e vëllezërve Dalton.

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

U arratis nga burgu në Itali, Edison Pula kërkon prishjen e dënimit me 9 vite në Shqipëri

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari i arratisur nga burgu i Trevisos në Itali po vijon betejën në distancë me drejtësinë shqiptare. Mësohet se i riu përmes avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs për prishjen e dënimit me 9 vite burg për akuzat e “vjedhjes” “vjedhjes me dhunë” dhe “largimi i të burgoaurit nga vendi i qëndrimit”.

Pula është dënuar me vendim të formës së prerë, në mungesë nga Gjykata e Apelit Tiranë më 22 tetor të vitit 2018. Ai është shpalur fajtor për 3 vepra penale.

Edison Pula është arratisur nga burgu në Treviso të Italisë bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Ata prenë hekurat e qelisë dhe me ndihmën e çarçafëve zbritën nga kati i tretë i burgut e dolën në pjesën e pasme të tij. Pamjet e publikuara tregonin shqiptarët që vraponin në ara për të dalë në rrugë kryesore. Dy bashkëpunëtorët e Pulës u kapën dhe u rikthyen në qeli, ndërsa 27-vjeçari vijon ende të jetë i lirë.

4 VITE ME PARE

Gjithçka e planifikuar, Edison Pulën e priste një makinë jashtë burgut, dy bashkëpunëtorët nuk hipën dot

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis nga burgu në Treviso të Italisë e kishte të mirëmenduar të gjithë planin e arratisjes. Mediat italiane shkruajnë se pas ecjes nëpër ara e daljes në rrugë kryesore, Pulën e priste një makinë. Por aty hipi vetëm Pula, pasi dy shqiptarët e tjerë me të cilët u arratis nuk ia dolën dot.

Ata u kthyen në qeli, pasi karabinierët i kapën. Të tre shqiptarët prenë hekurat dhe me ndihmën e çarçafëve zbritën nga kati i tretë i burgut ku ndodheshin. Më pas nisën të vraponin në për ara për të dalë në rrugë kryesore. Efektivët që i ndiqnin pikasën bashkëpunëtorët e Pulës dhe i rikthyen në qeli.

Tashmë të gjithë autoritetet italiane janë në këmbë për kapjen e 27-vjeçarit. Edison Pula është arratisur në vitin 2016 nga komisariati i Fushë Krujës, pasi u vu në pranga për atentatin e ndpdhur ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në të njëjtin vit në Larushk të Fushë Krujës. Ai u shpëtoi nga duart efektivëve dhe arriti të ikte në Itali ku jetoi për gjashtë vitet në vijim.

Në shkurt të këtij u kap në një qendër tregtare pasi autoritetet itaiane e akuzonin për një sërë grabitjesh.

4 VITE ME PARE

Sot u arratis nga burgu, Edison Pula grabiste vila e diamante në Itali

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis sot nga burgu në Itali rezulton të jetë një emër i njohur jo vetëm për drejtësinë shqiptare, por edhe për atë të vendit fqinj. Ai akuzohet për shumë vepra penale si ‘tentativë vrasjeje’, ‘grabitje’ dhe ‘trafik droge’. Mediat në Itali raportojnë se Pula i ka kryer jashtë Italisë të gjitha veprat penale për të cilat mbahej në burg, por në zonën e Venetos ai kishte kryer disa grabitje.

Konkretisht, Pula ka kryer një grabitje në Mogliano në nëntor 2021, ndaj italianit Luciano Miotto, ndërsa kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor për plaçkitjen e shtëpive në Valbelluna. Ata renditen si grabitës diamantësh, florinjsh e kasafortash.

Policia kishte zbuluar strofkën e tyre në një vilë të madhe të pabanuar në fshatin Carbonera dhe Zëvendësprokurorja e Bellunos, Marta Tollardo kishte urdhëruar kontroll, i cili rezultoi në kapjen e Pulës e Imer Mashës. Në vendin ku ai u arrestua, agjentët gjetën edhe disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihej një disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve.

Edison Pula është arratisur nga burgu në Treviso të Italisë bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Ata prenë hekurat e qelisë dhe me ndihmën e çarçafëve zbritën nga kati i tretë i burgut e dolën në pjesën e pasme të tij. Pamjet e publikuara tregonin shqiptarët që vraponin në ara për të dalë në rrugë kryesore. Dy bashkëpunëtorët e Pulës u kapën dhe u rikthyen në qeli, ndërsa 27-vjeçari vijon ende të jetë i lirë.

4 VITE ME PARE

'Mund të dalë jashtë vendit'/ Italia 'në këmbë' për Pulën, të hënën do përballej me gjykatën

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula

ITALI- Policia italiane është duke u anagazhuar për kapjen e shqiptarit Edison Pulës, i cili u arratis ditën e djeshme nga burgu i Trevios në Itali. Policia është e angazhuar nga toka dhe ajri, për të gjurmuar lëvizjet e tij, por janë vendosur edhe postblloqe në kufi pasi ekziston rreziku se i riu mund të dalë jashtë Italisë.

Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Pula arriti që të presë me sharrë hekuri hekurat e dritares së qelisë së tij, të ulet poshtë duke përdorur çarçaf e më pas të arratiset. 

Komisari Vito Montaruli deklaroi se ka frikë se mos i riu mund të arratiset jashtë Italisë.

“Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Ajrore dhe zyrës së hetimit të Policisë, policisë së burgjeve dhe asaj kufitare. Dyshimi është se po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në atë anë të kufirit. Megjithatë, supozojmë se është ende në territorin kombëtar.

Të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos në një gjyq pasi është akuzuar për pesëdhjetë vjedhje. 

4 VITE ME PARE

Mediat italiane: Edison Pula si banda e Daltonëve, pse arratisja i ngjan komedisë

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula dhe Lucky Luke

ITALI- Arratisja e tre shqiptarëve nga burgu në Itali një komedie! Kështu shkruajnë mediat italiane vetëm pak orë pasi Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë prenë hekurat e Italisë dhe me ndihmën e çarçafëve u larguan nga burgu. Bëhet fjalë për komedinë ‘Daltonët’ që rezulton të jetë frymëzuar nga banda e vëllezërve Dalton që vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. gjatë viteve 1890 – 1892. Banda përbëhej nga katër vëllezër: nga Grattion (lindur më 1861), William (1866), Bob (1869) dhe Emmett (1871).

Emri i tyre u bë shumë i njohur kryesisht në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi numri i trenave dhe bankave që kishin plaçkitur nuk kishte të sosur. Komedia u krijuar nga Morris dhe Rene Gorcinny që gjithmonë janë dyshuar se ishin kushërinjtë e vëllezërve Dalton dhe se kjo ka qenë arsyeja që i ka shtyrë ata të vinin me këtë komedi.

Filmi vizatimor tregon se sa me fat është Luka që u shpëton gjithmonë sulmeve e në këtë rast, i bie të ketë qenë Edison Pula, 27-vjeçari që është ende në arrati. Mediat italiane publikuar edhe videon ku tre shqiptarët shiheshin teksa vraponin në fusha për të dalë në rrugën kryesore pas arratisjes nga burgu. Por, dy shokët e Pulës nuk ishin dhe aq me fat. Ata janë kapur nga efektivët dhe janë kthyer në qeli.

4 VITE ME PARE

Kush është Edison Pula, ‘zbërthyesi’ i qelive që i bëri atentat Bejtjas, arratia në Fushë Krujë

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që ka vënë në alarm autoritetet italiane pasi u arratis nga burgu në Treviso të Italisë mbrëmjen e kaluar, konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë. Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit. Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për gjashtë vite me radhë, deri në shkurt të këtij viti. Të dy u dërguan në burgun e Trevisos në Itali, ku Pula u arratis dje. Ai preu hekurat e qelisë dhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë që ndodheshin në të njëjtin burg, dolën nga burgu duke zbritur me çarçafë nga kati i tretë. Ndryshe nga 27-vjeçari, dy shqiptarët e tjerë nuk ishin edhe aq me fat. Ata ranë sërish në pranga e u rikthyen në qelitë e burgut në Itali, ndërsa Pula vijon arratinë. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas

42-vjeçari Gentian Bejtja u ka shpëtuar dy atentateve me eksploziv. Në vitin 2016, Bejtja mbeti i plagosur sot pas një atentati me eksploziv që iu vendos në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël, ku automjeti tip “Touareg” me targa AA 020 BH, në pronësi të Bejtjas i ishte vendosur lënda plasëse në pjesën e përparme. Për ngjarjen në fjalë u akuzua Edison Pula e banda e Niklës. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje e Bejtja u plagos. Shtatë vitë më vonë, në vitin 2022, Bejtjas iu organizua një tjetër atentat.

Në janar të këtij viti Bejtja po udhëtonte me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krijës. Drejt tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes.

Emri i Gentianit është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Si bashkëpunëtor u dyshua se kishte Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2015.

4 VITE ME PARE

VD/ Njëri pas tjetrit! Me vrap nëpër ara, momenti kur shqiptarët arratisen nga burgu

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Momenti i arratisjes

ITALI- Ky është momenti kur tre shqiptarët arratisen nga burgu i Trevisos në Itali. Edison Pula, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë e më pas përdorën çarçafët për t'u larguar nga ambienti i vuajtjes së dënimit. Dy shqiptarët (ende të paidentifikuar) u kapën nga policia ndërsa vetëm Pula është në arrati. 

Në video të ndarë nga mediat italiane shihen shqiptarët që vrapojnë në arë për të dalë në rrugën kryesore. Në anën tjetër shihen mjetet e policisë italiane të cilat kanë ndezur sirenat, gati për të ndjekur të burgosurit. 

4 VITE ME PARE

U arratisën me çarçaf nga burgu, kapen dy shqiptarët, kush është i treti në kërkim

Arratisen 3 shqiptarë nga burgu në Itali/ 2 kapen, Pula nga Nikla
Edison Pula

ITALI- Edison Pula është shqiptari i vetëm që u shpëtoi prangave pas arratisjes nga burgu në Itali bashkë me dy bashkëmoshatarët e tij. Të tre shqiptarët prenë hekurat e qelisë dhe më pas përmes çarçafëve kanë dalë nga burgu në Treviso të Italisë e janë arratisur.

Dy prej shqiptarëve u prangosën, ndërsa Pula është ende në arrati. Edison Pula është dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge. Ai është vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti. 

edison pula arratisen shqiptaret nga burgu ne itali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet